ARKIVI:
11 Gusht 2026

Vargjet e mia, poezi nga përmbledhja poetike me të njejtin titull e Nafi Çegranit

Shkrime relevante

Vargjet e mia, poezi nga përmbledhja poetike me të njejtin titull e Nafi Çegranit

Nafi Çegrani, Çegran Pjesa e dytë e librit Vargu pas meje Dikur do të lindë...

Mendime që bëjnë dritë tërë jetën, urti poetike

Ismet Hasani, Suedi ___ MENDIME QË BËJNË DRITË TËRË JETËN               U R T...

Kalimi urgjent në sistemin Presidencial, zgjidhje e përhershme për Kosovën!

Florim Zeqa Fillimisht më duhet t’i sqaroj lexuesit e rreshtave të mëposhtëm,...

Dom Mikel Tarabulluzi dhe misioni fluturues i fshehtë ndër katolikët laramanë

Dom Fran Sopi (Studim shkencor) Historia e Kishës Katolike ndër shqiptarë nuk është...

Europa Juglindore APO Gadishulli Ballkanik?

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ Hapësirat tona, fatkeqësisht, kanë pësuar dy keqemërtime të mëdha:...

Shpërndaj

Nafi Çegrani, Çegran

Pjesa e dytë e librit

Vargu pas meje

Dikur do të lindë ai që s’më njohu,
për t’i falur kësaj bote
pak mëshirë, pak dashuri.

Vargu i tij do të ngjajë me timin –
do të ulërijë në shkretëtirë,
e askush s’do ta dëgjojë.

E kur ai të çmendet,
si Van Goghu –
do ta presë dhimbjen me gjak.
Por ç’vlen dhimbja
kur as vdekja s’është shpagim?

Ai do të harrohet,
si gjithë ata që vdesin pa zë.
Koha shkel mbi lule
dhe asnjëherë nuk ndalet.

Dritat i morën
pa pyetur nëse kishte ëndrra.
E lanë si qiri
që digjet në vetmi
për të ndriçuar një botë që s’e kuptoi kurrë.

Tani mbyll sytë –
në qepallë më rëndon brenga.
Uji është i pastër
kur kalon nën urën time.

Rrjedh i qetë,
që të mos më zgjojë.
Këngën time vala
ia thotë valës tjetër,
e unë – nuk jam më.

Vjen një ditë me diell,
qyteti zgjohet –
por unë nuk do të zgjohem kurrë më.
As netët, as hëna,
as këngët që mbartin helm
nuk do t’i këndoj më.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Udhët e Jetës

Jeta –
udhë me kthesa, labirinte e tunele,
përplot batica dhe zbatica.
Një udhë e heshtur,
me brenga e halle,
një luftë që tretet në mjegull.

Hapat e mi çapërojnë trotuareve –
herë lehtë,
herë si tunxh i rëndë.
Kujtoj stinët e moteve
përtej mureve të kazamatës,
kur dritat fiken
dhe yjet nuk duken në qiell.

Era më flet me skëterrën –
me një zë të vjetër që penitet.
E shkuara tretet në mendime
si valë mbi breg.
Një ëndërr e djegur rri pezull,
përballë detit të trazuar,
pret ditën që ka me ardhë…

Shikoj hijet e natës që më ndjekin pas.
Shikoj portretin tim në shuplakë të dorës.
Një fjalë e pathënë mbetet në kujtime.
Në sytë e heshtjes rrjedh një mall.
Një zë i largët më thërret ngadalë.

Në agun e ftohtë,
shpirti më tretet.
Në hijen e kohës
një mall më djeg.
Rrugët e jetës – të ftohta, të vjetra –
i eci me gishtërinj të përgjakur.

Ëndrrat e mia –
të gdhendura në kujtime.
Sokakët më njohin,
më thërrasin me emër.
Hapat e mi flasin
me gjuhën e gurëve.

Një ëndërr bie,
si gjethe e tharë vjeshte.
Një mall i fshehur
tretet mes tyre.
Hija e kohës më ndjek në heshtje.
Era më pëshpërit ngadalë
me fjalët e djeshme.

Në themelet e kazamatës
kam lënë veten –
si një shpirt i pastrehë
që kërkon dritën e lirisë.

Kujtimet derdhen
e qajnë në shiun e natës
ku shushurimat bien.
Një fjalë e humbur
më thërret nga larg…

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Monologu i shpirtit

Në çastin
kur errësira më thërret
me zë të ulët,
dhe drita më tund
me premtimin e një mëngjesi,

unë qëndroj në mes –
udhëtar pa harta,
pa kompas.

Errësira –
një hije e ngrohtë,
një prekje që fshin
plagët e ditës.

…Secila kohë
ka nga një plagë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

MËMËS

 

Në prehërin tënd të ngrohtë ku më mbaje, për jetë pata adhurim.

Si foshnjë në djep ku u lëkunda,

fjalën “Mëmë” thirra pa pushim!

Që kur këtë fjalë bëlbëzova,

s’e ndala më — veç e përsërita.

Përkëdhelje të ëmbla përjetova,

edhe sot që jam burrë — sërish më ndrita.

Edhe tani për ty mendoj,

ndonëse s’jam më foshnje, por burrë.

Veç fjala “Mëmë” — sa të jem gjallë,

prej meje nuk largohet kurrë!

Do të të thërras, sa jetë të kem,

kurdoherë si qengj i uritur — herë me zërin e zemrës së copëtuar, herë me shpirtin zjarr të zhuritur…

 

P.s.

Shënim për botim / hyrje redaksionale: Kjo poezi është botuar për herë të parë në revistën letrare arbëreshe “Zjarri” në Palermo, më 1975.

 

 

 

Stinë vjeshte

Ditë vjeshte –
kur zverdhëllonin gjethet,
dhe djajtë shfaqeshin
me fytyra të zbehta,
sy zgurdulluar
si hiena të egërsuara,
ujqër të tërbuar
me dhëmbë mizorie.

Brenda mureve gri të burgut,
në pranga ishe lidhur ti –
i rrënuar,
i copëtuar nga koha komuniste.
Murmurisje për familjen…
forca të kishte lënë
në atë skëterrë pa dritë.

Me duar të ënjtura nga dhimbja,
flisje.
UDB-a dirigjonte –
çdo plagë gjaku
ishte një nënshkrim i krimit.

Të mbanin pa gjumë –
ditë e natë,
pa ujë,
pa kafshatë…

Ti, me djajtë u kacafyte –
i përgjakur në labirinte absurdi.
I prangosur, i përbuzur,
të ndëshkuan,
të dëbuan,
por ti mbete gjallë.

Satanajve u bëre ballë!
As akuza, as trillime nuk pranove.
Si Promete me duar të lidhura,
qëndrove.
Kriminelëve u flisje me heshtje.
Vetvetes i pëshpëritje:
Qëndro, edhe kur gjaku të bëhet dhallë.

Në qeli –
me gjarpërinj nën lëkurë luftove.
I cunguar, por i papërkulur.
I zhveshur, por me dinjitet.
I palëkundur –
si gur mbi themelet e dhimbjes.

Erë me Ngrica

Fryn era e dimrit,
fishkëllen si bishë,
stinët zgjojnë klithmat
e një mijë vjetësh të kota.

Shpirtra pa trupa,
të humbur në kohë dhe hapësirë.

Nëpër rrugë të zymta,
zyrtarë të pashpirt
ecin me vetura –
dita e verbër,
ku asgjë e re nuk flitet,
përveç skicave të historisë
që ndërtohen nga pushtetarët.

Roma dhe Bizanti, të zhvatur.
Hijet e së kaluarës mbretërojnë,
flamujt marrin hijen e hidhur
të dhunës së trashëguar.

Balldjegur

Në kreshtën e shkëmbit –
vetëm stëpa dhe gurë.
As ëndrra nuk rritet,
as hiri i diellit
nuk e shkrin shpatin.

Sytë ngulitur në heshtje –
tokë pa ara,
qielli pa kaltërsi.
As misër,
as grurë.
Vetëm zjarr i djegur,
boshllëk i pashuar.

Kreshta s’di të ëndërrojë.
Vetëm djeg.
Dhe hesht.

Një jetë e tharë në gurë,
një tokë që kërkon frymëzim.

 

Kur dola nga burgu

Dola nga burgu –
me vite të kërusura,
stinë të thinjura,
me heshtje të thellë
dhe dorë të zgjatur kah qielli.

Një lutje për Nënën,
për jetën që ndoshta më ka harruar.

Brenga për të kaluarën
që s’dua ta rikujtoj.

Jam i përvuajturi
që ruajti dinjitetin
në mallkim e errësirë.

Feniksi që u ringjall,
pavarësisht çdo zi,
çdo dhimbjeje.

Me shpirtin në qiell,
por tokën në zemër.
Me shpresën për pranverë të pafund,
për rininë që burgjet e vodhën.

Por unë jam njeri –
me emër
dhe krenari të pastër.

 

Krroi në dejtë e mi

Në skaj të kopshtit –
një arrë nën hijen e blirit.
Një ujëvarë që rrit grunjera
ngjyrë floriri.

Në mbrëmjet e verës
krroi gurgullon,
gjethet këndojnë.
Zanat dhe kreshnikët
ngrenë valle në male.

Fylli jehon me agimin,
shqipja fluturon
mbi dardhën që çel.

Në ujëvarën e fshatit
shikimet rrjedhin me mall –
krroi në dejtë e mi,
jetë dhe frymëzim i heshtur.

 

Dielli në shuplakë

I rrethuar me maja malesh –
bjeshka, një lehonë e qetë.
Në mes të sheshit,
midis luleve dhe barit,
aromë trëndafili –
një tërfil çel mbi shkëmb.

Këmbëzbathur në brigjet e blerta.
Gishtërinjtë përthithin
lulëzimin e ditës.

Dielli del në majë –
si një rreze që përqafon shpirtin.
Shikimet e vajzës
derdhen si luledielli.

Në dritë përqafohet trishtimi –
i ëmbël dhe i thellë.

 

Poeti i mjerimit

Ti, poet i shekullit të ri –
me zjarr në sy
dhe zemër të trazuar.
Këndove për bijtë e kohës,
kërkove drejtësi
me vargje të zjarrta.

Vuajtje dhe mallkim i thellë.
Kafshatë e hidhur,
misër i dëshiruar
që acaron në dejtë
dhe ngrihet si akull.

Ti u bëre kandil –
u dogje në flakë,
por kurrë nuk u fik.

Me grusht të fortë
kërkove malet të lëkunden.
Shkruaje këngët e ringjalljes,
zë i lirisë,
i shpirtit të dhimbur,
lajmtar i kohës së re.

Zë që s’u shua në errësirë.

 

Kohë të liga

Kohët kalojnë.
Njerëzit si stinët e motit
vijnë e shkojnë.
Breza që bartin ndryshimin në gjoks.

Fise nomade,
pushtues e mbretëri –
gjaku derdhet si lumë,
plagë që nuk mbyllen,
varre pa emër.

Në këto toka
ku luftërat shkrijnë edhe shpresën,
demokracia –
si hije që nuk ngroh.

Plagët myken.
Vallë, a do të vijë pranvera?
A do ta rrezatojë dielli dhimbjen?

Në këtë Ballkan,
ku historia dhe dhimbja bashkohen,
gjithnjë kërkohet drita
që nuk vdes.

 

Ka vite që pres

Në peronin e jetës
qëndroj i vetmuar.
Trenat kalojnë
me mallin e djegur në vagona.

Vitet shkojnë,
stinët ikin,
por unë pres ende…

Pres trenin e pranverës,
trenin e jetës sime –
me shpresën që do vijë,
që do shpërndajë hijet dhe errësirën.

Nuk di se kur,
por shpirti më thotë:
Prit! Mos e harro!
Sepse edhe në vetmi,
në pritje,
lind shpresa më e fuqishme.

 

Ëndrra Ime

Të kujtohet kur ishe i ri
e ikën?
Kur të rrëmbyen horrat,
të shanë,
të vranë?

Gjymtyrë të sakatuara,
shpirt i sëmurë,
burgje –
dhe ti i pafajshëm,
me mall në zemër,
shkruaje vargje…

Tani që je plakur,
jeta ikën shpejt,
vitet tremben prej rëpirave.
Flokë të thinjura,
kokë e thyer –
pyet:

Vallë, do të vijë pranvera?

 

 

 

LETËR  VËLLAUT NË AMERIKË

O vëlla në anën tjetër të oqeanit – burgosur, i mërguar, i përndjekur… Ti je shkëmb që nuk thyhet, jeni pathyeshmëria që s’njolloset.

Mbaje shpirtin në dritë, mos u përkul përballë mjegullës. Në heshtje le të lidhemi fort, me gjak që s’njihet nga kufijtë. Amaneti yt – një zjarr që s’shuhet as në mërgim.

 

DETI IM

Pulëbardhat lozin me frymën dhe valët mbartin mallin tim. Një gjarpër i plagosur endet mbi shkumë – si unë, në përpëlitjen e jetës.

Valët godasin brigjet e zemrës, treni i zi bart dëshirat e pathëna, tuneli i errët nuk ka dalje – por unë vazhdoj të kërkoj dritën.

Deti im – një peizazh i brendshëm, ku shpresa dhe errësira bëhen një.

 

BALADA NË GUR

Korba të zinj kafshojnë qiejt, zogjtë ikin drejt stinëve të humbura. Në heshtje më përcjell një baladë – jeta ime, e gdhendur në gur.

Shqiponja qëndron mbi kreshta, si shpirti im që s’u dorëzua. Erërat fryjnë përtej dhimbjes, pranverat mungojnë – por fluturimi mbetet.

 

PËRTEJ HESHTJES

Fjalët thahen, sytë shteren, mos mendo se jemi vdekur. Në pëlhurat e së kaluarës fshihet shpirti i tij, helmi shpërndahet në gotat e heshtjes.

Portrete të zbehta me kafka të rënda, si qenie që zbritën nga qielli i errësirës. Ata ecin nëpër muzg me hapa pa emër, të panjohur, të harruar – si shigjetat e Apolonit në një botë pa perëndi.

Një zë bie mbi trotuaret e zverdhura, si përpëlitja e lules anemonë. Ligjëratat e qiellit të rrejshëm bien në labirintet e mashtrimit.

Në çdo dasmë mungon një dasmor, secila këngë është kthyer në lutje. Dhe gotat – të mbushura me netë, ku yjet janë vetëm roje të një nate të përjetshme.

Do të këndoj deri në fund – derisa terri të më marrë. Sepse flaka që desha ta shuaj u bë hi që më dogji më thellë.

 

ARRATISJE E SHPRESËS

Ishte vera e vitit 1974, por brenda meje frynte një dimër i gjatë. UDB-ja – hija e zezë që përpinte zërin, makineria që ndëshkonte lirinë.

Peizazhet iknin përtej dritares së trenit, si kujtime që nuk kthehen më. Në çdo stacion – një e vërtetë e heshtur, jugosllavia e sëmurë – në agoni.

Unë nuk isha arratisur, isha dëshmitar i së vërtetës që vinte. Sepse shtypja është strukturë, dhe çdo strukturë që ngrihet mbi frikë, rrëzohet nga brenda.

Poeti nuk jeton vetëm me frymë – jeta ime është një poezi e braktisjes, e kujtesës, e dhimbjes, por edhe e shpresës.

 

STINË VJESHTE

Në ditët kur gjethet zverdhëllojnë, shfaqen hijet me sy ujqërish. Në mure të lagështa të burgut, shpirtrat përplasen me zinxhirët.

I lidhur, i copëtuar, por jo i thyer, ti u kacafyt me demonët e sistemit. Me gjuhë heshtjeje i flisje kriminelëve, me shikim që thoshte: “Qëndro!”

Promethe me plagë të hapura, të zhveshën, por me dinjitet. Ti ishe gur – mbi themelet e dhimbjes.

 

MURET E QELISË (Zenicë, 1981)

Në malet ku ngrihet hija e Sizifit, çdo hap është betejë me vetveten.

Nëna qan, dritat fiken, procesi montuar më dënon në heshtje.

Por unë nuk jam mëkatar, jam Prometheu që mbart zjarrin. Mbi globin e akullt, jam zëri i atyre që s’mund të flasin.

Në muret e qelisë njollat e gjakut bëhen aktakuzë e sistemit. Por unë ngrihem – si gur i gjallë, i palëkundur në një botë të përmbysur

KUSH E VRAU GJENERALIN?

Në kaltëritë e qiellit,
shqiponja fluturon krenare
mbi kreshtat e Sharrit –
prej andej ku betejat kanë zë.

Në luginat e heshtjes,
lugina të përgjakura nga stuhitë,
vallë, atë ditë,
tradhtia fshihej në erën që frynte?

Një frymë e ngjirur çau degët e historisë,
gjaku u tret në barin e mëngjesit.
Emri i tij – mbeti në gojët e tokës,
por kush e vrau gjeneralin,
kur ai vetë kishte vdekur për Atdhe? 

MEDITIM

Në burgun e zi –
mes viteve të heshtura si shkëmbinj,
kërkoja një copë diell.
Jo për dritë –
por për shpirtin tim të ngrirë.

Një copëz ngrohtësie,
që të shkrija hekurat e brendshëm
që lidhnin shpirtin tim për muri.

Prisja –
në atë heshtje pa fund,
një dritë që s’kishte emër,
por që do ta kthente gjakun tim
në një pranverë të re.

Në damarët e lodhur të zemrës sime,
rrjedh vetëm kujtimi i asaj drite.

NËN SKËTERRËN E VETMISË
(Nga qelia e burgut të Zenicës)

I mbyllur brenda katër mureve,
qeli betoni e ftohtë si varr,
i krusur, i lidhur, i përgjakur,
me heshtjen që më mbyste vërdallë.

Errësira më kishte rrëmbyer sytë,
asnjë rreze nuk depërtonte dot.
Një dritare e vogël – ndoshta tridhjetë me njëzet –
si plagë në mur, e mbuluar me hekura .
Një erë e hollë përplasej përtej,
e përzier me skëterrën e shpirtit tim.

Vetmia,
i tretur pas horizontesh të largëta,
pas maleve të Bosnjës e harresës,
rri aty me mendimet e mia,
me shpirtin tim të gjymtuar.

E pyes zemrën, me zë të qetë:
“Ç’të mundon kaq shumë, që rënkon kështu?
Ç’është kjo barrë që s’e mban dot?”
Ajo më flet me lot të padukshëm:
“Për fëmijët e mi,
që ecin udhëkryqeve të qytetit,
nën hijen e kullave të bardha,
të braktisur nga buzëqeshja.”

I pashë në ëndërr –
me duar të drejtuara kah qielli,
sikur luteshin, engjëj të vegjël,
me sytë që ndriçonin në errësirë,
fytyra të pastërta, të bardha si shpresa.
Dëgjova zërat e tyre të butë:
“Baba… mos na lër vetëm,
kthehu, qoftë edhe njëherë,
në përqafimin tonë!”
“Kush të mori?
Ku u humbe, o baba?
Na mungon, shumë na mungon…”

…Nuk di nëse ndokush e dëgjoi
thirrjen tuaj në përgjërim,
rrënkimin që gjëmoi trotureve të ftohta,
ku ngrica akulli  mbulonin shpirtin ,

Shpirtërat tuaj të njomë !

Udhëtari drejt diellit

(Kosovë, vjeshtë e vitit 1981)

1.
Teksa boshatisja gotat,
plot me natë e vetmi,
pashë se vdekja
e dehja qenë një – të lindura bashkë.
Në ato çaste, veç një varg për të kënduar,
s’dëshirova tjetër
veç të vdisja i ri.

Mendova për të gjithë ata që ëndërrojnë,
të përlotur e tretur botëve pa emër.
Ngrohtësinë e bashkimit ata kërkojnë
– nata… dhe varret e shokëve të vdekur.

I dehur, humba këmishën, orën, këpucët,
në qytetin e panjohur
si udhëtar pa cak.
Fëmijë dhe qen të rrugës më ndaluan,
skaj zabeli, në rrugë, i qetë fjeta e ëndërrova.

Yjet xixëllonin në qiellin pa mëshirë,
pastaj disa pika shiu
ranë në sytë e mi.
Të ngrohta, më bënë të qaja.

2.
Këndoja, si dru i mpirë
mbi dheun e pikëllimit.
Në atë natë, rrugëve,
kur në gotë desha të gjej
barin që shëron e fal harresë –
ose një gjumë të qetë.
Por kuptova: shpëtim
nuk ka as në varr, as në fund.

Gotë pas gote i zbrazja –
lehtë, siç soset marrezia,
siç shuhen iluzionet e mia të marra.
Mandej u shkriva rrugëve
si qen i braktisur,
vetëm ca çaste të hidhura
mbetën të varrosura.

Kjo natë më fal një lloj kënaqësie
teksa shoh veten të ndotur,
të ndarë nga ata që turpërohen
nga vetë prania ime,
që kanë shpirtin dhe ndërgjegjen
të zhytura në baltë.

Po të dija të piqesha në jetë
si fruti që bie, kur nuk ka më çfarë të japë,
– atëherë do të ishte
si të shijoja jetën për herë të dytë.

3.
Ruaj disa fjalë
që më shërojnë si bar.
U nisa në errësirë
që veç vetes të vuaja,
si poeti që e vyshk
veç dhimbja e huaj.

Shkova atje ku më pret
nderi – dhe litari.
Kështu i duhej kokës sime,
pak e marrë,
që s’u bind se muri
s’thyhet me kokë.

Tash jam i lënë, i zi, pa shokë,
dhe një ditë
do të var veten me vargjet që desha.
Këndova gjatë,
derisa u humba në terrin
e një rruge që sërish
do të më çojë drejt pikëllimit.

Thashë me vete: “I lumtur jam –
edhe ferrin në jetë e kam parë.”
Zjarret e fikura më falën flakë të reja,
asnjëherë s’u shuan kur desha t’i shuaj.
Besova se ishin shuar –
por hiri i tyre më dogji sërish.

4.
Dhe kështu, i ri dhe i thyer,
ëndërroj të vdes.
Brezat do të pështyjnë
mbi veprat e mia.
Në endje të kota,
në këngë të çmendura shkoi rinia.
E tjetri, si unë,
mos ndoshta do të ndjekë gjurmët e mia?

S’mundem më të këndoj –
as të hesht nuk di.
Helmi i këngëve të mia
veç mua më helmoi.
Si gjethe në vjeshtën
e shëmtuar po bëhem,
dhe lodhja më shtyn
ta ndjek përsëri këngën.

Nga ajo që desha të krijoj
me muzën – humba,
nëpër stinë që ikën
pa më lënë gjë.
Veç helm, që rritet
në këtë këngë që më vret.

Për vete flas, për lot, për endje, kujtime…
dhe s’jam i humbur veç unë,
por edhe ata të meridianëve,
që struken në këngën time…

5.
Më vonë, ai s’do ta dijë
se do të lindë në jetë,
për t’i falur botës
si mëshirë – pak dashuri të ngrohtë.
Vargu i tij do të ulërijë,
i shurdhët dhe i ftohtë,
dhe për ta madhëruar,
do të mbetet vetëm pas vdekjes.

Më vonë, i çmendur si Van Goghu,
do të presë
dhimbjen e vet që s’soset
veç me gjak.
I humbur, pa shpresë,
do të kërkojë pak etje…
por ç’vlerë ka eshtra pas vdekjes?

Kështu do të vdesë –
të nesërmen do të harrohet.
Për ne nuk do të ketë më lot për të falur,
se koha shkel mbi lule,
pa ndalur kurrë.

Kurrë s’erdhi ajo
që dinte si të shkonte,
dhe atij me dhunë
ia vodhën të gjitha qëllimet e jetës.
E e lanë – si qiri që digjet vetë,
derisa tretet.

6.
Tani i mbyll sytë,
qepallat rëndon brenga.
Edhe uji është i pastër
kur ai pushon nën urë.
Rrjedh i qetë,
që të mos e zgjojë
duke u përplasur pas murit.

Këngën e tij, vala
ia thotë valës tjetër
derisa ai pushon.
Pastaj vjen një ditë,
plot diell.
Qyteti zgjohet –
por ai nuk do të zgjohet më.

S’do të shohë më netët e zeza,
as hënën në liqen,
as këngët që veç helm
kanë mbartur.

Kështu, lumi
e përcolli trupin e mbetur,
që askush s’e çoi
as në rrugën e fundit.
Qentë e rrugës
të mos e kafshonin si prenë e braktisur.

Lumi e çoi
në zabelin më të vetmuar,
derisa kënga e valës së tij
u qetësua në atë lëndinë.
Dikur e la në bregun e tij –
dhe gjethet e vjeshtës e mbuluan…

Ruaj pak fjalë
që më shërojnë si bar i rrallë,
dhe ika në terr
që vetëm vuajtja të më njohë.

Poeti vyshket nga dhimbja që nuk është e tij,
e unë u nisa atje
ku më priste nderi – dhe litari.

Koka ime e marrë nuk e besoi
se muri s’thyhet me kokë.
E tani, i zi, i braktisur, pa shok,
një ditë do ta var veten
në vargje që kënduan dashuri.

Këndova derisa u tretën udhët,
derisa terri më mori,
dhe e kuptova: ferri është këtu –
e unë e kam jetuar me sy hapur.

Flaka që desha ta shuaj,
u bë hi që më dogji më thellë.
Nuk ka shuarje për atë që digjet
nga brenda vetes.

Dikur do të lindë ai që s’më njohu,
për t’i falur kësaj bote
si Van Goghu –
do ta presë dhimbjen me gjak.

ZËRI  QË  NUK  SHUHET !

Kam dëshirë të jem sqep i një zogu këngëtar,
që zgjon agun në mëngjesin pa gjurmë,
e ngre diellin mbi një vend të harruar,

Si detin me valë…

 

Kam mall të bëhem sqep zogu që këndon,
që çel agun mbi heshtje të pluhurosura,
dhe ngre diellin mbi viset që harresa i ka lënë pa emër,

Vise me shkëmbenj të plasaritur.

 

Dhe mëndja ma thotë:
Të jem valë që përplas shkëmbinjtë

me rrudha në ballë,
por pa i thyer – vetëm t’i përkëdhel,
të jem rrëke që vrapon për në det,
duke çuar me vete zërat e fëmijërisë,

zërin e historisë njerëzore.

 

Dhe më flet mendja:
Bëhu valë që përplaset si valë deti

Në ballë të shkëmbit mijëvjeçarnë ,
jo për ta thyer – por për t’ia kujtuar butësinë,
bëhu rrëke që vrapon drejt largësive  të harruar,
me zërat e fëmijërisë si yje në krahë,

E që flasin me gjuhën e gurit…!

UNË,   PROMETHE !

I ngulur si Prometheu,
me mëlçinë e shpirtit nën thonj sorrash,
e çdo ditë – drita nuk vinte.
Vetëm errësirë,
aty ku qielli kishte harruar
të lindte dritë,
unë qëndroja si stinë pa fund,
i gjallë vetëm nga e vërteta ime.

Promethe i lidhur në zinxhir,
sikur edhe cicërima zogjove ishte ndaluar,
zogjtë lodhen dhe dukeshin të trembur,

Nuk fluturonin më.
Në çdo britmë që lëshoja,
ata dëgjonin refrenin e rezistencës.
Në Zenicë,
burg i ngrirë në akuj të urrejtjes,
në shtetin që tallej me drejtësinë,

çdo natë – një kapak varri pa varr.

Rrobat e mia ishin lëkura e dhimbjes,
dhe dritarja – syri i verbër i Perëndisë,
Po era e akullt frynte…
dhe, në atë frymë të acartë,
e ndjeja se isha ende i lirë –
në dhimbjen time. 

  1. ERA E KRYQËZIMIT

Era frynte si mallkim i lashtë,
nga dritarja e vogël e qelisë,
dhe çante mishin tim
si gozhdë mbi shpatullën e një Krishti tjetër
– pa kryq, pa popull, pa ndjesë.

Hetuesit më vinin përballë
si farisenjtë që mbartnin urrejtjen e një Perëndie të rrejshme,
e unë –
i vetëm,
pa ndihmë qiellore,
pritja gjyqin ku nuk do fliste
as Zoti vetë.

  1. PROMETHEU I HESHTJES

Më thanë: “Prano!”
Por unë mbaja gjuhën si mburojë,
si Promethe që u vodhi zjarrin Zotërave
për ta dhënë te njeriu.

Tani, më hante dita,

Edhe netët e thikave të gjata,
më shqyenin si sorra të zeza,
sorrat nuk ishin zogj,
por hetues me uniformë
që shkynin shpirtin tim
me dosje të falsifikuara,
me akuza të stampuara
në tryezat e ferrit komunist.

Unë nuk bërtita.
Unë shikova përtej dhimbjes
dhe kuptova:
edhe drejtësia ka frikë kur s’e drejton Zoti,
por partia.

III. HESHTJA SI PROVË

Çdo fjalë që nuk e thashë,
është poemë e shkruar me gjak,
në faqet e heshtura të historisë sonë.

Në Zenicë,
ku njerëzit vdesin nga e vërteta,
më burgosën për atë që nuk e thashë dot:
“Unë jam shqiptar.
S’e shes nderin tim,
as nëpërmjet torturave,
as nën yllin pesëcepësh që më rrëzonte qiellin mbi kokë.”

Më futën në dhe të gjallë,
si Lazarin –
por nuk pati Krisht që të më ngrinte.
Vetëm era që frynte,
si fryma e Shenjtë që s’u dëgjua dot,
sepse muret qenë të shurdhër.

  1. KOHA QË HESHTI

Të nesërmet nuk ekzistonin,
vetëm net të njëjta
ku dielli ishte i ndaluar
si armët kimike.

Sytë e mi shikonin më thellë se qeliza,
sepse unë isha dëshmitari
i një kohe që nuk kërkonte dëshmitarë,
i një kombi që duhej shuar
nëpër dhomat e vogla,
me baltë, gjak dhe interrogim.

Unë nuk isha më njeri,
isha simbol,
ishin ata që donin të më fshinin,
jo për atë që bëra,
por për atë që isha –
dëshmi e një qëndrese që nuk mposhtej.

  1. HESHTJA NË ERRËSIRË

Drejtësia s’u shfaq.
Ajo nuk vjen në burgje si ky,
ajo nuk zbriti në Zenicë,
sepse drejtësia e vërtetë
nuk ulej në karrige me uniformë,
as e firmoste dënimin e një idealisti.

Ajo heshti.
Sikur të ishte penduar që kishte lindur.

Po era frynte.
Era e së vërtetës,
era që përndiqej,
era që më mësonte të qëndroja drejt
edhe kur jeta binte përdhe.

  1. LIRIA NË SHPIRT

Në fund të acarit,
të poshtërimeve,
të torturës dhe vetmisë,
ndjeva brenda vetes
një farë që nuk vdiste.

Ishte shpresa që s’kishte emër,
shpresa që nuk varej nëpër mure,
por jetonte në eshtrat e mia
si një këngë e pathënë.

Unë isha i lidhur,
por jo i nënshtruar.
Unë isha Prometheu i kësaj kohe –
në duar të ulkonjave,
por me zjarr në shpirt.

 

Përtej heshtjes

Në qelinë e gurit,
një dritë e lodhur dridhej në tavan,
si shpirti im që luftonte terrin.

Një dritare e vogël, e mbërthyer me hekur,
ishte qielli im i mbyllur.
Vetmia më kafshonte,
ëndrrat iknin me erën,
në dejtë digjte prushi i mallit.

Qaja për fëmijët e mi,
për sytë e tyre të humbur në stinë,
për hapat zbathur në trotuaret e Shkupit,
për pritjen e pafajshme
që më thërriste nga larg.

Por një ditë…
drita e lodhur u bë diell,
dritarja – horizont i hapur.
Në përqafimin e tyre rilinda,
përtej heshtjes dhe errësirës.

 

…Sepse pafajësia është krahë,
dhe ndërgjegjja e pastër është flakë
që nuk shuhet kurrë.
Përtej hekurave,
përtej heshtjes –

Ime shpresë, do më  priste liria. 

NËN QIELLIN E MALEVE

Në tokën time, ku malet flasin me heshtje,
dhe gurët mbajnë kujtimet e erës së lashtë,
unë linda—si një fjalë e pathënë,
si një britmë e butë në gjirin e kohës.

Pllajat shtrihen si ëndrra të gjata,
ku bari përkundet si një lutje e gjelbër,
dhe lumi rrëfen histori të vjetra
për njerëz që ecën pa kthim.

Era më mësoi gjuhën e qëndresës,
dielli më dha zjarrin e brendshëm,
ndërsa nata më fali mendimin—
atë heshtje që lind poezinë.

Unë jam biri i kësaj toke të ashpër,
ku bukuria dhe dhimbja rriten bashkë,
si dy rrënjë të një shpirti të vetëm.

 HIJET E KOHËS

Në gjurmët e mia rrjedh historia,
si një lumë i trazuar që s’gjen prehje,
me plagë që flasin më shumë se fjalët,
dhe kujtime që digjen si prush.

Kam parë hijet e njerëzve të thyer,
që mbartnin mbi shpinë barrën e epokave,
me sy të lodhur nga pritja,
por me shpirt që nuk dorëzohej.

Në çdo gur është një emër i harruar,
në çdo heshtje një britmë e mbytur,
dhe unë i mbledh si copëza drite
për t’i kthyer në varg.

Sepse historia nuk është vetëm e shkuar—
ajo është plagë që merr frymë në ne,
është kujtesë që kërkon të mos harrohet.

 

III. KËNGA E SHPIRTIT

Unë jam zëri i atyre që s’folën,
jehona e hapave që u shuan në rrugë,
jam fjala që kërkon të lindë
nga thellësia e një shpirti të plagosur.

Në vetminë time gjej një popull të tërë,
që rreh në gjoksin tim si një zemër e madhe,
dhe më thërret të mos ndalem,
të mos humbas në harresë.

Unë eci—mes lindjes dhe perëndimit të Diellit,
si një udhëtar pa fund,
duke kërkuar kuptimin e jetës
në fytyrën e çdo njeriu.

Sepse fati im nuk është vetëm imi—
është një rrugë që bashkon shumë hapa,
është një këngë që s’duhet të shuhet.

Dhe në fund, kur fjala të bëhet dritë,
unë do të mbetem vetëm një zë,
por një zë që dëshmon
se kam jetuar,
se kam ndjerë,
se kam qenë pjesë e këtij udhëtimi të madh 

EPILOG  1.

Drita që nuk shihet

Pas çdo heshtjeje të gjatë
nuk vjen menjëherë fjala.
Vjen një zbrazëti tjetër—
më e thellë, më e qetë,
ku njeriu mëson të jetojë
pa zërin që kishte dikur.

Dalja nga burgu
nuk është gjithmonë dalje.
Sepse muret më të forta
janë ato që mbeten brenda.

Dhe megjithatë—
njeriu nuk është ndërtuar
për të qenë vetëm kujtim i dhimbjes.

Diku, në një vend që nuk matet me hapësirë,
as me kohë,
mbetet një grimcë drite.

Jo si shpëtim i madh,
jo si triumf,
por si një qëndresë e heshtur
që nuk pranon të shuhet.

Unë nuk e pashë diellin
si dikur.
As qielli nuk ishte më i njëjti.

Por mësova diçka tjetër:
se drita nuk është vetëm ajo që bie mbi ne—
është edhe ajo që mbetet brenda nesh
kur gjithçka tjetër është errësuar.

Dhe në këtë mbetje,
njeriu fillon të rindërtojë veten,
jo siç ka qenë,
por siç mund të jetë pas rrënimit.

Kjo nuk është fitore.
As humbje.
Është një gjendje tjetër—
një mënyrë e re e të qenit.

Kështu mbyllet ky udhëtim:
jo me një përgjigje,
por me një dritë të vogël
që nuk kërkon të shihet,
vetëm të mbahet gjallë.

 Zenica – hapësira ku heshtja merr formë

Në hartën e ish-Jugosllavisë, Zenica shënohej si një qytet industrial, i njohur për uzinat dhe ritmin e rëndë të punës.
Por për shumë të tjerë, ajo ishte një emër që nuk shqiptohej lehtë—
një vend ku liria humbte kuptimin e saj konkret.

Burgu i Zenicës, një nga institucionet më të njohura penitenciare të kohës,
nuk ishte vetëm një ndërtesë.
Ai ishte një sistem.
Një mekanizëm disipline, izolimi dhe kontrolli,
ku individi zhvishej gradualisht nga çdo identitet i mëparshëm.

Në vitet e tensioneve politike dhe ideologjike,
sidomos për shqiptarët në hapësirën jugosllave,
burgjet nuk ishin vetëm vende ndëshkimi për krime penale.
Ato shpesh shndërroheshin në hapësira të ndëshkimit të mendimit,
të fjalës dhe të aspiratës për liri.

Qelitë e vetmisë,
me muret e tyre të ftohta dhe dritën e kontrolluar,
nuk synonin vetëm izolimin fizik.
Ato krijonin një realitet tjetër—
një kohë të ngadaltë, pothuaj të ngrirë,
ku njeriu përballej me vetveten në mënyrën më të zhveshur të mundshme.

Pikërisht në këtë hapësirë lind kjo poezi.
Jo si një akt letrar i shkëputur,
por si një nevojë për të ruajtur një formë të brendshme lirie.

Sepse kur gjithçka tjetër kontrollohet,
mbetet vetëm një vend ku njeriu mund të jetë i lirë:
brenda vetes.

Dhe aty—
në atë territor të padukshëm—
fillon rezistenca më e vështirë dhe më e vërtetë.

(Frryma e trenit dhe rrugëtimi)

Kur treni im të ndalë në stacionin e heshtjes,
mos qani për udhën time —
se unë nuk humba, por u ktheva
atje prej nga erdha, te Fjala dhe Drita.

Në qetësinë e shuarjes sime
mos shihni mbarim, por ngjizje tjetër rruge,
fluturim të ri në krahët e përjetësisë.
Se njeriu nuk shuhet në dhe,
por në harresë —
dhe gjallëron në kujtim e në emër të mirë.

Merreni frymën time si fllad të lehtë
që prek faqet tuaja në mëngjes,
si zë të butë në ndonjë lutje,
si kujtim të bardhë në rrugëtim.

S’u dhashë pasuri pa fund,
por dhashë fjalë, zemër, mund,
dhashë plagët e mia si flakë shprese,
dhashë rrugëtime të vërteta
nëpër shi e nën diell.

Amaneti im është i thjeshtë:

– Ruajeni nderin, se nderi është shtylla e fisit.
– Mbroni fjalën, se fjala është tempulli i shpirtit.
– Rriteni dashurinë, se ajo është ura midis të gjallëve dhe të pavdekshmëve.
– Mos lini heshtjen të varfërojë të vërtetën,
por flisni kur fjala është dritë,
dhe heshtni kur heshtja është lutje.

Në çdo libër tim, në çdo shkronjë,
ka pak dritë nga syri im,
pak dhembje nga koha,
pak shpresë nga përjetësia shqiptare
që më rriti, më mësoi, më mbajti njeri.

E nëse zemra ju dridhet një ditë
teksa lexoni emrin tim,
mos thoni “u nda”,
por thoni me zë të mirë:

“Ai mbaroi udhën në tokë
për të nisur udhën në dritë.”

Dhe kështu,
kur të mbyllet dera e trenit tim,
unë veç do të kthehem në qetësi,
si zog që gjen strehë në degën e përjetësisë,
si dritë që nuk shuhet
po rikthehet në Qiell.

DITA E BARDHË QË LINDI NGA LOTËT

 

Një testament i shpirtit shqiptar

Hyrje – Burgu nuk mbaroi me hapjen e derës

Kur dola nga burgu, mendova se po dilja nga një ferr i gjatë.

Por e kuptova se ferri nuk kishte qenë vetëm imi.

Ai kishte jetuar në shtëpinë time.

Kishte jetuar në zemrën e Qamës.

Kishte jetuar në lotët e Nënës Mahije.

Kishte jetuar në urinë e fëmijëve të mi.

Kishte jetuar në trotuaret e Shkupit.

Atëherë e kuptova një të vërtetë të madhe:

Burgu nuk mbaron kur hapet dera e qelisë.

Ai vazhdon të jetojë në kujtesën e familjes.

Ai vazhdon të jetojë në heshtje.

Dhe heshtja, shpeshherë, është më e rëndë se vetë burgu.

Dhe, ditët e bardha do  të vijnë

Më dënuan pa faj,
Më therrën si kurban
Për mëkate që s’i bana.
Proces i inskenuar,
Hallakamë me vulë politike:
Fajtor pse jam shqiptar.

Më erdhi Tekiu, babai,
Dhjetë minuta jetë.
Në dejt i rridhte gjak trimi,
Veteran i Atdheut, i lirisë.
M’i pa plagët në fytyrë,
Vulat e kriminelëve hetues,
E tha: “Mos u dorëzo, bir.
Burgu është për burra.
Rri në udhën e së vërtetës.
Do vijnë ditë të bardha.
Do ketë drejtësi për ne.
Se kështu e paskemi fatin…
Je shqiptar.”

Po nënën Mahije s’e harroj.
Më priste te pragu i gurtë,
Me lot që i thanë jetën.
Vdiq nga dhimbjet, nga burgu im,
Me shpresë se do vijë gëzimi,
Se liria troket edhe për ne.

Më vranë trupin, jo shpirtin.
E mbajta të pastër,
Me dinjitet shqiptari.
Se shpresa nuk burgoset.
Se ditët e bardha do vijnë.

Refren
Do vijnë ditë të bardha, bir,
Edhe për ne do lindë një diell.
Me shpirt të pastër, me ballin lart,
Se dinjiteti nuk thyhet kurrë.

Strofa 1
Më dënuan pa faj në këtë jetë,
Më therrën si kurban për faje të huaja.
Proces i inskenuar, hallakamë e zezë,
Fajtor veç pse jam shqiptar.

Strofa 2
Erdhi Tekiu, babai me gjak trimi,
Veteran i Atdheut, i lirisë.
M’i pa plagët, më tha në sy:
“Burgu është për burra, mos u dorëzo, bir.
Rri në udhën e së vërtetës.”

Refren
Do vijnë ditë të bardha, bir,
Edhe për ne do lindë një diell.
Me shpirt të pastër, me ballin lart,
Se dinjiteti nuk thyhet kurrë.

Ura
Nëna Mahije më priste te pragu i gurtë,
Me lot që ia shuan jetën.
Vdiq nga dhimbja, nga burgu im,
Po shpresa i mbeti në sy:
“Do vijë gëzimi, do vijë liria.”

Strofa 3
Më vranë trupin, por jo shpirtin tim.
E mbajta të pastër, si amanet.
Se jam shqiptar, e ky është fati,
Po ditët e bardha do vijnë.

Refren
Do vijnë ditë të bardha, bir,
Edhe për ne do lindë një diell.
Me shpirt të pastër, me ballin lart,
Se dinjiteti nuk thyhet kurrë.

Amaneti

Më dënuan pa faj.
Më therrën si kurban,
Sepse jam shqiptar.

Erdhi babai, Tekiu.
Veteran i lirisë.
Më tha: “Mos u dorëzo, bir.
Burgu është për burra.
Do vijnë ditë të bardha.”

Nëna Mahije vdiq nga dhimbja,
Te pragu i gurtë më priste.
Me shpresë se liria vjen edhe për ne.

Më vranë trupin.
Shpirtin e mbajta të pastër.
Me dinjitet shqiptari.

Se shpresa nuk burgoset.
Ditët e bardha do vijnë…

DHE NJË DITË DË TË VIJË DINA E BARDHË

Nëse këto rreshta do t’i lexojnë brezat që vijnë, dua t’u them vetëm një gjë:

Mos e harroni të vërtetën.

Mos e harroni dhimbjen.

Mos e harroni sakrificën.

Mos e harroni dinjitetin.

Sepse popujt që humbin kujtesën, humbin vetveten.

Ndërsa popujt që e ruajnë kujtesën, mbeten të lirë.

Ata mundën të më burgosnin trupin.

Por nuk mundën të ma burgosnin shpirtin.

Ata mundën të më largonin nga familja.

Por nuk mundën ta shkatërronin familjen time.

Dhe kjo është fitorja ime.

Kjo është fitorja e Qamës.

Kjo është fitorja e Shpresës dhe Letkës.

Kjo është fitorja e kujtimit të Nënës Mahije.

Dhe mbi të gjitha, kjo është fitorja e dinjitetit shqiptar.

Ky cikël mund të zgjerohet më tej, kapitull pas kapitulli, duke u pasuruar me kujtime konkrete, dialogë familjarë, vizitat në burgun e Zenicës, përjetimet e Nënës Mahije, sakrificat e Qamës dhe rrugëtimin e Shpresës e Letkës, në mënyrë që të marrë formën e një testamenti letrar, historik dhe njerëzor brenda librit “Përtej Heshtjes”.

Ky cikël mund të zgjerohet më tej, kapitull pas kapitulli, duke u pasuruar me kujtime konkrete, dialogë familjarë, vizitat në burgun e Zenicës, përjetimet e Nënës Mahije, sakrificat e Qamës dhe rrugëtimin e Shpresës e Letkës, në mënyrë që të marrë formën e një  historie për atë që kërkonin kuptimin  njerëzor…

…Sytë e saj u ndalën te fytyra ime.

Te shenjat e mavijosura që mbaja mbi lëkurë.

Dhe në atë çast, ajo kuptoi gjithçka.

Nuk pyeti.

Sepse nënat nuk kanë nevojë për shpjegime.

Ato lexojnë plagët me zemër.

Atë ditë, më shumë se unë, vuante ajo.

Sepse ka një ligj të pashkruar të jetës:

Dhimbja e fëmijës është gjithmonë më e rëndë për nënën sesa për vetë fëmijën.

Kur u largua, u kthye në Çegran me një barrë të padukshme.

Me një plagë që nuk shërohej.

Dhe ajo plagë e shoqëroi deri në fund të jetës.

Ajo nuk kishte kohë për të qarë.

Sepse e dinte se lotët e saj do t’i trembnin fëmijët.

Prandaj i fshehte.

Dhe në vend të lotëve, u jepte kurajë.

“Bëhuni të fortë, sepse edhe për ne do të vijë dita e bardhë.”

Kjo fjali nuk ishte vetëm shpresë.

Ishte një akt rezistence.

Ishte një betim.

Ishte një flamur i padukshëm që valëvitej mbi familjen tonë.

Dhe familja jonë mbijetoi.

Sepse Qamja nuk lejoi që errësira të fitonte.

…Jeta ua vodhi një pjesë të fëmijërisë.

Por nuk ua vodhi karakterin.

Ato ecnin nëpër rrugët e Shkupit me tesha të arnuara.

Mbanin në zemër një barrë që nuk duhej t’u takonte.

Por nuk u ankuan.

Nuk u dorëzuan.

Përkundrazi.

U rritën.

U kalitën.

U bënë gra të forta.

Dhe sot, kur i shoh, nuk shoh më fëmijët e përbuzur të dikurshëm.

Shoh gra që mbajnë mbi supe historinë e mbijetesës.

Dhe kjo është fitorja e tyre.

Shpesh, në qetësinë e mbrëmjes, më duket sikur e dëgjoj zërin e Qamës.

– Mos u dorëzo.

– Po fëmijët?

– Janë të fortë.

– A po vuajnë?

– Po.

Por do të kalojë.

– A do të vijë dita e bardhë?

– Do të vijë.

Sepse nuk ka natë që zgjat përgjithmonë.

Dhe unë hesht.

Sepse e di se ajo kishte të drejtë.

Dhe, këto vargje si dhe librat që kam shkruar,

Nuk i shkruaj prej mendjes së  “madhe” , por siç thotë populli,

Nga se nuk patay çajre:i përballur në rrugët e mia me stuhitë e tërbuara të sistemit , i shkruaj  për kujtesën.

E shkruaj për të vërtetën.

E shkruaj që askush të mos harrojë se çfarë mund t’i bëjë njeriut një sistem që e humbet njerëzinë.

Sepse e keqja fillon gjithmonë me heshtjen.

Dhe heshtja, kur zgjat shumë, bëhet aleate e padrejtësisë.

Prandaj ky libër është një thirrje për ndërgjegjen.

Një thirrje që historia të mos përsëritet.

EPILOG

Sot, kur shoh pas, nuk numëroj vitet e burgut.

Numëroj fytyrat.

Numëroj lotët.

Numëroj sakrificat.

Numëroj buzëqeshjet që mbijetuan.

Dhe atëherë e kuptoj se fituam.

Jo sepse u hakmorëm.

Por sepse nuk u thyen.

Ata mundën të na shkaktonin vuajtje.

Por nuk mundën të na shkatërronin.

Sepse njeriu që ruan dinjitetin, mbetet i lirë edhe kur ndodhet pas hekurave.

Dhe unë mbeta i lirë.

Sepse mbeta shqiptar.

Me kujtesë.

Me ndërgjegje.

Me dinjitet.

Dhe me një amanet që do t’ua lë brezave:

Mos e harroni kurrë të vërtetën.

Sepse kujtesa është forma më e lartë e drejtësisë.

Dhe drejtësia fillon aty ku njeriu guxon të tregojë historinë e tij.

PROLOG JETE

Ka plagë që nuk mbyllen kurrë

Sot, kur vitet kanë kaluar si lumenj të gjatë mbi jetën time, e kuptoj se njeriu nuk e mban mend vetëm kohën e burgut.

Ai mban mend fytyrat.

Ai mban mend zërat.

Ai mban mend lotët.

Dhe, mbi të gjitha, mban mend heshtjen.

Ka një heshtje që është më e rëndë se britma.

Ka një heshtje që e shoqëron njeriun deri në fund të jetës.

Ajo është heshtja e fëmijëve që u detyruan të rriten para kohe.

Ajo është heshtja e nënës që u kthye nga Zenica me zemrën e plagosur.

Ajo është heshtja e Qamës që luftoi e vetme.

Ajo është heshtja ime.

Dhe pikërisht për këtë e shkruaj këtë kapitull.

Jo për urrejtje.

Por për kujtesë.

Jo për hakmarrje.

Por për të vërtetën.

ÇEGRANI – VENDI KU RRËNJËT NUK U THYEN

Çegrani nuk ishte vetëm vendlindja ime.

Ai ishte strehë.

Ishte frymë.

Ishte identitet.

Sa herë që mbyllja sytë në Zenicë, shpirti im kthehej në Çegran.

Atje shihja Nënën Mahije.

Shihja Qamen.

Shihja fëmijët.

Shihja oborrin e shtëpisë.

Dhe atëherë kuptoja se njeriu mund të largohet fizikisht nga vendlindja, por nuk largohet kurrë shpirtërisht prej saj.

Sepse rrënjët nuk burgosen.

Ato jetojnë.

 

NËNA MAHIJE – LOTËT QË U BËNË LUTJE

Asnjëherë nuk do ta harroj ditën kur nëna ime erdhi në Zenicë.

Ajo nuk ishte vetëm një nënë.

Ishte vetë dhembja që ecte.

Më pa.

Nuk foli.

Sytë e saj u ndalën mbi fytyrën time.

Dhe në atë çast, zemra e saj e kuptoi atë që fjalët nuk mund ta thoshin.

Ajo pa vuajtjen.

Ajo pa poshtërimin.

Ajo pa plagët.

Dhe u kthye në Çegran me një dhembje që nuk e la më kurrë.

Sot, kur e kujtoj, më duket sikur ende e dëgjoj zërin e saj.

“Biri im, duro.”

Sa e madhe është kjo fjalë.

Durimi.

Ai ishte arma e nënave shqiptare.

QAMJA – LUANESHA QË MBROJTI SHTËPINË

Në mungesën time, ajo u bë gjithçka.

Ajo luftoi kundër urisë.

Kundër vetmisë.

Kundër frikës.

Kundër përbuzjes.

Ajo nuk kishte luksin të dorëzohej.

Sepse fëmijët kishin nevojë për të.

Dhe ajo qëndroi.

Në heshtje.

Me dinjitet.

Me kurajë.

Një ditë u tha fëmijëve:

“Mos qani. Edhe për ne do të vijë dita e bardhë.”

Dhe në atë fjali jetoi e gjithë forca e saj.

 

SHPRESA DHE LETKA – FËMIJËT QË U BËNË DRITË

Jeta ua mori një pjesë të fëmijërisë.

Por nuk ua mori shpirtin.

Shpresa u bë vetë shpresë.

Letka u bë qetësia që mbante familjen.

Sot ato janë gra të forta.

Dhe kjo është përgjigjja më e bukur ndaj padrejtësisë.

PJESA E PESTË

SHKUPI – RRUGËT E HESHTJES

Ende i shoh.

Fëmijët e mi.

Duke ecur nëpër trotuaret e Shkupit.

Me tesha të arnuara.

Me libra në duar.

Me kokën ulur.

Por jo nga turpi.

Sepse turpi nuk ishte i tyre.

Turpi i takon padrejtësisë.

Turpi i takon sistemeve që luftojnë kundër pafajësisë.

PJESA E GJASHTË

ZENICA – BURGU KU KOHA NDALEJ

Në Zenicë nuk e numëroja kohën.

Numëroja mungesat.

Numëroja lotët.

Numëroja kujtimet.

Mendja ime nuk ishte aty.

Ajo ishte në shtëpi.

Pranë fëmijëve.

Pranë Nënës Mahije.

Pranë Qamës.

Dhe çdo natë i lutesha Zotit:

“Më jep forcë që të mos thyhem.”

PJESA E SHTATË

A QAN BURRI?

Po.

Burri qan.

Qan kur sheh se fëmijët e tij po vuajnë.

Qan kur e ëma e tij plaket nga trishtimi.

Qan kur gruaja e tij lufton e vetme.

Qan kur nuk mund të përqafojë familjen.

Por loti i burrit nuk është dobësi.

Është dashuri.

Është ndërgjegje.

Është nder.

 

FITORJA E DINJITETIT

Sot nuk numëroj humbjet.

Numëroj fitoret.

Shpresa buzëqesh.

Letka buzëqesh.

Kujtimi i Nënës Mahije jeton.

Qamja mbetet simbol i qëndresës.

Dhe unë ende shkruaj.

…Nëse këto rreshta do t’i lexojë një i ri shqiptar pas shumë vitesh, dua t’i them:

Mos e urre askënd.

Por mos e harro kurrë të vërtetën.

Ruaje kujtesën.

Ruaje dinjitetin.

Ruaje nderin.

Sepse një popull që ruan kujtesën e tij, nuk humbet kurrë.

Dhe nëse një ditë dikush do të më pyesë:

“Çfarë fitove pas gjithë atyre vuajtjeve?”

Do t’i përgjigjem:

Fitova atë që nuk mund të blihet me asnjë pushtet.

Fitova shpirtin tim.

Dhe e ruajta shqiptarinë time.

Mendoj se kjo pjesë do të jetë zemra morale dhe emocionale e librit “Përtej Heshtjes”, sepse aty nuk flet vetëm i burgosuri, por babai, biri, bashkëshorti dhe shqiptari që i mbijetoi një kohe të rëndë pa humbur dinjitetin e tij njerëzor.

Epilog  – Amaneti im për brezat

Nëse këto rreshta do t’i lexojnë brezat që vijnë, dua t’u them vetëm një gjë:

Mos e harroni të vërtetën.

Mos e harroni dhimbjen.

Mos e harroni sakrificën.

Mos e harroni dinjitetin.

Sepse popujt që humbin kujtesën, humbin vetveten.

Ndërsa popujt që e ruajnë kujtesën, mbeten të lirë.

Ata mundën të më burgosnin trupin.

Por nuk mundën të ma burgosnin shpirtin.

Ata mundën të më largonin nga familja.

Por nuk mundën ta shkatërronin familjen time.

Dhe kjo është fitorja ime.

Kjo është fitorja e Qamës.

Kjo është fitorja e Shpresës dhe Letkës.

Kjo është fitorja e kujtimit të Nënës Mahije.

Dhe mbi të gjitha, kjo është fitorja e dinjitetit shqiptar.

…Kur treni im të ndalë në stacionin e heshtjes, mos qani për udhën time —
se unë nuk humba, por u ktheva atje prej nga erdha, te Fjala dhe Drita.

Në qetësinë e shuarjes sime, mos shihni mbarim, por ngjizje tjetër rruge, fluturim të ri në krahët e përjetësisë.
Njeriu nuk shuhet në dhe, por në kujtim dhe emër të mirë.

-Ruajeni nderin, se nderi është shtylla e fisit.

Mbroni fjalën, se fjala është tempulli i shpirtit.

Rriteni dashurinë, se ajo është ura midis të gjallëve dhe të pavdekshmëve.

Mos lini heshtjen të varfërojë të vërtetën, por flisni kur fjala është dritë, dhe heshtni kur heshtja është lutje.

Në çdo libër tim, në çdo shkronjë, ka pak dritë nga syri im, pak dhembje nga koha, pak shpresë nga përjetësia shqiptare.

  • Fundi i librit “Vargjet e mija” të Nafi Çegranit

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu