
Nga Luan Dibrani
___
Në ditët kur kombi ynë duhet të jetë më i bashkuar se kurrë, sidomos në festën e Flamurit, ndodh që disa individë – të veshur me petkun e gazetarisë, por jo me etikën dhe përgjegjësinë e saj – të përpiqen të njollosin figurat tona më të dashura. Kjo nuk është vetëm e turpshme, por edhe e rrezikshme për vetë kulturën shqiptare.
Rasti i fundit me artistin e madh Sevdai Radogoshi – Qumili, nuk është thjesht një mosmarrëveshje me një gazetare. Është një shembull i qartë se si prapambetja, fanatizmi dhe tendenca për t’i imponuar tjetrit një identitet të huaj përpiqen të depërtojnë në zemrën e shqiptarisë – në Shkup, kryeqendrën e shqiptarëve.
Z. Radogoshi nuk ofendoi askënd. Ai bëri një gjë krejt të natyrshme:
mbrojti të drejtën e tij për të folur në mediat shqiptare, për të ruajtur identitetin e tij dhe për t’u paraqitur si shqiptar – pa maska, pa dyshime dhe pa ngjyrime të importuara.
Dhe për këtë u sulmua publikisht!
Kjo është e papranueshme.
Sevdai Radogoshi, për më shumë se pesë dekada, ka qenë:
• zëri i humorit shqiptar,
• njeriu që në ditët më të vështira na ka mbajtur shpirtin gjallë,
• artisti që e ka shfaqur shqiptarinë kudo në botë,
• figura që nuk i ka shërbyer asnjë ideologjie të huaj, por vetëm kulturës dhe zemrës shqiptare.
Ta sulmosh këtë njeri – vetëm pse tha mendimin e tij – është të sulmosh vetë kombin.
Faji nuk është te shamia, as te besimi.
Shamia ka vendin e vet, besimi ka vendin e vet. Kushdo le të besojë në Zotin si dëshiron.
Por kurrë askush nuk ka të drejtë të përdorë shaminë si shkop presioni moral, as si maskë për të fshehur një identitet të dyfishtë, as si armë për të sulmuar një burrë që i ka bërë kaq shumë këtij populli.
E vërteta është e thjeshtë:
Gazetarja u mundua ta vërë artistin përballë një kurthi publik – duke e aluduar në baza fetare, për t’i deformuar imazhin.
Por z. Radogoshi reagoi si burrat: qetë, drejt dhe pa frikë.
Ai tha troç:
“Unë dua të identifikohem si shqiptar. Pikë.”
Dhe këtu mbaron çdo debat.
Unë, Asllan Dibrani – Luani, e mbështes publikisht Sevdai Radogoshin.
Jo se ai ka nevojë për avokatë – por sepse ka nevojë kombi që t’i dalim zot kulturës sonë kur ajo sulmohet.
Unë e them hapur:
Shqiptari nuk matet me shami, as me skufje, por me:
• zemër,
• karakter,
• punë për kombin,
• respekt për flamurin,
• dashuri për tokën ku ka lindur.
Qumili i ka pasur këto të gjitha – e prandaj ai është artist kombëtar.
Për ta mbyllur:
Unë nuk reagoj kundër një gazetareje të vetme, por kundër dukurisë së rrezikshme që po rritet:
shqiptarët që kanë turp ta pranojnë veten, që flasin gjuhë të huaja për të dukur modernë, dhe që vënë fenë para flamurit.
Kjo nuk është rruga jonë.
Kombin askush s’ka të drejtë me e ul.
Shqiptarin askush s’ka të drejtë me e fy.
Artistin askush s’ka të drejtë me e përdhos.
Rrnoftë flamuri, kultura dhe shqiptarët e ndershëm!
Nder e respekt për Sevdai Radogoshin – artistin tonë të madh!
Me shpirt dhe me emër,
Luan Dibrani



I vetquajturi “Luan”, alias Asllan Dibrani!
Reagimi juaj NUK është me vend, ngase më mirë do ishte të shkruani:
1. Çfarë pyetje i ka bërë gazetarja, Qumilit: provokuese, fyese, ofenduese, nënçmuese; apo çka ka shkruar “gazetarja me shami”, në cilën gazetë apo portal…, ju NUK E SHKRUANI?!
2. Qumili nuk ka pas nevojë që Ju (prej Gjermanie) të bëni REAGIM PUBLIK…! Ai “me pas dasht’ kishte REAGUAR VET (publikisht)”
3. Fjalët e juaja:
“Unë, Asllan Dibrani – Luani, e mbështes publikisht Sevdai Radogoshin.
Jo se ai ka nevojë për avokatë – por sepse ka nevojë kombi që t’i dalim zot kulturës sonë kur ajo sulmohet.”
4. NUK KE SHKRUAR KUSH E KA SULMUAR kulturën, Kombin…!?
5. Sipas REAGIMIT t’uaj, kuptohet se, juve MË SHUMË JU KA PENGUAR “shamia” e gazetarës (në foto) sesa PYETJA që ajo ia ka bërë Qumilit.
6. Tek e fundit, Qumili është përgjigjur vet, e nuk ka lejuar që DIKUSH tjetër të përgjigjet në vend (emër) të tij.
Të lutëm për MIRËKUPTIM!
Respekt,
për juve, dhe
për Bajram Gjergj Kabashin, Kryeredaktor RD
Z. Hasani!
Edhe mua me pengon shamia alla-arabçe, po ty a te pengon?
albert,
edhe mua me pëngon, ndaj asnjë femër nga familja ime NUK MBAN KURRFAR SHAMIE.
Mua më pëngon kur dikush vet i ka punët llugë, e “keshe po e NDIHMOJ TJETRIN”
Ti nuk e njeh Asllan Dibranin që turpërohet prej emrit Asllan – që ia kanë ngjitë nena e baba, e keshe po e quaj veten Luan.