Kreu Blog Faqe 1651

Zize Pepshi, “Më janë përzier atdhetë”

0

Zize Pepshi me shkrimtarin e kritikun letrar Shefqet Dibranin.

ZIZE PEPSHI “MË JANË PËRZIER ATDHETË“

Vitrina e librit

Doli nga shtypi libri me poezi i Zize Pepshit, me titull “MË JANË PËRZIER ATDHETË“. Përmbledhja në fjalë është redaktuar nga shkrimtari dhe botuesi Nazmi Rrahmani, kurse poezia kompleton mozaikun e angazhimeve të saj në shumë fusha të jetës publike në Zvicër, qoftë ajo arsimore, kulturore dhe në fushën e angazhimeve politike. Një libër i tillë na jep me kuptuar se peronaliteti i gruas shqiptare gjithmonë ka qenë pjesë dhe strumbullar i të gjitha proceseve shoqërore, politike dhe arsimore që ka kaluar kombi ynë, qoftë i shqiptarëve të mërguar në Zvicër, dhe i atyre në hapësirën kombëtare. Poezitë e këti libri janë me motive të ndryshme, janë ndjenjat e një intelektualeje dhe të një nëne e cila me përkushtimin e pa shoq i rriti bijtë e saj në dheun e huaj: Vetëm ky element, na bënë me kuptuar për sakrificën e gruas shqiptare, prandaj motivet e poezive herë herë kanë element idilik, e herë të tjera shprehin pezmë e mllef që shoqërohet me vargun lirik, kurse gjuha elokuente e ka bërë vargun poetik më përjetues dhe me motivin e artikuluar me sukses. Libri ndahët në gjashtë cikle: „Elegji për mërgimin“, „Ndërmjet bjeshkes dhe fushës“, „Pran oxhakut të shtëpisë“, „Shurdhëria e heshtjes“, „Fluturim mbi hapësirën shqiptare“, dhe cikli me poezi humoristike „Seq fishkëllon e pëlcet kazani“, kanë ndërthrur një varg të tërë motivesh me ndjenjash të trazuara, kurse autorja tash ia prezanton lexuesit si një uvertyrë lirike e realizuar me sukses.  

Vlenë të theksohet se Zize Pepshi, ka mbi dyzet vjetë, (qysh nga Pranvera kosovare e vitit 1981), që është figura, (sidomos e femrës), më aktive në mërgatën shqiptare në Zvicër dhe tej saj. Me këtë botim, poetesha vetëm e ka kompletuar edhe më mirë mozaikun e veprimtarisë së saj në shumë fusha të jetës publike dhe intelektuale.

Vëllimin me poezi “MË JANË PËRZIER ATDHETË“, është me lidhje të fortë dhe i përgatitur teknikisht mjaftë mirë. E botoi Shtëpia Botuese, “Faik Konica”, në Prishtinë, 2021. Libri i ka 130 faqe.

St. Gallen, 20 qershor 2021. Shefqet DIBRANI

Ferizajasi Imri Musliu dhe magjia e karikaturës

0

Imri Musliu, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Karikaturistëve HiTHi – Ferizaj

Intervistoi: Bardhyl Adem Selimi, Tiranë

Magjia e karikaturës

Gjithnjë më ka tërhequr arti i karikaturës, ndonëse jo gjithnjë i zbërtheja veprat e saj. Sepse ato janë, sikurse edhe arti modernist, shumë të holla, shumë të thella, fshehin ide të mëdha.
Njoh, ndër karikaturistët e Shqipërisë, zotin Bujar Kapexhiu, i diplomuar njëkohësisht me mua (unë në Fakultetin e Matematikës më 1967 ndërsa Bujari në ish institutin e Arteve) por, prej gati një viti, njoh edhe zotin Imri Musliu, ingjinier në Ferizaj, Kosovë. Në fillim të majit 2021, ai hapi një ekspozitë të madhe në Ferizaj ku u paraqitën edhe shumë punimeve të kolegëve të huaj. Iu luta për të bërë këtë intervistë.

Imri Musliu, drejtor ekzekutiv i Shoqatës së Karikaturistëve HiTHi – Ferizaj

Cfarë përfaqësoni ju dhe vetë Festivali i karikaturës i Ferizajt, shkurtimisht historiku?

Ferizaj edhe si qytet është i ri, ndër më të rinjtë në Kosovë. U themelua më 1873 (edhe logoja e qytetit e ka të shënuar këtë datë). U lind përnjëhërë si qytet, pa qenë më parë fshat, bashkë me hekurudhën, e cila u ndërtua mbi tokën moçalike, që vështirë kalohej.
Edhe karikatura ka filluar tek në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar. I pari karikaturist nga Ferizaj ishte Nexhmedin Hasani – Trisha, i cili i publikoi veprat e tij në gazetat e kohës.
Nga viti 1981, unë vetë fillova të botoj karikatura në gazetën e studentëve “Bota e Re” në Prishtinë, kurse, thuajse në të njëjtën kohë, paraqitet në gazeta e ekspozita kolektive Selajdin Hajdini dhe, nga viti 1999, edhe karikaturisti Agron Sejdiu, në javoren “FerPress” të Ferizajt.
Në vitin 2001, Imri Musliu ka hapur ekspoziten e parë përsonale, e cila ishte edhe e para ekspozitë e karikaturës e hapur ndonjëherë në Ferizaj dhe, pas njëzetë vjetësh (2021) edhe ekspozitën e dytë personale.
Më pas, treshja: Imri Musliu, Selajdin Hajdini e Agron Sejdiu e kanë vazhduar aktivitetin në Shoqatën e Karikaturistëve “Thumbi” në Prishtinë, aktivitet që pas një ekspozite me karakter ndërkombëtar në Prishtinë dhe dy ekspozitave të tjera në Prishtinë e Tiranë, e ndërpreu aktivitetin e vet.
Në mungesë të një shoqate të karikaturës në Kosovë, në Ferizaj u themelua Shoqata e Karikaturistëve HiTHi, më 20/9/2017.
Aktiviteti i mirëfilltë i organizimit të ekspozitave të karikaturës në Ferizaj ka filluar në vitin 2015 dhe tani është në radhë edicioni i shtatë, i treti me karakter ndërkombëtar.
Me rastin e hapjes së ekspozitës kolektive të karikaturës në Galerinë e Arteve në Ferizaj, nga Shoqata e Karikaturistëve HiTHi-Ferizaj, 3 maj 2018, mori pjesë edhe karikaturisti nga Shqipëria Bujar Kapexhiu, i cili me rastin e hapjes së ekspozitës deklaroi:
“Kam marrë pjesë në shumë ekspozita, në shumë panaire. Për herë të parë vij në Ferizaj, dhe, t’u them të drejtën, ideja ime ishte se Ferizaj është një qytet i vogël. Më besoni, se paskeni qytet shumë të bukur, shumë të madh. Sepse kulmi i nivelit intelektual të një vendi matet me nivelin e humorit, pra edhe me nivelin e karikaturës!”

Bardhyli me Bujar Kapexhiun, Tiranë

-Në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës, Ferizaj 2019 – Edicioni i Parë, morën pjesë 317 autorë nga 51 shtete, prej tyre 51 femra. Nga ky numër i femrave, 49 morën pjesë në garë kurse 2 ishin anëtare të jurisë. Numri i përgjithshëm i karikaturave ishte 1350.

-Në Festivalin Ndërkombëtar të Karikaturës, Ferizaj 2020 – Edicioni i Gjashtë –i dyti ndërkombëtar, u paraqitën 1650 karikatura, 360 autorë (78 femra, 282 meshkuj), nga ata 47 nën moshën 18 vjeç. Nga 53 shtete.

– Numri i pjesëmarrësve të Festivalit Ndërkombëtar Ferizaj 2021 është 264, nga 53 shtete (29 femra dhe 235 meshkuj), me gjithsej 1082 karikatura.

Irani ishte me pjesëmarrjen më të madhe të femrave. Nga 52 pjesëmarrës, 16 ishin femra dhe 36 meshkuj.

Përveç këtyre çmimeve, jepen edhe nga 5 çmime speciale për secilin edicion.

Shoqatën kulturore HiTHi e përfaqëson Imri Musliu, drejtor ekzekutiv i shoqatës.

Cila ishte e reja në edicionin e sivjetëm?

E re në edicionin e sivjemë është se do të ketë vetëm karikatura e jo edhe strip. Vitin e kaluar kanë konkuruar dy kategori: Mbi 18 vjeç dhe nën 18 vjeç, gjë që ka sjellur një numër rekord karikaturash- 1650, kurse këtë vit kanë arritur gjithsej 1082 karikatura në vetëm një kategori, në temën kryesore “Bestytnitë” dhe në temën e lirë.

Pjesëmarrja ishte thuajse nga të gjitha kontinentet (në dy edicionet e para ka munguar vetëm Australia).

Ҫfarë është Stripi?

Stripi eshte nje ngjarje e shprehur permes vizatimit ku ne nje qoshe shkruhen edhe fjale.
Per shembull, Ramadan Zaplluzha -Therre Murrizi ka pergatitur stripin me titull “Arbëri nuk vdes kurre” ne vitet e gjashtedhjeta ku flet per betejat e Skenderbeut. Mbahen ekspozita te stripit neper bote, keshtu qe edhe ne, me kerkesen e Qendres se Stripit te Maqedonise Veriore, kemi pranuar edhe stripa.

Cilat janë idetë dhe mesazhet që përçojnë karikaturat e paraqitura sivjet?

Sivjet temë bosht ishte BESTYTNIA, e kjo u paraqit në mënyrat se si e shohin popujt e botës, por në temën e lirë nuk përjashtohet as emigrimi i popujve, liria e shtypit, liria e lëvizjes, të drejtat e njeriut, ushqimi, klima, lufta, paqja, mbrojtja/degradimi i mjedisit, barazia/pabarazia gjinore etj.

Pashë një vepër tuajën, “Ura e Siratit”. Mund të na thoni diçka për të?

Në karikaturën “Ura e Siratit” e kam paraqitur njeriun dhe rrugën e tij jetësore e cila i ngjan Urës së Siratit, ku në çdo çast mund të rrëshqasë e të bie poshtë, po nuk pati vëmëndjen e duhur gjatë rrugëtimit të tij.
Ura e Siratit permendet ne mitologjine islame, e cila ndodhet ne boten e pertejme. Kjo ure kalon mbi ferr dhe çon ne parajse, por per dike eshte e holle sa nje fije floku dhe veshtire kalohet. Sipas mitologjise, mëkatarët bien poshte ne zjarr dhe nuk e kalojne kete ure. Une e kam paraqitur se edhe ne kete bote nuk eshte lehte ecja drejt qellimt por i ngjan Ures se Siratit, dmth te gjithe nuk arrijne ne cak por disa bien!

Rëndësia e Festivalit për njohjen e shtetit të Kosovës?

Festivali që organizohet në Ferizaj ka treguar se arti është mbi politikën, sepse ka pasur shumë artistë pjesëmarrës nga shtetet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën. Në këtë mënyrë ata kanë treguar se, pavarësisht politikës së shteteve, të cilëve u takojnë, ata de facto e njohin Kosovën.

Imri Musliu, punimi Ura, karikaturë

Cilët morën çmime me veprat e tyre?

Në Festivalin Ferizaj 2019 kanë fituar:
– Çmimin e parë “HiTHi i Artë” – Alireza Pakdel nga Irani
– Ҫmimin e dytë “HiTHi i Argjendtë” – Seyran Nasirov Caferli nga Azarbajxhani
– Çmimin e tretë “HiTHi i Bronztë” – Shahroki Heidari nga Irani.

Në Festivalin Ferizaj 2020 kanë fituar:
– Çmimin e parë “HiTHi i Artë” – Diego Feld nga Argjentina
– Ҫmimin e dytë “HiTHi i Argjendtë” – Aleksei Kivokurtsev nga Rusia
– Çmimin e tretë “HiTHi i Bronztë” – Seyran Nasirov Caferli nga Azarbajxhani

Në festivalin e sivjemë ende nuk janë ndarë çmimet. Ato do të bëhen publike në ceremoninë e hapjes së festivalit më 4 korrik 2021, datë e cila përputhet me pavarësinë e Shteve të Bashkuara të Amerikës, shtet i cili e ka bazën më të madhe ushtarake në Ballkan, në Sojevë të Ferizajt.

Falemnderit dhe suksese të mëtutjeshme!

Intervistuar me 16/6/2021.

UDB-a dhe Osama Bin Ladeni

0

Bin Laden në moshën e re …

Shkruan: Nafi  Çegrani  

Refleksione (5) 

(Pse UDB- a jugosllave dikur solli në Beograd  terroristin e frikshëm të formatit botëror,  Iliq Ramirez Sançeza, me rrënjë  nga Venecuela, i njohur si Karlosi i Spanjës, kishte edhe  emër të koduar : “Çakalla” ,  i cili disa vite me rradhë shërbeu si agjent-terrorist  në qarrqet e spiunimit dhe agjenturës ruse, drejtuar nga KGB-a. Por, ai, njëkohësisht  kishte kaluar edhe “nëpër duarët”  e  UDB-së dhe në “lidhje” e mbanin  Jovica Stanishiq dhe Stane Dollanci . UDB-a, pas disa operacioneve të fshehta operative të agjentirës së saj, Karlosin disa herë e  sollën në Beograd, siç vepruan më vonë  edhe  Osama Bin Ladenin,  gjë  të cilat  mbeten  si  rrëfim më vete në analet e  konspiracionit dhe mjaft  të  çuditshme  në  historitë e fshehta  të  Shërbimeve inteligjente të  kohës  gjegjësisht, rreth veprimeve të spiunazhit të UDB-së jugosllave komuniste, jo vetëm  në hapësirat e Ballkanit, por edhe më gjërë, sidomos dominimi i saj në disa vende Jugoafrikane, të Arabisë Saudite, Libisë së El Gadafit dhe të Lindjes, duke përfshirë këtu edhe Mediteranin!) 

…Sado të paktë, që krejt befas nga praktikues të besimit  dhe jetës  në një traditë tolerante dhe tejet njerëzore, të kenë mes vetes grupe të radikalizuara, ( dhe të  kenë  ngjasira identike me ideologjitë kominterniste ruse, me fenomenet e sistemit të shkuar Stalinist me ideologji moskovike), të cilat janë përfshirë që nga radhët e LKJ të dikurshme e gjer tek  ISIS-ët, ku mendohet se në rradhët e tyre kanë qenë  të involvuar rreth 530 shqiptarë  nga Kosovës,  afro 300 nga Shqipëria dhe ndoshta edhe më shumë nga Maqedonia… Çfarë ndodhi që ekstremistë nga një popull i shquar për tolerancë bëhen vrasës gjakftohtë dhe radikalizohen kaq thellësisht, si ata të cilët kanë dal në prita e pusi për ta likuiduar edhe shtazën e dobishme (qenin-ujk, rracë e veçantë) të bariut në malet e Sharrit?! 

(Njashtu edhe Bin Ladeni disa muaj qëndroi në Beograd në duarët e UDB federative, si “mysafir” i tyre, i vemdosir ca ditë në hotelin “Moska” e më pas me veturë të blinduar “mercedes” e transferuan në një vilë sekrete afër vendit “Kalamegdan”. Aty udbashët, gjatë bisedave informative me Bin Ladenin, vepruan sipas direktivave dhe instruksioneve specialiste të agjenturës së KGB nga Moska. 

A thua vallë, kishte UDBA një mundësi të tillë? 

Po, e sakt ! Sepse edhe me futjen në rrjet spiunazhi Bin Ladenin, vepruan me të njëjtat metoda dhe mjete si me Karlosin e Venecuelës, i cili fillimisht ishte i rekrutuar nga KGB-a ruse !) 

Apo të gjitha lojërat e fshehta prej djalli dhe në saje të kombinimeve strategjike të spiunazhit global dhe veçmas atij ballkanik, shqiptari me dinjitetin e tij si popull dhe si komb i vuajtur dhe me një histori shumë të bujshme, por mjerisht, mjaftë tragjike, gjendet përballë stuhive të së keqes dhe keqbërësve, dinjiteti ynë përballë intrigave ndjellakëqinje! Ose, përkitazi me këto relacione, forcat e fshehta të interesit të globalizmit mëtojnë gjithnjë të krijojnë arradha e brigada sulmuese si shoqëri injorante, duke përdorur rininë shqiptare, edhe në fushëbetejat e vdekjes dhe tmerrit terrorist atje tej horizonteve në pllajat gurore të tokave të djegura…! Atje ku shumë të rinjë shqiptarë, duke lënë vatrën, vatanin e tyre dhe familjet në skamje, qarkullojnë e enden gjithandej si qënie të gjalla dhe që nuk dijnë për kë luftojnë e mbrojnë dhe cili është ekzistimi i tyre.   

Ose këtë fenomen do ta ndërlidh me keqbërësit e sistemit, organeve të shtetit , gjykatave dhe burgjeve kur dirigjonte UDB-a jugosllave: 

-Sjelljet injorante  të inspektorëve xhelatë dhe gjykatësit hetues, të  frymëzuar dhe besnik ndaj sistemit komunist jugosllav,gjatë viteve të rrënuara kominterniste ( ndoshta ka edhe në kohët e tanishme), të frrymëzuar nga filmat ekstrem të kësaj natyre, ata adhuronin të ushtronin dhunë dhe terror, duke rrahur me çufurra hekuri e gome viktimën e lidhur në pranga e zinxhir, muret e qelive prej betoni,  i ngjynin me njolla gjaku, adhuronin revolet, hanxharret dhe armatime të tjera që përdorin  si të ishin terroristë më gjakpirësa dhe të përbetuar me shpirtë egërsire, apo sikur ishin një tufë hienesh,- më kujtohen edhe sot ngjarrjet e Proceit të inskenuar nga UDB-a , pas vdekjes së Titos, dhe të vitet 1981, pas nismës së demonstratave në Kosovë. Por, më duhet të them se veglat qorre të një sistemi apo Shërbimi totalitar komunist, nuk dallojnë shumë as sot, vegla djalli në duarët e keqbërësve, që janë  vetëm  mashë e ndryshkur në duarët e terroristëve gjakatarë të pushtetit dhe nëntokës kriminale, qofshin të vegjël ose  të mëdhenj, pas të cilëve qëndrrojnë Shërbime të mëdha, të fuqishme dhe të frikshme me qendrat e tyre   gjegjësishtë në Kosovë dhe në  gjithë Gadishullin e Ballkanit. 

 

izvsh.-SDB-Nik-Ilievski

Që në vitin 1981, me fshehjen e  Osama Bin Lladenit nga UDB-a në Beograd, si dhe strehimi i Karlosit të Venecuelës nga ky Shërbim famkeq, madje pas ngjarjeve të marsit të  atij viti me shpërthimin e demonstratave në Kosovë, u bënë shumë bastisje, arrestime e burgosje, montime akuzash të rreme  dhe procese të inskenuaara, u dënuan grupe dhe individë shqiptarë nga të gjitha trojet tona. Qeveria komuniste e Beogradit bëri kërdi ndaj shqiptarëve… Më vonë pas vitesh, pas rënies së sistemit komunist erdhi kasapi i Ballkanit, Millosheviqi dhe kriminelët gjakatarë rreth tij. Qeveria serbe  ngriti një Komitet të posaçëm për Kosovën, në përbërje të së cilit janë akademikë, studiues, njohës të mirë të jetës dhe traditave shqiptare, ushtarakë, teologë, gjeografë, gjeologë, politologë, pjesë të shërbimit inteligjent, komitet i cili drejton veprimtarinë e qeverisë serbe në ndërlidhjet e saj me Kosovën dhe jo vetëm me të, por edhe me shqiptarët në Maqedoninë  dhe Shqipëri. Serbi Vladimir Jaksimoviq nga Gjilani, i lindur në vitin 1975, pjesë e inteligjencës serbe dhe me financimin e saj është ai rekrekutoi shumë nga shqiptarët e Kosovës, sidomis të zonës së Kaçanikut dhe të Hanit të Elezit në ushtrinë e ISIS-it. Për të bindur ata, krahas agjitimit të parreshtur dhe duke përdorur disa imamë radikali, ai financoi jo vetëm udhëtimin, por edhe ndihmat për familjen që mbeteshin në Kosovë, duke shpnzuar qindra mijra euro. Shumë prej atyre që shkuan atje nuk u kthyen më, por edhe që arritën të rikthehen, nuk u bënë më pjesë e shoqërisë. 

Madje,  serbi Milutin Jovanoviç, banues në Suedi, me paratë e shërbimit inteligjent serb blen website “Bota islame” dhe e kthen atë në një makineri lufte. Investimi që bën shërbimi i fshehtë serb në këtë faqe të njohur interneti është qindra mijra euro dhe, jo vetëm kaq, përmes Jovanoviçit bëhet edhe shpërndarja e mjeteve financiare për zëdhënës të saj në botë. 

Në Bosnje, por edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë jugosllav. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proces.

Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur,  si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zëvendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë…  

 ***  

Megjithatë duhet cekur se të gjitha Shërbimi inteligjente Europiane, dhe sidomos CIA, ai gjerman e anglez, por edhe air us dhe Shërbimi izraelit MOSSAD etj kanë mjaft të dhëna  se çfarë po gatitej në faltoret ilegale, cilat rryma po fuqizoheshin e po bëheshin gjithnjë e më agresive, cilat ishin rrugët e financimit të tyre dhe si po lëvizej drejt radikalizmit. Por, ndërsa gjente kohë dhe përgjonte njerëzit e politikës dhe botën diplomatike, nuk kishte kohën e vet për të bërë postbllokun struktural dhe për të bashkërenduar me strukturat e tjera të shtetit, meqë Sherbimet ruso-serbosllave në vazhdimësi bëjnë kombinacionet e veta të spiunazhit në Ballkan ( veçmas në Kosovë dhe Shqipëri) dhe më gjërë, e që lidhen me situatat e globalizmit, si shembull i ndonjë adhurimi të frikshëm, apo të skllavërimit të njerëzimit, në veçanti vlenë për shqiptarët të cilët duhet refuzuar çdo gjë që u takon sferave të injorancës dhe terrorit… (edhe kur thuhet se gjërat lidhen me “Islamin”  dhe “islamizmin”), vijnë dyshimet, andaj dhe duhet njeriu ti shikon këto fenomene me syrin e logjikës njerëzore të pastert.  

Madje, edhe hoxha Qani  Baki Loku i Çegranit, i cili për teolog kreu në Kajro, i sqaron bukur dhe shtjellon disa aspekte të logjikshme lidhë me këto fenomene për çfarë bëj fjalë në këtë shkrim: 

“Termi “Islam”, në arabisht nënkupton “nënshtrim”, nënshtrim ndaj vullnetit të  

zotit. Fjala “myslim” nënkupton atë që nënshtrohet. Të dyja këto fjalë kanë të  

njëjtën rrënjë në fjalën “salaam”, e cila, në arabisht do të thotë “paqe”,-sipas asaj që më sqarrojnë disa hoxhallarë progresiv dhe përparimtarë të dijes islame nga Shkupi, emrat e të cilëve nuk ka nevojë t’i përmendi. Edhe pse pjesa më e madhe e 1.6 miliardë myslimanëve që jetojnë sot në botë   nuk janë arabë dhe arabishtja është gjuha e fesë myslimane, pasi ajo është gjuha e Kuranit!- nënvizon hoxha Qani Baki Loku. 

Njashtu edhe  hoxha i mirënjohur dhe  me nam nga Shkupi, Zejnulla Fazliu, i cili edhe vepron i ndarë nga “kllapa” e rrjetit të korumptuar të disa hoxhallarëve në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, dhe veçmas me ata në Sarajevë, të cilët janë të lidhur me krimin e organizuar dhe injorancën vetjake. Në bisedën time me te, rreth Radikalizmit islamik dhe terrorizmit, ai thotë me bindje të plotë se: 

“Radikalizmi islamik” dhe “terrorizmi islamik” janë derivate të drejtpërdrejta të  

“Islamizmit”. Konceptet “islamik” dhe “Islamizëm” nuk janë e njëjta gjë.  

Islamizmi është antiprogresist dhe antidemokratik për shkak se e konside- 

ron modernitetin si një komplot kundër integritetit të Islamit. 

Rivalitetet dhe luftrat e brendshme bënë që qendra e sundimit mysliman të zhvendosej nga Meka  

në Damask, në Bagdad dhe, më vonë, në Kairo, qytet ky, i cili edhe sot e kësaj dite  

mbetet qendra më e madhe urbane e jetës intelektuale myslimane. 

Në periudhën e zhvillimit më të lartë të qytetërimit arab kishte vetëm  

një qytetërim tjetër, i cili i afrohej atij për nga pikëpamja e nivelit të zhvillimit dhe e  

arritjeve të tij. Ky ishte qytetërimi kinez. Por Kina ishte larg dhe qytetërimi i saj  

mbeti esencialisht qytetërim i një rajoni të  

vetëm i Azisë Lindore dhe i një grupi racor. Në dallim nga ai, bota myslimane  

krijoi një qytetërim multietnik, multiracor dhe, madje,  ndërkontinental. 

 “Shtëpia e Dijes” në Bagdad, e cila u bë e famshme në fund të shekullit të 8-të, kishte një bibliotekë, një institut përkthimesh dhe një qendër kërkimore, e cila nuk kishte rivalitet në kohën e saj. Si e tillë, ajo tërhoqi  shumë  nga intelektualët,  flozofët  

dhe shkencëtarët më të shquar të asaj kohe nga të gjitha provincat e Kalifatit arab.Të  

pa privuar për shkak të përkatësisë etnike apo të besimit të tyre fetar, ata do të gjenin  

në Bagdad lirinë e nevojshme intelektuale…  

(…Saga e Spanjës myslimane zgjati shumë, por ashtu si edhe vetë ëndrra për krijim- 

in e një perandorie islamike në Europë ajo mori fund. Në mbarim të shekullit të 11- 

të, trupat myslimane u përzunë nga Siçilia dhe, më 1492, pothuaj tetë shekuj pasi  

arabët ishin vendosur në Spanjë dhe pikërisht atë vit që Kristofor Kolombi zbu- 

loi Amerikën ushtritë kristiane i detyruan ata ta linin Gadishullin Iberik, duke i  

hapur kështu rrugën procesit të invazionit të krishterë në Afrikë dhe në Azi. 

Askush nuk e vë në dyshim faktin që, për shekuj me radhë, bota myslimane…  

***  

Krahas fesë myslimane, gjuhës arabe si gjuhë zyrtare e Kalifatit Arab dhe një  

kulture të përbashkët që lulëzoi në atë periudhë, ajo që i bashkoi edhe më shumë  

territoret arabe ishte zhvillimi i tregtisë. Bota myslimane bashkoi në një treg të vetëm  

territore shumë të gjera, të cilat shtriheshin nga Ngushtica e Gibraltarit deri në Oqe- 

anin Indian. Nëpërmjet tregtisë, u bë e mundur që pasuritë e të gjitha provincave  

të perandorisë, edhe atyre më të largëta, të shkëmbeheshin dhe të përdoreshin në te  

gjitha territoret e saj. Tekstilet dhe pllakat e çelikut nga Persia do të shkëmbehe- 

shin tani me mëndafshin dhe me barutin që prodhohej në Kinë, apo me çajin dhe  

erëzat e Indisë. 

Unë , Nafi Çegrani, me Alinf. Hoxhën

Bin Ladeni dhe stuhia arabike ! 

Kur Osama Bin Laden shpalli “luftën e shenjtë” (xhihadin) kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe gjithë Europës Perendimore, madje edhe në Gadishullin e Ballkanit (edhepse dikur Beogradi dhe qeveria e atëhershme komuniste në krye me UDB-në ishin “çerdhe” dhe mburojë e tij…)    

Megjithatë, vlenë të përmendim dhe që është e një rëndësie thelbësore në shtjellimin e këtij shkrimi se pas shumë rrëmujash dhe rrëmetesh në meridianet e planetit , pikërisht në Ismailia të Egjiptit, u organizuana rrjete të organizatës “Vëllezërit Myslimanë” (ku mendohet se në këto strategji kishin instruksione të thella agjentire  dhe spiunimi edhe disa Shërbime të fuqishme inteligjente si CIA amerikane, KGB ruse, MOSSADI izraelit dhe disa vendeve jugoafrokane.  

Osama Bin Ladeni rrjedh nga një familje sheikësh nga babai Muhammed bin Auad bin Laden i cili ka lindur  më 1908 në bregun e Hadhramaut  në jug të JemenitOsama bin Laden ishte themelues i organizatës ushtarake islamiste Al-Kaida. 

 Ai ndihmoi Afganët në luftën Ruso-Afgane  ku morri pjesë direkte në vitin 1979, në atë kohë i trajnuar dhe i dërguar nga CIA amerikane. Pas përfundimit të kësaj lufte ai ndihmoi qeverinë talibane  që të vijë në pushtet dhe pas një kohe konsiderohej si prijës i akteve terroriste të drejtuar ndaj bazave ushtarake të SHBA-ve. Pas disa aksioneve të ndërmarrura nga organizata Al-Kaida,  filloi përndjekjen penale dhe likuidimin fizik  të tij nga vetë CIA amerikane e cila e kishte trajnuar vite me rradhë. Por, tanimë pasi Osama Bin Ladeni ishte  prezantuar si prijës i Xhihadit dhe i ftoi të gjithë myslimanët  radikalistë për Xhihad, veçanërisht kundër ushtarakëve të  Amerikës dhe NATO-s, vehtes i hapi një Front të gjërë Lufte ushtarake, psiqike dhe konspirative…  

Edhe UDB-a jugosllave  në fillim të vitit 1980, sipas  direktivave të KGB-së ruse,  pas  vdekjes së Titos, përmes rrjeteve të zhvilluara të agjenturës dhe spiunazhit të saj që kishte me  vendet arabe dhe Muhamerr El Gadafin, i  vënë në veprim dhe lëvizje disa lidhje secrete me ca Shërbime informative të disa vendeve të Afrikës jugore, arritën që Bin Ladenin ta sjellnin në Beograd, ku plotë një muaj qe i vendosur në një apartament të fshehtë  të UDB-së në qendrën “Sllavija” ku kujdeseshin personalisht Stane Dollanci, Zdravko Mustaq dhe disa gjenerala të KOS-it, duke i dhënë instruksione  Bin Ladeni, sipas direktivave të KGB-së ruse, që të përfshihej në një organizatë me seli në Peshauar të Pakistanit, që mbështeste vullnetarët arabë që vinin për të luftuar forcat sovjetike në Afganistan, ai  zhvendoset në Peshauar dhe formon brigadën e tij për luftëtarët vullnetarë. Por, që tanimë, përmes kombinacioneve operative të spiunazhit dhe agjenturës së lansuar, KGB-a dhe UDB-a kishin informacionet e dorë së pare për zhvillimet gjithandej.

Në ndërkohë, sërisht me instruksione të Shërbimeve  të frikshme inteligjente, ku tanimë përfshihet edhe vetë CIA amerikane, për të sjellë turbullira në aspektin e politikave globale dhe ideologjive, njëherit duke u kundërvë ballë për ballë me njëra-tjetrën në analet diplomatike dhe të  betejave  të fshehta, doktrinave ushtarake dhe të luftës, Uashingtoni, duke llogaritur se Bin Ladeni kishte qenë trajnuar nga specialist të CIA-s, zgjëron fushëveprime spiunazhi kundër  Moskës dhe Pekinit, themelohet Al Kaida, duke u bërë magnet për myslimanët radikalë që kërkojnë qeveri fundamentaliste në vendet e tyre. Megjithatë, ata bashkohen në urrejtje të përbashkët kundër Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe qeverive myslimane që janë aleate të SHBA-së. Kjo ndodhi kështu sepse edhe KGB ruse, MOSSAD-i i Izraelit dhe disa Shërbime të tjera inteligjente të Lindjes nuk kishin ndejur “duarkryq” me veprimet e tyre të spiunimit global.  

***  

Kur Iraku pushtoi Kuvajtin, pushtim që nxiti Arabinë Saudite të ftonte trupat amerikane të dislokoheshin në territorin saudit. Bin Ladeni e konsideroi mbërritjen e jo-myslimanëve në atë që ai e shikonte si tokë të shenjtë, si një konfrontim ndaj islamizmit. Ai protestoi ashpër ndaj këtij vendimi, gjë që rezultoi në dëbimin e tij nga Arabia Saudite , dhe më pas duke u endur krreshtave dhe maleve, pellgjeve dhe grykave shkëmbore,  gjeti strehë në Sudan, ku, sipas informacioneve të disa Shërbimeve inteligjente si CIA e kështu me rradhë,  thuhet se organizoi sulmet kundër ushtrisë amerikane në Somali dhe Arabinë saudite. Nën presionin e Shteteve të Bashkuara, autoritetet sudaneze e dëbuan  Osama Bin Ladenin, dhe ai u kthye përsëri në Afganistan. 

Duke vazhduar kështu  një jetë të varrosur  dhe duke krijuar vatra të rrezikshme terroriste, u angazhua përsëri në politikat afgane, Bin Ladeni vazhdoi betejën globale kundër Shteteve të Bashkuara. Thuhet se ai kishte rol qendror në bombardimet  e  ambasadave  amerikane  disa vite me rradhë, e sidomos ato në Kenia dhe Tanzani.  Por, tanimë, kishte ndodhur edhe shembja e Murit të Berlinit, ishin vite të rënuara të sistemeve komuniste dhe Shërbimeve të tyre të Sigurimit të shtetit si në Bashkimin Sovjetik, ndryshime edhe në rradhët e KGB-së dhe roli i Gërbaçovit, njashtu edhe në vendet e Ballkanit, gjegjësisht rënia e sistemit komunist në Jugosllavinë titiste dhe shembja e UDB-së, ndryshime sistemesh  në vazhdimësi  ndodhin edhe në Rumanin e Çausheskut dhe SIGURITTATIT , Bullgari, Shqipëri e kështu me rradhë. 

 

( Osama Bin Ladeni, duke dhënë një intervistë me gazetar gjersa gjendej në Afganistan)  

***  

Bin Ladeni u vra nga forca e operacioneve speciale 50 kilometra në veri të Islamabadit, kryeqytetit të Pakistanit. Përkundër lajmeve të maparshme se Bin Ladeni fshihej në male, ai banonte në një ndërtesë të rahatshme në një lagje periferike të Abbottabadit. Megjithatë, rezidenca nuk kishte lidhje telefonike ose të internetit, me qëllim që mos të diktohej nga agjentët e zbulimit, sidomos të atij amerikan.  

Majk Roxhers, kryesues i Komitetit për Inteligjencë i Dhomës Përfaqësuese, tha se ishin sesionet e hetimeve të të burgosurit nga rradhët e Al Kaedës ato që prodhuan informatën e parë kyçe, e cila i çoi autoritetet te kompleksi i Osama Bin Ladenit në qytetin Abbotabad, afro 60 kilometra nga kryeqyteti pakistanez, Islamabad, ku ai fshihej disa metro nën tokë.

Për këtë operacion, zoti Roxhers e lavdëron gjithë aparatin e inteligjencës amerikane për bashkëpunim dhe tubim të informacioneve të zbuluara.

Kur ju e shikoni ndërmarrjen e pabesueshme të analistëve, të operatorëve, të atyre të CIA-s dhe të atyre në Agjencinë për Siguri Kombëtare, të cilët të gjitha informacionet i mblodhën në një vend dhe filluan ta hartojnë operacionin, ai ishte një operacion i jashtëzakonshëm, për të cilin mendoj se do të mund ta bënin vetëm pak vende në botë”, ka thënë Roxhers.

Zyrtarët e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara kanë dhënë më tepër detaje për mbledhjen e informacioneve dhe për aspektin ushtarak të operacionit, por të gjithë ata kanë folur në kushte të anonimitetit për shkak të ndjeshmërisë së çështjes dhe fenomenit : Osama Bin Laden ! 

Zyrtarët thanë se mësuan se emri i vërtetë i korrierit në vitin 2007, Sheik Abu Ahmed, nuk ishte i tillë në vitin 2009. Analistët e kishin ngushtuar lokacionin e tij gjeografik, diku në afërsi të Islamabadit, siç ceka më lartë.

Një zyrtar i lartë i administratës tha se ishte moment kthese kur zyrtarët e inteligjencës  amerikane e morën vesh se korrieri, që ata e kishin përcjellë për dy vjet, po jetonte në këtë kompleks aq të sigurt. Andaj, ata menduan se aty do të mund të jetonte vetëm një cak me vlerë të lartë, i cili edhe mbahej nën vëzhgim dhe survejim të vazhdueshëm sekret nga agjentët të CIA-s.

Pakistani është vend i madh ! Megjithatë, në fund ishin gjurmët e informatave, disi të ndërlidhura, që zyrtarët i çuan në një vilë periferike të liderit të Al Kaidës, e cila ka një histori të gjatë dhe të çuditshme, detaje nga e cila edhe sot mbahen si fshehtësi. 

Dhe, sipas të gjitha raporteve dhe analizave secrete operative, gjatë punës së palodhëshme disa mujore,  i kishin bindur zyrtarët e inteligjencës dhe këshilltarët ushtarakë të Shtëpisë së Bardhë, se ata me gjasë e kishin gjetur “çerdhen” e rrezikshme ku fshihej Osama Bin Ladeni…

Lidhur me këtë çështje, këshilltari për siguri kombëtare, Xhon Brenan, ka thënë:

“Nuk kishte asgjë që konfirmonte se bin Ladeni ishte në atë kompleks. Rrjedhimisht, kur presidenti Obama ballafaqohej me një mundësi që të vepronte në bazë të kësaj, ai duhej ta vlerësonte forcën e informacionit dhe pastaj të bënte atë që unë besoj se ishte thirrja më e guximshme për secilin president në kujtesën aktuale”.
Ndërhyrja nga Forcat e Operacioneve Speciale të Shteteve të Bashkuara, të njohura me emrin Navy SEALS, ishte kurs i preferuar i aksionit të presidentit Obama dhe më 19 prill ai e ka dhënë miratimin preliminar të operacionit.
Zoti Brenan tha se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara “nuk i kanë kontaktuar pakistanezët, derisa të gjithë njerëzit tanë dhe të gjithë aeroplanët tanë të dilnin jashtë hapësirës ajrore të Pakistanit”.  

Operacione mjaft të ngjeshura në aspektin e zhvillimeve  të veprimeve të tyre, që do mbeten storie të çuditshme dhe shembull për doktrinat e kësaj natyre, dhe në përgjithësi, shembull, në analet e agjenturës dhe spiunimit.
*** 
Operacioni njoftohet të ketë zgjatur rreth 40 minuta, gjatë të cilave ka patur shkëbim zjarri. Veç Bin Ladenit u vra edhe një grua dhe janë plagosur disa persona të tjerë që terroristët i përdornin si mburoja të gjalla. 

…Pas këtyre veprimeve të organizuara prej Al-Kaedës, Shtetet e Bashkuara nisën dy luftëra kundër terrorizmit, në Afganistan, ku atëherë ndodhej Bin Ladeni, dhe në Irak — ndonëse sot ka mospajtime se kjo e fundit kishte të bënte me Bin Ladenin, i cili disa vite me rradhë ishte i survejuar nga  agjentët e  CIA, KGB-a ruse, MOSSADI dhe disa Shërbime të tjera inteligjente të famshme të të vendeve Jugoafrikane dhe të globit që mbulonin këtë vend. Madje, më tepër nga fakti se bëhej fjalë për operacione me shumë domethënie, gjegjësisht kur ishte në fjalë personaliteti I Bin Ladenit,  më tepër  si një figurë simbolike për terroristët sesa një udhëheqës i efektshëm dhe operativ i Al-Kaidës, e cila kishite nis të merrte përpjestime të mëdhaja veprimi në disa vende të globit. Njëkohësishtë edhe  “Demonizimi i Islamit dhe ndërlidhja e tij e vazhdueshme me terrorizmin ishte si një dukuri brengosëse në botë, dhe edhe në Ballkanin, e cila kishte nis me hovet e saja të ndërlikuara dhe të frikshme , duke mejtuar të krijonin në vetë brendinë e tyre, rradhë injorante!”  

***  

Më 15 mars të këtij viti, dita që konsiderohet për ditë të shenjtë të myslimanëve – gjatë kohës së mbajtjes së lutjes më të rëndësishme të ditës, 28 vjeçari Brenton Tarant bëri sulm terrorist në dy xhami në Krajstçërç  në Zelandën e Re. Nga manifesti i terroristit nënkuptohet qartë se ai ka qenë i motivuar nga ideologjia e ashtuquajturbindje raciste se raca e bardhë është superiore në krahasim me të tjerët dhe prandaj ajo duhet të dominojë. Përveç asaj, Tarant thotë se për ta bërë atë sulm ka kërkuar bekim, dhe se e ka marrë, nga Kalorës Templar  – zyrë kryqëzate me reputacion të tmerrshëm në betejat luftarake kundër myslimanët në shekullin e mesëm. Pra, padyshim se edhe ky është një fenomen i ndërlikuar që i takon kategorisë së TERRORIZMIT MODERN ! 

Pa marrë parasysh se gjatë këtyre viteve të fundit në Afganistan ndodhën gjithsejtë afro 32 sulme terroriste, gjithashtu mbi myslimanë, tragjedia në Zelandën e Re tërhoqi vëmendje më të madhe mediatik në gjithë meridianet e botës. A mund ti përshkruhet shkaku për këtë injorim të ngjarjeve në Lindjen e afërt asaj se nën-vetëdija individuale apo edhe kolektive,  tanimë është mësuar që të dëgjojë për bomba, krime dhe viktima në vendet e “Lindjes së afërt” apo ka edhe diçka tjetër, gjë të cilën e kanë në doktrinat e paqës dhe luftës disa Shërbime inteligjente të frikshme me agjentë të infiltruar edhe në të ashtuquajturin “Komiteti 300”  me seli në Uashington, apo edhe në “Lidhjen e Blokut Islamist”  me seli në Kajro. 

***  

TERRORI ,  në kuptimin e tij më të gjerë, është dhunë me qëllime politike e ushtruar kundër objektivave joushtarake. E thënë ndryshe, shenjestra e terrorit janë në tërësi civilët e pafajshëm, i vetmi krim i të cilëve është që ata në sytë e terroristëve, përfaqësojnë “krahun tjetër”. 

Për këtë arsye, terror do të thotë që njerëzit e pafajshëm t’i nënshtrohen dhunës dhe kjo përbën një akt të zhveshur nga çdo justifikim moral. Kjo, njëlloj si në rastet e vrasjeve të kryera nga Stalini apo Hitleri, Pinoçe apo Millosheviqitsi dhe  ndonjë tjetër i tillë, përbën një krim kundër njerëzimit.  

Një shoqëri, në të cilën respektohen vlerat morale islame, është një shoqëri që e karakterizon paqja, falja, dashuria, tolerance, humanizmi, dhembshuria, mbështetja reciproke dhe gëzimi njerëzor. 

Kurani është një Libër i  shejtë i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria,tolerance  dhe mëshira. Fjala “Islam”, rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën “paqe”. Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit, a jo krimit dhe terrorizmit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca  mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë  shtigjet e botës dhe meridianet e saja.  

 Terrorizmi islamistë nxitet në prapaskenë nga ideologjia  fondamentaliste që ka të bëjë me ekstremizmin  dhefanatizmin  fetar. Terroristët islamistë i përligjin veprimet e tyre në themelet e Islamit, Kuranit  dhe Sunës , ku ata shpjegohen sipas qëllimit. 

 Sulme të tjera të mirënjohura , pos asj të 11 shtatorit në Amerikë, kanë ndodhur në Francë, Rusi dhe Kinë. Franca ishte shënjestra e terrorizmit në mesin e viteve 1990 për shkak të Luftës civile algjeriane . Rusia u përballua me sulmet terroriste që rrjedhin nga përzierjet e saj në Çeçeni. Në vitin 1997 qeveria kineze krijoi Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait  për të luftuar lëvizjet radikale islamike në Azinë Qendrore… 

Grupet terroriste islamistë shpesh i cilësojnë veprimet e tyre si xhihad. Kërcënimet, përfshirë kërcënimet me vdekje, shpesh dalin në formën e të ashtuquajtur : dënimet ligjore islamike!?!.  

Megjithatë, e kuptueshme është se Kurani  famëlartë, është një Libër i shpallur për njerëzit si një udhëzues në rrugën e vërtetë. Në këtë libër, Zoti urdhëron njeriun që të përvetësojë sjellje e moral të mirë. Ky moral është i mbështetur në koncepte si dashuria, dhembshuria,toleranca  dhe mëshira. Fjala “Islam”, rrjedh nga një fjalë arabe me rrënjë të njëjtë me fjalën “paqe”. Islami është një fe që i është shpallur njerëzimit me qëllimin e dhurimit të një jete paqësore, nëpërmjet së cilës të pasqyrohet në tokë, mëshira dhe bamirësia e pafund e Zotit. Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit në moralin islam, nëpërmjet të cilit mëshira, bamirësia, paqja dhe toleranca  mund të bëhen pjesë e jetës në të gjithë botën.  

…Disa individë, grupe apo organizata të ndryshme , kanë koncepte të gabuara se duke e vrarë dikush veten për qëllime Islamike, gjoja ai po bëka një vepër që meriton Parajsën. Një herë kur një njeri e vrau veten , Profeti tha: Ai është banor i Ferrit’. Kur njerëzit u befasuan nga kjo Profeti tha: ‘Dikush bën vepra që cilat në sytë e njerëzve të tjerë duken sikur vepra që e meritojnë Parajsën, por në të vërtetë ai është banor i Ferrit’. 

( “  Vlenë të theksohet se ka disa njerëz jobesimtarë, të cilët betohen në emër të Zotit për të përforcuar veprat e tyre, mirëpo kjo nuk do të thotë se Zoti i miraton veprat e tyre. Në të njëjtën mënyrë, edhe disa myslimanë mund të pretendojnë se gjithçka që ata bëjnë është në përputhje me fenë, mirëpo ka mundësi që ajo ç’ka bëjnë të jetë tërësisht në kundërshtim me Vullnetin e Zotit dhe moralin e fesë. E vërteta e çështjes duhet parë në veprat e tyre. Nëse këto vepra synojnë të “shkaktojnë çrregullim dhe të mos vendosin drejtësinë”, sikurse shpallet në vargun e Kuranit, atëherë duhet të jemi të sigurtë se njerëz të tillë nuk mund të jenë kurrë besimtarë të vërtetë dhe qëllimi i tyre nuk është shërbimi i fesë. 

Për dikë që i druhet Zotit dhe që ka kuptuar moralin e Islamit, është e pamundur të mbështesë dhunën apo ligësinë, apo të marrë pjesë në veprime që lidhen me to. Për këtë arsye, Islami është zgjidhja e vërtetë për problemin e terrorizmit. Kur bëhet i qartë morali sublim i Kuranit, është e pamundur për njerëzit që ta lidhin Islamin e vërtetë me ata që mbështesin apo bashkohen me grupet që synojnë padrejtësisht luftë dhe kaos. Zoti në Kuran është shprehur qartë për ndalimin e ligësisë: 

“Kur kthen krahët, nxiton të shkaktojë çrregullim mbi dhé, të rrënojë të mbjellat dhe gjënë e gjallë. Por Allahu nuk e do çrregullimin. Kur këshillohet që t’i frikësohet Zotit, atë e pushton një kryelartësi e mëkatshme…”– sqarron hoxha i madhe, i urtë dhe mëndje ndritur  Zejnulla Fazliu  nga Shkupi ). 

Keqpërdorimi i besimit mysliman po kërcënon sigurinë kombëtare ( edhe mes nesh si shqiptar dhe gjithë popujt tjerë të rruzullit toksor), dhe po bën të domosdoshme masave urgjente për ta goditur këtë dukuri, që po rrezikon bashkëjetesën dhe harmoninë fetare në vend. 

Ekstremizmi i dhunshëm, mercenarizmi fetar, radikalizmi islamik, prania dhe përgatitja e xhihadistëve në Shqipëri, e shndërron vendin në territor të ekstremizmit fetar dhe në shënjestër potenciale të veprimtarisë terroriste dhe të xhihadistëve  në përgjithësi për Evropën dhe Ballkanin, ku veçmas shqiptarët jetojnë në trojet e tyre etnike me dinjitetin e tyre si popull fisnik përballë intrigave ideologjike, regjimeve dhe politikave globaliste.  

 ( Vijon) 

Në shenjë kutjimi e mirënjohje për mikun tim Ali Gagica, tashmë të ndjerë

0

Në foto: Ali Gagica i ndjerë

Nga: Bajram Sefaj, Paris

Para një kohe, miku dhe fqinji im fort i dashur, Ali Gagica ndërroi jetë. Miqtë e mirë, gojëmbël e fisnik, sikurse ishte z. A. Gagica, nuk vdesin kurrë. Ata prej një jete të përkohshme, sikur ndërrojnë vendbanim. Ikin në një jetë tjetër, Jetë të matanshme, të amshueshme, të përjetshme.

Aliu i ndjerë, ndonëse ishte ekonomist i shquar, magjistër i ekonomisë, ai ishte edhe dashamir i paepur i letërsisë. Mik besnik i librit. Me zell e pandërprerë lexonte. Me pasion e vëmendje, përqendrim lexonte shkrimtaret shqiptarë. Nga Kosova dhe Shqipëria, por edhe letërsi botërore. Duke e pasur mik, deceniet e fundit edhe komshi ta dashur, shumëherë ndërronin librat e preferuar. Në ditë prej ditësh, duke njohur mirësinë e bujarinë e tij ia besova një dorëshkrim bajagi të gjatë (afro 800 faqesh!), bindur se, po të jetë teksti im, akoma më i vëllimshëm, Aliu e lexon pikë për pikë e fjalë për fjalë, në cilësinë e recenzentit. Në shenj mirënjohjeje dhe kujtimi të paharrueshëm për te, e riprodhoj në tërësi këtë tekst të tij..
Kështu u shpreh, i ndjeri Ali Gagica, në cilësinë e recenzuesit të librit tim (në dorëshkrim), “Shpen’ udhëtar”.(Shtëpia botuese “Rosafa”, Prshtinë – 2014)
Ali Gagica:
Reportazhet, si tregime të ishin, e Bajram Sefajt, të përmbledhura e të seleksionuara me kujdes, në një libër me titull “Tregime udhëtimi”, janë një margaritar i vërtetë në zhanrin e këtij lloj shkrimi. Ato kanë një shtrije kohore të gjatë. Nga të shtatëdhjetat deri në fund të viteve ’90 e më tutje, deri në ditët sotme, kur ishin një pasuri e mirëfilltë në gazetat dhe revistat tona.
Vrojtues i vëmendshëm e kronist i regjur, autori i takon plejadës së gazetarëve të shquar të këtij lloj shkrimi, gjatë gjithë jetës si gazetar, si reporter i lirë dhe si krijues, e ka dëshmuar se reportazhi, si lloj i veçantë i gazetarisë, për të nuk është vetëm detyrë, por, në rend të parë, është pasion, dashuri dhe shtytës hulumtimi dhe kërkimi gjithnjë me qëllim që të realizojë diç të re, tërheqëse dhe interesante për lexuesin. Ai e ka shfrytëzuar më së miri pozitën e tij, në redaksitë e Rilindjes dhe të Radio Televizionit të Kosovës, që çdo udhëtim dhe “ikje” nga redaksitë ta shfrytëzojë për të sjellë diç të re e të dobishme, si për redaksitë, po ashtu interesante për lexuesin.
Rrëfimet e autorit gjatë bredhjeve të tij, herë me detyrë nga redaksitë ku punoi e herë në regji të vetë, i shtyrë nga pasioni për të udhëtuar, gjithmonë i nxitur nga e panjohura, nga hulumtimi dhe nga sensacioni që do t’i ofrojë lexuesit besnik e të vëmendshëm të tij, ishin dhe mbetën perla të zhurnalistikës së Kosovës.
Rrëfimet e rreshtuara sipas udhëtimeve nëpër “katër anët e botës”, janë një mozaik i vërtetë i këtij zhanri të rrëfimeve, si vrojtime, biseda, intervista apo përshkrime të ngjarjeve dhe përjetimeve të tij nga ato vende apo ngjarje. Autori është gjithnjë i etshëm dhe në vëzhgim për të paraqitur jetën e njerëzve tanë nëpër botë në të gjitha nivelet sociale, nga punëtori i thjeshtë, mjeshtri i zejeve të ndryshme, intelektuali, e deri te personalitetet më të shquara të popullit tonë, kudo qofshin ata.
Bajram Sefaj, si pakkush, ka arritur shumë në gjininë e këtij shkrimi. Duke lexuar këto reportazhe, apo rrëfime të ndryshme, të cilat autori i përmbledh në këtë libër, lexuesi vetvetiu provokohet të mendojë dhe të pyesë për atë se si është e mundur që gjatë jetës sonë kalojmë shkarazi pranë ngjarjeve të tilla, pa i hetuar fare. Vlen thënia se “një ngjarje e vërejtur, por e pashkruar, doemos është e harruar”. Autori i librit në shqyrtim, e thotë edhe më mirë “Udhëtoj – do të thotë jetoj”. Prandaj, reportazhi i tij, herë-herë i letrarizuar, i emocioneve hedhur në letër, ngacmon vëmendjen e tij. Kështu gjen shprehje fuqia retorike e të shprehurit, duke hedhur dritë në të panjohurën, në të brendshmen e temës.
Gjatë leximit të këtij libri, fitova bindjen se, siç ka lundruar (lexo: udhëtuar) autori nëpër botë, edhe lexuesi do të lundrojë në anijen e ngjarjeve që provokojnë dhe nxisin, duke lexuar shkrimet që të përplasin në çdo skaj të botës me civilizime të ndryshme. Duhet përmendur gjithashtu se gjatë punës së tij jo të lehtë, jo rrallë vërehet se autori bie në eufori, e cila e tërheq nga irrealja dhe hiperbolizimi, qoftë i ngjarjeve apo personave, që janë temë trajtimi në këto shkrime. Mirëpo, kjo aspak nuk ia zbeh vlerën artistike këtij libri. Dalja në dritë e këtij libri, me tërë koloritin e shkrimeve, që atëbotë janë botuar kryesisht në të përditshmen Rilindja, është e udhës, në mos për tjetër, si shprishje kujtese për një kohë të afërt e të largët.
Mendoj se numri jo i vogël i veprave të këtilla të krijuara ndërkohë, në gjuhën shqipe do të ishte i mangët, pa botimin e këtij libri të arrirë. Krejt në fund, si të mos pajtohem(i) me autorin, kur thotë se: “Ajo për të cilën nuk shkruhet … as që ka ngjarë fare”!

Le Monde Diplomatique (1989) / Reagim i shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve

0

Ismail Kadare (Zvicër, 2002)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 20 Qershor 2021

“Le Monde Diplomatique” ka botuar, në tetor të 1989, reagimin e shkrimtarit të madh shqiptar Ismail Kadare ndaj shkrimtarit dhe politikanit serb Vuk Drashkoviç mbi origjinën e shqiptarëve, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Origjina e shqiptarëve

Burimi : Le Monde Diplomatique, tetor 1989, f.2

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare jep disa detaje mbi origjinën e shqiptarëve pasi lexoi artikullin e z. Vuk Drashkoviç mbi “marrëdhëniet serbo-shqiptare”, i cili u botua në numrin tonë të prillit të kaluar :

Unë thjesht dua të ndalem në këtë fragment të z. Vuk Drashkoviç “Asnjë shkencëtar serioz në botë nuk e mbështet pohimin e nxjerrë nga Tirana dhe Prishtina (kryeqyteti i Kosovës) pa asnjë provë mbështetëse, sipas së cilës ilirët janë paraardhësit e shqiptarëve.”

Me sa duket z. Vuk Drashkoviç duke besuar se njohja e botës fillon dhe mbaron në këtë vepër, injoron ose mbyll sytë për të mos parë, se shqiptarët, nën emrin e shqiptarëve, dhe një nga qytetet e tyre, Albanopolis, përmenden që në shekullin e dytë në shkrimet e Ptolemeut.

Aq më pak është i vetëdijshëm se autoritetet më të mëdha shkencore të botës kanë folur për autoktoninë dhe origjinën ilire të shqiptarëve. Unë do të citoja ndër të tjerët gjermanët Gottfried Leibniz (1705), Johann Thunmann (1774), Ritter von Xilander (1835), Franz Bopp (1850), Jakob Fallmerayer (1857), J. von Hahn (1870), Paul Kretschner (1896), Norbert Jokl (shek. XX), Maximilian Lambertz (shek. XX) etj., Për të vazhduar me anglezët William Leak dhe Stewart Mann, danezin Holger Pedersen, italianin Angelo Masci, austriakët G. Mayer, H. Olberg dhe R. Solta, francezin A. Ducellier dhe shumë të tjerë, për të arritur te kroatët Milan Sufflay (Shuflaj) dhe Radoslav Katiçiç dhe jugosllavi Aleksandër Stipceviç.

Por z. Drashkoviç pretendon (mendon) se ka zbuluar në Enciklopedinë Sovjetike një studiues azerbajxhanas, R. B. Gueiouchev, i cili mbështetet në një tezë të vjetër, në asnjë mënyrë shkencore, por letrare dhe fantazuese, e hedhur poshtë prej kohësh, sipas së cilës, meqenëse ekziston në Kaukaz një vend i quajtur AIbania, thuhet se shqiptarët janë prej andej.

* Nga Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – lbania).

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-monde-diplomatique-1989-reagimi-i-shkrimtarit-te-madh-shqiptar-ismail-kadare-ndaj-shkrimtarit-dhe-politikanit-serb-vuk-drashkovic-mbi-origjinen-e-shqiptareve/.

Sesion shkencor i XVI nga shoqata “Trojet e Arbërit” për “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999”

0
  • Shoqata e Intelektualëve Shqiptar”Trojet e Arbrit”organizon sesionin e XVI shkencor me temën:”Masakrat dhe krimet serbe , malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999″

Shoqata e Intelektualëve Shqiptar”Trojet e Arbrit”organizon sesionin e XVI shkencor me temën:”Masakrat dhe krimet serbe,malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999″

Sesioni shkencor mbahët më, 18.07.2021 në Restaurant”Freskia”në Skënderaj dhe fillon punimet në ora 10:00.

Njoftojmë të gjithë studiuesit dhe studiueset që kanë paraqitur temat por edhe të ftuarit duhet ta paraqesin konfirmimin e pjesëmarrjes për shkak të rrethanave të kufizimit të pjesëmarrësve ku kapacitetet e sallës se hotelit mundësojnë një pjesëmarrje deri në 100 pjesëmarrës.Të gjithë studiesit që dëshirojnë të paraqesin temat ju njoftojmë se afati i fundit i paraqitjes së temave është 05.07.2021.

Nue Oroshi

Konfirmimin mundeni me paraqit në këtë email adresë: nue_oroshi@yahoo.de

Parahistoria nuk u duhet shqiptarëve dhe Kosovës

0

Skënder MULLIQI

Kosova çka do qe të thëmi, është shtet i varfër më ekonomi të pazhvilluar sa duhet.Nuk jemi largë shteteve të pa zhviluara edhe pse ne mund të mendojmë ndryshe.Kemi mundur të zhvillohemi, por e lamë veten dhe shtetin mbrapa më kast.Rrethanë lehtësuese megjithate për ne është së jemi në Evropë, e jo diku në Afrikë për të mbetur për jetë e mot hiq asgjë .Ajo që do ti kishte bërë mirë Kosovës në këto rrethana të përpëlitjës për të dalë nga qorsokaku ekonomik dhe politike , do të ishte inkuadrimi në BE, ku edhe do të kishim pasur fonde të posaqme zhvillimore.

Nuk jemi së nuk I patem njerëzit që kan dije ta drejtojnë shtetin e Kosovës në fazën delicate të tranzicionit .Pasi që jemi largë strukturës së BE-së, dhe jemi ku jemi, nese dëshirojmë të jetojmë më mirë , do të duhej të mendojmë seriozisht për rritje ekonomike, të mëndojmë të ndërtojmë fabrika , ta ngjallim industrinë e rëndë , pa të cilën nuk mund të zhvillohemi dhe as të kemi mirëqnje.Kalimi në ekoniminë e tregut nuk mund të bëhët mbrenda natës.Kjo mund të bëhët më një mobilizim të ri të pushtetit , më një mobilizim të përgjithshem qytetarë.Nese nuk kemi vende te mjaftueshme te punës për rininë tanë, nese nuk kemi paga të mira , dhe nese nuk mendojmë që të kemi një shoqëri të shëndosh , nuk kemi mundësi të ecjës tonë përpara. Me idetë dhe më logjikën retrograde të shekullit të kaluar , Kosova nuk mund të ketë përspeketivë.

Pushteti I dijshëm , pushteti më invencion dhe më ide përparimtare , më kuadro të larta profesionale , do të krijonin ambient të ri zhvillimor, do të krijonin përspektivë të re për të jetuar në Kosovë. Forcat politike të cilat dëshirojnë të mbajnë gjendjën e tillë qfarë është, jo të mirë , nuk I duhen Kosovës. Mjaftë I patem, mbi kokë për dy dekada Çdo kthim mbrapa do të ishin fatale për vendin dhe popullin e saj. Pushteti i ri duhet pru ligje të reja , të cilat do të kishin ballancuar ndërtimin e fabrikave , nën drejtimin e kuadrove profesionale, duke i terhequr kështu edhe investimet dhe investitorët e jashtëm , pa të cilët zor të kapërcëhën krizat e katandisura që shumë kohë …

Parahistoria nuk i duhet shqiptarëve dhe Kosovës…

Unë biri yt Kosovë, po kam frikë për ty !

0

Fahri Xharra, Gjakovë

Unë biri yt, Kosovë,

t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gji,…..unë ta mohova Idriz Seferin , unë ta mohova grykën e Kaçanikut , unë të mohova të tërën. Mendoja që ta di gjakun që të vlon në gji ; por jo më duket që ishte një gurrë uji. Unë biri yt, Kosovë,
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta,
e të shpërthejë do si vullkan, … dhe ai vullkan ishim ne, disa të birtë të shekullit të ri
Unë biri yt , Kosovë
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
Unë, biri yt…….por jo , paskemi qenë gabim sepse….” ata qe kan vendosur te behen vegel qorre ne shërbim te terrorizmit,ja kanë falur shpirtin dhe kombin djallit!Gjer sa te arrijnë ne theqafje,këtyre trushperlarve nuk ka kush i kthen ne rrugë te mbar!Te kujdesemi për rininë që ende ka mundësi te mos u lehen ne dua te kriminelëve terrorist pavarësisht kujt i takojnë!Mbi te gjitha është kombi Shqiptar
“Kam thënë,dhe prapë them, se e di mirë se çfarë kërkonte Serbia,por nuk e kam ditur se pas asaj që pësuam nga serbët,do të vendosim vet për fatin tonë,natyrisht jo kështu me terrorizëm të disa shqiptarëve, ….
Unë biri yt , Kosovë , nuk e kam ditur që…
Plagos qiellën, e shpon tokën,
i shkyn horizontet e bardhë, zhvesh natyrën, ia heq kotllën.
Kult’ i tij kult i zhveshun! Nuk ia bren ma trutë enigmi
e varros, mbi varr ia vë një shej përbuzje o nderimi
. Mos bre ! Unë jam biri yt , Kosovë!
Mbi kështjellat mijvjeçare qëndrojnë sorrat e smueme,
krahët i kanë varë pa shpresë simbojt e shpresave të humbune
me klithma të dëshprueme bajnë fjalë mbi jetë të pëmdueme,
kur kështjellat mijvjeçare si xhixha shkëlqejshin të lumtuna.
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura,
t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,
t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura;……”
problemet e përkufizimit të identitetit të rinjve shqiptarë, që jetojnë në Austri.
Shkëlqen shejtnia mbi zhguna dhe ndër mjekra të të të pa feve
O, sa engjëj të bukur përpara derës së ferrit! ……”Çuditeshim,madje reagonim ashpër, kur serbet shqiptarët /NEVE/ i/na quanin irredentistë,separatistë dhe terroristë. Thoshin,pra serbët,para se të bëhej luftë dhe Kosova të shpallte pavarësinë, se Kosova paraqet rrezik për paqen dhe sigurinë në Ballkan. Kjo që disa vite po ndodh me Kosovën,…është një pasqyrë,vërtet trishtuese,por njëkohësisht edhe shpirtkënaqje për shumë kë, të cilët edhe ata,në forma,me gjithfarë mjetesh dhe financa të mëdha, kanë stimuluar dhe nxitur interesimin dhe shtuar ndikim më të madh të pabesisë tek shqiptarët,me qëllim,që sa më parë të shkaktohet një destabilizim,jo vetëm në Kosovë,por edhe vende të tjera kudo ku jetojnë shqiptarët. Po shihet se uji “terrorist” po shkon në mullirin e Serbisë,dhe keqësimi i situatës në Kosovë,sidomos,asaj i shkon për shtat,dhe ëndërrohet se është një shans për rikthim të saj në Kosovë

Pse oj Kosovë! E di ti Kosovë që në vitet 1998-1999 bota vajtonte per ty.?
E di ti Kosovë qe na ka humbur krenaria ? E di ti Kosovë që për pak para po të shesin? E di ti Kosovë ?……
I di ti, të gjitha por nuk flet .sepse ta kanë shterrur zërin!

Unë biri yt Kosovë ,po kam frikë për ty !

Fahri Xharra, Gjakovë.20.o6.21

Së bashku me Ali Podrimjen dhe Migjenin

Mic Sokoli, në 143 vjetorin e lindjes

1
Nga: Sheradin Berisha
MIC SOKOLI (1839 – 1881), në 143 vjetorin e Lindjes
Në historinë tonë kombëtare, Mic Sokoli njihet si figurë e rëndësishme e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i cili ra heroikisht duke i vënë gjoksin topit të ushtrisë osmane!
Mici, lindi në vitin 1839 në lagjen Fang të fshatit Bujan në Malsinë e Madhe. Babai i tij Sokol Rama bashkë me xhaxhain, Binak Alinë ishin prijësit kryesorë të Malësisë kundër reformave të Tanzimatit (1839 – 1876).
Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Mic Sokolin bashkë me Ali Ibrën i gjeti në krye të 3 mijë malsorëve që kundërshtonin vendimet e Kongresit të Berlinit (13 qershor – 13 korrik 1878), për t’ia dhënë Malësinë e mbi Shkodrës, Malit të Zi.
Mic Sokoli së bashku me krerët e Lidhjes, Sylejman Vokshin, Ahmet Koronicën, Ali Ibrën, Islam Batushën etj., duke kundërshtuar presionin e të dërguarit të portës së lartë, Mehmet Ali pashë Maxharrit, për zbatimin e vendimeve të Berlinit, në javën e parë të shtatori 1878, në Gjakovë organizuan një revoltë të armatosur, dhe me këtë rast në sarajet e Abdulla pashë Drenit u vra Pashai i Stambollit bashkë me pashain e Gjakovës dhe jo vetëm.
Mic Sokoli ishte pjesmarrës në luftën për mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë (dhjetor 1979 – janar 1880) nga forcat malazeze. Kishte rol të rëndësishëm në luftimet e Lidhjes për çlirimin e Shkupit (p4.01.1881), Prishtinës (18.01.1881), Mitrovicës (25.01.1881) dhe më vonë të Vuçitërnës dhe Gjilanit. (Historia e Popullit Shqitar II, fq.175).
Kur ekspedita e Dervish Pashës për shuarjen e rezistencës shqiptare, kishte arritur në Ferizaj, dhe po përgatitej të marshonte drejt Prizrenit, Qeveria e Përkohshme e Lidhjes formoi shtabin e mbrojtjes me rreth 25 anëtarë nën ushëheqjen e Sulejman Vokshit. Pjestarët e shtabit që njohim janë: Ali Ibra, Mic Sokoli, Binak Alia, Sef Kosharja, Halim Efendiu, Zeqriria aga, Mullah Hyseni, Mustafa aga, Halil efendiu, Xhelil efendiu etj. (Kristo Frashëri – Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tiranë 2012 fq.400).
Mbi datën e rënies së Mic Sokolit ekzistojn 2 mendime, njëri që thotë se Dervish Pasha e lansoi ekspeditën drejt Slivovës më 22 prill 1881, dhe tjetri që thotë se kjo ekspedit filloi më 20 prill, ndërsa Mici ra po ditën e fillimit të sulmit. (Arbër Ahmeti: “Mic Sokoli – heroi i harruar”, Prishtinë, 22 Prill 2009)
Rrjedha e ngjarjeve filloi me marshimin e njësive të komanduara nga Haxhi Osman Pasha drejt Slivoves. Me t’iu afruar Slivovës forcat osmane u sulmuan në befasi nga luftëtarët e Lidhjes dhe u detyruan të tërhiqen.
Pasi bëjnë përpjekjen e dytë dhe u zunë ngusht sërish, forcat turke filuan të rrahnin me artileri pozicionet shqiptare. Artileria u bënte dëme të konsiderushme, dhe në këto momente Mic Sokoli me disa shokë të tij lanë pozicionet mbrojtëse dhe u turrën në drejtim të kodrës ku ishte vendosur artileria osmane, me qëllim shkatrrimin e saj që shkaktonte dëme në rradhët e forcave të qeveris së përkohshme. Të gjithë këta luftëtarë trima u vranë së bashku me komandantin e tyre Mic Sokolin, i cili ra heroikisht duke i vënë gjoksin topit armik. (Kristo Frashëri, po aty, fq. 407).
Përjetësimi i Mic Sokolit me këngë popullore
Mic Sokoli n’dy tagana
-Udha e mbare! – m’i ka thane nana
-Lufto, bir, ti per Shqipni
-mos i le turqit me hy
-n’kofte nevoja, vij me ty, –
Mic Sokoli nji fjale po e flet
po i thote nanes: – Te mire mbeç!
-Pa u farue malsia krejt
-ktu nuk hyn as krajl, as mbret!…
***
Në fushë të Shtimes asht mbledhë jezeri
Haj medet ka mbetë shumë njeri,
Mic Sokoli Smajl Hyseni.
***
Mic Sokolin e vrau reja,
E vrau reja, e vrau moti,
E vrau Dervishi me gjyle topi.
(Gëzim Rredhi: Epika historike kushtuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit)
Mic Sokoli ban me dorë,
-More shokë s’ po muj me folë
-se m ka ra do gjak në gojë,
-gjak në gojë e gjak në bark
-shtatë martina i kam n’ shtat.
-Qonja nanës një selam,
-Nanë pashë Zotin nuk më kanë,
-Qaje Smajlin ma shumë se mue,
-Qaje Smajlin qaje Zeqën,
-Se s’ kanë ikë e me m lanë vetëm.
-Se s’ kanë ikë e vetë s’ m’ kanë lanë,
-Ma mbaroni një vorr t gjanë,
-Bashkë me shokët me na zanë.
-Vorr të gjanë e me pengjere.
-T’i shoh lulet prej pranvere
-Ti shoh lulet dremiçare,
-Ti shoh shoktë neper livadhe.
(Epika historike II, Tiranë 1981).
Mici në fushëbetejë ra në moshën 42 vjeçare, duke lënë pas gruan dhe 2 fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Më shumë se një shekull më pas, po një nip i tij e vazhdoi aty ku e la Mici, aty ku e ndërpreu Lidhja Shqiptare. Ai kishte trashëguar nga gjenet e Micit trimërinë dhe shkathtësinë ushtarake. Ky nip i Mic Sokolit, ra dëshmorë duke luftuar për Bashkim Kombëtar, dhe quhet Tahir Sinani. (Arbër Ahmeti: Mic Sokoli, po aty)
Tahir Sinani, lindi më 25.05.1964 në fshatin Gri, afër Bujanit, rrethi i Tropojës dhe ra dëshmor më 29 Korrik 2001 në vendin e quajtur “Zabeli i Kukulit” afër Gostivarit.

Alma Lama: Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk i duhen dhënë kompetenca ekzekutive

0
Ish-ambasadorja, Alma Lama tha në Euronews Albania se deklarata e ambasadorit Kosnett parimisht është në rregull duke qenë se është një marrëveshje ndërkombëtare, por sidoqoftë nuk i duhen dhënë kompetenca ekzekutive Serbisë.

Ajo theksoi se nuk duhet të krijohet një nivel i tretë pushteti, i cili do të ndërhynte në qeverinë e Kosovës në të gjitha aspektet.

“Në vitin 2013 Kosova ka firmosur për krijimin e një asociacioni të komunave serbe, mirëpo çështja është te kompetencat. Cilat janë kompetencat që do të ketë ky asociacion,” – tha Lama teksa theksoi se do të jetë e vështirë që Kosova t’i shmanget atij premtimi pavarësisht se sipas kryeministrit Kurti kjo bie ndesh me Kushtetutën.

Ish-ambasadorja ishte e mendimit se do të ketë shumë kreativitet në bisedime për të gjetur një zgjidhje tjetër, ndërsa u shpreh se qëndrimi i vendosur i Albin Kurtit në këtë çështje për të mos dhënë kompetenca që tejkalojnë ligjet dhe Kushtetutën e Kosovë, është shumë pozitiv.

“Unë shoh një rritje të presionit ndërkombëtar mbi Kosovën, ndërkohë që shoh që nga ana tjetër sikur është pranuar dhe kërkesa e Serbisë që edhe asaj i takon diçka,” – u shpreh Lama.

Sipas saj në këtë situatë, Kurtit do t’i duhet të fusë në ekipin e tij edhe ekspertë ndërkombëtarë.