ARKIVI:
7 Qershor 2026

Historia se si u kërkuan 300 nuse në Dibër dhe se si shkuan 300 djem, të veshur si nuse, hipur në kuaj…!

Shkrime relevante

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Provokimet e porositura ndaj LDK-së, janë huligane dhe banditeske!

Idriz Zeqiraj, Gjermani ______      Turneu bashkëbisedues me qytetarët e Kosovës, të...

Shpërndaj

Historia më emocionuese e të gjitha kohërave: Pse sulltan Murati kërkoi 300 nuse në Dibër?

Historia më emocionuese e të gjitha kohërave, treguar si gojëdhënë: Gjysma e shekullit XVIII, ishte koha kur turqit kishin ngritur të tjera beteja luftarake, ndërsa në Shqipëri nisën të shkëputen disa feudalë, për të krijuar pashallëqet e tyre.

Si vend i gjendur mes babëzisë së shteteve fqinje, Shqipëria ka qenë gjithmonë nën lakminë edhe të fqinjëve, si serbët e ardhur nga Nishi në Kalanë e Dodës, të cilët pretendonin të shtinin në dorë Dibrën me Lumën.

Kjo fuqi serbe e përqëndruar në Kalanë e Dodës, para se të ndërmerrte sulmin për t’i prekur shqiptarët në nderin e familjes, u dërgon fjalë krerëve të Dibrës së Poshtme, Kalisit dhe katundeve rrëzë malit të Korabit, që t’u dorëzonin atyre 300 vajza të reja, për oficerët serbë.

Por, ky do të ishte vetëm fillimi. Krerët u mblodhen në kuvend dhe vendosën t’i përgjigjeshin kësaj kërkese. Në këtë kuvend morën pjesë dhe përfaqësues nga Lura, me ne krye Nikollë Doçin.

Ditën e caktuar që duhej t’u çonin 300 vajzat, u caktuan 300 djem të zgjedhur e trima, të veshur si nuse, hipur në kuaj. Nën duvakun e nusërisë, ata mbanin armë dhe ishin të shoqëruar nga 1 000 vetë, që asokohe konsideroheshin si përcjellësit e nuses.

Kur oficerët serbë u vunë në radhë për të pritur ‘nuset’, së bashku me ushtarët, qëndronin prapa edhe krushqit me nuset po hynin në korridorin mes tyre,.. pritej të krisnin pushkët. Sapo krisi pushka, malësorët ia dhanë me batare dhe një pjesë e mirë e serbëve mbetën të vrarë…

Kjo histori qarkullon ne odat dibrane, në formën e një legjende, por nuk mund të quhet legjendë, pasi populli i Dibrës e ka transmetuar historinë me këngë dhe me meseletë e treguara nëpër konakë.

Gojëdhënat janë faktet e padokumentuara të historisë, por vërtetësia e tyre është përcjellë mes dashurisë dhe dhimbjes së të parëve, si dëshmitarët e gjallë të ngjarjeve të mëdha dhe të bujshme të historisë së popullit shqiptar, krahinave që rritën trima dhe trimave që dhanë jetën për vendlindjen.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu