
Kërshëri e madhe se kryeministri Edi Rama ka lajmëruar një konferencë në Rinas pas javës dështake në USA ku takoi Pjerinin e Lezhës Taulantin e Librazhdit, dhe u rehatua në një hotel luksi me kosto sheikësh. Hamendësimet janë nga ekstreme në meme.
Ka guximtarë pohues për një dorëheqje të mundëshme. Kjo ndodh vetëm në një rast ekstrem. Nëse SPAK ky që njohim ne, si ka mevet këllqet për ta bërë, të lëshojë një urdhëndalimi e pezullimi nga detyra. Meqë kjo vaki nuk bën vaki shkojmë përtej Pasi të tundë delirin, ndër gjërat e renditura të thotë në Rinas do të jenë: 1-Vlorën e hoqëm me sugjerim të partnerëve (pa qartësuar se cilët) 2-Në sajë të drejtësisë së re që bëmë, ajo është nën hetim tani. 3-Këto raste nuk zbehin aspak përparimin tonë të madh dhe imazhin e Shqipërisë në botë. 4-Pushteti merret dhe lihet me votë. Me zgjedhjet lokale secili do të tregojë peshën e vet.
Pastaj do të lajmërojë ardhjen integruese të Ursula Von der Leyen, qokëbërsja e tij e gjendur. Nuk do të.flasë për: Licencën si koordinator të bandave të dhënë Agasit Licencën për punë të pista dhënë Ron Yeffet në trafikun e armëve Timak China dhe ushtri e NATO në ortakëri me kinezë të sanksionuar nga Pentagoni.
Vilat miliona euroshe të Belindës, veprat e përbashkëta penale dhe mosarrestimin e saj Për emrat qeveritarëve dhe politikanëve të cilët janë në dosjen “Aruba” Për pjesën e tij, siç thotë në.dosjen belge i pandehuri i tradikut të drogës Ndreu Për Taulant Ballën në dosjen e Suel Çelës dhe shumë të tjera të trafikut të narkotikëve Për Olsi Ramën në dosjen Xibraka dhe shumë të tjera callcenter e kriptomonedha Nuk do të thotë se kush e mori në qeveri ai apo dikush tjetër irën 400 mijë euroshe siç thuhet në dosjen belge Black Eagle Nuk do të përmendë emra qeverie apo edhe për vete, nëse kanë qenë apo nul ka qenë në një nga 5 takimet e bëra të samitit të kokainës në Aruba, Monako, Majorka, Antverp.
Nuk do të thotë nëse e ka takuar ai dhe i vëllai Olsi, Artur Shehun, në Monako apo në Florida në udhëtimet e shumta. Nuk do të pranojë se ka marrë pjesë nga koncensionet edhe kur të dalin përgjimet listëpagesat me emra të dosjes së Inceneratorëve këtë javë Nuk do të pranojë as kur të dalin përgjime mafias së kokainës duke rrëfyer se si kanë mbaruar punë me të e për të.
Por Rama nuk do të thotë atë që e thotë me veprime. Ramën nuk ka më kush ta takojë.


