Kreu Blog Faqe 1652

Premtimet e harruara të kryeministrit!

0

Florim Zeqa 

Ditë më parë një mik i imi kërkojë nga unë që ta mbështes kryeministrin Albin Kurti në betejën me Vuçiqin dhe në betejën politike kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Po i thash, do ta mbështes në të gjitha premtimet që e kam mbështetur gjersa ishte si opozitar. Që i bie, se do ta mbështes në të gjitha premtimet e mbajtura, por jo edhe në premtimet e harruara!

Shteti është familje e madhe, kurse familja është shtet në miniaturë

Kur një Zot shtëpie i pakujdesshëm futet në borgje tek fqinjët, pasuesi i tij e ka obligim moral kthimin e borgjeve. Por në rast se borgjet janë marrë me ndërmjetësues (dorzani), atëhere kthimi i borgjeve bëhet i detyrueshëm (ligjor).

Obligimet ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën dy kryeministrat paraprakë, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa, do të jenë sfida të mundimshme për kryeministrin e ri Albin Kurti!

Të mos flasim për decentralizimin (etnik), përmes të cilit ndodhi enklavizimi nga brenda i Kosovës nga pakicat serbe!

Kur kësaj t’i shtohet fuqizimi i kishave dhe manastireve serbe me eks-territorialitet me dhënjen e pronave komunale, atëherë rezultati i qeverive paraprake na del më tepër se i dëmshëm, rrënues për shtetin e Kosovës!

Tanimë, kur partitë e deridjeshme në pushtet janë në opozitë dhe shumica e liderëve partiak (për shkaqe të njohura) nuk janë më në krye të partive, sikur i kemi harruar mëkatet e tyre dhe (pa) me të drejtë shigjetat i kemi drejtuar vetëm nga Albin Kurti!

Pse?

Sepse, Albin Kurti edhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me premtimin bazik kundër dialogut pa kushte me Serbinë!

Por çfarë ndodhi, Albin Kurti hyri në dialog me Serbinë pa kushtin e njohjes reciproke, pa kërkimfalje dhe pa dëmshpërblim, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturve si dhe pa zbatimin e marrëveshjeve paraprake nga ana e shtetit serb!

Jam i bindur se, kreyeministrit Albin Kurti nuk i pëlqen të flas për obligimet ndërkombëtare të Kosovës, por, për të mos thënë e pamundur, do ta ketë tepër të vështirë t’i ikë çështjes së Asociacionit (Zajednicës) në dialogun e Brukselit!

Sikurse që do ta ketë të pamundur ta kthejë pas Demarkacionin me Malin e Zi dhe Maqedoninë, ku në të dyja rastet së bashku, Kosova u tkurr për rreth 12 mijë hektarë, nuk do të mund ta kthejë pas as çështjen e Asociacionit në dialogun me Serbinë!

Dallim në kohë, por jo edhe në përmbajtje!

Ky nuk është dialog i ri siq po thoni ju i nderuari kryeministër, por është është ky i njëjti dialog që ju si opozitarë i keni kundërshtuar të gjitha ato që i ceka më sipër dhe jo vetëm. Dallojnë vetëm ndërmjetësuesit e këtij dialogu dhe ju si negociator i ri. Ky është i vetmi ndryshim esencial!

Pra, dialogu po mbahet në të njëjtin vend (Bruksel), me të njëjtin Vuçiq dhe me të njëjtën Serbi me të cilën dialoguan Thaçi e Mustafa. Tani po dialogoni edhe ju i nderuari kryeministër për të njëjtat tema që (s) janë pajtuar kryeministrat paraprakë!

Siq dihet, ju i nderuari kryeministër Albin Kurti si opozitarë e keni kundërshtuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën, filluar nga ajo e Rambujesë nga e cila u ndëshkua Serbia me bombardimet e NATO-s, e keni kundërshtuar ‘Pakon e Ahtisarit’ mbi të cilën u shpallë pavarësia e Kosovës.

Me një fjalë, ju si opozitarë keni kundërshtuar dhe keni protestuar për gjithçka dhe çdo gjë, për të cilat, sot si kryeministër i vendit po heshtni!

Ndërsa sot kur jeni në pushtet po heshtni për enklavat serbe, po heshtni për Manastirin e Deçanit, po heshtni për Demarkacionin, po heshtni për Gjykatën Speciale, po heshtni për simbolet shtetërore, jo vetëm që po heshtni, por po i qëndroni gatitu himnit pa tekst dhe flamurit lara-lara, siq e quanit në të kaluarën flamurin e shtetit që e drejtoni!

Janë këto dhe shumë qëndrime të tjera nga të cilat jeni larguar aq shumë i nderuari kryeministër i vendit tim, saqë njerëzit e rëndomtë me të drejtë kanë filluar të pyesin; a është ky Albin Kurti!?

I nderuari kryeministër i vendit tim, nuk jam nga ata që ju mbështes apo kundërshtojë për inati apo për hatër të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, dhe as nuk jam nga ata që ju mbështesin apo kundërstojnë për ambicie personale.

E kam kundërshtuar për afro 10 vjet rresht koalicionin PDK-LDK në qeverisjen e vendit, sikurse që e kam kundërshtuar binomin Thaçi-Mustafa, binonim më fatkeq që e solli “Zajendicën”, binomi i cili ishte më shumë rrënues sesa ndërtues i shtetit të Kosovës. I kam kundërshtuar aferat e tyre korruptive dhe nepotike. E kam kundërshtuar privatizimin e egër dhe shkatërrues të ekonomisë së vendit, përmes të cilit të fortët e ish partive në pushtet i përvetësuan (uzurpuan) të gjitha pronat publike dhe shtetërore, gjegjësisht të gjitha ndërmarrjet dhe fabrikat që dikur ishin fitimprurëse dhe bazament i fuqishëm i zhvillimit ekonomik të vendit tonë.

Andaj do t’ju mbështës dhe kundërshtojë edhe juve i nderuari kryeministër Albin Kurti për çështje parimore që kanë të bëjnë me interesin e shtetit dhe qytetarëve.

Të gjitha kauzat që sot po i heshtni i nderuari kryeministër, përmes tyre u ngritët në karrierë politike. U ngritët në karrierë duke e kundërshtuar çdo formë të dialogut të pabarabartë me Serbinë, pabarazi të cilën tashmë vetë po e përligjni!

Kërkojë nga ju i nderuari kryeministër i vendit tim, Albin Kurti, që ta ruani konsistencën e qëndrimeve dhe parimeve politike jo vetëm në raport me Serbinë, por edhe në rrafshin e brendshëm politik, për të mirën e vendit dhe qytetarëve.

Po ashtu kërkojë nga ju kryeministër i vendit tim, që të mos bini pre e presioneve dhe shantazheve politike por edhe as i lavdatave glorifikuese të mbështetëseve tuaj morbid.

I nderuari kryeministër i vendit tim, në Bruksel nuk keni nevojë ta aktroni heroin dhe as viktimën, por ta mbroni me dinjitet atë që është e mundshme të mbrohet në përputhje me Kushtetutën e vendit dhe ligjet ndërkombëtare.

I nderuari kryeministër i vendit tim, ju nuk jeni fajtorë dhe as përgjegjës për realitetin e krijuar në veri, por as nuk guxoni të silleni sikur e kemi veriun e lirë! Mjafton ta pyetni secilin qytetarë (shqiptarë) të pjesës veriore që jeton që 22 vjet refugjatë me qera në pjesën jugore të Mitrovicës për ta ndjerë në shpirtin tuaj realitetin e krijuar!

Nëse për juve veriu i vendit është i lirë, për shqiptarët e dëbuar ende nuk është i tillë!

Jeni kryeminstër i një vendi sovran me legjitimitetin më të lartë qytetarë në Kosovën e pasluftës, kërkoje reciprocitetin për të gjitha temat në dialog me Vuçiqin, pra edhe për kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre në pjesën veriore dhe jo vetëm.

I nderuari kryeministër i vendit tim, askush nuk ta ndalon të kërkosh të drejtat reciproke (Asociacion) për shqiptarët e Luginës ashtu siq i kërkon presidenti serb Aleksandër Vuçiq për serbët në veriun e vendit tonë!

Vetëm në këtë mënyrë mund ta ktheni në nivel të barabartë dialogun me Vuçiqin e jo duke u marrë me çështje konceptuale CEFTA & SEFTA!

Albin jeni intelektual i kalibrit, të dëshmoheni se jeni edhe politikan i nivelit!

Albin të jeni praktik e më pak retorik në dialogun maratonik të Brukselit!

