ARKIVI:
6 Gusht 2026

Deputeti Nikollë Camaj, një përfaqësues dinjitar i mbrojtjes e realizimit të të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi 

Shkrime relevante

Duda Jebovlja dhe orgazma që u shpall rrezik profesional i shkallës më të lartë

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) ______ (Satirë në shqip dhe serbisht) Sot...

Kosova ka nevojë për një President që buron nga drejtësia, jo nga pazaret partiake

Prof.dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në ngërçin në të cilin gjendet Kosova...

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

Tim Shkupi, Shkup ____ Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit: Nuk ka "imam...

Shpërndaj

Shkruan: Ramiz Tafilaj 

Houston, Texas  

6 Qershor 2023  

Lajmin e mirë për fitoren e Shqiptarëve me 6 ulëse në Kuvendin disa etnishë të Malit të Zi (4 prej tyre të partive nacionale shqiptare) e pritëm me interes të veçantë dhe na përcjelli gëzim të madh në komunitetin shqiptaro-amerikan të Huostonit e të Dallasit në Teksas dhe në të gjithë SHBA, sepse tashti ma shumë e ma mirë se asnjëherë tjetër në historinë politike postkomuniste të këtij shteti të vogël ballkanik do të jenë një fuqi, faktor, forcë politike përcaktuese në përbërjen e Parlamentit, në formimin e Qeverisë së re, në zhvillimet politike-diplomatike-ekonomike-sociale-kulturore-ushtarake në Malin e Zi.  

Sot, dua të ndaj me Ju, zoti Nikollë Camaj, lumturimin tim për zgjedhjen Tuaj deputet meritor në Kuvendin e Malit të Zi, si një përfaqësues dinjitar i mbrojtjes e afirmimit të të drejtave universale, kushteteuese dhe etnike të Shqiptarëve në Malin e Zi, si një zë i fuqishëm me përvojë e dituri i Koalicionit tuaj trepartiak “Forumi Shqiptar”; si politikan i njohur shqiptar e kombëtar në 34 vite veprimtari politike, nga sekretar i parë i subjektit të parë politik shqiptar, Lidhjes Demokratike në Malin e Zi (LDnëMZ, Tuz, 09.09.1990), prej kohësh Kryetar i Lidhjes Demokratike Shqiptare në MZ (Tuz/Malësi), më herët edhe kryesues i “Forumit Shqiptar” dhe i Kuvendit Komunal të Tuzit, si zyrtar i lartë në komunën e re me shumicë shqiptare të Tuzit, etj.  

Dëshirojmë që Kuvendi i ri i Malit të Zi në seancën e tij më të parë të legjislaturës së re dhe Qeveria e re e Malit të Zi t’i vlerësojnë e t’i çmojnë  përpjekjet, kontributet, vlerat e meritat tuaja të veprimtarisë politike e shoqërore  në mbi 30 vite, duke iu dhënë vendin e funksione të merituara në legjislativ e ekzekutiv, pasi jeni një personalitet shumëdimensional, me integritet të lartë njerëzor e politik, keni një emër të mirë si njeri i traditës e bashkëkohësisë, si profesor në mbi 20 vite i letërsisë shqipe në gjimnazin e Tuzit, si politikan në dekadat e fundit, si përkthyes, si studiues, si publicist, si një personalitet mjaft i njohur e nderuar në Rajonin Ballkanik Shqiptar, në Mërgatën Shqiptare në Amerikë, ndër Shqiptarët në Europë. 

I nderuari ynë, deputeti Nikollë Camaj, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të “Gazeta e Alpeve” – media PanShqipatre e NdërBallkanike (Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Lugina e Preshevës e Sanxhak-Maqedoni e Veriut), dua t’iu faleminderoj për punën Tuaj me plot përkushtim e sakrifica, me bashkëpunime cilësore, në detyrën tuaj misionare e vullnetare si Drejtor i “Gazeta e Alpeve” për Malin e Zi, duke arritë që kjo gazetë të jetë e dyta në Malin e Zi (pas “Koha Javore”) në shpërndarje ndër lexuesit shqiptarë në Tuz e Podgoricë, në Ulqin e Tivar, në Plavë e Guci dhe në Rozhajë, duke kontribuar me shkrime mjaft cilësore nga ana Juaj, duke u përpjekur që edhe kjo gazetë t’iu shërbejnë sa më shumë e më mirë integrimeve e zhvillimeve panshqiptare e ndërballkanike në Malin e Zi e në Sanxhak.  

Gjithashtu e çmojmë shumë edhe pjesmarrjen tuaj elitare si një ndër përfaqësuesit kryesorë të Shqiptarëve në Malin e Zi në veprimtaritë kombëtare, ndërballkanike e ndërkombëtare të “Gazeta e Alpeve”, si në “Takimi i madh i Shkodres” me 23 tetor 2021, ku mbajtët edhe një kumtesë me mjaft interes kombëtar e rajonal; në “Takimin e Parë të Plavë-Gucisë”(2019) dhe  në “Takimi i Dytë i Plavë-Gucisë” (2021)-ku në këtë të fundit e mbajtët Fjalën e Hapjes; në “Takimi i Madh i Prishtinës” (13 maj 2022)- ku edhe përshendetët në emër të Shqiptarëve në Malin e Zi; në “Kuvendin e Madh të Ulqinit” (29 prill 2023), ku e mbajtët Fjalën e Mbylljes të këtij Kuvendi PanShqiptar-NdërBallkanik-EuroAtlantik.  

Meqë po flasim për “Kuvendin e Madh të Ulqinit” dua të them edhe një herë tjetër, se kishim kënaqësi të madhe kur në sallën e Kuvendit e ndamë Çmimin e Lartë “Fisnikëri Shqiptare” për babain Tuaj, Rrok Pjetër Zeku i Camajve të Hotit e Tuzit/Malësisë, me motivacionin: “Personalitet i profilit e formatit të lartë për burrërinë tipike malësore, për virtytin e shquar njerëzor të humanizmit, për aktin fisnik të 19 dhjetorit 1972 të pajtimit të dy familjeve në Tuz deri përtej sakrificës;  për vajtimet (brimtaritë) e tij me famë që kanë hyrë dhe në botime antalogjike të Shqiptarëve në Malin e Zi”. Edhe më e madhe ishte kjo kënaqësi e imja dhe e ne të gjithëve në Kuvendin e Madh të Ulqinit, kur djali i juaj, Dr. Klement Camaj– profesor i rregullt në “University of the Ëest Scotland” në Londër, e mori këtë vlerësim të madh për gjyshin e tij të nderuar.  

Edhe tek ky fakt me 29 prill 2023 në Ulqinin historik, kulturor e turistik, pashë edhe një herë tjetër, se ndër breza genesh jeni një familje e mirënjohur në Malësi e Shqiptari, me tradita, virtyte, vlera atdhetare kombëtare dhe njerëzore; që rrezatoni me kontributet tuaja në Tuz e Malin e Zi, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe, në  Shtetet e Bashkuara me vllaun tuaj elitar, dr. Pashko R. Camaj i Federatës PanShqiptare “Vatra”; i mjekësisë amerikane, i Komunitetit Shqiptar në Amerikë. Ju, të gjithë si familje, ndër breza, jeni një familje e nderuar shqiptare, por edhe një familje anglo-saksone, që i shërbeni Kombit Shqiptar, miqësisë me SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, me botën Euro-Atlantike.  

Në përfundim të kësaj letre urimi e mirënjohje, më lejoni miku im i çmuar, deputeti ynë i nderuar, Nikollë Camaj, që t’i uroj suksese në detyrën e lartë si përfaqësues i Shqiptarëve në Kuvendin e Malit të Zi, si përfaqësues i të gjithë Shqiptarëve në trojet etnike në Malin e Zi, i Shqiptarëve në mërgatat shqiptare në Amerikë e Europë e kudo tjetër; i të gjithë shqiptarëve në shekuj që kontribuan  për këtë vend e kohë, për viset etnike shqiptare në Malin e Zi.  

Unë e di, i nderuari ynë, deputeti i ri Nikollë Camaj, se në Kuvendin e ri keni shumë përgjegjësi e mjaft angazhime të larta e të përditshme si përfaqësues i Shqiptarëve, si përfaqësues i partive nacionale shqiptare, i Forumit nacional Shqiptar, në mbrojtjen e realizimin  e të Drejtave të Shqiptarëve në Kuvendin dhe në republikën  e Malin e Zi, po jam e mbetemi të bindur  se  do t’ia dilni me sukses të plotë, në bashkari me deputetët e tjerë shqiptarë e me partitë e tjera shqiptare nacionale e qytetare,  në kryerjen e këtyre detyrave misionare, kombëtare shqiptare, euroatlantike.  

Ramiz Tafilaj  Drejtor i përgjithshëm i Gazetës së Alpeve,  është aktivist shqiptaro-amerikan që jeton e vepron në Houston, TX. Për kontributin e tij për kauzën kombëtare, ai është nderuar edhe nga Presidenti i SHBA-ve me Medaljen e Arritjes Jetësore. Ai është gjithashtu anëtar i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Dhe mban  Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu