ARKIVI:
4 Maj 2024

Llugaxhia e Lipjanit feston 100 vjetorin e shkollës

Shkrime relevante

Monumente të Gjergj Kastriotit vendosen në tre komuna të Kalabrisē

Nga: Almarina Gegvataj TIRANË, 4 maj/ATSH/- Tre monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj...

Konkurs letrar i Shoqatës për Trashëgimi dhe krijimtari Kulturore të Preshevës në temën “Presheva poetike”

KONKURS LETRAR Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë shpall konkurs...

Dorëshkrimi serb për Gjergj Kastriotin i vitit 1778

Prof. dr. Hakif Bajrami, historian   Familja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut sipas dorëshkrimit...

Shtatorja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut vendoset në Gjakovë

Foto: Islam Haxhiu| RTK Në parkun kryesor të Gjakovës...

Ambasada e Kosovës në Pragë të Çekisë, nikoqire e Konferencës së XXII të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Europë  

Pjesëmarrësit në Konferencë  Shkruan Hajriz Mamaj Pragë/ Berlin Federata e Mjekëve Shqiptarë në Evropë...

Shpërndaj

Shkolla e re fillore në Llugaxhi
Nga: Selatin Retkoceri, Llugaxhi
___
Vetëm 100 vjet më parë, që nënkupton vitin 1924 në kohën e mbretërisë serbo-kroate-sllovene, shqiptarët e Dardanisë, që ishin riokupuar menjëherë pas tërheqëjes të osmanlinjëve, tani më veq po ndërronte okupatori, duke vazhduar shtypja dhe terrori nga Serbia cariste e Nikolla Pashiqit.
Gjatë viteve 1912/13, llugaxhiasit por edhe të gjithë shqiptarët e okupuar, thuajse ishin 100% apo totalisht analfabet.
Llugaxhiasit në vitin 1924 i kishin mbushur vetëm 46 vjet që kur ishin zhvendosur me dhunë nga Toplica për të gjetur një strehë të përkohëshme jetese apo mbijetese fillimisht duke gjetur konak në fshatrat Gadime, Qallopek, Marevc, Gllavicë, Topliqan e gjetiu. Vazhdimisht i mbante bindja se brenda pak muajsh do të krijoheshin kushtet për kthim në vendbanimet të cilat i kishin braktisur nga presioni, dhuna, vrasjet dhe ndjekjet masive që me planifikim e elaborate po bëheshin kundër shqiptarëve.
Tani më janë mbushur plotë 146 vjet apo një shekull e gjysmë, gjithënjë duke menduar se do të krijohen rrethana politike për tu kthyer në tokat dhe pasuritë e parardhësve tonë, tapitë e të cilave sigurisht se ende vazhdojnë të jenë të regjistruara në arkivat e Stambollit si prona të shqiptarëve.
Sot kur po e shkruaj këte artikull në vigjile të festimit të 30 vjetorit të hyrjes së nxënësve në shkollën e re tetëvjeqare të posandërtuar krejt rishtas. Disi më erdhi një motiv për të përkujtuar disa data apo ngjarje të rëndësishme për qyetarët e këtij fshati ndër të cilat do të veqonim:
– Llugaxhiasit u larguan apo u dëbuan me dhunë nga vendbanimet e tyre në dimrin e ftohët të viteve 1877/78.
– Familjet që erdhen në Llugaxhi ishin: Tmavët, Byqmetët, Retkocerët, Reçicët, Konjufcët, Buqajtë, Magashët, Spancët, Llapashticët ma vonë Gashët, Verbicët dhe Malokët.
– Llugaxhia si vendbanim u formua në vitet 1881/82, kjo do të thotë se për 4 vjet llugaxhiasit kishin qëndruar si popull nomad në fshatrat që i theksuam më lartë.
Vitin 2024 do ta quanim si një vit jubilar për shkollën dhe qytetarët e Llugaxhisë për faktin se shënojmë:
– 146 vjetorin e kobshëm të ndjekjes masive nga trojet tona etnike,
– 142 vjetorin e themelimit të një fshati krejtësisht të ri, që nuk ishte vendbanim i mëhershëm, ku për herë të parë banorët hapën një sipërfaqe të tokës nga shkurret e bimët e egra, aty ndërtuan kasolle me drunjë e llaq, i mbuluan me shavarë që gjendej me bollëk në tokën gjysmë moqalike ku u vendosën për pak vite, por ja që edhe pas 1 shekulli e gjysmë vazhdojmë të jetojmë e punojmë aty ku menduam se jemi të përkohëshëm.
– Sivjet festojmë 100 vjetorin e hapjes së shkollës. Në ate kohë vizionari Sefë Reçica i kishte drejtuar një shkresë ministrit të arsimit të Serbisë për ta hapur një shkollë në gjuhën serbe. Për të marrë një vendim për lejen e shkollës vet ministri kishte ardhur nga Beogradi për ta parë vendin se ku do të hapej kjo shkollë dhe cilat janë kushtet për zhvillim të mësimit. Lokacioni për mësim ishte vendosur të jetë në një dhomë mësimi në objktin e xhamisë, për çka ministri kishte reaguar negativisht se gjëja këtu ku zhvillohen ceremoni fetare nuk bënë të hapet shkolla. Se qfarë kishte vepruar me ate rast Sefa askush nuk mund ta dijë, por me gjasë si një vizionar i kohës ai kishte arritur ta bindëte ministrin për ti dhënë lejen e hapjes së shkollës. Ministri ma në fund lejoi të hapet shkolla pikrisht me 24 prill të vitit 1924.
– 17 vite më vonë, konkretisht në vitin 1941, në kohën kur Ministri i Arsimit të Shqipërisë patrioti Ernest Koliqi kishte dërguar në gjithë Kosovën ma shumë se 200 mësues, njëri prej mësuesve ishte Kadri Greca i caktuar për mësues në Llugaxhi. Sigurisht dhe me të drejtë mund të shtrohet pyetja: se si ka pas mundësi që në një fshat të vogël siq ishte Llugaxhia të hapet shkolla shqipe në të njejtën kohë psh me Ferizajin?. Përgjegja është për neve shumë e njohur, i madhi, patrioti, arsimdashësi, mësuesi i popullit z.Ahmet Gashi kishte qëlluar të jetë nip i familjes Reçica, kështu ky si një mësues i njohur që ishte kishte ndikuar shumë te dajtë e tij që të shkollohen se nga alfabetizmi ska asgjë të mirë. Mësuesi z.Gashi përveq që e dërgoi Kadri Grecën në Llugaxhi, menjëherë pas pak javësh e dërgoi djalin e vet Bujar Gashin që ti ndihmoj mësuesit Isuf Islamit për të zhvilluar planprogramët mësimore adapt me programet e shkollave të Shqipërisë. Kështu u vendos që në këte fshat të vogël të hapej shkolla e parë shqipe, kjo do të thotë se sivjet festojmë 83 vjetorin e shkollës shqipe në Llugaxhi me mësues vendor, në fakt për dy javë kishte punuar mësuesi nga Shqipëria Kadri Greca, i cili kishte propozuar që ate ta zëvendësinte mësuesi i fshatit z.Isuf Ramushi-Reçica, i cili ishte i përgatitur për të vazhdu me sukses punën e filluar të z.Grecës.
– pa kaluar 3 vite të plota qytetarët me organizim vullnetar ndërtuan objektin dy dhomësh të shkollës që ishte ndërtuar me vetkontribut të qytetarve, kjo do të thotë se edhe këtu e kemi një vit jubilar të 80 vjetorit të ndërtesës së shkollës e ndërtuar në vitin 1944.
– Sot në oborrin e shkollës së re, po festojmë edhe një datë jubilare, 30 vjetorin e lëshimit në punë të objektit ku festojmë ditën e shkollës që është e lidhur me ditëlindjen e patriotit shqiptar Hasan Prishtina, emrin e të cilit me krenari tash e 30 vite e mbanë shkolla jonë, që nga viti 1994 kur u mëvetësuam nga shkolla “Emin Duraku” në Banullë.
– Si një datë që ne llugaxhiasit nuk e harrojmë kurrë është data 24 qershor 1990, ditë kjo kur vendosën gurin e themelit dy burra të Llugaxhisë Nuhi Islami dhe Ymer Byqmeti. Ky ishte një gurëthemel për të cilin sot fesojmë 34 vjetorin e fillimit të kësaj ndërtese shkollore e cila 100% u financua dhe u ndërtua nga kontributi i llugaxhiasve dhe pak donatorëve tjerë.
Sot po ju drejtohem nxënsve të kësaj shkolle, mësimdhënësve, prindërve, qytetarëve prezent e atyre që mungojnë, qytetarëve të Kosovës, diasporës që ndihmuan shumë me financa dhe të gjithë atyre që e duan shkollën, duam që me pak rrjeshta të ju tregojmë se ky objket u ndërtua në kohën apo vitet më të errëta që po kalonte shkolla shqipe nga rexhimi serbo-sllav.
– Një shenim i këtij lloji pra i 30 vjetorit të hapjes të kësaj shkolle, që për të gjithë ne duhet të jetë si njëra prej mrekullive më të mira që ka ditur ta bëjë ky komunitet i shkelqyeshëm.
– Nxënësit duhet ta din historinë e prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve të tyre, ta mësojnë ate, ta shkruajnë, kultivojnë e ta ruajnë traditën e mirë të trashëguar brez pas brezi.
Mrekullitë nuk janë të përhershme, ato mund të ndodhin vetëm njëherë brenda një shekulli, kjo ëndërr e prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve tuaj, të dashur nxënës kishte arritur të bëhet realitet në kohërat më të errëta dhe të segregacionit që serbo-sllavët po kryenin kundër shkollës shqipe por edhe gjithëçkaje shqiptare.
Duhet të theksojmë se që nga demonstratat studentore të vitit 1981, shtypja, represioni, dhuna, burgosja dhe vrasja kundër shtresave intelektuale, nxënësve, studentëve e patriotëve shqiptar kishte marrë përmasa shqetësuese e masive thuajse në secilën familje.
Ndryshimet kushtetuese dhe suprimimi i autonomisë së Kosovës në vitin 1989, hapi shtigjet për zbatim të një represioni e terrori të paparë mbi të gjitha shtresat e popullsisë e sidomos kundër arsimit e shkollës shqipe.
Llugaxhiasit përkundër këtij represioni, vendosën të bëjnë diçka që në ato kushte e rrethana edhe ëndrrat ndaloheshin nga UDB-ja serbe, e lëre më të ndërtohej një shkollë në qendër të fshatit për mësim e edukim të fëmijëve shqiptar.
Llugaxhia
Shërbimet sekrete serbe ishin shumë aktive në ato kohëra, Milicia serbe kishte marrë informatat se llugaxhiasit kishin filluar grumbullimin e financave apo kishin marrë vendimin për ta ndërtuar një shkollë të plotë 8 vjeqare. Milicia ishte shumë e shpejtë në reagim duke ftuar në biseda informative aktivistët që i prinin këtij akcioni. Ftesën për tu intervistuar në UDB e kisha marrë unë Selatin Retkoceri si kryetar i komisionit për ndërtimin e shkollës si dhe Rabit Konjufca si arkatar i përgjithëshëm. Meqë Rabiti kishte qëlluar të jetë në një udhëtim në Lubjanë, në vend të tij në milici kishte ardhur Sinan Byqmeti antar i këshillit të shkollës. Në ato biseda informative ishte urdhëruar që të ndalohej apo të anulohet ftesa e qytetarëve për tu tubuar në një manifestim për vendosjen e gurëthemelit të shkollës. Paraprakisht ishte caktuar data 24 qershor 1990 kur pranë lokacionit ku sot ndodhet salla sportive të mbahet një manifestim kulturor me fjalime, këngë e festë. Përkundër ndalesës me urdhër policor, megjithate ne nuk heqëm dorë nga manifestimi mu në ditën që e kishim paracaktu. Përkundër shtetrrethimit që ishte bërë nga milicia serbe me autoblinda e pisguavera, manifestimi u mbajt nën tytat e pushkëve dhe automatikëve, që për fatin tonë kësaj radhe pa ndërhyrje të dhunëshme.
Data 24 qershor 1990 për ne llugaxhiasit është një datë historike e skalitur thellë në themelet e kësaj shkolle nga e cila për çdo vit na dalin kuadro që ua ka lakmi e gjithë shqiptaria. Me një angazhim të madh të këshillit 20 antarësh, të intelektualëve të fshatit, vajzave dhe grave, qytetarëve pa dallim, të bashkëvendasëve tonë që jetojnë në qytete të Kosovës, diasporës e sidomos atyre në Londër, por edhe të qytetarëve të tjerë nga fshatrat e Lipjanit, institucionet paralele të atyre viteve arritëm që ta përmbyllim një investim kapital unik, që deri në ato kohë nuk njihej së paku jo në tokat shqiptare. Ky objekt 700 metra katror me 10 dhoma, e ndërtuar me standarde të larta teknike, është filluar e perfunduar me financa vullnetare të qytetarve. Fillimisht kjo ishte si një ëndërr shumë e mirë, por sot e 30 vjet më parë u bë realitet, ku sot vazhdojnë mësimet qindra nxënës jo vetëm nga ky fshat por edhe fshatrat e afërta.
Fillimi i vitit shkollor 1994/95 ishte shtyer me 20 ditë vonesë, sepse shkollës ende nuk i kishte arritur inventari apo bankat shkollore. Nxënësit po prisnin bankat të cilat nuk mund të gjendeshin në Kosovë, ato i siguruam në një rrugë goxha të vështirë dhe me shumë rreziqe. Ato erdhën nga burgu i Pozharevacit, banka këto që ishin ndërtuar nga të burgosurit politik shqiptar që vuanin denime të rënda politike. Inventari u sigurua nga i ndjeri Hysen Berisha, u financua nga qytetarët kurse u transportua në rrethana shumë të vështira nga Avdirrahmon Konjufca, të cilit ishin zbuluar nga policia financiare që po transportonte banka shkollore për çka e kishte detyruar Monin të paguaj tatim rreth me 3000DM.
Shkolla fillore në Llugaxhi
Tani më kishin arritur bankat dhe me 20 shtator të vitit 1994 nxënësit e Llugaxhisë, Bujarisë dhe Marevcit i zuri në një objekt të ri dhe më modernin e kohës. Në ato kohëra të rënda për arsimin, shumë fëmijë të disa fshatrave dhe qyteteve tjera mësonin nëpër kontenjer e shtëpi private, meqë serbët i kishin larguar nga shkollat publike, ne në ato kushte e rrethana, arritëm që me vetkontribut e shumë vështirësi, ta ndërtojmë shkollën e cila sot qëndron krenare si një kullë prej qeliku që i qëndroj edhe luftës, duke u strehuar në te qindra familje nga Zhegovci e Verbica e Gjilanit në majin e vitit 1999.
Shfrytëzojmë rastin që në këte 30 vjetor jubilar të fillimit të punës në objektin e ri të shkollës por edhe të pavarësisë nga shkolla e Banullës, ti falenderojmë të gjithë ata që kontribuan në ndërtimin e shkollës, në mesin e tyre kemi edhe pjesmarrës në këte festë, ka prej tyre që nuk janë sot në këte përvjetor për shkak të angazhimeve private, jetojnë e veprojnë në mërgim, kanë ndërruar vendbanimin, gjithësesi se ka edhe shumë që kanë vdekur dhe nuk janë më në mesin tonë.
Shkolla e hershme në Llugaxhi…
Nëse duhet të përmendim dikend në këte shkrim me karakter informues, atëherë domosdo na bjenë të kujtojmë burrat e mëdhenjë që i kishte ky fshat si: Sefë Bislimi, Hasan Qerkini, Qazë Llugaxhia, Sherif Konjufca, aktivistin që siguroi lejen e ndërtimit Ajet Retkiceri, mësuesin e parë Isuf Islami duke vazhdu me mësuesit tjerë sipas radhës Qemal Retkoceri, Nazmi Zymeri, Adem Limani, Nezir Gashi, Hamit Tmava, Hamdi Tmava, Hysni Reçica, Nazmi Reçica, Hysen Tmava, Enver Ratkoceri, Hajdin Konjufca, Gani Ratkoceri, Nuhi Islami, Vehbi Retkoceri, Jakup Reçica, Raif Tmava, Lida Retkoceri, Florije Retkoceri. Avdyrrahim Reçica, Ragip Reçica etj.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Pergezime per kete shkrim historik interesant mbi hapjen e shkolle ne fshatin Llugaxhi.
    Ne shkrim thuhet se:
    “– 17 vite më vonë, konkretisht në vitin 1941, në kohën kur Ministri i Arsimit të Shqipërisë kishte dërguar në Kosovë ma shumë se 200 mësues, u hap shkolla e parë shqipe…..”.

    Pse nuk thuhet ne shkrim se kush ishte ministri i Arsimit i Shqipnise qe solli 200 arsimtar ne Kosove? Kjo gja nuk ka kene aqe e vogel sa te kalohet vetem me dy fjale.

    Mimistri i Arsimit ishte ERNEST KOLIQI, tedhetar dhe njeri me kulture te gjane.
    Lindi ne Shkodër, 21 maj 1901 – vdiq ne Romë, 15 janar 1975. ishte poet, romancier, eseist, përkthyes, gazetar, dramaturg, albanolog, mësues dhe botues shqiptar. Cilësohet së bashku me Mitrush Kutelin si themelues i tregimit modern shqiptar, me përmbledhjet Hija e Maleve (1929), Tregtar flamujsh (1935) dhe Pasqyrat e Narçizit (1936).
    U lind në Shkodër, i biri i Shan Koliqit dhe i Ages të Lacës së Zef Simonit, familje fort e kamur shkodrane. Nga i ati e kishin origjinën prej Lotajve të Shalës së Dukagjinit, të rënë në Anamal rreth vitit 1700 së pari, e pastaj në Shirokë. Prej një të pari i mbeti llagëpi Kolaj, të cilës iu vendos prapshtesa -iqi prej tregtisë të vazhdueshme me Malin e Zi. Ishte i dyti ndër fëmijët, mbas Mikelit – i pari kardinal shqiptar – dhe mbas tij vinin Leci, Guljelmi, Margerita, Antonjeta, Viktori dhe Terezina.
    Pas mësimeve të para në Kolegjin Saverian, i ati e dërgoi për të studiuar në Itali më 1918.[1] Fillimisht në kolegjin jezuit “Cesare Arici” në Breshia dhe pastaj në Bergamo. Me nxënës të tjerë hapi gazetën “Noi giovani” (shq.: “Ne të rinjtë”), ku botoi poezitë e para në italisht. U kthye në Shqipëri pas Kongresit të Lushnjës, mësoi shqipen dhe falë njohjes me Gurakuqin njihet me të rinjtë Thaçi, L. Ashiku, Shuk e Karl Gurakuqi, Dom Shantoja, Kolë e Gjon Kamsi. Më 1921 fitoi çmimin e parë në një konkurs për himnin kombëtar, juria e të cilit qe e përbërë prej Fishtës, Nolit, Frashërit e Gurakuqit.
    Në mars-prill mori pjesë si përfaqësues i shoqërisë kulturore “Rozafa” në një mbledhje me Zef Harapin nga shoqëria “Bogdani” dhe P. Harapin në takimin që formoi grupimin “Ora e Maleve” nën dorën e Imzot Mjedjës. Mbas Lëvizjes së qershorit, Gurakuqi e thërret në Tiranë si sekretar personal. Aderon në shoqërinë “Bashkimi” të themeluar prej të shuarit Rustemi, drejtuar tashmë nga Zai Fundo. Kaloi më pas si sekretar në Ministrinë e Mbrendshme, ku ministër ishte kolonel Shala. (JETSHKRIMI I TIJ VAZHDON……).

    “Koliqi – ministri unik i arsimit në shqiptari”
    NGA IDRIZ ZEQIRAJ MË 20 QERSHOR 2023
    Gazeta BOTA SOT.
    https://www.botasot.info/opinione/2010586/koliqi-ministri-unik-i-arsimit-ne-shqiptari/

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu