RRËNJËT E MIA – GJAKU QË NUK HARRON
_____
Poezi për të parët dhe trungun familjar
_
Në rrënjët e mia ka histori e krenari,
ka burra që luftuen për komb e liri.
Ka nana që mbajtën kujtimet në gji,
e emna që nuk shuhen në asnji brez të ri.
_
Sylejman Vokshi, trim i kësaj toke,
me pushkë e me besë, me zemër prej shkëmbi,
në historinë tonë emnin e ke lanë,
si burrë që për atdheun jetën s’e kurseu kurrë.
_
Asim Vokshi, emën me vlerë,
në kujtesën tonë ke vend përherë.
E Sabrije Vokshi, bijë e kësaj dere,
në trungun e familjes je kujtim e nder.
_
Nanën teme e lidhte gjaku me këtë fis,
mbesë e kësaj dere, me rrënjë shqiptare.
E unë sot po i mbledh emnat me krenari,
që mos t’i marrë harresa këto histori.
_
Por rrënjët e mia shkojnë edhe ma larg,
te një trim që nuk u përkul para asnji stuhie.
Avdullah Dah Polloshka, stërgjyshi im,
që luftoi kundër osmanëve për nder e liri.
_
Nuk ishte veç emën, as veç histori,
ishte burrë që qëndroi për tokë e liri.
Prej brezash në breza na erdhi ky kujtim,
e sot me krenari e përmend stërgjyshin tim.
_
O ju burra e gra të kësaj dere shqiptare,
emnat tuej janë dritë në kujtesën familjare.
Nuk matet trashëgimia veç me pasuni,
por me gjak, me besë, me nder e burrni.
_
Unë jam nji bijë e kësaj toke,
me rrënjë të thella e zemër malsore.
Nuk po kërkoj lavdi, as emën për veti,
veç mos me u harrue historia e të parëve të mi.
_
Se kush harron rrënjët, harron edhe vetveten,
kush nderon të parët, nderon edhe jetën.
E sa të kem frymë, kam me e thanë me krenari:
UNË I NDEROJ TË PARËT E MI,
SE NË GJAKUN TIM JETON HISTORIA E TYNE!
_
Me krenari për rrënjët e mia,
Malsorja e Veriut – me prejardhje gjakovare
22 nëntor 2026



