ARKIVI:
24 Korrik 2026

Poshtrim, apo pritna Evropë, poezi nga Raif Gashi

Shkrime relevante

Islami nuk mund të jetë më i rëndësishëm se Bosnja

Një analizë brilante nga Sarajeva të cilën do të ishte mirë...

Sharia në praktikë: Pasagjeri sulmoi stjuardesën kur duhej të ulej pranë një gruaje

Foto ilustruese: Vera.vvo / CC BY-SA 4.0 Arnt Jensvoll / Document.no Një burrë...

Telefoni mobil – mjet i dijes apo robërues i kohës sonë?

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan _____ Jetojmë në epokën e teknologjisë, ku telefoni...

Shpërndaj

“Vërshima arnaute” edhe para xhamisë së Sulltan Mehmetit II Fatihut, në Prishtinë

Raif Gashi, Prishtinë

Poezi
Poshtrim, apo pritna Evropë
Duke ndejt
se ç’më ikën mendimet:
Thash me vete
e çka nuk thash
ejani në shkollat tona të mësojmë
se si me u sha,
si me kanë më dylbera,
si me dal me dy
e dyqind fytyra
si me vjedh e mos me pranue,
si atdheun me e poshtënue
me e coptue
e sakatue
si me ju nënshtruar erdoganizmit,
serbizmit dhe rusizmit,
si me u flliq deri në fyt
e me i thënë fliqenisë
eja të marr ngryk
të përqafojë e të puthi në ball
se ne sot u bënëm përrallë
Thash me vete
mos me dasht atdheun dhe vetveten,
në xhami e kisha mirë jemi duke shkue
çka na duhet neve me mesue,
bile këtu kisha dasht mos me ndije fare
më mirë me shkolla të bëjmë hajgare-tallje,
me e përdhosur gjakun e kombit
tok me historinë e tij,
me ju thënë shkurt heronjëve tradhtar,
e tradhtarët me i bë pushtetar,
pra të parë,
si me i thënë armikut
ishe dhe je shpëtimtar,
si mos me kanë më shqiptar,
me u bë komb kosovar e magar,
si me sha
kurrë mos me u ndal.
Oj Evropë kurrë mos na prit
se na jemi ba otomanist.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu