Kryetari Glauk Konjufca priti në takim kryetarin Lëvizjes BESA, Bilall Kasami

Shkrime relevante

Hebrenjtë nëpër shekuj – dëbimi, përndjekja, Holokausti dhe rikthimi në Izrael

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani 26 shtator 2026 Historia e hebrenjve është një...

Osman Musliu apo kur deputeti bëhet historian pa qenë i tillë me profesion

Rrezart Kalaja OSMAN MUSLIU – KUR DEPUTETI BËHET “HISTORIAN” PA DOKUMENTE Ka ardhur...

Basri Beka: Milazim Krasniqi më bën të ndihem më shumë shqiptar dhe më shumë katolik

Basri Beka, Prishtinë ____ Edhe pse sot çështja kryesore është verdikti i Dhomave...

Përtej Adriatikut, në gjurmët e Arbërisë

Nga: Adem Lushaj, Deçan Një udhëtim drejt arbëreshëve të Shën Mitrit –...

Siguria Kombëtare e pandehur, Gys-SHISH-Roni, është Edi Rama

Basir Çollaku, Tiranë ____ Vlora Hyseni, e treta, e vërteta ____ Nuk është e zakonshme...

Shpërndaj

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga deputeti Avni Dehari, shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe këshilltarët, ka pritur sot në takim kryetarin e  Lëvizjes BESA në Maqedoninë e Veriut, njëherësh kryetar i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut, sfidat e përbashkëta dhe nevojën për bashkëpunim më të ngushtë në adresimin e çështjeve rajonale dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Kryetarët Konjufca dhe Kasami vlerësuan se marrëdhëniet midis dy vendeve janë të shkëlqyera, ndërsa shprehën përkushtimin që bashkëpunimi ndërshtetëror të thellohet edhe më tej në të ardhmen, në frymën e orientimit të përbashkët euro-atlantik.

Pasi e njohu me punën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe angazhimet për arritjen e objektivave të përcaktuara, kryetari Konjufca falënderoi kryetarin e Lëvizjes BESA për rolin që Maqedonia e Veriut ka luajtur në momente shumë të rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin.

Duke e përgëzuar kryetarin Konjufca për punën dhe rezultatet e arritura në krye të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami foli për gjendjen politike dhe sfidat në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në Komunën e Tetovës.

Bashkëbiseduesit ndanë mendimin e përbashkët për nevojën e forcimit të mëtejmë të marrëdhënieve të mira fqinjësore, zhvillimit të përbashkët dhe avancimit të agjendës së integrimit në BE.

Gjatë këtij takimi kryetari Kasami shoqërohej nga nënkryetarja e Lëvizjes BESA, Besa Kadriu, kryetarja e Forumit të Gruas, Melinda Rashidi dhe deputetët Fadil Zendeli dhe Bastri Bajrami.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu