ARKIVI:
29 Prill 2024

Rrefime për lashtësinë e Gjuhës Shqipe dhe ato që i vura re në arkivat e Vatikanit

Shkrime relevante

Rita Ora, mbesa e regjisorit Besim Sahatçiu, promovon kinematografinë shqiptare

Nga edlira.ruzi ___ TIRANË, 29 prill/ATSH/ GoEast Film Festival këtë vit pati një...

Laila Mirzo : “Vetëm një musliman i keq është një musliman i mirë”

Laila Mirzo * ___ Ka muslimanë laikë apo apolitikë, por nuk ka islam...

Me Dritan Dragushen për luftën e Kosovës dhe për islamizimin e shqiptarëve përmes osmanizimit si akulturim

Për studimet mbi luftën e Kosovës, për islamizimin e shqiptarëve përmes...

“Prishtina me Gjergj Kastriotin”, manifestim i madh për ditëlindjen e kryeheroit me 6 Maj 2024

Për nder të ditëlindjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, më...

Fija e hollë e anëtarësimit në KiE

Florim Zeqa    Vlerësimi im nga këndvështrimi analitik është ky, edhe pas dy...

Shpërndaj

Nga: Dr. Anna Hida, studjuese, Romë
___
Dënimi më i madh i gjuhës shqipe kur themi ose pranojmë: Kemi , keni një alfabet vetëm 100 vjeçar…
Shumë na akuzojnë sidomos fqinjët tanë se ne kemi një gjuhë dhe një alfabet të shkruar vetëm në kongresin e Manastirit.
Dalja e shumë akademikëve tanë duke thënë se gjuha shqipe është vetëm 1500 na zhvlerëson para fqinjëve sepse duket sikur ne jemi ardhacakë në këtë vend.
Gjatë kërkimeve në arkivat e Vatikanit , kam vënë re se shumë relacione, sidomos nga populli drejtuar Vatikanit, janë të bëra në gjuhën shqipe, sidomos nga Shqipëria e Veriut, por dhe nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
Gjuha është e shkruar me shkronja latine, por në këto letra sillen edhe disa nga shkronjat e vjetra Pellazgo- Etruske.
Gjatë kërkimit për realizimin e një libri mbi “Madonna del buon Consiglio” , duke studiuar ardhjen e “Zojës së Shkodrës” në Gjenacano në Itali , gjetëm në një “Santuar” i cili është i dyti për nga vjetërsia dedikuar “Zojës së Këshillit të mirë ” ose siç e quan populli “Zoja e Shkodrës”në Marsikë i ndërtuar rreth viteve 1550 d.m.th. 80 vite pas vdekjes së Skënderbeut mbi tempullin e vjetër të Afërditës që datonte rreth 150 vjet para Kishtit. Ajo që na tërhoqi vëmendjen personalisht mua dhe Aurelio Rosit studiuesit italian, nuk ishte vetëm ndërtimi i kishës pikërisht mbi një tempull po me emrin shqiptar, “Afërdita”, por më shumë ishte një pllakë e tempullit të vjetër e vendosur mbi muret e kishës. Në këtë gurë të madh pellazgjik të tempullit janë gdhendur shkronja që në latinisht thonë: ‘Këndoni ju o engjëj të qiellit etj…. ” Ndërsa rreshtin e fundit shumë nga arkeologët dhe profesorë të latinishtes na thanë se është e shkruar nga një analfabet, sepse nuk kuptohet as latinisht as italisht. Nga aty lindi pyetja: ” Po a është e mundur që një analfabet të shkruante mbi një pllakë përkujtimore të një kishe? ” Dhe përgjigjja vjen vetiu… “Jo “- Ajo pllakë përkujtimore nuk ishte e mundur që të shkruhej nga një analfabet , sepse kush do lejonte një analfabet të shkruante pllaka të tilla në momente solemne? Sigurisht në atë zonë jetojnë akoma shqiptarë të vjetër sepse akoma shtëpitë e tyre, varrezat e tyre mbajnë ,mbiemrat “Albanesi”. Janë pikërisht familjarët e Gjeneralëve të Skënderbeut që erdhën në ato anë, mbas luftës që Skënderbeu zhvilloj në Pulia për të ndihmuar Alfonsin të biri e Fernandos mikut të tijë!
Ishin ata Gjeneralë shqiptarë të ushtrisë së Gjergj Kastriotit që shoqëruan “Zojën e Shkodrës” drejt rrugëtimit drejt Italisë, por që nuk harruan t’i shkruanin Zojës në pllakën përkujtimore gjuhën e popullit të sajë.
Rreshti i fundit lexohet edhe sot: “Mbi Murad est fan fala ” “Mbi këto mure është thënë falja”! Një fjali me pak fjalë shqip po shumë domethënëse… Është shumë e vërtetë sepse në ish tempullin e vjetër të Afërditës është bërë një kuvend i madh paqet mes Romakëve dhe Marsikës.
Kjo na tregon që gjuha shqipe egzistonte si gjuhë e shkruar edhe në ato kohëra ku arbëreshët e ushtruan edhe përtej kufinjve shqiptarë! Gjuha shqipe nuk ishte më në modë duke qenë gjuhë pellazge , sepse latinishtja u bë gjuha zyrtare për shumë popuj sidomos për ata popuj nën pushtimin romak për shumë e shumë shekuj, ashtu siç është dhe anglishtja sot.
Rreth viteve 1600 Gjergj Vladani , Ipezhgv i Lezhës i lutej Propoganda Fide: ” Ju lutem më sillni libra shqip”… Nëse nuk do shkruheh gjuha shqipe në atë kohë nuk mud të kishte as libra të shkruar shqip, po atëherë si i kërkonte një Ipezhgv këto libra në gjuhën shqipe nëse nuk kishte të tillë libra të shkruar në shqip? Faktet tregojnë se kishte libra në gjuhën shqipe, kishte shkolla shqipe, prandaj dhe Ipezhgvitë i kërkonin sepse kishte dhe kush i lexonte.
Më vonë gjuhën shqipe të shkruar e gjejmë edhe në shumë letra të Prizrenit, Gjakovës, Himarës , Kastratit. Ngritjen e shumë shkollave në gjuhën shqipe e nxiti edhe Kongresi i Mërqisë Lezhë me Papën shqiptar…
Pra vijmë tek kongresi i Manastirit që e njohim sot si kongresi i “Alfabetit, por duhet të ndryshojmë mendim sepse ai nuk formoi një alfabet të ri, sepse gjuha shqipe kishte alfabetin e sajë me qindra shekuj para, por ai Kongres përmirësoj, unifikoj veri jug, mblodhi intelektualët më të mirë të vendit, për t’i dhënë një drejtshkrim të ri gjuhës shqipe. Duhet të kemi kujdes kur themi: “Kemi një gjuhë të shkruar për pak më shumë se 100 vjet” , ky është pohimi dhe dënimi më i madh që i bëjmë gjuhës shqipe…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu