UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve, por vetëm për ftoi për çlirimin e Kosovës

Shkrime relevante

Beqir Musliu, njëri prej emrave më të rëndësishëm në letërsinë moderne shqipe

Kaltrina Berisha , Prishtinë Shefqet Dibrani, “Artistikja në veprën Orfeiana të...

FFK nuk e pëson keq nga UEFA, e pëson nga vetvetja

Gani I. Mehmeti Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim, shtet ka rregulla, ka...

Gjermania në rrugën e deinstrumentalizimit, sipas Ilir Secit

Ilir Seci, New York _____ ~ Cytje mendimesh nga takimi i djeshëm trilateral...

Lobimi në SHBA, Kosova rikthehet pas dy vjetësh: A do të japë “Ballard Partners” rezultatet e pritura?

Nga Hava Orana Xhukolli Mehmeti për rikthimin e lobimit në SHBA: Kosova...

Kemi jetuar si zogjtë në kafaz, poezi nga Arif Ejupi

Nga: Arif Ejupi Poezi Kemi jetuar si zogjtë në kafaz (Me këtë poezi reagoj...

Shpërndaj

Bajram Gashi, veprimtar
____
…Nëse gjatë luftës u desh të largoheshin nga UÇK-ja individë me ideologji ekstremiste islamiste, atëherë është dashur që në fillim të ishte e qartë se UÇK-ja nuk ishte dhe nuk mund të bëhej organizatë fetare. Ajo ishte forcë çlirimtare kombëtare, e lidhur me interesin e popullit dhe të atdheut, jo me ndonjë religjion.
Prandaj, përfshirja e klerikëve të çfarëdo religjioni në strukturat e UÇK-së duhej të trajtohej me kujdes të veçantë. Kleriku mund të jetë qytetar dhe atdhetar, por ushtria çlirimtare nuk duhet të ketë karakter fetar.
Gabimi ynë ishte se u mjaftuam me pranimin formal të kritereve dhe me betimin ushtarak, duke harruar se pas fjalëve mund të fshihej një bindje krejt tjetër.
Sot, disa prej atyre që dikur u betuan për luftën çlirimtare po përpiqen t’i japin luftës, UÇK-së dhe sakrificës së saj një interpretim religjioz islam. Nëse dikush e bën këtë, atëherë nuk është thjesht çështje besimi personal; është përpjekje për ta ndryshuar kuptimin kombëtar e historik të një lufte.
UÇK-ja nuk luftoi për islamizimin e shqiptarëve. Luftoi për çlirimin e Kosovës.
Prandaj, nuk duhet të lejojmë që sakrifica e luftëtarëve të përdoret sot si argument për një projekt fetar, politik apo ideologjik që nuk ka qenë qëllimi i luftës.
Dhe një mësim duhet ta mbajmë mend:
Ujku qimen e ndërron, por vesin nuk e harron!
Besimi personal është çështje e secilit. Por shteti, ushtria, lufta çlirimtare dhe identiteti kombëtar nuk duhet t’i nënshtrohen asnjë religjioni.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Shumë saktë.Dhe sërbët janë të interesuar që U.Ç.K të idetifikohet si lëvizje me karakter fetar,për t’i shërbyer ideologjisë së tyre,që shqiptarët janë turq të ardhur dhe jo autokton dhe si të tillë duhen të shkojnë në Turqi.Ne u islamizuam,se luftuam më fort se çdo kush tjetër.Si pasojë dhe reagimi nga perandoria qe dhe më ashpër.Na dogji të mbjellat,nuk lejoi shkollimin,leximin në gjuhën shqipe, na tjetërsoi fenë,duke shfrytëzuar skamjen ekonomike.Kjo është vërtetuar me dokumentat e kohës.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu