ARKIVI:
9 Gusht 2026

Të gjithë po e kuptojnë qëllimin e politikanëve dhe “analistëve” zvarranik në Kosovë

Shkrime relevante

Të vërtetat për Dr. Faucin, Prof. Edvin Priftin dhe Alfred Cakon- për Covid-19

Pirro Prifti, Tiranë Përplasje për vlefshmërinë e vaksinimeve anti Covid -19, për...

Të gjithë po e kuptojnë qëllimin e politikanëve dhe “analistëve” zvarranik në Kosovë

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Kush e harron familjen Jashari...

Familja Musa, një shekull qëndresë, pune, dije dhe sakrifice

Foto nga  familja e “Rrahim Abdullah Musa dhe Zylfije Musa –...

Kush po e mban peng Kosovën ?

Nga Ramiz Tafilaj Houston, SHBA Tri zgjedhje, institucione të pakonstituuara dhe një shtet...

Shpërndaj

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

  • Kush e harron familjen Jashari nga Prekazi e ka harruar Zotin!

Është mbushë Kosova me mediokritetë dhe politikanë që nuk e shohin as hundën e vet, sepse janë dehur nga “fama” që mednojnë se e kanë blerë “dituri dhe pozita” në pazarin e paftyrësive. Po, këta mediokër as nuk kanë famë, as nuk janë urti njerëzore, dhe terthorazi i ndihmojnë politikës Milosheviqit (pasardhësve të tij të shumët),  që po thonë se: “Ja  kush janë këta shqiptarët”. Më kujtohet kur në Zyrën Politike të UÇK-ës në Prishtinë, vinin kërcnime se: “do të ju shndërrojmë në suxhuk. Derrave tanë  do t` ua qesim mishin dhe eshtëra  të të gjithë shqiptarëve”. Vinin edhe kërcnime tjera, të cilat nuk mund t` i them publikisht, sepse kam përgjegjësi morale dhe shekncore, për fjalën e thënë, sepse po e thash nja 20% të fajit  e marrë edhe unë që po i ngacmojë krimet dhe mizoitë serbiane në një shkrim ku nuk kam mundësi të përdori referenca arkivore.

Po, vinin edhe komesarë nga të katër anët e Globit me detyra neokoloniale dhe thonin: “Nuk guxoni të mirreni me hulumtimin e krimeve serbe, sepse për atë çështje jemi vetëm ne që punojmë me firmën e KS OKB, përkatësisht me Rrezolutën 1244 nga 10 qershori 1999”.Ata dhe këta i ngjanin sielljeve të kolonizatorëve në Afrikë të cilët posa shkuan u thanë vendasëve: “I mbyllni sytë. Ata i mbyllën. I Hapni sytë”. E rash, u thanë e jueja është Bibla, kurse toka, ajri dhe uji janë toant”!

Shiqoni, kurrë Kosova nuk ka qenë pa sojin e analistëve, që dalin dhe akuzon luftën e drejtë, që ia ka shëptuar familjën dhe kombin, që provon të përhapë doktrina politikaneske me përpiekjën e mjegullirave, se: “çdo kush ka bërë krime”, kur  dihet se UÇK bënte luftë mbrojtëse. Po kush je ti more shakllban-sallahani, nuk ka rëndësi fare. Por ka fortë rëndësi, kush të ka ftuar në TV, e besa edhe pse je futë në pozitën e këshilltarit politik, aty ku i futet shefit thikën pas shpine. E besa tash as shefi nuk është pa vrejtëje, sepse është dashur  t` i dijë vest e njerzëve  dhepra.  E kjo ka rëndësi, sepse ata që janë aty zot shtëpie në TV, vet e kanë thënë një akuzë të tillë, bile pa fie turpi, por duke u krekosur se po i trashin fondet e tyre të errta, e me ‘analista”  provuan të lajnë një zdral shpirtëror personal.

Pse të mbetën vetëm,në  vallën mizore të REZONIMIT. Prandaj me shumë lehtësi analistëve  iu bashkohet kush tjetër pos Baton Haxhiu, i njohur si gazatar që vibron në mes trupit tij dhe hies që “nuk  e ndjek”, sespe edhe hieja nga njëherë turprohet nga trupi dhe mendja e çelbur. Edhe më e çuditëshme është deklarata e një njeri  fodull, që edhe më me pafytyrësi thot hapur: “Po kur të hyish në besidme duhet dhënë diçka”!. Nuk ka ndrrua “haxhia”, sepse ka shpresë se nëse qyteza e tij i bashkohet një skaj të Kosovës, për Serbinë nuk bahët nami. Se Kosova është mbush me kësi  llumi politik infektiv, që janë shumë më të rrezikshëm se virusi organik. Kështu nuk është çudi, kur disa parti (LDK, PDK. AAK, NISMA), pa menduar fare, në rrethana  kur po u hapet çdo kanal televiziv, rrugët dukën të shkreta, e këta bërën një veprim urrejtës dhe inatçor që është veti e shkollës Kumrovcit.  Jemi në luftë bilogjike, që dikujtë me qëllim i ka dalë dreçi nga koteci, krejtë për të përfituar para sikurse partitë tona “instutucionale dhe patriotike”, për fotele. Unë moti kam mësuar se as institucioni shtetëror e as partiotizmi nuk blehen me pare, dhe me benificione pozitash, madje politikë fajdexhinjësh.

Mjaftë kam lexuar dhe kam shkruar për kirmet serbiane, bile me to jam marrë që nga viti 1975. Po, në shtator të vitit 1999, me iniciativë të Adem Demaçit e shkrova punimin e dokumentuar:  “Gjenocidi serbian ndaj shqiptarëve 18441999”,Prishtinë 2000. Ky shkrim është botuar në librin e Nusret Pllanësnëntë (9) gjyhë botërore, dhe është shpërndarë në çdo bibliotekë të njohur të globit. Ky pyblikim lirishtë mund të quhet AKTAKUZË ndaj mizorive serbiane për dy shekuj, pra edhe për gjenocidin në luftën 1998/99,sepse u deportua gjysma e popullsië shqiptare jashtë Kosovës, që ka karakter gjeocidal, sepse Milloshi jo vetëm që preu, dogji dhe  vrau, por barti KUFOMA deri në Beograd dhe prej andej (e them për herë të parë-hb) provoi që përmes Zhirinovskit dhe disa kriminelëve vendas  (Sheshel, Stanishiq, Millosheviq, Arkan, Llazareviq, Shainoviq, Angjellkoviq  etj) t` i tresefroi KUFOMAT SHQIPTARE në Sibir (Rusi-hulumtoni këtë fashizëm “Banalista”). Mos më besoni mua. Lexoni shkriemt e Çernomerdinit. Ju gazeatrë azgana dhe sarhosha të tezgave,ju botuas dhe plasues si dëshmi e një lufte që aksidentalisht e keni përjetuar nga mjegullat. Shkrimi i Çernameredinti është deponuar në një bibliotekë të Moskës. Pse mos ta sqaroi se nga adminstrata e UNMIK-ut, (pas botimit të librit të Nusret Pllanës), më ka  FTUAR PESË HERË në zyrët  e tyre. Aty jam kërcnaur se historianët shqiptarë i kemi në listë dhe ju nuk guxoni të mirreni me hulumtimin e krimeve, sikurse as gjykatësit dhe prokurorët e juej nuk janë kompetent të kryejnë punë juridike pa lejën tonë. Këtë detyrë e ka pasë edhe EULX-i. Këtë detyrë e ka edhe Gjykata Speciale me seli në Hagë. E tash mediokrit thonë se ne nuk kemi formuar gjykata për hulumtimin e krimve, dhe me qellim e injorojnë KOMPTETENCËN e UNMIK+EULEX-it. Me këtë jo që i kanë kursyer shqiptarët, por kanë pasë porosi mos me i prokuruar kriminelët serbian fare. E këtu, me fajin e fodullëve tanë politik, na ka mbetë dreqi në torishtë. Kaq kësaj radhe.

Kush është Baton Haxhiu që del e felt për falje të krimeve. Jo, kam qenë pranë Anton Qetës, çdo kund nepër Kosovë e Maqedoni, por edhe në Gjermani e Zvicër (pra jo ata që krekosën sot nepër televizione se “kemi qenë zavedës të Bac Antonit” etj). Në çdo vedn kemi theksuar se Shqiptarët po e bëjnë PAJTIMIN kombëtar. Pra askush nuk ka gjak për të falë. Pra pajtim po, falja mbetet çështje morale. Esenca e Lëvizjës shqiptare 1990/91, ka qenë pajtimi, jo falja, duke mos përjashtuar se ka pasë edhe të atilla medime, se “po nuk tham FALJE, tragjedia do të na përseritet”. Por  tradicionalisht shqiptarët kur kanë shkruar historinë, së pari ka pasë: Pajtim, por falje të krimeve, nuk i ka theksuar askush. Mos të habitët pra askush se nuk ka gjak që falet. Edhe Serbia ka filluar të mësoi se po u forcua QEVERIA e Koosvës, Qeveria (askush tjetër) do të kërkoi me gjyq, së pari: PAGESËN E REPARACIONEVE. Për të dalë pastaj te kthimi i pronës së Republikës, pra çdo pasuri që është grabitë pa normë ligjore, shteti duhet ta konfiskojë me ligj. E kur t` i shtohet edhe politika e bashkimit kombëtar , del se këtu e ka virusin rënja e Qeverisë Kurti, më 25 mars 2020

.Tash po u rrefej se këto ditë lexova librat:  M. Miniq, Lufta në Kosovë 1998/99. Beograd 2002, ku ish politikani titist e pranon Republikën e Kosovës sovrane; Shaqir Vukaj, Rusia dhe Kosova, Titranë 2007; Dario Malnar, SHBA dhe Kosova, Prishtinë 2013; Talbot-Çërnomerdin, Prapaskenat e kapitullimit të Millosheviqit, Tiranë 2009; Henry H. Perrritt Jr, USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, Prishtinë 2008, shkrim ky që botimi përputhët me datën e shpalljës së Pavarsisë Kosovës. Në këto libra do të mësohet se çka ka investuar bota e civilizuar:NATO dhe njerëzit vullnetmirë për LUFTËN TONË TË DREJTË ME UÇK-ën FAMËLARTË NË BALL.

Nuk çuditëm në ata që edhe më 1998/99  e kanë sharë e pshty Luftën e UÇK-ës, por brengosëm në disa komadnatë, sot drejtues të partive, që fare nuk u ndalën e të mendojnë se jemi në luftë të padukshme  dhe jemi bërë gazi i botës, me veprimin e 25 marsit 2020. Unë këtë nuk ethem për hatër të askujtë. Dhe marria është bërë edhe më tragjike, se as pas “një këndellje” logjike që do të duhej të ndodhëte,  kabadahijnjët politik nuk janë kah shohin e as kah ndiejnë për asgjë. Madje kanë filluar ta PËRGOJOJNË EDHE DIASPORËN TONË HEROKIKE dhe në çdo kohë atdhetare.  E këta miopët politikë, duhet të mësojnë se BOTA nga kjo luftë kundër “Infektimit19”itit të padukshëm dhe të dukshëm, nuk do të duket ma kurrë, sikurse ka qenë. Çdo gjë në Glob duket se është paralizuar në rrafshin e diturisë mjeksore. Por këta politikanët tanë të tezgave të alkoholit,  nuk e shohin tragjedinë në GLOB, sepse “jargani” i tyre nuk është deigur ende.

Po, më kujtohet kur GJYSHJA  kur isha fëmi, më tregonte se si:  Kosta Peçanci dhe Bozhidar Jankoviqi i ia kishin diegë FAMILJËN prej 51 anatrësh për së gjalli në zjarr. E ajo i kishte parë  tragjedinë e mshefur pas një therre, dhe duke treguar ndalej e klithte: “E mora dorën e NËNËS, që  i kishte mbetë jashtë një trani që po digjej. Nënës  i ishte diegë mbi gjysmën e trupit. Pasi që shkuan shkiet, e mora dorën e NANËS dhe e fuita në gji. Por djali jem,  dora e të vdekunit nuk po u nxejke. Sado që gjysma e trupit NANËS ende po digjej, unë mednova se po i ndihmojë”. Këtë sqenë e kujtoj dhe ia besoi çdo familje shqiptare të viteve 1998/99, i besoi xhamave të nënës Aziz Kelmendit, i besoi  Abrisë, Poklekut, Prekazit, Mejës… çdo lokaliteti anë e kënd Kosovës, se çka kanë psuar shqiptarët nga fashizmi serbian më1981-1999. E do kargjozë sot, të ngritën e ta akuzojnë UÇK-ën, që është themeluar me troha të bukës, sidomos nga populli i shkrumuar dhe DIASPORA jonë patriotike, për ta siguariar lirinë e  një populli, që nuk  e ka sulmuar ASKEND në sofër si: FAMILJËN BOGUJEFCI në BESIANË, si familjën JASHARI në Prekaz që është QABE e një kombi të shumëvuajtur. Akuza  e këtyre  palaqove nepër televizione, është më shumë se akuzë e pafalëshme, akuzë  kundër njerzimit dhe lirisë, për çka prokurori i shtetit duhet të veproi. Po, popullit sernbian nuk i ndihmohet, duke i falë asgjë. Populli serbian do katarzë, e katarzën e mbrrin vetëm kur ta ndien në kurriz, se në emër të tij dikush ka bërë gjenocid.  Popullit serbian duhet t` i ndihmohet duke ia kujtuar krimet që i ka bërë shteti dhe partitë në emër të tij, dhe duke ia plasuar faktet në fytyrë-tavolinë, sepse Hitleri Serbian ka qenë i droguar nga politika, ngjajshëm sikurse politikanët tanë sot, të “droguar” në luftën për fotele.

A kanë dallim veprimet e disa politikanëve sot, askush nuk e dinë se ku shpje kjo politikë, sepse Shteti i Kosovës, por diskulifikohet kudo nepër botë, e ne turr e me falë territore, turr e me akuzar atë që të ka çliruar (po edhe NATO por me UÇK), turrë e pa fie turpi me ia falë Serbisë krimet, me i dhuruar diçka, siç predikoi, shih një kryetar kasabe.  Po populli e di akordin e 15 majit 1998 në Beograd, e di fajlorin e 28 majit 1998 në Vashington, i njoh  nja 12 marrëveshje në Beograd – Prishtinë, dihet  EKIPI që i ka hulumtuar “krimet në Kosovë” e që janë bërë me moton: “unë i pari në katund, e ndoshta i dyti në Beograd, le të bahet çka të bëhet’. Ore shqiptarë, bota sot është shumë e vogël, dhe mu për këtë “infektimi 19”, na pati shti në birë të minit, sespe ndaj vendit ku jetojmë, ndaj natyrës që na ushqen ajr lirie pa para, po siellemi mizorishtë. Sikur është harruar lufta dhe mizoritë e okupatorit mbi nënat dhe motrat tona, mbi dheun tonë, mbi gjakun tonë, që nuk falet. Lexone Ali PODRIMËN! Lexone poetin anonim:O Kosovë o tokë bekue,ku gjallnue kanë dymbdhjetë fise,E Shqipnisë ma e bukra hise,Gjithë për ty gjaku më gufon,S asht shqiptar ai që Ty të harron!

I lexoni librat e tyre se, çfar torturash psiçike kanë pësuar edhe burrat shtetëror: Talbot, Ollbarjt, Klinton, Çernomerdin, Jellcin, Blerë e shumë të tjerë, duke provuar që në Kosovë të mbretërojë liria për çdo kend.

Sot Kosova është para një provimi shumë të koklavitur. Kuvebdi i Kosovës në vend se të mirret me prodhimin e ligjeve dhe ta korigjojë çdo lëvizje politike në interes të paqës, ai është bërë smundje për veti që i ka përçarë edhe familjet, jo ky pati të drejtë, jo ky ishte i “droguar”?!

Prekne kokën politikanë dhe ia jepni  shansën popullit që t` u besoi, sepse besimin e keni humbur në total. Ju flas dhe shkruaj sinqerisht.Kujtone Trenin e vdekjës, Bllacën, Kuksin, Stankovecin, Çegranin dhe ata fatmjerë që mbetën maleve nepër Kosovë.

Më 9 gusht 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu