Shteti i Greqisë , nëpëmjet myslimanëve të rekrutuar në pikat drejtuese të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në planin afagjatë i asimilon shqiptarët ortodoksë

Shkrime relevante

Shqiptaria nuk gjunjëzohet kurrë, nga Deçani një alarm për Dardaninë e Shqipërinë

Nga Rezart Kalaja SHQIPTARIA NUK GJUNJËZOHET: NGA DEÇANI NJË ALARM PËR KOSOVËN...

Lëvizja e Deçanit në trevjetorin e mbrojtjes së identitetit kombëtar, trashëgëmisë dhe identitetit laik – kulturor të kombit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Prishtinë, 20 tetor 2026 ____ KUMTESË PËR OPINIONIN PUBLIK...

Kohë maskarenjsh…, apo kur morali shoqëror struket në vrima?!

Afrim Caka, Gjakovë ____ ERDHI KOHA E MASKARENJEVE, MORALI SHOQERISE STRUKET VRIMASH Ku ka...

Shpërndaj

Lutemi që lëvizja e re e protestave, e cila po zhvillohet në një formacion të ri politik, të shprehet edhe për çështjet kombëtare, për të ndalur edhe shkombëtarizimin e komunitetit ortodoks në Shqipëri dhe në diasporë. Kjo e keqe bëhet haptas tashmë, nëpëmjet myslimanëve të rekrutuar dhe të imponuar nga shteti grek në pikat drejtuese të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Ata që bëjnë sikur nuk e shohin zvetënimin e ndërgjegjjes shqiptare dhe thyerjen e identitetit kombëtar, gjë që bëhet me strategji afatgjata nga armiqtë historikë të kombit shqiptar, duke përdorur fenë si mëkrejsë (investime greke, turke, etj), një rini e tillë, pra, edhe flamingove të gjora ua ka me hile.
Një rini që nuk ka dashuri për gjuhën amtare dhe trashëgiminë shqiptare, një rini që shkel mbi gjakun e paraardhësve, nuk mund të ketë dashuri të çiltër për shpendët dhe kafshët.
Sllogani “Shqipëria e Re” nuk na premton e as na ngushëllon, sepse është i huazuar nga pjesa më e shëmtuar shqiptare e shekullit të kaluar. Është një shprehje çnjerëzore që të ngjeth mishtë kur e dëgjon, sepse na kujton kohën kur rinia mori pushtetin dhe nisi përndjekjet dhe pushkatimet, duke zhdukur brenda një kohe të shkurtër ajkën e kombit!
Kush mund të harrojë urdhrin e rinisë në pushtet, “Klerikë, dorëzojini rinisë çelësat e kishave!”, duke shkatërruar e zhdukur në vijim një qytetërim të trashëguar nga paraardhësit, me vlera të pariparueshme për Shqipërinë?
Sado të bukura dhe interesante të jenë pemët e shartuara, prapëseprapë shartesat varen nga trungu mëmë. Vetëm një pemë me trung të ri mund t’i ndryshojë faqen vendit.
Le të shpresojmë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu