Idetë kryesore të memorandumit “Dëbimi i Arnautëve”, të shkruar në vitin 1937 nga Vaso Çubrilloviç DossierHistori Nga Drini.us 26 Dhjetor 2025 Shkrime relevante Analizë “Shqipëria e ribashkuar qetëson Ballkanin (Vëllimi I)” e Mehdi Hysenit, një studim dhe si një zë i artikuluar qartë Drini.us - 27 Prill 2026 0 Fatmir Terziu: Një studim si një zë i artikuluar qartë... Një... Lexo më shumë Dossier Ditëlindja e shkrimtarit Mikel Gojani, një jubile i denjë për një emër të respektuar e të spikatur të letrave shqipe Drini.us - 27 Prill 2026 0 Lekë Mrijaj, Klinë Të shkruash për shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, prof. Mikel... Lexo më shumë Mendime Sejid Kutub , njeriu nga i cili më së shumti u frymëzua Osama bin Laden dhe Ajman El Zauahiri, por edhe tjerë Drini.us - 27 Prill 2026 0 Driton Tali, Londër Ky është Sejid Kutub baba i islamit politik. Njeriu... Lexo më shumë Kulturë Lufta dhe njeriu i brendshëm: midis dehjes, dhunës dhe ndërgjegjës Drini.us - 27 Prill 2026 0 Jeton Kelmendi, Prishtinë ____ Vepra “Lufta e fshehur, Anteu” e Jusuf Buxhovi paraqet... Lexo më shumë Debate Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane Drini.us - 26 Prill 2026 0 Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u... Lexo më shumë Shpërndaj FacebookTwitterPinterest Driton Tali, Londër ____ Vaso Çubrilloviçi dhe krimet ndaj shqiptarëve ____ “Arnautët është e pamundur të shtypen vetëm me kolonizim gradual. E vetmja mënyrë dhe i vetmi mjet është forca brutale e një pushteti shtetëror të organizuar, gjë në të cilën ne (serbët – sqarim imi) gjithmonë kemi qenë mbi ta. Mund të mbijetojë vetëm ajo tokë që është e banuar nga populli i vet.” Sipas Vaso Çubrilloviçit, kolonistëve duhej t’u shpërndahej armë dhe të nxitej konflikt i drejtpërdrejtë midis shqiptarëve në Kosovë. Duhej të përhapej frikë dhe pasiguri në popullin shqiptar: djegie të fshehta të fshatrave dhe lagjeve shqiptare në qytete; me kërcënime ose me para t’i detyronin shqiptarët të shpërnguleshin. Parashiheshin: – vendosja e gjobave të rënda mbi një popullatë tashmë të varfëruar, – prerja e pyjeve, – lëshimi i qenve, – detyrimi për punë të detyruar, – mbledhja e pamëshirshme e taksave, – konfiskimi i kullotave shtetërore dhe komunale. Këto janë, në pika të shkurtra, idetë kryesore të memorandumit “Dëbimi i Arnautëve”, të shkruar në vitin 1937 nga Vaso Çubrilloviçi, atëherë docent në Fakultetin Filozofik të Beogradit. Memorandumi iu paraqit Klubit Kulturor Serb, i cili në atë kohë drejtohej nga Sllobodan Jovanoviç (një nga intelektualët më të shquar serbë të shekullit 20 — Rektor i Universitetit të Beogradit dhe President i Akademisë Serbe) dhe Dragisha Vasiç (një nga intelektualet me te shqur të kohës – ideolog i lëvizjes çetnike). Vaso Çubrilloviqi ishte akademik, historian, dy herë ministër i RSFJ’së (Jugosllavisë së Titos), profesor univerzitar, fitues i Çmimit të Tetorit dhe Çmimit të 7 Korrikut, anëtar i organizatës revolucionare “Bosnja e Re”, e cila organizoi atentatin ndaj trashëgimtarit të fronit austro-hungarez – atentat në të cilin Çubrilloviçi ishte pjesëmarrës. Ky tekst edhe sot konsiderohet si një nga dokumentet themelore të ideologjisë së Serbisë së Madhe të shekullit XX–XXI. Në atë kohë, qeveria e Millan Stojadinoviçit nuk arriti ta zbatojë memorandumin për shkak të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe shkatërrimit të Mbretërisë së Jugosllavisë. Por pjesërisht u zbatua më vonë, në RSFJ’en e Titos, fillimisht nga Rankoviçi, e pastaj në mënyrë brutale nga Millosheviçi. Ndërsa sot, Vuçiçi është ende në tentativë – akoma nuk është bindur se kjo rrugë është e kotë dhe e dënuar nga historia. K O M E N T E SHKRUAJ NJË KOMENT Anulo përgjigjjen Komenti: Ju lutem, shkruaj komentin tuaj! Emri:* Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu Email:* Keni futur një adresë të pasaktë email! Ju lutem, shkruaj adresën tuaj e-mail këtu Uebfaqja: Ruaj emrin tim, postën elektronike dhe faqen e internetit në këtë shfletues për herën tjetër që komentoj. Artikulli përparaE vërteta shkencore përballë falsifikimeve serbe e turke rreth pushtimit osman të trojeve shqiptare (1)Artikulli tjetër28 dhjetori: votë nën presion dhe pushtet pa garë të barabartë