Letër për Albinin

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Letër për Albinin
Për m’i pasë, mbi 50%, të votave e me u kritikue, për çdo gjë, të mirë apo jo, qe bën, është e pa imagjinueshme ta paramendojë një kokë normale e njeriut.
Ti shkon në Tiranë, kritikohesh, shkon në Bruksell, kritikohesh. Veç, kur të kritikojnë edhe kur shkon në toalet. Ti, Albin, ke shkue me kërkesa të qarta në Bruksell, e këta, të kritikojnë, se nuk prure asgjë nga Brukselli. Ti më këto kreatura njerëzish, qe e kanë humbë pushtetin, nga populli, e qe tani janë në opozitë, vështirë se do t’ia dalësh. Sepse këta, janë adhuruesit më të fuqishem, nga brenda, të Vuçiçit, se sa lista serbe me krejtë Serbinë. Të quajtën sharllatan, mashtrues, të pa aftë e me lloj lloj epitetesh. Ti e ke vështirë, sepse këta kanë instaluar një sistem, aq të fuqishem, si në politikë, poashtu dhe në mjetet e informimin , një mur kinez, sa që me ju kundërvue me politikë e ke të pa mundur.
Këta, jo veç në parlament, po dhe ku do të mundën do të inskenojnë dhe do ta luajnë rolin e viktimës, vetem, qe të heqin nga pushteti.
Këta nuk e qanë bythën për fatin e Kosovës, për ndarje, për varësi nga Serbia. Këta thjeshtë donë të jenë në pushtet dhe askush mos të ketë mundësi ti ndjekë penalisht, për krime, për vjedhje e korrupcion.
Mos harro, Albin Kurti, këta kanë ndërtuar një perandori me kapital të popullit, me djersën e baballarëve tanë. Kosovën e kanë bërë rrush e kumbulla regjimi i egër i Hashim Thaqit, Isa Mustafës e Ramush Haradinaj, të cilët, veç e veç i kanë bizneset dhe biznesmenët me të fortë në vend. Ata. me do tjerë, edhe sferat e interesit i kanë të ndara. Po, veç kësaj këta kanë prona e para nëpër bankat e huaja, me të cilat, mund të financojnë sherbimet e huaja, për të të hequr nga pushteti.
Këta janë kriminelë, mund edhe të të vrasin pas shpine, qe ta shpëtojnë kapitalin e fituar në mënyrën më të ndytë. Këta kanë privatizue prona vlera e tyre ishte më e vogël se e mjeteve, makinerive e aseteve, të cilat i shitën pastaj në Greqi e Turqi.
Duhet një dokumentacion, me i gjatë se gjitha rrugët e ndërtuara me korrupcion, pas lufte, nga këta, qe ti përfshijmë në një bilten, me qindra libra, të bëmat e tyre, në dem të qytetarëve e Kosovës.
Ti, ke paraqitur një projekt, për zgjidhjen e shumë problemeve, në mënyrë qe Kosova të nxirret nga hendeku, qe e kanë futur keqbërësit. Po mendoj, qe nuk janë renditur sipas situatës dhe zgjidhjes, qe kërkojnë. Fal shkencës, imunizimi, në Kosovë po rrjedh në binarë të mbarë dhe, të shpresojmë, qe mos të kemi humbje, më tutje nga kjo pandemi.
Një renditje e re do të ishte më se e nevojshme.
E para, Vetingu
Do të duhej, qe, fillimisht, të insistohet në prokurori e gjyqsi, për azhuritet me të madh. Kjo do të thotë, punë intensive dhe kualitative. Dihet, se deri me tash, performanca e prokurorëve dhe gjykatësve ishte numri i lëndëve të kryera. Jo! Kështu nuk zgjidhen lëndët, po, në bazë të rëndësisë dhe vlerës se demit të shkaktuar. Pra, duhet filluar shqyrtimi i lëndëve penale me rrezikshmëri të lartë, fillimisht, të peshqve të mdhenj e kështu me radhë. Pastaj, këta prokurorë e gjykatës, vet do ta kuptojnë se ku e kanë vendin. Po punuan mirë dhe po, janë të pa korruptuar, madje dhe mund të avansohen.
E dyta, Ndihmat
Duhet të krijoni kushte, qe secili banorë i Kosovës të ketë, mundësi për të jetuar
Tu ndihmoni institucionalisht, jo përmes shoqatave, të cilat nuk i kontrollon askush dhe mund të qarkullojnë më mjete financiare të dyshimta.
E treta Forcimi ushtarak.
Duhet ta forconi, policinë ushtrinë, AKI-në, në mënyrë, qe asnjë sherbim i huaj apo i brendshëm mos të mund ti cenojë interesat kombëtare.
E katërta Shqipëria
Të krijohen kushtet ekonomike e politike, të funkfsionimit të dy shteteve, sikur të ishin të bashkuara. Të unifikohet, tregu, programi shkollor, e drejta në pronë, e drejta në shëndetësi, barabarsisht në të dya vendet tona, sikur të ishte një shtet.
Kështu do të krijohet një infrastrukturë ligjore, për ti hedhur para gjykatave, përmes hetimit prokurorial, të gjithë personat, qe kanë rënë ndesh me ligjin dhe kanë shpërdorur me pushtetin, duke krijuar kapital për veti, familjarë, shokë e miq. Kjo do të ishte një zgjidhje e suksesshme për shkatërrimin e klaneve të krimit në Kosovë. Pastaj, edhe bisedimet me Serbinë, punësimin e kështu me radhë.
Nese arrinë ta bësh këtë do të isha shumë i lumtur, qe përmes ekranit të televizorit të të shof duke i bërë vizitë burgut të sigurisë se lartë të Dyzit dhe duke ecur nëpër tepihin e kuq!
Me respekt: Prof. Bajram Binaku, Pejë.

Atë Luigj Palaj thoshte: “Shqiptarët duhet të mendojnë ndryshe”

0

Fahri Xharra

Nga: Fahri Xharra

Gjendemi në Shëngjergj edhe pranë martirëve të kulturës shqiptare – Atë Shtjefën Gjeçovit, Katarina Josipit, Anton Pashkut, Hermina (Delhysa) Lekajt, pastaj mësuesit Gjon Dulaj, martirit të Luftës Çlirimtare të Kosovës Kolë Gjevelekajt, e shumë të tjerëve. Të gjithë këta martirë na kanë mbetur emra në zemra. Dikur Dardania, përkatësisht Iliria ishin lëteri i Evropës. Megjithatë, për shkak të shumë trazirave që u zhvilluan në këto troje, ne e braktisem perëndimin me ikje nga vetvetja, kurse e pushtuam perëndimin me ikje nga atdheu. E sot po i mbledhim copat e historisë së shpirtit. Bile koha po ecën e ne ende nuk po arrijmë te vetvetja.

Nga kjo del se ripagëzimi ynë kulturor na bënë ta kërkojmë identitetin që e artikulon ardhmërinë tonë.- shkruante Frrok Kristaj në një rast.
Edhe pse po i mbledhim copëzat e historisë ne ende nuk po arrijmë te vetvetja; nga se ne duhet të mendojmë ndryshe. Mendimi ndryshe për veten tonë pa ndikimin e helmatisur turko-serb na është shumë i nevojshëm.

Edhe pse na duket që asgjë nuk fluturon mbi ne; ne duhet ta dimë se jemi të vrojtuar dhe mbikëqyrur nonstop nga miqtë dhe nga armiqtë tanë. Shikoni mjetet sociale të cilat e pasqyrojnë të menduarit tonë të cilin e shprehim qoftë nga mllefi , dashamirësia apo dashakeqësia; ne jemi autor të krijimit të mendimit të të huajve për ne ; vendimmarrësve për ne. Faktikisht nuk jemi vetëm.
At Luigj Palaj dhe vepra e tij njerëzore , dinjiteti shqiptar i tij dhe pasojat e një kokëfortësie kombëtare duhet të jetë shembull i posaçëm për ditët e sotit.

At Luigji gjersa po udhëtonte për në Gjakove, (5 mars të vitit 1913 nga Gllogjani ) ndalet nga xhandarët dhe burgoset serish, mbahet dy ditë i lidhur me rreth 300 persona të tjerë, të cilët kishin kundërshtuar të konvertoheshin në fenë e pushtuesit. Pas dy ditësh qëndrim në atë burg, ku ishte rrahur e maltretuar në mënyrat më mizore, duke i kërkuar të konvertohej në fenë ortodokse, gjë që e kundërshtonte në çdo mënyrë, më 7 marsit të vitit 1913, Atë Luigji, së bashku me 80 persona që ishin në burg, i marrin dhe i nisin për në burgun e Pejës të lidhur dy nga dy.
Atë Luigji ishte i lidhur me Rexhep Sylën, (shqiptar i besimit mysliman). Po pse Rexhep Syla me te ? sikur të mendonim shtruar ,pa paragjykime të sotme atëherë do të bindemi që fati i At Luigjit ishte i njëjtë edhe për shqiptarët musliman; të gjithë pa dallim duhet të ndërroheshin në malazias dhe të flisnin sllavisht . Por jo ! Atë Luigji dhe Rexhep Syla e patën të njëjtin dënim sepse ishin shqiptar .
Ashtu të lidhur , të zbathur nëpër acar të madh, xhandarët i rrihnin pa mëshirë dhe kërkonin prej tyre të pranonin fenë ortodokse, nëse dëshirojnë t’i lirojnë! Atë Luigji kundërshtonte në çdo mënyrë dhe kërkonte nga të gjithë të burgosurit që të mos pranojnë një gjë të tillë, duke u thënë:
“O vllazen shyptarë, gjith ni dit kem me dek, pranaj mos ti bim moh fes se tpareve! “.Sa herë përsëriste këto fjale, Atë Luigji goditej me kamxhik nga xhandarët që po e shoqëronin.
Torturat shkuan aq larg deri në prerjen e gishtave ;por dinjiteti , morali i lartë dhe refuzimi ndaj kërkesave të pushtuesit ishin më të forta. ……Jo larg metra nga Kroi i Janoshit, xhandarët serbo-malazez ndajnë fratin nga turma e njerëzve dhe më pas dëgjohen të shtëna armësh.

Dhe ku ishim tek vrojtimi i të huajve mbi ne ; viti 1913 ….Xhandarët kthehen dhe vazhdojnë të dërgojnë të burgosurit drejt burgut të Pejës. Ndërsa fratin e fusin në dhe, disa metra më poshtë dhe varrin ai mbulojnë me dushk, që të mos e gjejë askush. Përveç tyre, askush nuk dinte gjë për fatin e fratit. Më vonë, fjala merr dheun. Populli vihet në zi. Ishte kjo një vrasje që tronditi jo vetëm shqiptarët, por edhe gjithë Evropën. Ky lajm u përhap shpejt në qarqet diplomatike dhe kishte zënë vend në krye të faqeve të shtypit austriak, gjerman, italian dhe anglez.

E shihni që vrasja e At Luigjit e morri botën ! . Me kot e kishin malazezet që me intriga e fjalë të tjera, të cilat nuk përkonin me realitetin, të mundohen ta njollosnin emrin e tij dhe ta fshihnin krimin e tyre, edhe të vërtetën për Atë Luigj Palën. Bato ka sy , bota ka veshë
Edhe rrëzimi i varrezave katolike afër Prizrenit ,nga qarqet ekstrem- islamike në Kosovë nga po ata të viteve 1913, 1999 reaguan “Një ditë , para do ditësh qenka ngritur një tornado e egër, e quajtur “ Pa mëshirë “ dha paska bërë kërdi “ se rrëzimi i atyre varrezave apo shkatërrimi ndodhi si shkak i erës së fuqishme që e kishte goditur këtë vend, ku si shkak kishin mbetur edhe disa varreza të myslimanëve të shkatërruara” Bota vrojton , bota heshtë por bota nuk mashtrohet.
Të mendojmë ndryshe dhe jo si na mëson qoftëlargu !

Fahri Xharra, Gjakovë

Nuk i kemi “dy Kosova!”

0

Skënder MULLIQI

Po kemi në medie të ndryshme , në rrjete sociale dhe në paraqitje tjera publike, së cilët janë patriotët të këtij vendi dhe cilët janë tradhetarët !Shkrimet dhe postimet e tilla në këtë temë janë bërë bajate.Njerëzit po etiketohen pa asnjë bazë , duke përjashtuar rastët e veqanta .Është e pa justifikueshme dhe jo e vërtetë një ndarje apo kategorizim I njerzëve të cilët e dojnë Kosovën apo nuk e dojnë Kosovën.

Lista e njerëzve të cilët nuk e dojnë vendin e tyre nuk mund të jetë e gjatë. Një pakicë ka mundësi mos ta dojë vendin e vet për arsyena që ata vet i dijnë.Fabrikimet e tilla vëtem sa për ta denigruar dikënd moralisht dhe kombetarisht , nuk janë të mira .Ndarje më shumë mund të bëhën në njerëz të ndërshëm apo të pa ndershem, ne njerëz më moral të lartë, dhe në njerëz të pa moral, pastaj ndarja në njerëz që po e vjedhin shtetin dhe popullin e vet .Nuk i kemi dy Kosova , por vëtem një Kosovë , e cila është e vogël për hajni .Popullit i duhet një Kosovë, e prosperuar dhe demokratike , jo një Kosovë e dhunshme, e mbushur më krim , korrupcion dhe nepotizëm.Kategoria e atyre që janë pasuruar në kurriz të popullit, kan zgjedhur sulmin ndaj shumicës , si mbrojtja më e mirë. Ata i dinë gabimët e rënda që e kan bërë gjatë këtyre viteve dhe janë përcaktuar për sulme të parreshtura , që mos të lejohen të sulmohen për të palarat e tyre .

Pushtetet e kaluara edhe e bënë ndarjën e qytetarëve në “tanët” dhe të “atyrët”.Në Kosovë shumica po e bëjnë jetën e “robit”, si model i sistemit skllavopronarë.Ne, duhet të gjithë të angazhohemi për një shoqeri të pastër morale dhe kombëtare. Për një shoqëri të prosperuar dhe demokratike , pa krim dhe korrupcion, si dhe dukuri tjera negative.Koha ka qenë që shtetin ta udhëheqin intelektualet, së shumë kohë është humbur duke eksprementuar më njerëz të pa zot për profesionin e politikës. Jeta na është bërë si tryeza në të cilën nuk ka mbetur asgjë për të ngrënë .

Koha është e ndryshimeve radikale për të mirë ,nese mendojmë të mbijetojmë si shtet dhe si popull , në Ballkanin ende të trazuar, dhe të rrethuar më shumë armiqë shekullor…Frazelogjizmave, keqpërdorimeve dhe metodave linquese , ju ka ardhur fundi.

Kryeministër, shkarkojeni Dakën! & Shkarkimi i Dakës i ligjshëm dhe meritor

0

Në foto: Avdullah Hoti dhe Valdete Daka

Nga: Idriz Zeqiraj
Si Mërgatë, kemi përcjellur me dyshim e shqetësim, veprimet destruktive të kryetarës të KQZ, Valdete Daka, në komunikimin dhe trajtimin e mërgimtarëve, për çështjen e votimit. Koordinimet e institucioneve ligjore, që nga Gjykata Kushtetuese, PZAP e deri ke kryetrja Daka, me KQZ e saj, kanë qenë në dakordim, për ta sabotuar, madje, sa më shumë që është e mundur, votimin e Mërgatës tonë. Arsyet, tashmë, janë bërë të njohura për opinionin gjithëshqiptar.

Fillimisht, dy partitë: PDK dhe LDK, refuzuan organizimin e lehtësuar të votimit në Mërgatë, edhe pse mërgimtarët, prej vitësh janë në kërkim të kësaj të drejte ligjore e kushtetuese, si qytetarë të Kosovës. Madje, nënkryetari i PDK-së, Abelard Tahiri, ka mashtruar shqiptarët se “mërgimtarët nuk kërkojnë votimin, por vetëm përfaqësimin në Parlament!” Kjo është një shpifje monstrume. Përkundrazi, mërgata, e cila përbën gjysmën e popullësisë të Kosovës, ka kërkuar ushtrimin e së drejtës, për votim të organizuar në Mërgatë, si dhe përfaqësimin në Parlament.

Subjektet politike, të organizuara në Mërgatë, përzgjodhën një numër minimalisht kandidatësh, për deputetë dhe u përcollën emrat e tyre partive politike përkatëse në Atdhe. Mirëpo, e gjithë kjo është një formalitet, një mashtrim, sepse konkurrenca nuk është e barabartë, duke qenë larg Atdheut. Rrjedhimisht, është iluzive, për të arritur kuotën e votave të nevojshme. Statuti i tyre duhej të ishte i veçantë, meqë përzgjedhja është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme, ata duhet të gëzojnë vendet e rezervuara, pra, status të veçantë.

Rregullorja e votimit me postë, kësaj radhe u komplikua, qëllimshëm, edhe më shumë. Udhëzimet kontraverse, me shtesë kërkesash, flasin për pengesa të qëllimshme e provokative. Ky mision i pistë, tashmë, i është ngarkuar kryetarës së KQZ, Valdete Daka. Disa nga anëtarët e KQZ, reaguan dhe denoncuan, më kohë, se “diçka po zihet”, dhe “kryetarja po fletë në emër të Komisionit të KQZ, pa qenë e autorizuar!”

Kushti i thirrje-përgjigjeve telefonike verifikuese të mërgimtarëve, dështoi turpshëm. Afatizimet aplikuese dhe votuese, ishin dhe mbetën bllokuese dhe zhgënjyese. Për të gjitha këto anomali e poshtërsi, paraprakisht të projektuara, në qendër të fajësisë e vënë, pikërisht, kryetarën e KQZ, Valdete Daka. Prej këtej rrjedhë dyshimi i bazuar, se kryetarja ka marrë obligime sabotuese për votimin e Mërgatës shqiptare. Thënë troç, ajo është e shantazhuar dhe vepron e dirigjuar. Andaj, asaj duhet dhënë ndihma e nevojshme, duke e liruar nga detyra e kryetarës të KQZ.

Shembull: Kur shoqëruesi i kudoshëm i Presidentit Rugova, Adnan Merovci, u shantazhua nga krerët kriminelë të LPK-së, ndoshta, edhe për likuidimin fizik, helmim, Dr. Rugova e liroi nga të qenit shoqërues i Tij. Zotëri Merovci, për kohën, mençurisht e motivoi lirimin: “Tepricë teknologjike!” Realisht, ai, për këtë veprim mençurak, i është shumë mirënjohës shefit Rugovë. Dhe, kjo mirënjohje e respekt, shprehet në librin “Një hap me Rugovën” dhe kurdoherë që i jipet rasti.

Prandaj, kryeministër Hoti, shkarkojeni Dakën nga kryetare të KQZ, madje, qysh sot. Sepse, është ajo që nuk pranon zgjatjen e afatit të dërgimit të dokumentacionit votues, deri në datën 21 shkurt! Edhe pse janë mijëra fletë-vpotime në rrugëtim e sipër, të cilat, assesi, nuk do të arrijnë deri më 12 shkurt në KQZ, siç afatizon kryetarja Daka! Dhe, nëse nuk e bëni këtë, lind dyshimi i bazuar se jeni pjesë e sabotimit të pjesëmarrjes të mërgimtarëve tanë, në votimin e ligjshëm të tyre. Rrjedhimisht, bëheni pjesë e krimit! Jua kujtojmë, se keni heshtur edhe në kërkesën e ligjshme të Mërgatës, të titulluar “Diskriminimi i mërgimtarëve”, ku thirreni për të ndërhyrë, pikërisht, për këtë problem!

Përgjatë vizitës Tuaj zyrtare, vitin e shkuar, në Mynih, në një takim, me ne, përfaqësues të mërgimtarëve, të Bavarisë gjermane, premtimi për angazhimin Tuaj për Mërgatën, ishte domëthënës. Andaj, mbajeni fjalën, Kryeministër!

Mërgimtarët, pas të gjitha atyre konspiracioneve të pista, të bëra nga KQZ, në koordinim me horrakët e Gjykatës Kushtetuese dhe PZAP, ngulmojnë që afati i fundit të nisjeve të fletë-votimeve, të jetë data 21 shkurt. Është rregull postar botëror, që afati i korrespondencës llogaritet nga data e shënuar mbi pullën postare. Dhe, kurrë me datën e arritjes në destinacion, në rastin konkret, në KQZ. Injorancën, mosnjohjen e kësaj rregulloreje postare elementare, nga ana e kryetarës Daka, nuk duhet ta vuajnë mërgimtarët, me mohimin e të drejtës së votimit të tyre!

Fundja, kryetarja Daka s`ka pse nxitohet, ndërkohë që nuk është “me bythë në prush!”

Kujdes nga heshtja burokratike, Kryeministër! Sepse, edhe heshtjet kushtojnë, qoftë për personalitetin e Kryeministrit, qoftë për partinë që përfaqëson – LDK-në dhe Shtetin e Kosovës. Sepse, atëherë, kur shkelet e drejta e qytetarëve, SHTETI nuk është SHTET! Të premtën “e zezë”, sipas Dakës, skadon afati i pranimit të Fletë-votimeve të mërgimtarëve. Ndërkohë, shumë mijëra Fletë-votime, vazhdojnë të jenë stoqe nëpër postat botërore, pa shansë teorike, për të arritur në afatin e fundit, të caktuar, dhunshëm, nga dhunuesja e KQZ, Valdete Daka.

Prandaj, Kryeminister i nderuar, veproni, mos heshtni, siç i keni heshtur dhe shpërfillur kërkesën e ligjshme të mërgimtarëve, për të votuar dinjitetshëm. Ju e heshtet, deri në injorim, kërkesën e Mërgimtarëve, për shtyrje të afatit, për pranimin e fletë-votimeve.

Të paktën, ndërhyni, me autoritetin që ju garanton pozita e Kryeministrit: Të mos asgjësohen Fletë-votimet, të cilat do të arrijnë nga Mërgata, në KQZ, pas afatit të dhunshëm dhe idiotesk, të caktuar nga kryetarja Valdete Daka. Pra, të rezervohen, për të pritur shqyrtimin dhe vendimin e pjekur të Kryeminnistrit të vendit.

Për fund: Kërkesa aktuale e mërgimtarëve, drejtuar Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, është: Të shtyhet afati i dërgimit të Fletë-votimeve deri me datën 21 shkurt.

Vjosa Osmani me Valdete Dakën
         Shkarkimi i Dakës i ligjshëm dhe meritor
 
Idriz Zeqiraj
     Shqiptarët e përbotshëm janë të provokuar dhe, skajshëm, të irrituar nga sjellja prepotente, mujëshare e kryetares të KQZ, Valdete Daka. E përzgjedhur nga Hashim Thaçi, ajo i ndeji besnik rolit partiak e përçarës, gjithnjë në shërbim të PDK-së të saj. Kapadaillëku i Dakës, kulmoi në zgjedhjet e shkurtit të sivjem.
     Shqiptarët kujtojnë, me neveri, zënkat e përsëritura të kryetarës Daka, me koimsionerët e LVV-së, Kurteshi e Rama. Ndërkohë që, 8 (tetë) komisionerët tjerë, heshtnin ose bënin ndonjë ndërhyrje hipokrite, në favor të shefës së tyre.
     Familja Kurteshi ishte bastion kundër pushtetit serbo-sllav. Vuajtën burgjet e rënda politike. Njëri syrësh ishte edhe Sami Kurteshi, i kyçur qysh në rininë e hershme të tij, në organizimet ilegale. Ai kishte vënë jetën e tij në shërbim të popullit, të Kosovës. Ai nuk mund të heshte para maskaradës të shelegës të Hashimit, Daka.
     Dhe, çfarë ndodhte? Në mungesë të fakteve kundërshtuese, për t`i bindur Kurteshin dhe Ramën të LVV, mblidhte letrat, merrte çantën dhe lëshonte mbledhjen. Ky ishte një veprim klishe i saj! Në vend që të reagonin anëtarët e KQZ, t`i thonin se “shko në të s`ëmës, se në karrikën e parë, nuk ke për t`u ulur më”, 8 syrësh, bythë-pambuk, si lakej, i shkonin prapa shefës Daka, ndërsa në sallë qëndronin vetëm dy komisionerët e LVV!
     Urrejtja patologjike e Valdete Dakës, ndaj Mërgatës shqiptare, është proverbiale. Janë mijëra ankesa, drejtuar qeverisë paraprake dhe kryetarës të KQZ, Valdete Daka, për afatizime më të hershme, më të gjata, për ta mundësuar votimin e tyre me postë. Një arsye shtesë ishte Pandemia, që, për t`u mbrojtur nga bartja e virusit -COVID-, disa shtete, kishin pezulluar shërbimet postare, si p.sh. Franca. Mërgimtarët bënin qindra kilometra rrugëtime e shpenzime, për t`i postuar nga ndonjë shtet tjetër, formularët votues të tyre.
     E kemi parë e dëgjuar, në transmetimin e drejtëpërdrejtë, zotëri Kurteshin, duke e lutur kryetaren e tij, Dakën, për ta shtyrë, qoftë edhe për disa orë, afatin e pranimit të zarfave të Mërgatës. Dhe, çuditërisht, ajo, ose e refuzonte me veto, ose e hidhte në votim. Dhe, gjithëherë, kryetarja dilte fituese, sepse komisionerët zvarranikë, të partive në koalicion të PAN-it, me patericat  e tij, drejtoheshin nga Hashim Thaçi dhe SHIK-u i tij.
     Në disa raste, kur Mërgimtarët mësonin se vonesat postare janë enorme dhe, votimi i dështuar ishte i parathënë, atëherë familjarët, pëfshijë familjen e gjerë, sipas të gjitha rregullave të pullosjes të zarfave, autorizonin njërin nga familjarët, të udhëtonte për në Kosovë, t`i dorëzonte zarfat dorazi në KQZ. Megjthatë, ky stërmundim e shpenzim, i shkonte kot, sepse KQZ nuk i pranonte zarfat, me arsyetimin se “duhet të dërgohen me postë, madje, nga shteti ku jeton!”
     Dhe, si i trajtoi kryetarja e KQZ, Valdete Daka, formularët e votuar, të ardhur në zarfa të mbyllur:
     Lajmi i parë i KQZ: Kanë ardhur nga Mërgata 174.000 zarfa me fletë-votime. Dhe, pas 4-5 ditësh, njoftimi i dytë, po nga KQZ: Nga 174 mijë zarfa, me fletë-votime, 72.000 janë të pavlefshëm! Çdo koment është i tepërt!
               Zhurmimi i turpshëm i opozitës dhe i Shoqërisë Civile
     “Shumë zhurmë, për asgjë”,- ka ardhur një shprehje nga një dramë e mirënjohur e Mesjetës. Në rastin e vendimit të presidentës, Vjosë Osmani, për shkarkimin e kryetares të KQZ, Valdete Daka, sa të drejtë, aq edhe të vonuar, zhurmimi i opozitës, është mjeran dhe i turpshëm. Motivimi i shkarkimit të Dakës, nga Presidentja e vendit, është i matur dhe fort i saktë. Në mes tjerash, ajo përmend animin partiak, në veçanti, trajtimin hiç korrekt, për të mos thënë bizar, të votave të mërgimtarëve. Mjaftueshëm janë këto dy fakte, për shkarkimin e Dakës.
     Para skenave të vazhdueshme konfliktuoze, të Dakës, me komisionerët kundërshtarë të saj, nuk mund të rrinte indiferente presidentja Vjosë, qoftë ajo edhe kushërirë e saj. Kupa ishte mbushur. Dorëheqjen kryetares Daka, ia kishin kërkuar, në vijimësi, edhe kolegët e saj, Sami Kurteshi dhe Amir Rama të LVV. Madje, së fundi, duke ia përmendur “vjedhjen industriale të votave”, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.
     Edhe vet Daka kishte pranuar se “jam bërë femra më e urryer në Kosovë”, pikërisht, për sjelljet e saj të njëanshme e abuzive partiake. Shkurt, ajo kishte gënjyer, për, kinse, neutralitetin, asnjanësinë e saj partiake. Ndërkohë që, i tërë qëndrimi saj, fliste për obligime partiake, që kishte marrë, ndaj PDK-s. Prandaj edhe i ishte vazhduar mandati i dytë, 7-vjeçarë, në krye të KQZ nga Hashim Thaçi.
     Opozita, “si në kor bretkocash”, zhurmon vazhdimisht e fiktivisht, “për drejtim dinjitoz, paanshmëri, partiake, përformancë të shkëlqyer”, të ish-kryetares Daka. Dhe, për çfarë përformance “të leshit”, mund të bëhet fjalë, kur ajo “luante koçe” me komisionerët, duke i shpërfillur tërësisht! Këto përrallisje, sa të zhurmëshme, aq edhe të turpshme, nuk bindin shqiptarët, të cilët kanë parë sjelljet vulgare dhe mospërfillëse, karshi kolegëve që rezononin ndryshe.
      Falsiteti se fajësia është kolektive, edhe për komisionerët tjerë, që e trumbëtojnë zhurmaxhinjtë e opozitës, kërkon sqarim: Përjashto dy komisionerët e LVV, 8 (tetë) komisionerët tjerë, “shkriheshin” në një, pra, i përfaqësonte kryetarja Daka. Sepse të gjitha subjektet politike, nga vinin ata, i drejtonte Thaçi me SHIK-un e tij. Natyrisht, ata fajësohen për servilitetin e vetëdijshëm ndaj kryetares Daka, prandaj, edhe duhet të vetë-dorëhiqen. Por, fajësia e madhe, deri në shkatërrim të KQZ, i takon kryetares Daka, si kryemanipuluese e tyre. Andaj, edhe shkarkimi i saj ishte domosdo.
     Përrallisje se presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, “shkarkuan Dakën para zgjedhjeve komunale të tetorit, kinse, për t`i kapur institucionet e pavarura”, nuk qëndron fare. Realisht, KQZ ishte i kapur dhe stërkapur nga Hashimi dhe banda e tij. Fundja, LVV dhe Lista -GUXO- fituan zgjedhjet, në saje të premtimit për ndryshimin e shumëpritur, nga populli i Kosovës dhe shqiptarët e kudondodhur. Sepse ishin lodhur nga qeverisja kriminale e PAN-it, duke e përdorur, ndër vite, edhe LDK-në si patericë. Populli është i tmerruar nga nënshkrimet fatale, në dëm të Kosovës, deri në tradhti kombëtare, të bëra nga krerët e koalicionit PDK-LDK, përçka po përballet, edhe sot e gjithë ditën, qeveria aktuale e Kurtit.
     Çuditë fakti se një pjesë e Shoqërisë civile, me reagimet e saj paushalle, bëhet vegël e opozitës! Ajo na kujton simotrat e saj në shërbim të Ramës shqiptar, Orbanit hungarez, Llukashenkos bjellorus. Fort aktiv, të zëshëm po tregohen, në mbrojtjen e porositur të ish-kryetares prepotente e kryeneçe Daka. Referenca për Dakën, të ushtrojë padi në Kushtetuese, është e shumanëshme. Tani kemi rastin për ta vënë në provë, nëse Kushtetuesja ka vrarë frikën, nga kapësi i institucioneve dhe i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi?!
     Edhe Kimetja jonë simpatike, e cila shquhet për integritet, këtë herë ia huqi! Detyra dhe kushërira janë dy gjëra, të cilat nuk duhet ngatërruar ashtu siç bënë, aksidentalisht, “hazër xhevapja” Kimete!
     Me bordet e kapura, “dhuratë” e Hashimit, nuk mund të këtë as ndryshim dhe as ecje para. Etapat duhet djegur, për ta përshpejtuar ndryshimin. Shikoni RTK-në “publike”, e pushtuar nga banda e LPK-së, pas çlirimit, me tytën e armëve, njësoj si banda e Millosheviçit, më 1989, duke larguar, dhunshëm, kuadrin profesional, që u përball, me stoicizëm e heroizëm, me pushtuesin serbo-sllav, të paktën, për një dekadë radhazi.
     Llogaritën të jenë afro 200 punonjës, më saktë, të punësuar, ca syrësh paguhen kontrabandë, pa u paraqitur fare në punë! Krahasoni sa punëtorë kanë televizionet tjera në Kosovë, me shikueshmëri shumë më të madhe dhe programe më cilësore, se sa RTK-ja?! Bordi aktual, besnikë të shefave emërues të tyre, provokojnë popullin e Kosovës, me temat përçarëse për luftën, se kush ishte në krye dhe kush në bisht, në përjekjet e ethshme, për ta falsifikuar historinë më të re të Kosovës, siç bëri kryekrimineli filosllav Enver Hoxha, përgjatë sundimit të tij despotik e profan!
     Thirrja në ligje, të cilat sigurojnë të drejtën e të punësuarëve, edhe atëherë kur emërimet janë nepotike dhe hiç profesionale, si dhe fitimi, lehtësisht, i gjyqeve, për kthim të sërishëm në punë dhe dëmshpëblim, duhet parë dhe ndryshuar ligjet përkatëse. Është një plojë e vërtetë, në të gjithë sistemin e drejtësisë. Edhe rezistenca, sfidimi i qeverisë, i pushtetit dhe shtetit aktual, nga ana e opozitës, duhet parë, pikërisht, nga defektet e stazhionuara, qëllimshëm, nga banda e PAN-it në pushtet, më parë.
     Si duket LDK-ja nuk ka mësuar asgjë, nga e kaluara e afërt, kur bashkoi votën me PDK-në, për ta penguar organizimin e votimit të lehtësuar në Mërgatë, në ambasada, konsulata, Klube e Shoqata, me monitorimin e personelit diplomatik dhe të kuadrove vendore. Për rrjedhojë, hakmarrja ishte fatale. Mërgimtarët nuk votuan subjektet politike, për veprimet skandaloze, kundër organizimit të votimit të lehtësuar të tyre.
     Sot LDK-ja i bashkohet PAN-it, thellësisht, të inkriminuar, në bojkotimin e takimit të Komisionit Qëndror Zgjedhor, duke mos njohur as kryetarin e ri të KQZ, Kreshnik Radoniqi, të emëruar nga Presidentja e vendit! Kjo, jo vetëm nuk e nderon LDK-në, në rrugën e saj reformuese, përkundrazi, i kushton. Sepse, Mërgata, jo vetëm e ka përshëndetur shkarkimin e kryetares Daka, anëtare e PDK-së, por, e konsideron si shumë të vonuar.
     Anëtarët e LDK-së, rugovistë të thekur, përfshirë edhe ata veteranë, me zemër të thyer, nuk votuan – partinë e zemrës -, vetëm për ta shkëputur nga ingranazhi, kthetrat e PAN-it dhe të SHIK-ut të tij. Ndërkohë, udhëheqja e re, njësoj si e vjetra, provokon sërishmi, duke koordinuar veprimet anti-reforma, për t`i mbrojtur kuadrot e PAN-it, të instaluar, dhunshëm, në krye të bordeve, nga Hashim Thaçi, në rastin konkret, Valdete Dakën!
     Akuzat inatçore të opozitës, kryesisht, PAN-it, kundër presidentës brilante, Vjosë Osmani, vazhdojnë me të njëjtin intensitet, si në fushatën zgjedhore. Ajo denoncoi falsitetin zgjedhor në partinë e saj, LDK-e, duke denoncuar, në mënyrë zinxhirore, të gjitha subjektet politike, të cilat riciklonin dhe riciklojnë kriminelë e hajna, në drejtim të partive të tyre.

     Presidentja Vjosë Osmani, nuk mund ta mbronte më tej kushërirën e saj, Valdete, sepse ajo e kishte mbushur kupën. Megjthatë, donte ta lehtësonte lëndimin e saj, duke i kërkuar dorëheqjen vullnetare, të cilën ia kishin kërkuar edhe më parë, disa kolegë të saj, mërgata, në përgjithësi, dhe shumica absolute e shqiptarëve.

     Por, ajo kishte marrë obligime nga partia e saj, PDK, andaj, duhej ta refuzonte dorëheqjen, për t`i dhënë shkas zhurmës çakorduese të opozitës. Me këtë akt, Daka po kryen shërbimin e fundit partiak, duke luajtur rolin e viktimës, kinse, shkarkimi është politik!

Megjithatë, duke e punësuar Valdete Dakën, në Gjykatën Supreme, “në vend të kafshimit, e puthën!” Një emërim i dyshimtë, hiç i gjetur, sepse, ajo, duke qenë në krye të KQZ, abuzoi me postin, duke shpërfaqur njëanëshmëri të theksuar partiake e politike. Duket se ajo ka miq të pushtetshëm, në mesin e tyre edhe kushërirën presidente, Vjosë Osmanin!

Bindjet politike të deputetëve opozitar, mbetën skllevër të të huajve!

0

Afrim Caka, Gjakovë

Ç’pamje kishin në të gjitha këto raste deputetët me politikën e tyre si profesion kryesor? Gënjeshtra i ka mbajtur shqiptarët gjithnjë nën zgjedhë. Është koha ta njohim ato pak të vërteta të humbura në mjegullnajat e dokrrave të opozitarëve politik që errësojnë historinë dardane dhe kanë errësuar pothuajse gjithmonë edhe në analet e kombeve tjera. Në zgjedhjet e fundit ka ende fanatikë në ndonjë skutë të humbur te partitë opozitare, por jo është sëmundje që moleps vetëm opozitarët e ulët.

Këta janë paria provinciale Prishtinës, me politikanët ndërkombëtar të krimit, familjet lokale kriminale dhe partitë e vogla të tyre, mendësia e tyre e vjetruar “katundare”, sistemi i ndërtuar në këta 20 vjet, ndasitë e thella dhe vetë skllavëria e materializmit dhe UNËTIS ku tashmë e kanë kyçur veten dhe në emër të së cilës kanë shitur gjithçka atdheun, besën e karakterin, edhe të ardhmen e fëmijëve tanë. Prandaj, duke e njohur fuqinë, qartësinë, vetëdijën e përkushtimin e këtyre forcave tmerrësisht anti/kombëtare që e kanë brejtur e shkatërruar kombin e atdheun, pyetja është se a ka shpresë për ne shqiptarët e mbetur me këtë opozitë kryekëputë mbi atë realitet shoqëror e kulturor të dalë dramatikisht nga pas lufta e deri më sot, veçanërisht anti/shqiptare? Deputetët jo profesionistë, siç e pamë, zhvilluan në të kaluarën gjatë luftës së liderëve kundër shtyllave të shoqërisë duket në shërbim të të parëve të tyre, bëhen zakonisht demagog shumë të këqinj. Pikërisht natyrat e tyre me nivel të ulët morali janë politikanë të këqinj, para së gjithash në nocionin politik të fjalës janë deputetë pa ndjenjë përgjegjësie dhe në këtë sens janë politikanë me nivel të ulët morali e karakteri, të tilë siç kemi patur ne fatkeqësisht njëzet vjet rreshtë në pozicionet drejtuese. Të gjitha luftërat partiake nuk janë vetëm luftëra për qëllime objektive, por para së gjithash edhe për akraballëqe në shpërndarjen e posteve.

Në këtë pikë do të ishte në interes të dinin se cilat qenë bindjet politike e fetare të deputetëve opozitar dhe cili ishte programi i tyre politik – “ai serb apo alla Grenellçe”. Për sa u takon bindjeve të tyre politike, përgjegjësia është e thjeshtë, pasi vetë ata e kanë shprehur shumë qart qëndrimin e tyre në parlament, veçanarisht e: “Ardhmja e një iluzioni politik e korruptiv në partitë opozitare”. Deputetët e konsideronin besimin te votuesi si një fiksim të një dëshire nostalgjike për një figurë atërore (Enver Hoxhaj) që i mbron nga gjithçka, shprehje të dëshirës për t’u ndihmuar e shpëtuar, kur në të vërtetë deputeti, në mos e shpëton vetveten, të paktën e ndihmon atë, duke mos u shkëputur nga iluzionet korruptive dhe duke vënë në veprim forcën, arsyen dhe aftësitë e tyre. Përgjithësisht, politikanët opozitar janë vlerësuar si rebel; ata sfiduan opinionin dhe autoritetet e drejtësis. Kur them rebel, nënkuptoj që ishin deputet që luftonin kundër autoriteteve ekzistuese, për mua vetë ata donin të bëheshin të tillë dhe të tjerët duhet t’i nënshtroheshin këtij grupi rebeluesish.

Kemi një komb të shkatërruar dhe po rrisim me ndërgjegje, skllevër për parinë e Brojës, Prapashticës e Prishtinës dhe mentarët e tyre të huaj. Kemi një opozitë që mbron interesat e huaja dhe të pakicave dhe veç për shqiptarët nuk mendon. Qëndrimi politik i opozitarve është më i vështirë për t’u përshkruar, pasi ata asnjëherë nuk dhanë një formulim të tërin sistematik. Ata janë shumë më të ndërlikuar dhe kundërshtues ndaj ndryshimeve politike. Nga njëra anë shquhen qartë prirjet e tyre radikale të lidhur me afera korruptive. Siç e kemi përmendur, në periudhën e miqësisë me “krimin e organizuar dhe korrupsionin”, gjatë viteve të pas luftës, ka shumë të ngjarë që opozitarët të ishin ndikuar nga idetë e kapjes së shtetit. Faktikisht, i gjithë sistemi i tyre psikologjik s’ka sesi të mosë shqyrtohet plotësisht, nëse nuk shqyrtojmë filozofinë e tyre sociale e kulturore mbi të cilën ata qenë ndërtuar. Bindjet e opozites që elita e tyre e krijuar për shantazhe, nuk e kursyen kapjen e shtetit. E tërë e fshehta e maskimit, që politikanët opozitar asnjëherë nuk e shpjeguan plotësisht sjelljet e tyre politike, që ka të bëjë me formimin e kapitalit sipas modelit të “Kosta Nostra” të shkekullit nëntëmbëdhjetë. Kultura e tyre është produkt i ndrydhjes të Drejtësisë, ashtu si pasuria është produkt i krimit të organizuar, e kam fjalën për paraqitjen e politikanëve si qenie thellsisht agresiv dhe konkurues për çdo tender.

Në Dardani nuk ka pasur privatizim, ka pasur tjetërsim, plaçkë dhe uzurpim! Nuk e di pse Drejtësia nuk ua thot hajdutëve këtë në sy! Gjithashtu eshtë territori për dragojtë e uritur për pushtet… dhe pikërishte kjo anomali që qëndrojnë kaq gjatë në politik mbajnë peng Dardaninë. Vetëm vendet e prampambetura monarkike mund të kenë politikanë që qëndrojnë kaq gjatë në politik ka bërë që shteti të kapet nga korrupsioni e mafija politike. Janë vetë mafija që na mbajnë pengë mafija. Duke i sjellur dëme të pa llogaritshme vendit…. Ky agresivitet mizor, zakonisht, ka nevoj për një shkak, ose i shërben cilit do qëllim tjetër, që mund të arrihej edhe me mjete më të forta. Në rethanat të caktuara, kur forcat e kundërta psikike, që zakonisht e pengojnë dhe rreshtin së vepruari, ajo shfaqet edhe në mënyrë spontane dhe shpalos te opozita bindjet e bishës së egër, që nuk do t’ia dijë për respektin ndaj llojit të vet.

Dhe kjo analogji duket akoma më rrnqethëse kur shikojmë nga njëra anë që organizimi ushtarak i asaj partie “mjesjetare” është si një ushtri e “pastër” kalorsiake e ndërtuar sipas regjistrave mafijoz dhe fisnikët e korruptuar morën pothuajse të gjitha postet drejtuese në pushtet, pra me një fjalë iu desht patjetër të rimerrnin thjesht të gjitha gjërat e luftuara prej tyre si institucionet të klasave borgjeze, për të mbajtur nënsundim shtetin dhe ekonominë e përveç këtyre morën në punë përseri agjentët e pushtetit të kaluar si instrument kryesor të pushtetit të tyre shtetëror.

Por ne këtu s’kemi pse të mirremi me parti e organizata të dhunës, përkundrazi duhet të merremi me politikanët “profesionistë”, të cilët synojnë të vijnë në parlamentë nëpërmjet fushatës së kthjellët paqësore të partisë në tregun e votave elektorale. Në shtetin tonë, qarqet pa arsim dhe me pasuri nën drejtimin mendor të shtresave tipike të “intelektualëve” të oksidentit u ndanë në parti, mbi parti e nën parti, një pjesë sipas interesave klasore e familjare, një pjesë sipas traditës familjare lokale, një pjesë sipas përcaktimeve të kulluara ideologjike fetare dhe i drejtuan kundër shtyllës së tyre shoqërore.

Mungon koordinimi ne mes shqiptarëve për ndryshimet e ligjit zgjedhor

0

Në foto: Një pamje e Kalasë së Ulqinit

Nga: Nail Draga, Ulqin

Diskursi politik

 Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për  ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët, duke dëshmuar se një çështje e tillë nuk është personale apo partiake  por preokupim i të gjithëve, andaj duhet  të takohën sa më parë,  sidomos kur momentalisht kemi pauzë në këtë grup punues, si rezultat i bojkotit nga opozita aktuale(DPS) e cila është e pakënaqur me qeverinë dhe politikën e shumicës së re parlamentare.

Pasi kemi të bëjmë me çështjën  e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve  duhet  dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor.

Në lidhje me këtë çështje opinioni i gjerë është informuar me kohë se ekziston gadishmëri në mes shumicës së re parlamentare dhe opozitës për ndryshime ne lidhje me ligjin zgjedhor. Por, tash kemi një dallim sepse janë ndryshuar rolet sepse opozita e tashmë ishte pozitë për tre dekada, ndërsa ish opozita tash është pozitë, do të thot pushtet andaj është rasti që në këtë aspekt të gjindet një kompromis për të gjithë subjektët e jetës parlamentare në Mal të Zi. Çështje të veçantë paraqet përbërja e këtij komisioni dhe sa do të jenë serioz e të gatshëm të ballafaqohen realisht në ndryshimin e ligjit zgjedhor, që thënë të vërtetën ka qenë i miratuar vazhdimisht sipas shijes së shumicës parlamentare. Madje në këtë aspekt ne shqiptarët jemi dëshmiatrë se kur ishin në pyetje interesat politike janë bërë bashkë pozita e opozita(DPS-DF), sikurse rasti i miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor në shtator të vitit 2011, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura. Ishte ky veprim destruktiv dhe kundër barazisë nacionale e qytetare të shqiptarëve.

Grupi punues vetëm me një shqiptar

Sipas të dhënave nga Kuvendi i Malit të Zi grupi punues për  reformën zgjedhore  përbëhet nga 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) që përbëhet prej përfaqësuesëve të partive politike. Nga përbërja e tillë del qartë se shqiptarët përfaqësohen vetëm me një person, deputetin  

G.Nimanbegu, që jep për të kuptuar se çështjës së përfaqësimit të popujve pakicë nuk iu është kushtuar kujdesi i duhur.

Pikërisht, kemi të bëjmë me qasjën unitariste që jep për të kuptuar se edhe kjo përbërje e ka të vështirë të distancohet nga e kaluara, sepse përfaqësimi i popujve pakicë(shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët) mund të bëhët nga përfaqësuesit autentik,  si kudo në botën demokratike, sepse përfaqësimi dhe prezantimi i tyre, nuk mund të trajtohet si çështje formale.

Në kërkim të drejtave të mohuara

Se në Mal të Zi kemi të bëjmë me një qeverisje të pakonsoliduar, dëshmon konstatimi se pjesëtarët e popujve pakicë  vazhdimisht janë margjinalizuar kur është vendosur në lidhje me ndryshimin e ligjin zgjedhor.

Ndonëse në Mal të Zi sipas Ligjit të pakicave cekët së të drejtat e arritura nuk mund të cenohen, këtu ndodhi pikërisht e kundërta, sepse  me rastin e miratimit  të ndryshimeve të ligjit zgjedhor në vitin 2011, shqiptarëve iu mohuan të drejtat e arritura ku në „njësinë zgjedhore“ e cila jepte pesë deputet, ai numër u ndryshua duke iu mundësuar të fitojnë maksimalisht tre deputet me një formulim të veçantë të pa njohur deri më tash në Mal të Zi. Ishte pikërisht ky vendimi i shumicës parlamentare që i detyroj deputetet shqiptarë(4) të lëshojnë seancën e parlamentit në mënyrë demonstrative(11 shtator 2011), sepse ishte një votim kundër barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve.

Por, shumicës parlamentare as që i interesonte një qendrim i tillë i shqiptarëve dhe me shumicë votash(DPS-DF) miratoi ligjin e ri zgjedhor, i cili filloi të zbatohet në zgjedhjet vijuese parlamentare(2012), duke dëshmuar rënien e numrit të deputetëve shqiptarë nga katër në dy, sipas skenarit të pushtetit, që ishte dëshmi praktike e diskriminimit përmes  ligjit zgjedhor.

Pse u ndryshu ligji zgjedhor?

Në sajë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 29 mars 2009, shqiptarët u moblizuan si rrallë herë dhe arritën një fitore spektakulare, sepse nga 5 deputetë që  jepte “njësia e veçantë zgjedhore”  e vendvotimeve shqiptare, ata fituan 4 deputetë, ndërsa DPS-i 1 deputet. Ishte ky një sinjal për pushtetin(DPS), se shqipatrët po bëhën me peshë madje me këtë numër mund të vendosin në të ardhmën për formimin e shumicës parlamentare e më të edhe të qeverisë.

Andaj për të eliminuar një mundësi të faktorizimit të shqiptarëve në të ardhmën ata  menduan të ndryshojnë ligjin zgjedhor që e realizuan me 11 shtator 2011, që ishte skenar dhe regji e shumicës parlamentare, e cila kësaj here u mbeshtet edhe nga opozita proserbe, të cilat u bashkuan bashkë kundër shqiptarëve, për interesa politike e strategjike.

Madje, duhet cekur ndonëse ky ligj iu mundëson shqiptarëve të përfaqësohen me së shumti me  tre deputetë autentik, por në sajë të situates në terren  del qartë së mund të fitohen dy deputet ndërsa i treti mbetet si mundësi teorike, ku zgjedhjet parlamentare nga viti 2012-2020 e dëshmojnë me së miri një konstatim të tillë.

Mungon koordinimi në mes shqiptarëve

Duke marrë parasysh se në lidhje me këtë çështje ky grup punues pavarësisht pengesave  të ndryshme subjektive për momentin është në pauzë, si rezultat i bojkotit nga opozita(DPS) besoj se do të vazhdojë të punojë dhe do të arrijë një kompromis për marrëveshje dhe votim në kuvend, është e udhës që të kemi një koordinim ne vet subjektëve politike të shqiptarëve.

Kujtojmë me ketë rast se në Kuvendin e Malit të Zi(31.10.2018) me ftesë të nënkryetarit të atëhershëm parlamentit G.Nimanbegu është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi me temë për reformën e ligjit zgjedhor. Në takim  kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike përveç PD e LDSH. Pjesëmarrësit nga takimi i tillë kanë vlerësuar se ligji zgjedhor ekzistues është diskriminues kur ka të bëjë me përfaqësimin autentik te shqiptarëve, sepse nga katër deputet që i kishim në vitin 2011, me pas përfaqësimi ka rënë në dy apo një deputet, që është diskriminues për shqiptarët.

Çështja shqiptare, jo si pronë private

Andaj, duke marrë parasysh peshën e një ligji të tillë, shqiptarët duhet të jenë unik, duke lënë anash interesat personale, partiake  e klaneve të ndryshme, sepse të drejtat e shqiptarëve nuk janë pronë personale e partiake, sepse çështja shqiptare iu takon të gjithëve.

Pikërisht duke marrë parasysh këtë mision  është e udhës për një takim të përbashkët të gjitha subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Organizimi i një takimi të tillë duhet të jetë sa ma parë me kuadra të dëshmuara me etikë profesionale  duke ofruar përfundime optimale, që janë në favor të avancimit   të ligjit zgjedhor sipas standardëve ndërkombëtare.

Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për  ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Pasi kemi të bëjmë me çështjën  e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve duhet  dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare.

Përfundimisht duhet kuptuar të gjithë se pushtetit i intereson që shqiptarët të jenë të përfaqësuar  sa me pakë deputetë shqiptarë autentik, konkretisht mundësisht vetëm me një deputet, dhe  ai të jetë sipas shijes së pushtetit apo me kostumin e tyre.

(Qershor 2021)

“Zajednica” që po nënçmon Kosovën dhe Shqiptarët!

0
Nga: Ahmet Asani
▪︎Kërkesa që serbet e Kosovës të kenë “Bashkësi të Komunave me shumicë serbe në Kosovë”, të cilën serbët qellimisht e quajnë “Bashkësia e Komunave serbe” (“Zajednica srpskih opština”), ështê nënçmimi më i madh që po i bëhet Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni!
▪︎Të kerkosh për serbet e Kosovës Autonomi teritoriale me te drejta ekzekutive brenda shtetit të Kosovës, e t’mos kerkosh të njejtën gjë per shqiptaret ne Serbi, Maqedoni e Mal të Zi, i bie qe Seria, Maqedonia dhe Mali i Zi janë shtete demokratike dhe atje shqiptarëve nuk u duhet kurrëfar Autonomie, kurse në Kosovë ku nuk ka demokraci, serbëve u duhet të kenë Autonomi, që t’mund të mbrohen nga diktatura e sistemit të ndertuar nga shumica shqiptare! TURP!

Pasojat shëndetësore nga COVID 19

0

Nga: Msc Kosovare Gjevukaj – Psikologe Klinike, Pejë

Paraqitja e pandemise , ka shfaqur ankth dhe pasiguri në botë , po e njejta edhe në vendin tonë.Kjo pandemi fatkeqësisht ka ndikuar që të rriten dhe shqetësimet e qytetarëve së qka e nesërmja mban. Gjatë periudhës së COVID- 19, ndodhen ndryshime te theksuara të gjendjes ekonomike dhe sociale, e cila rëndojë supet e personave që nuk i kanë kushtet e mira të jetesës.Në këtë relacion u shtuan edhe problemet politike , të cilat ndikuan në rritjen e stresit .Frika nga virusi bëri që njerëzit të distancohen edhe më shumë nga njeri- tjetri,si menyrë preventive , e qe në gjendjen psiqike të njerëzve nuk ndikojë aspak mirë.Madje pandemia ndikojë të shtimi i dhunës në familje dhe agresiviteti i natyrave nga më të ndryshmet .

Distancimi shoqëror ishte indikator i frustrimit dhe pasigurisë.Qendrimi në izolim ofrojë shkarkim emocional .Ka kohë që po përballemi më virusin ,edhe pse vaksinimi ,maset preventive dhe izolimi kan ulë numrin e të infektuarëve dhe numrin e të vdekurëve fatmirësisht .Të qëndruarit mbrenda ka ndikuar që familjarët të qëndrojnë më shumë kohë me njeri -tjetrin ndërsa në anën tjetër te një pjesë e madhe ka pasur efekte negative të ngarkesave psiqike. Imunizimi, menagjimi i mirë i situatës , vaksinimi dhe ndonjë faktor tjetër ka bërë që rastet në Kosovë të të prekurve të ulen .

Fatkeqësisht kanë mbetur pasojat shëndetësore nga virusi, por më shumë janë ato të natyrës psikologjike…

Fokusi i Serbisë, Republika Srpska!

0
Lirim Gashi, Prishtinë
Serbia fokusin e ka tek Republika Srpska ndërkaq dialogun me Kosovën e (keq) përdor si instrument për konsesione nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Unë këtë e kam potencuar vite më radhë në shumë shkrime te mia. Miku im i shtrenjtë Bajram Kabashi është dëshmitar, sepse i publikon rregullisht.
Gënjeshtrat, manipulimet dhe propagandat e njëpasnjëshme të zëvendësit të udbashit Baton Haxhiu Gjeneralit të UDB-es Borat Lapoçinskit në televizionin e tij janë të sponzorizuara nga Beogradi, Opozita jonë dhe Moska.
SHBA-të kësaj radhe nuk do ta gëlltisin grepin e tyre sepse nuk është Trump në pushtet.
Kushdo që gënjen se Amerikanet i ngulin si Ramiz Lladrovci disa stuba në anën e majtë dhe të djathtë të fushës, për t’i përcaktuar kornizat dhe koordinatat e lojës Pipidak, e imagjinon diplomacisë amerikane po aq statike sa e ka trurin.
Sepse Amerika nuk loz Pipidak dhe Pilifunc me Kosovën dhe popullin e saj, por këtë e bën Borat Lapoçinski me direktivën e sponzorëve të tij, prandaj duhet të bojkotohet nga të gjithë njerëzit që i kanë dy gram ndërgjegje dhe tru.
Sepse Borati me qëllim e analizon me mendësi komuniste politikën e jashtme amerikane dhe e përshkruan atë sikur të ishte po aq statike sa plani pesëvjeçar zhvillmor i Shteteve socialiste të Paktit të Varshaves.
Prandaj nuk është një stub stupid intrigant dhe analfabet i nivelit të Milaim Zekës, por një tradhtar klasik që lobon për politikën serbe, njësoj siç ka lobuar për Grueskin.
Është po i njëjti Borat që ka organizuar peticion për kalimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Nuk do të më befasonte aspak sikur nesër të organizonte peticion për një Zajednicë serbe me kompetenca ekzekutive.
Kujtdo që i nevojiten edhe më shumë dëshmi për rolin e tij kuisling është më të vërtetë për gjynah.
Në anën tjetër diplomacia moderne amerikane nuk merret me hamendësi burdushiane, por është e spikatur me individë tejet inteligjent që kanë receptorë dhe senzorë jashtëzakonisht të mprehtë dhe dinamik në tru, prandaj asnjë kurth dhe djallëzi e politikës Serbe, Ruse dhe Kineze nuk u ikë.
E meqenëse është i rrethuar prej tradhtarëve, kolaboracionistëve dhe mercenarëve Albini duhet të jet shumë më i vëmendshëm në këtë drejtim.
Ai duhet ta mbajë një komunikim të përditshëm dhe përhershëm me Ambasadorin Kosnet.
Madje t’ia ndërtojë atij metaforikisht një zyre në Seli të Vetëvendosjes nëse është nevoja, sepse pa USA ne jemi një popull dhe shtet për gjynah.
Ama jo një zyrë si të Thaçit për të pirë çaj rusi me të dhe për ta argëtuar me meselet e Daut Demakut, por për ta përdorur inteligjencën dhe kreativitetin e tij të pafund për të ndërtuar mardhënie të besueshme dhe kordinueshme me Uashingtonin, apo edhe më saktësisht mardhënie të nivelin izraelit.
E edhe më saktësisht, mardhënie që popullin dhe shtetin e Kosovës e bëjnë po aq të rëndësishëm për Washingtonin sa popullin dhe shtetin hebrej.
Sepse mardhëniet historike të popullit shqiptar me popullin amerikan dhe pozita gjeografike e Kosovës e mundësojnë një nivel të tillë të mardhënieve reciproke.
Në anën tjetër po e theksoj sërish :
Nuk duhet të nënçmohet kurrë rreziku nga djallëzia e politikës serbe, por realisht Vuçiqi është një luan pa dhëmbë që bën Blof.
Diagnozat e mia të nderuar miq dhe mikesha nuk janë hamendësi burdushiane. Përkundrazi me kalimin e kohës duken si profeci tejet të sakta.
Sepse bazohen në analiza të fundamentuara shkencore.
Njerëzit që i kanë lexuar rregullisht shkrimet e mia e kanë moti të qartë këtë punë.
Prandaj as njerëzit që ma kanë inatin nuk më replikojnë, sepse i çarmatosi me argumente të sakta për dy sekonda.