Kërcënohet Idriz Morina …, kryeredaktori i “Bota sot”!

Shkrime relevante

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Kur mbeturinat politike, kërkojnë të rikthehen në pushtet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ REPUBLIKA E KONTEJNERËVE: KUR MBETURINAT POLITIKE KËRKOJNË TË RIKTHEHEN...

Për historinë 1400 vjeçare të Kalifatit Islamik

Një nder sulltanët e tmerrshëm të Perendorisë Osmane, Sulltan Mehmeti -...

Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Halil Preniqi, Prishtinë ____ Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për...

Vrasja e grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt

Milazim Maraj, Istog Vrasja e Grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt ...

Shpërndaj

Të dielën në mbrëmje, një telefonatë iu bë kryeredaktorit të gazetës “Bota sot”, Idriz Morina, me mesazhe të qarta kërcënuese, për jetën, drejtuar familjes së tij.

Në një bisedë telefonike disa minutëshe kërcënuesi, disa herë ia ka kërcënuar familjen, nëse nuk i lë shkrimet.

“Lej shkrimet më, nuk ke pse shkruan më, e dimë nga je, të gjitha. Nuk është koha për ty, të shkruash…”, duke vazhduar me kërcënimin e familjes, pjesë të cilën nuk duam ta publikojmë, por, që e disponon edhe policia e Kosovës.

Rasti është regjistruar në polici, dhe është hapur procedura me vlerësimin “kanosje”, sipas procedurës hetimore.

Nuk është ky kërcënimi i parë që i bëhet kryeredaktorit Idriz Morina vetë atij dhe me kërcënime për familjen, gjatë punës si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor prej më shumë se 20 vitesh.

Por, pavarësisht të gjithave e vërteta nuk ndalet, redaksia e “Bota sot” vazhdon ta artikulojë të vërtetën, për krimet e kryera gjatë apo pas luftës, pavarësisht që dikujt nuk mund t’i pëlqejnë.

Institucionet e Kosovës kanë premtuar sundimin e rendit dhe ligjit, dhe i bëjmë thirrje që të veprojnë në mënyrën më të mirë.

Redaksia e “Bota sot”

____________

Redaksia e Drinit qëndron afër dhe në mbështejte të punës profesionale të kolegut Idriz Morina, njërit ndër gazetarët e sotshëm më idealist e më të pakorruptuar në hapësirat shqiptare. 

Gazetarët dhe bashkëpunëtorët e Drinit solidarizohen me Idriz Morinën dhe njëherit kërkojnë nga institucionet për mbrojtjen e rendit dhe ligjit që ti zbulojnë dhe dënojnë kërcënuesit e gazetarit të njohur dhe të familjes së tij.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu