Eh, ditët e rinisë…!

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

Një fotografi, një jetë, një dëshmi
Këtë fotografi ma gjeti vajza ime, Vesa Muji, në shtëpinë e prindërve në Pejë dhe ma dhuroi për 68-vjetorin e lindjes sime.
Kur e shikoj, nuk shoh vetëm një djalosh të ri të viteve të ABBA-s dhe Boney M. Nuk shoh vetëm flokët e gjata dhe ëndrrat e rinisë.
Shoh fillimin e një rruge.
Një rruge që do të më çonte në burg, në tortura, në sprova mes jetës dhe vdekjes.
Vizatimet e mia janë kapitujt që mungojnë në këtë fotografi.
Ato tregojnë qelinë, urinë, hetuesinë, vetminë, pritjen dhe shpresën.
Por tregojnë edhe dashurinë.
Dashurinë e Fetijes, e cila, kur errësira dukej pa fund, më tha:
“Nëse më merr për grua, të pres edhe njëzet vjet.”
Dhe më priti.
Prandaj kjo fotografi nuk është vetëm kujtim rinie.
Ajo është faqja e parë e një historie që kaloi nëpër burg, nëpër luftë, nëpër liri dhe nëpër familje.
Sot, kur kanë kaluar lindja, rinia, burgu, lufta, çlirimi dhe vitet e familjes, e shikoj këtë fotografi me mirënjohje.
Sepse ajo më kujton jo vetëm atë që kam qenë.
Por edhe atë që kam arritur të mbetem.
Sak Muji
68-vjetori i lindjes
smuji’26

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu