ARKIVI:
6 Gusht 2026

Chicago Daily Tribune (1922) / Revolucion në Shqipëri : disa anëtarë të kabinetit qeveritar dhe thesari prej 7.200.000 dollarësh strehohen në bodrumin e godinës së shkollës industriale amerikane

Shkrime relevante

Duda Jebovlja dhe orgazma që u shpall rrezik profesional i shkallës më të lartë

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) ______ (Satirë në shqip dhe serbisht) Sot...

Kosova ka nevojë për një President që buron nga drejtësia, jo nga pazaret partiake

Prof.dr. Fadil Maloku, sociolog, Prishtinë Në ngërçin në të cilin gjendet Kosova...

Bekim Halimi, “mos i ha foret e Olsit”, se mund të përfundosh edhe më keq se Non Grata

Tim Shkupi, Shkup ____ Për Olsin e kombit të sulltan MahMutit: Nuk ka "imam...

Shpërndaj

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 17 Qershor 2023

“Chicago Daily Tribune” ka botuar, të shtunën e 6 majit 1922, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me strehimin e anëtarëve të kabinetit qeveritar shqiptar dhe thesarit prej 7.200.000 dollarësh asokohe në bodrumin e godinës së shkollës industriale amerikane, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Amerikanët shpëtojnë udhëheqësit dhe arin në luftën e Shqipërisë

Burimi : Chicago Daily Tribune, e shtunë, 6 maj 1922, faqe n°5

Burimi : Chicago Daily Tribune, e shtunë, 6 maj 1922, faqe n°5

Tiranë, Shqipëri, 5 maj. — [Nga Associated Press.] — Sot u bë e ditur se disa anëtarë të kabinetit shqiptar ia kanë borxh jetën drejtorit të shkollës industriale amerikane këtu, i cili i ka strehuar (fshehur) në bodrumin e godinës së shkollës, ndërsa revolucioni i fundit ishte në përparim të plotë. 

Amerikanët shpëtuan gjithashtu të gjithë thesarin shqiptar, që arrinte në më shumë se 2.000.000 napolona ari (rreth 7.720.000 dollarë). Paratë u transferuan me nxitim në shkollën amerikane, ku u thye dyshemeja për t’i fshehur. 

Dymbëdhjetë nga 150 rebelët që përballeshin me dënimin me vdekje për pjesëmarrje në revolucion u ekzekutuan këtë javë. Qeveria po merr masa të forta represive kundër elementëve të padisiplinuar dhe ka ofruar shpërblime për kapjen e Hasan Prishtinës, Mustafa Krujës dhe Halit Lleshit, të dyshuar si udhëheqës të kryengritjes.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania,  https://www.darsiani.com/la-gazette/chicago-daily-tribune-1922-revolucion-ne-shqiperi-disa-anetare-te-kabinetit-qeveritar-dhe-thesari-prej-7-200-000-dollaresh-strehohen-ne-bodrumin-e-godines-se-shkolles-industriale-amerikane/.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu