Përshëndetja e Don Lush Gjergjit në orën letrare kushtuar Shën Nënës Tereze

Shkrime relevante

Rexhep dhe Rexhep Nikçi, 27 vjet padrejtësi !

Sak Muji, Rugovë ____ Nga një shkrim i vitit 1999 te kërkesa e...

Su bë që “Gjorgj Washingtoni i Kosovës”, të përfundonte i arrestuar dhe i dënuar në Hagë

Halil Geci, Skenderaj ____ KUSH LUAN ME AMERIKËN, LUAN ME KOKËN E VET:...

Pas 16 shtatorit: kur dhimbja kërkon drejtësi, jo kaos

Zeqir Bekolli, Drenas ____ (Nga dhimbja te maturia – një ditë e rëndë...

Protestat në Sheshin Gjergj Kastrioti të Prishtinës, e konfirmojnë fajësinë e 4 çlirimtarëve

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ MANIFESTIMET NË SHESHIN SKENDERBE E KONFIRMOJNË FAJSINË E 4...

As në Gjyqin e Hagës, e as në Gjyqin e Prishtinës, ky është veprim antikombëtar dhe antishtetëror

Gjergj - Bajram Kabashi E përcolla një video ku fliste vajza e...

Shpërndaj

Don Lush GJERGJI, Prishtinë 

Të nderuar dhe të dashur pjesëmarrës, poetë (e),   

Ju përshëndes, përgëzoj për praninë dhe pjesëmarrjen tuaj cilësore dhe domethënëse. 

Shën Nëna jonë Tereze ishte “Poetja” e Jetës dhe Dashurisë, për Zotin – Atin tonë të mirë, si dhe Njeriun – vëlla apo motër. 

Ajo me Dashuri dhuroi gjithçka, sipas thënies së saj gjeniale: “Kush nuk ka asgjë, jep gjithçka, sepse dhuron vetveten.” 

Nëna jonë Tereze në çdo fjalë, fjali, resht, uratë, ishte poete, si dhe çdo poezi e saj ishte uratë, prej zemrës zemrave, për fisnikërim dhe bujarim të çdo mendje dhe zemre. 

Në vëllimin  Gonxhe Bojaxhiu – Nënë Tereza, “Poezi dhe Uratë”, të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës (SHKK), 1998, me përkthyes: Dr. Don Lush GJERGJI, Visar ZHITI, Don Pren KOLA dhe Sali BASHOTA, recenzues: Ali PODRIMJA, Frrok KRISTAJ dhe Sali BASHOTA, ia mundësuam publiku tonë që ta “shijonte” damarin poetik të Nënës tonë të Madhe. 

Në vitin 2010, për 100 – vjetorin e lindjes së Gonxhes sonë,  botuam një vëllim tjetër në tri gjuhë, anglisht, shqip dhe gjermanisht, me titull kuptimplotë: Teach Mi to Love – Mësmë të dua, Lehre mich zu lieben, Rozafa, Prishtinë, 2010, me ilustrime të piktorëve me të njohur shqiptarë, në 16 faqe,  që për mendimin dhe vlerësimin tim është botimi më komplet i poezive dhe uratave të Nënës Tereze. 

Përkthimin anglisht e ka bërë Avni Spahiu, ndërsa gjermanisht Hns – Hoachim Lankesch. 

Me atë rast tashmë i ndjeri Ali Podrimja ndër të tjera më tha kështu: “Don Lush Gjergji, Nëna Tereze paska merituar edhe Shpërblimin Nobel për Letërsi, sepse ajo qenka gjeniale edhe në këtë lëmi.” 

Unë iu përgjigja kështu: “Ali i dashur, kush është i madhe dhe frymëzuar, është i tillë në çdo lëmi dhe krijimtari. E tillë ishte Nëna jonë Tereze që nga fëmijëria dhe rinia, deri të kalimi i saj në amshim. Reshti: Nuk ka rëndësi, jepe pjesën më të mirë të vetvetes, mbetet një lloj ftese dhe  testamenti shpirtëror për të gjithë ne, sidomos për poetët tanë.” 

Ju me orën letrare kushtuar Shën Nënës Tereze, jeni duke ofruar “pjesën më të mirë të vetvetes”, frymëzimin, krijimtarinë, poezitë, nderimin dhe falënderimin tuaj bujar dhe fisnik.  

Paçi shëndet, lumturi mbi të gjitha Dashuri! 

Prishtinë, 30 gusht 2023     

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu