Delt med Venner, Alle som er tagget, Venner av de som er tagget; unntatt: Fahri Hoxha
Ne Mitrovicë u promovu monografije Aleksander Istref Bajgora “Rrëfime për luftën dhe paqen” në një prej amfiteatrovre të Universitetit “Isa Boletini”.
Ishte një atmosferë e madhëridhme.

Për këtë promovim , i ftuar nga Shqiptar Shaljani, shkova nga Gurrakoci.
Ajo që më plotësoi e bëri të njihem edhe më i lumtur, ishte takimi në këtë promovim i shokut, mikut e kolegut tim të hershëm, korrespondentit nga Mitrovica , Çerkin Ibishi, që nuk e kisha parë në krejt masluften. Ai ka qenë ndër korrespondentët – gazetarët më të mirë të gazetës Rilindja. Rrafsh 38 vjet ka punuar në gazetë. Sot është afër 80 vjeçar. Më tha që pas promovimit të rrinim në një kafe, ashtu siç veprova.

Çerkini pasi e kisha lënë drekën për disa mysafirë tek Shqiptar Shaljani pas promovimit, më luti të rrija në Mitrovicë sonte, por nuk munda , pasi kisha me u kthye me minibusin e fundit të orës 15:10 për në Gurrakoc.
Sidoqoftë, e ndëgjova dhe me veturën e tij më endi në krejt Mitrovicën , megjithë dëshirën e tij te madhe që të endeshim ne krejt pjesën veriore të vendit, që ma mirë se Çerkini pakkush e njef.
E kujtuam edhe Behlul Jasharin e ndjerë, shokun tonë të përbashkët, që e kemi konsideruar gjeni të profesionit.

E pyeta në fund , pasi ishim me te tek Kroi i Vitakut etj., se si e vlerëson tash gjendjen në pjesën veriore të vendit, i cili mu pergjigj shkurt: “Kurrë ma mirë s’ka qenë për serbët, shqiptarët, boshnjakët…”. I besova se gjithnjë ka qenë gazetar kritik dhe jopartiak, profesionist me shumë fakte e të dhëna.
Më propozoj që “kur të flladitet moti” , të shetisim gjithë ditën në pjesën veriore të vendit.
Më luti me zemër që të rrija sonte tek Shpija e tij në Mitrovicë, por nuk kisha mundësi dhe e falenderova për sjelljen e tij tepër bujare e fisnike


