ARKIVI:
2 Korrik 2026

Korbat e Gazimestanit

Shkrime relevante

Blerim Nika për rikthimin në krishterizëm të Familjes Mehaj të Progodës së Istogut në fund të korrikut 2008

Blerim Nika Në fakt, ndër rikthimet dhe pagëzimet e para që ndodhën...

Korbat e Gazimestanit

KORBAT E GAZIMESTANIT Poezi Mitomanë e shejtanë festojnë të ashtuquajturin Vidovdan, fantazmë të sajuar si triumf. Ata, në...

Gjashtë vjet burg për spiunazh? Ky nuk është dënim – ky është relaks për tradhtinë!

Lua Dibrani, Prevallë Vendimi për dënimin e Hysri Selimit me vetëm 6...

Letra e fundit për Qëndresën !

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letra e fundit për Qëndresën ! Bija...

“Shqipëria nuk është në shitje” – takimet e Deputetes Marjana Koçekut në Parlamentin Europian

Deputetja Marjana Koçeku u takua në Bruksel me eurodeputetin Sandro Gozi...

Shpërndaj

KORBAT E GAZIMESTANIT

Poezi

Mitomanë e shejtanë
festojnë të ashtuquajturin Vidovdan,
fantazmë
të sajuar si triumf.

Ata,
në Gazimestanin e Kastriotit,
tubohen çdo vit,
si korbat
kur prishet moti.

Fare mirë e dinë
se nuk ringjallen
Mara Brankoviqi
dhe bukuroshet
e haremeve
të sulltanëve
dhe vezirëve.

Por i mbesin besnikë
amanetit të Ivo Andriqit
dhe Dobrica Qosiqit:
se me trillime
e gënjeshtra
duhet arritur
deri te qëllimi.

Të rinj e të reja të Serbisë,
të rritur e të frymëzuar
nga gjyshër të verbuar
prej miteve
dhe urrejtjes,
vazhdojnë avazin e vjetër.

Në vend të kërkimfaljes
për gjenocidin
dhe krimin,
prapë dëshirojnë
që Kosovën
ta mbërthejnë flakët
e ta mbulojë tymi.

Evropa nuk duhet
të bëjë sehir,
por duhet t’u thotë:
mjaft
epsheve ndjellakeqe
të qarqeve shoviniste të Serbisë,
që na përzunë
nga tokat tona stërgjyshore,
që nga Nishi
e deri në Merdar,
duke na plaçkitur
e vrarë.

Kryekasapi i Ballkanit,
në Gazimestan,
dha betimin
për Serbinë
e Car Dushanit.

Evropa
as që deshi
t’i dëgjonte
kërcënimet e tij.

Kur ndodhi krimi
dhe gjenocidi,
u dëgjua vetëm klithma:
“Uh, ç’u bë!”

Ai që nuk e pengon zjarrin,
fare lehtë
edhe vetë
mund të digjet në të.

Arif Ejupi, Gjenevë

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Poezia ” Korbat e Gazimestanit” e Arif Ejupit është një zë i fuqishëm, poetik kunder mitomanisë serbe dhe kunder ringjalljes së urrejtjes së vjetër ndaj Kosovës. Autori, me gjuhë të prerë dhe figurë të goditur i demaskon propagandën qe ndërtohet mbi mite,gënjeshtra dhe ëndrra shoviniste.
    Mesazhi është i qartë.Evropa nuk guxon më të bëjë sehir para kërcnimeve qe dikur sollën krim, dëbim e gjenocid. Historia na mëson se zjarri i urrejtjes, nëse nuk ndalet me kohë, mund të djegë jo vetëm viktimën,por edhe ata qe heshtin përballë tij.
    Respekt për poetin Arif Ejupi për këtë poezi të guximshme, të drejtë dhe me ndërgjegje të lartë kombëtare.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu