
Bajram Gashi, veprimtar
____
…Nëse gjatë luftës u desh të largoheshin nga UÇK-ja individë me ideologji ekstremiste islamiste, atëherë është dashur që në fillim të ishte e qartë se UÇK-ja nuk ishte dhe nuk mund të bëhej organizatë fetare. Ajo ishte forcë çlirimtare kombëtare, e lidhur me interesin e popullit dhe të atdheut, jo me ndonjë religjion.
Prandaj, përfshirja e klerikëve të çfarëdo religjioni në strukturat e UÇK-së duhej të trajtohej me kujdes të veçantë. Kleriku mund të jetë qytetar dhe atdhetar, por ushtria çlirimtare nuk duhet të ketë karakter fetar.
Gabimi ynë ishte se u mjaftuam me pranimin formal të kritereve dhe me betimin ushtarak, duke harruar se pas fjalëve mund të fshihej një bindje krejt tjetër.
Sot, disa prej atyre që dikur u betuan për luftën çlirimtare po përpiqen t’i japin luftës, UÇK-së dhe sakrificës së saj një interpretim religjioz islam. Nëse dikush e bën këtë, atëherë nuk është thjesht çështje besimi personal; është përpjekje për ta ndryshuar kuptimin kombëtar e historik të një lufte.
UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve. Luftoi për çlirimin e Kosovës.
Prandaj, nuk duhet të lejojmë që sakrifica e luftëtarëve të përdoret sot si argument për një projekt fetar, politik apo ideologjik që nuk ka qenë qëllimi i luftës.
Dhe një mësim duhet ta mbajmë mend:
Ujku qimen e ndërron, por vesin nuk e harron!
Besimi personal është çështje e secilit. Por shteti, ushtria, lufta çlirimtare dhe identiteti kombëtar nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë religjioni.



Shumë saktë.Dhe sërbët janë të interesuar që U.Ç.K të idetifikohet si lëvizje me karakter fetar,për t’i shërbyer ideologjisë së tyre,që shqiptarët janë turq të ardhur dhe jo autokton dhe si të tillë duhen të shkojnë në Turqi.Ne u islamizuam,se luftuam më fort se çdo kush tjetër.Si pasojë dhe reagimi nga perandoria qe dhe më ashpër.Na dogji të mbjellat,nuk lejoi shkollimin,leximin në gjuhën shqipe, na tjetërsoi fenë,duke shfrytëzuar skamjen ekonomike.Kjo është vërtetuar me dokumentat e kohës.