
Qazim Namani – Dr, Arkeologji/ Trashëgimi kulturore
Intervista ime dhënë Tv Dukagjinit
Për shekuj me radhë, territoret shqiptare kanë qenë në qendër të interesave të fuqive të mëdha. Pozicioni gjeografik, dalja në Adriatik dhe rrugët që lidhin Ballkanin me Mesdheun e bëjnë hapësirën shqiptare një pikë të rëndësishme në përplasjet politike dhe strategjike të Evropës. Ndër këto fuqi ishte edhe Rusia. Interesi rus në Ballkan u forcua veçanërisht gjatë shekullit të 18 e19-të, në një kohë kur Perandoria Ruse kërkonte të zgjeronte ndikimin e saj drejt jugut, të dobësonte Perandorinë Osmane dhe të fitonte një pozicion më të fortë në Ballkan dhe drejt ngushticave dhe detare në ujerat e nxehta deri në Detin Adriatikut. Në këtë politikë, Rusia mbështetej shumë në lidhjet me popujt sllavë dhe aleatët e saj në Ballkan, veçanërisht Serbinë dhe Malin e Zi.
Në fund të shekullit të 19-të, kjo politikë do të binte ndesh drejtpërdrejt me interesat e shqiptarëve. Viti 1878 shënon një pikë kthese. Pas Luftës Ruso-Otomane të viteve 1877-78, Rusia imponoi Traktatin e Shën Stefanit. Në projektin e ri territorial të Ballkanit, territoret e banuara nga shqiptarët parashikoheshin t’i transferoheshin Malit të Zi, Serbisë dhe Bullgarisë. Në këtë moment, Rusia nuk shfaqet më vetëm si një fuqi e largët që kërkon ndikim në Ballkan. Politika e saj fillon të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e tokave shqiptare. Megjithatë, rritja e Rusisë filloi edhe më herët. Do të kisha filluar nga rënia e Kostandinopojës dhe ndikimi i Rusisë, domethënë në rajon. Në fakt, do të hyjmë në pika të shkurtra, por le të shohim në përgjithësi se sa kohë u desh që Rusia të shfaqej në rajonin tonë si një fuqi ushtarake dhe politike, për ta kuptuar ndikimin e saj që ishte mjaft i madh. Me rënien e Kostandinopojës, Rusia, me fjalë të tjera, e shpalli veten si pasardhëse trashëgimore e Perandorisë Romake Lindore. Në fund të shekullit të 15-të, ajo nxori një ligj mbi centralizimin e vendit.
Nga fundi i shekullit 15, Rusia fillon mbledhja e literaturës nga Perandoria Bizantine dhe të gjithë ata studiues që dinin të përkthenin veprat e Bizantit me shumë përkushtim. Një nga studiuesit që shkoi në Rusi në fillim të shekullit të 19-të është Mihail Trivoli ose Artioti i cili ishte nga Shqipëria e Jugut që pasi u shkollua në Itali, shkoi në Rusi dhe përfundoi atje deri në vdekjen e tij, si përkthyes i veprave të bizantinëve. Në fakt ata që shkuan për të punuar në Rusi nuk u kthyen, ndaj tyre u përdor një diktaturë mjaft të madhe.
Rusia zgjeroi ndikimin e saj në territor, dhe më vonë zgjeroi ndikimin e saj në vendet e tjera të rajonit, kështu që filloi ngadalë, me u zgjerua, duke zbatuar në administratë të gjitha mësimet nga Perandoria Bizantine për t’i zbatuar ato në politik.
Është e rëndësishme të theksohet se në kohën kur Sulejman Kanuni ose ligjvënësi arriti rezultatet më të mëdha në zgjerimin e Perandorisë Osmane, ndikimi i Rusisë ishte mjaft i madh me agjenturat dhe misionar që kishin ndërhyrë madje edhe në oborrin e sulltanit.
Në këtë periudhë kemi edhe Mehmet Pashë Sokolovicin i cili ishte një misionar sllav. që kishte ndikim mjaft të madh në oborrin dhe në udhëheqjen e Sulltan Sulejman Kanunit. Ne e dimë që kjo ka të bëjë edhe me Kosovën sepse në vitin 1557 ai shpalli njësi patriarkale për herë të parë Patriarkalen e Pejës, dhe solli vëllain e tij Makarijen si patriark të parë në patriarkatin e Pejës. Sokolovici i mori në mbrojtje edhe disa kisha të tjera në Kosovë, që ngadalë filluan të përhapnin ndikimin sllav përmes klerit të krishterë dhe misionarëve të tjerë.
Përpara se Rusia të shfaqej si faktor i drejtpërdrejtë në çështjen shqiptare gjatë krizave të shekullit të 16-të, ajo kishte filluar të kërkonte aleatë në territorin e Perandorisë Osmane, sepse dobësimi i kësaj të fundit ishte një nga objektivat kryesore të politikës së jashtme ruse. Për këtë arsye, Moska filloi të krijonte lidhje me komunitetet e krishtera dhe grupet lokale që mund të ngriheshin kundër administratës osmane. Himara dhe Suli u përfshinë gjithashtu në këtë strategji. Himarjotet kishin një traditë të gjatë autonomie dhe përplasjesh me autoritetet osmane, dhe Suljotët kishin ndërtuar një rezistencë të fortë ndaj ekspeditave osmane. Kjo i bëri ata partnerë potencialë për politikën ruse në Ballkan. Gjithashtu në shekullin e 16-të, Rusia mbështet me mjete financiare, dhe me armë himarjotët dhe suljotët kundër Perandorisë Osmane. Roli i Rusisë shfaqet kryesisht në paqen e Karlovcit të vitit 1699 ku ajo del në skenën politike si një faktor ushtarak.
Pas luftërave austro-turke në fillim të shekullit të 18-të Rusia shfaqet qartë me ndikimin e saj, pasi ajo tashmë fillon të inkurajojë popullsinë e krishterë të ngrihet në kryengritje kundër Perandorisë Osmane dhe në fillim të shekullit 18, mbështet Princin Danilo në Mal të Zi. Kur bëhet fjalë për Danilon, rreth vitit 1712, i cili arrin të shkojë në Rusi për të marrë gjithashtu ndihmë financiare, por edhe udhëzime të tjera për t’u ngritur në kryengritje, pasi turqit tashmë e kishin pushtuar qytetin e Cetinjës dhe kishin shkatërruar kishën. Në ketë kohë fillon një kryengritje e malazezëve vazhdimisht nën mbikëqyrjen dhe kontrollin e Rusisë.
Në shtetet evropiane, Iluminizmi po shfaqej dhe përhapej në Evropë, një epokë e re mendimi që përqendrohej te arsyeja, dija, liria dhe të drejtat individuale, kur Ballkani vazhdoi të mbetej nën sundimin e Perandorisë Osmane. Është e rëndësishme të theksohet se ajo periudhë lëvizjesh që filloi në Evropën Perëndimore ishin rrymat që dolën nga Iluminizmi që për ne është e rëndësishme të dihet se Evropa në atë kohë kishte një zhvillim shumë të madh kulturor dhe qytetërues dhe, veçanërisht në Paris e përgjithësi në Francë, ishin mbledhur mjaft njerëz të artit e kulturës, filozofë të ndryshëm, njerëz që kishin kaluar për të jetuar në Francë nga Poloni, Prusi dhe vende të tjera evropiane, ishin përqendruar dhe kishin filluar të organizoheshin në sallone që drejtoheshin nga gratë dhe kjo lëvizje quhej Republika e Letrave. Në fakt, ishte një komunikim i kohës i bazuar në letra, një komunikim postar që shpreheshin ide të ndryshme për zhvillimin e shoqërisë, kulturës, por edhe për formimin e shteteve të reja, dhe për dëbimin e Perandorisë Osmane. Duket se ne shqiptarët në atë periudhë nuk kishim asnjë intelektual të atij kalibri që të ishte aktiv në Evropën Perëndimore, por nga Ballkani dhe popujt e tjerë kishte. Shqiptarë në atë periudhë kishin filluan të forconin pashallëqet e tyre. Ne e dimë se ato pashallëqe nuk kishin ndonjë projekt të rëndësishëm kombëtar, dhe nuk kishin mosmarrëveshje midis tyre dhe ndonjëherë punonin, sipas udhëzimeve të Perandorisë Osmane, ndonjëherë ishin në kryengritje, por nuk kishin ndonjë projekt për ta realizuar me sukses pavarësinë e tyre.
Është e rëndësishme të theksohet se në këtë periudhë lindin edhe idetë e para për të kthimit të vëmendjes në antikitet. Në ketë kohë shfaqet teoria e Wickelman që fillon të dalë me teoritë e artit. Ai bën dallime midis shtyllave të arkitekturës, stilit të ndërtimit të artit grek, artit romak.
Jovan Raici ishte një klerik dhe intelektual sllav që veproi në atë kohë. Jovan Raici lindi në Karlooqin të Mitrovicave të Sremit. Ai u shkollua në Hungari në kolegjin protestant dhe më vonë shkoi në Rusi, por duket se ka pasur një korrespondencë të vazhdueshme me intelektualet tjerë që vepronin në Evropë sepse kjo duket edhe me idetë e tij për Ballkanin u botuan në një libër në vitin 1793. Në atë libër ai parashikoi formimin e mbretërive sllave në tokat ilire të Sllovenisë, Bosnjës dhe Serbisë. Është e rëndësishme të theksohet kur flasim për këtë libër, se ky libër u kritikua më vonë nga një historian serb, Ilarion Rovaraci, për të cilin libër Rovarac theksoi se ishte me plot gënjeshtra, dhe me falsifikime. Gjatë shekullit të 18-të dhe veçanërisht të shekullit të 19-të në Evropë, u zhvilluan romantizmi dhe nacionalizmi, ndërsa popujt filluan të shikonin nga e kaluara për argumente për identitetin, territoret dhe të drejtat e tyre politike. Ishte pikërisht në këtë klimë që popujt sipas të drejtës historike u formuan, sistematizuan dhe politizuan, të cilat më vonë do të përdoreshin për të mbështetur projekte kombëtare dhe territoriale. Një nga shembujt më të rëndësishëm është miti i Kosovës në historiografinë dhe kulturën politike serbe. Është një periudhë kur krijohen mite, për shembull, miti për Kosovën, thuhet se kanë fillimin e tyre pikërisht në këtë organizim të elitës intelektuale në perëndim, më vonë edhe në Klubin e Vjenës që vepronte në Vjenë ku u përqendrua një numër i madh refugjatësh nga territoret e gadishullit tonë që ishin kryesisht nën misionin e Rusisë. Njëri prej tyre që mund ta përmend për shembull ishte Vuk Karagjiqi i cili punoi për interesat e Rusisë, ashtu edhe me Karagjorgje Petroviçin. Karagjorgje Petroviçi u inkurajua për kryengritje të armatosur dhe gjithashtu u mbështet nga Rusia.
Rusia në fakt forcohet veçanërisht pas luftës turk-ruse së vitin 1768 -1774, gjatë kohës së Katerinës, dhe pas kësaj në traktatin e paqes së Kajnakxhës, Rusia fiton disa të drejta, pasi e pushton i njihet e drejta e Krimesë, pastaj i njihet e drejta për të marrë nën mbrojtje të gjithë të krishterët ortodoksë të gadishullit tonë, ose të Evropës Juglindore, i njihet edhe e drejta e lëvizjes së lirë në ujërat e nxehta.
Pas këtij traktati, Rusia fitoj të drejtën për t’u organizuar, shpërndau para dhe klerik në terren, por edhe në kishën e Karlovcit. Rusia kryengritjen e ortodoksëve, pas kwtij traktati e fillon me Karagjorgje Petroviçin. Karagjorgje Petroviç në atë periudhë kishte filluar disa plaçkitje dhe u akuzua për vrasjen e katër tregtarëve turq, kur së bashku me Fazli Bashën. Kryengritja filloj të zgjerohet për tu organizuar edhe kryengritja e vitit 1804. Rusia përveç parave, e mbështeti atë edhe me forca ushtarake, siç kemi rastin në pushtimin e Kralevës, ku përshkruhet, se kishte 3,000 ushtar rusë që e ndihmuan Karagjorgje Petroviçin të merrte Kralevën, për të marrë më pas Jagodinën dhe shumë qytete të tjera të cilat banoheshin kryesisht nga shqiptarët. Sulmet vazhduan në Beograd, pastaj kemi marrjen e Beogradit. Në vitin 1811, ushtarët rusë, ishin gjithashtu shumë aktivë, dhe e mbështetën kryengritjen deri në vitin 1812, kur u arrit paqja e Bukureshtit, dhe Karagjorgje Petroviçi u detyrua të largohej në Vjen. Rusia në atë kohë ishte në krye të fuqisë, pavarësisht faktit se kishte, përpjekje që gjuha serbe të ketë më shumë ndikimin polak, por ndikimi i Rusisë ishte dukshëm më i fuqishëm se sa ndikimi polak, ndikimi sllovak, dhe anëtarët e klubit të cilët vepronin në klubin të Vjenës. Për formimin e gjuhës serbe në ketë kohë u angazhuan shume Jerinej Kopitari nga Sllovenia dhe Shafariku nga Sllovakia.
Për Rusinë, e cila gjatë kësaj periudhe kërkonte të zgjeronte ndikimin e saj në Ballkan ishte me interes Aleanca e shenjt 1814, në mes të fuqive evropiane për të kontrolluar kryengritjet e popujve evropian. Në projektin e interesave pansllaviste rëndësia e Shkodrës lidhej me pozicionin e saj, për të dal në ujërat e detit Adriatik, duke i përfshirë dhe me territoret shqiptare që kufizoheshin me Malin e Zi. Sa më shumë që Rusia forconte marrëdhëniet midis Malit të Zi dhe Serbinë, aq më shumë territore shqiptare hynte në ndikimin dhe kontrollin e saj. Për shembull, ku është libri ku paraqiten kufijtë e shtrirjes së ndikimit të Rusisë ku përmendet edhe Shkodra. Ketë libër e kam përmendur edhe më parë në shkrimet e mia, kur Oto Budislavi i familjes së Habsburgeve i viziton trevat e gadishullit tonë që ishin në pushtimin osman. Libri është botuar dhe shkruar në vitin 1829. Ky ishte ushtarak nga familja Hsburgeve, një familje ushtarake, e cila bën një udhëtim, domethënë, të rajoneve ballkanike pasi kërkon të hyjë në luftë kundër Perandorisë Osmane, por nuk i lejohet. Dhe ky libër përshkruan planet e shtrirjes së kufijve pansllaviste ruse deri në Shkodër.
Në fakt, vihet re se siç thashë më parë, në të gjitha ato projekte që hartohen në atë periudhë, përmendet, kufiri, deri te Shkodra. Me rëndësi që të dimë është, për shembull, se në vitin 1814 Vuk Karagjiqi, botoi gramatikën e parë në gjuhën serbe, e cila njihet edhe si fillimi i letërsisë serbe, një tjetër çështje është se serbet u përpoqën të hidhnin themelet e letërsisë deri në shekullin 11 e 12, por e vërteta është kjo se abetarja 1814 dhe fjalori që ai botoi në vitin 1818, janë hapat e parë të letërsisë serbe.
Mbështetësit e Vuk Karaxhiçit, për formimin e gjuhës serbe ishin Jerinej Kopitari, ishte një slloven që mbështeti vazhdimisht formimin e gjuhës serbe. Pastaj ishte Shafarik, ishte Simo Sarajlia dhe në fakt anëtarët tjerë nga klubi i Vjenës. Në ketë periudhë me projektet e tyre pansllaviste për ta fituar autonominë në mbrojtje të serbëve, si agjent rusë kishin dal në pah edhe projektet e Zahut, Cartkovskit dhe Danilevskit, që ju paraprin projekteve të Nacertanjës së Grashaninin, Megaloidesë greke dhe Otocenstvos bullgare të vitit 1844.
Nga klubi i Vjenës, Simo Sarajlia dërgohet në Mal të Zi dhe për herë të parë përmendet emri serb atje, dhe për ne është veçanërisht e rëndësishme të dimë se në atë periudhë shfaqet edhe Miti për Kosovën dhe për Milosh Obilicin, i cili është i rëndësishëm të dihet, se deri në atë periudhë nga të gjitha burimet nuk e kemi emrin Milosh Obilici, por përmendet me emra tjerë.
Unë kam edhe librin e Konstantin Mihajlit për ta prezantuar këtu. Konstantin Mihajli ishte një shqiptar ortodoks nga rrethi i Artanës, që ai pati një fat të ngjashëm me Skënderbeun kur Artana u pushtua. Ai u mor nga Perandoria Osmane, u mobilizua në ushtrinë osmane dhe e shfrytëzoj rastin të dezertoi. Pastaj ai shkoi në Çeki Sosllovaki dhe Poloni. Për ne është e rëndësishme të dihet, se ai ishte ndër studiuesit e parë që kanë shkruar për heroin tonë Skënderbeun. për heroin tonë Gjergj Kastriotin – Skënderbeun autorët e parë që kanë shkruar janë Konstantin Mihajlin dhe Martin Segorin nga Artana. Më vonë Barleti dhe studiuesit tjerë morën shënime nga këta dy autor për të shkruar libra për Skënderbeun.
Librin e Konstantin Mihajlit e përkthen Shafariku dhe botohet në vitin 1865, ku dhe ai kur e përkthen librin shkruan librin e Konstantin Mihalit, shkruan në fusnotë se është një gabim te emri i Milosh Obiliqit, që kuptohet se ai përmendet me emir tjetër.
Një pikë kthese e rëndësishme në zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan erdhi në fillim të shekullit të 19-të me kryengritjen serbe dhe fitimin gradual të autonomisë serbe në vitin 1833 nga Perandoria Osmane. Në këtë proces, Rusia luajti një rol të rëndësishëm diplomatik dhe ushtarak. Për Moskën, krijimi i një entiteti autonom serb brenda Perandorisë Osmane ishte një mundësi për të forcuar praninë dhe ndikimin e saj në Ballkan. Ngadalë, me fitimin e autonomisë serbe në vitin 1833, Rusia filloi të vepronte me politiken e saj më shumë të shtoj ndikim me këto territore. Kemi një shkollë që hapet në vitin 1836, së pari në Prizren. Pastaj vijmë në vitin 1856 ku hapet konsullata e parë ruse në qytetin e Shkodrës. Pra, kemi të bëjmë me një konsullatë që vepronte në Shkodër dhe ndikimi i saj ishte mjaft i madh saqë sipas mendimit tim arriti të përvetësonte si njerëz ashtu edhe objekte kulti dhe të asimilonte një numër të popullsisë, dhe të zhvillonte propagandë. Krijimi i kësaj konsullate nuk mund të shihet i shkëputur nga zhvillimet e kohës. Shkodra ishte qendra politike dhe tregtare e Shqipërisë veriore, një qytet me lidhje të rëndësishme me Malin e Zi, Kosovën, Adriatikun dhe zona të tjera shqiptare të Ballkanit. Për një fuqi si Rusia, prania diplomatike në Shkodër krijoi një mundësi për të mbledhur informacione, për të ndjekur zhvillimet politike dhe shoqërore dhe për të zgjeruar kontaktet me popullatën. Një emër tjetër i lidhur ngushtë me këtë aktivitet në Prizren e Shkodër është Ivan Stepanovi Jastrebov, që veproi në fillim të krizës lindore e viteve 1870. Kam edhe librin e tij që po e prezantoj për shikues. Ja ky libër nga Astrebovi si konsull rus që vepron në Prizren. Megjithatë, edhe pse vepron në Prizren, ai ishte shumë i pranishëm në Shkodër dhe në Malësi, i cili me propagandën e tij vepronte në terren për të asimiluar popullatën ortodokse dhe për falsifikimin e objekteve të kultit. Pastaj kemi konsullin tjetër rusë që u vra në vitin 1903 në qytetin e Mitrovicës dhe siç e shohim, kjo do të thotë se Rusia kishte ndikimin kryesor në luftëra dhe në krizën lindore dhe pas saj në territoret shqiptare. Ka argumente dhe fakte, ka dëshmi dhe burime të shkruara për rolin e Rusisë në asimilimin e popullit tonë. Është në këtë libër këtu, për shembull, se si aleatët rusë të Ballkanit dhe disa ushtar rusë marrin pjesë në krizën lindore në pushtimin e tokave shqiptare.
Pastaj kemi diplomatë rusë, si Ghilferdingun që vepronte nw Sarajevë dhe Ignjatevin që vepronte si ambasador në Perandorinë Osmane, i cili është gjithashtu hartuesi i planit të parë të Traktatit të Shën Stefanit. Pra, Rusia kishte një ndikim shumë të madh, veçanërisht në atë periudhë, ndikimi i saj luhej kryesisht nëpërmjet klerikëve. Është e rëndësishme të dihet se ata që dezertuan nga ushtria osmane ose shkuan në Rusi, atje u shkolluan për administratë, kuadro ushtarak lufte dhe për klerik dhe më vonë u dërguan në territoret shqiptare.
Ne ishim shumë të përçamë pas reformave të Tanzimatit të vitit 1839. Në vitin 1844, në fakt kur u pushtua Vranja dhe u largua Hysen Pasha, por u pushtua edhe Prishtina, Malësia e Prishtinës dhe kur territoret tjera shqiptare ishin në kryengritje, nuk kishin kurrfarë përkrahje nga asnjë aleat. Megjithatë, në këto rrethana kryengritësit shqiptar u detyruan të dorëzoheshin sepse Perandoria Osmane kishte dërguar Omer Pashë Latasin, i cili ishte një sllavofolës nga Ogolini i Kroacisë. Në fakt, Rusia ndikoi vazhdimisht në Perandorinë Osmane dhe dërgoi njerëz, që ata flisnin gjuhë sllave ose kishin të bënin me sllavët, dhe në këtë periudhë, në fakt, popullsia e Malësisë sw Prishtinas dhe viseve tjera u detyruan të pranonin islamizimin. Unë mendoj se ne, megjithëse kemi hulumtuar shumë në terren dhe në literaturë, islamizimi në fshatra nuk është më i hershëm. Kemi familje të regjistruara me emra mysliman, por në praktikë kjo do të thotë se nuk kishte myslimanë në malësitë e Shqipërisë veriore nëpër fshatra të thella larg vendbanimeve urbane. Familje shqiptare myslimane kishte në qytete urbane dhe u detyruan të pranonin myslimanizmin më herët. Në fshatra të malësisë edhe pse e pranuan myslimanizmin, nuk e praktikuan deri në Krizën Lindore. Pas Krizës Lindore, filluan të ndërtoheshin xhamitë e para nëpër këto fshatra. Tani ka disa falsifikime që i kthejnë ato xhami një ose dy shekuj prapa, por me veprime të tilla, ato vetëm dëmtojnë çështjen kombëtare, historinë tonë, dhe nuk ndriçojnë asgjë.
Gjatë këtyre shekujve ndikimi rus, nuk u kufizua vetëm në Shkodër dhe në territoret tjera të Shqipërisë Veriore e jugore. Në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, Kosova hyri gjithnjë e më shumë në fushën e interesave të fuqive të mëdha dhe Rusia ishte ndër aktorët që kërkonin të forconin sa më shumë praninë e tyre në këtë hapësirë. Që nga viti 1860, Rusia kishte një projekt për ta bërë Bullgarinë të madhe dhe më agjenturat e saj, kishte arritur ta shtrinte ndikimin në tokat shqiptare, kjo vihet re edhe në territorin e Kosovës. Ndikimi i politikes ruse edhe sot vërehet në rajonin e Opojës, e deri në rajonin e Rahovecit, duke sjell klerikë si misionarë, pastaj i përdori dhe pamiket që jetonin në Bullgari. Rusia e ndryshoj planin e saj në krizën lindore kur panë suksesin që u arrit me disa fusha dhe veprime në terren, me kuadrot që Rusia i kishte edukuar, sepse kishte mjaft nga rajonet e Shqipërisë jugore dhe nga Kosova që shkuan në Rusi dhe atje u shkolluan. Ndikimi i Rusisë ishte i vazhdueshëm, veçanërisht në aspektin fetar. Kisha Ruse kishte gjithçka nën kontroll. Pastaj, në krizën lindor, për shembull, në vitet 1876, në fakt kishim 600 vullnetarë ushtarakë nga Mali i Zi, që luftonin për zhvendosjen e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit dhe të gjithë ata mbetën në tokat shqiptare kur u dërguan, por sollën edhe kolonë të rinj, sollën familje të tëra nga Mali i Zi për të kolonizuar ato toka.
Shqiptarët ortodoks dhe të tjerët që shkuan në Rusi, u përgatitën dhe morën pjesë në luftën kundër shqiptarëve për të pushtuar dhe dëbuar popullatën autoktone shqiptare nga sanxhaku i Nishit. Mendoj se dhe veprimet e ushtrisë serbo-ruse në terren, shihet qartë se u krijua edhe ideja për planin e patkoit, të cilin unë e shoh se u realizua në shekullin e 20-të, në vitin 1912 me luftërat ballkanike, sepse kjo vërehet se Rusia me mbështetjen ushtarake që kishte arritur të pushtonte Sanxhakun e Nishit, do ta dëbojë popullatën shqiptare rreth Vardarit dhe në vitin 1912 merr Shkupin, Manastirin deri në Debër, dhe në vitin 1914 ata hynë në territorin e Shqipërisë nga të gjitha anët, kaluan nëpër Shqipëri, kryen vrasje dhe ne nuk i morëm seriozisht, domethënë, ato plane që ishin mjaft të vjetra, ishin shumë mirë të përgatitura si projekte gjeostrategjike që ishin shumë të dobishme për ta, dhe shumë të dëmshme për ne, gjë që mendoj se e njëjta situatë është ende rasti sot. Edhe sot, për shembull, kur shohim ndikimin e policisë serbe dhe agjenturat serbo-ruse në Maqedoni, shohim policinë e përbashkët në Ohër, midis policisë serbe dhe policisë maqedonase dhe në qytetet kufitare në Dibër, shohim se në fakt është e njëjta politikë që ishte zbatuar dhe gjatë luftërave ballkanike të viteve 1912-1913. Ndikimi rus në Ballkan u manifestua përmes mbështetjes politike dhe diplomatike për aleancën e shteteve ballkanike, veçanërisht ndaj Serbisë dhe Malit të Zi, Rusia synonte dobësimin e Perandorisë Osmane dhe forcimin e saj në Ballkan, ndërsa zgjerimi i Serbisë dhe Malit të Zi ndikoi drejtpërdrejt në territoret shqiptare. Është e rëndësishme të dihet kjo, për shembull, se edhe Nikola Pashiqi ishte një agjent rus, i cili në Luftën Ballkanike udhëhiqte ekspedita ushtarake që shkuan, për shembull, drejt Shkupit. Në ketë rrugëtim të ushtrisë serbe, kishte disa vagonë me armë në një tren rusë. Rusia me ndihmën kinse humanitare, por vagonët ishin edhe me armatim dhe ndihma tjera. Për ne është e rëndësishme të dihet se Rusia mbështet edhe organizatën terroriste Cerna Ruken, e cila u themelua në Shkup në vitin 1901. Kemi argumente. Dua të them, të gjitha këto ishin organizata që u themeluan, me iniciativa dhe ndihma nga Rusia, por duhet të themi, se ne ishim me shqiptarë ortodoksë dhe vëllezër, dua të them, ata po vrisnin njëri-tjetrin dhe ne nuk kishim mundësi, ishim në një situatë shumë të vështirë në atë kohë dhe jemi edhe sot. Dhe sot, nuk kemi asnjë projekt, asnjë strategji, nuk kemi asnjë studim të vërtetë për gjenocidin kulturor që po ndodhi në Sanxhakun e Nishit apo në Sanxhak. Shumë pak dihet për këto gjëra. Në fakt, ne jemi gjithashtu fajtorë që sot nuk studiojmë këto vise shqiptare, pas që e kemi krijuar një bazë që në shekullin e 20-të për t’u marrë më seriozisht me këto tema të rëndësishme.
Një kanal tjetër përmes të cilit Rusia kërkonte të zgjeronte ndikimin e saj në Ballkan ishte kisha dhe kleri ortodoks. Kleri dhe përfaqësuesit fetarë rusë u dërguan në zonat ballkanike, ndërsa përmes kishave, shkollave fetare dhe ndihmës financiare, u krijuan lidhje më të forta me komunitetet ortodokse, veçanërisht me ato sllave. E vërteta ruse është se në atë periudhë në të gjitha kishat kur u pushtuan tokat shqiptare u vendosën nga klerik rus, dhe i gjithë personeli rus. për të dëshmuar ketë që po e them, unë e kam sjellë këtë libër për të parë si falsifikohet historia. Dua të them se në Leskoc në kishën e këtij qyteti, kur është e pushtuar kemi argumente të plota për të gjitha ato krime që ata bënë dhe prishën shkrimin e vjetër, dhe nga autori i librit shtrohet pyetja është pse u prish shkrimi i vitit 1693. Pastaj kemi për shembull falsifikime të shumta, kemi emra, kemi vendosjen e kryqeve, kryqeve ruse nëpër kisha. Këtu kemi hulumtime brenda territorit të Kosovës, kur kemi vizituar disa kisha në disa objekte kishtare të rretheve të Moravës. Do të thotë se vihet re se kishat ishte plotësisht në duart e klerikëve rusë, dhe kjo ndodhi dhe midis dy luftërave botërore serbët nuk kishin ndikim të madh në kisha. Do të thotë se në kisha, ishte kryesisht një frymë ruse, që u zhvillua në tokat e pushtuara shqiptare. Është gjithashtu e rëndësishme në këtë libër, për shembull, që përmenda për popullsinë e që vetë autori serb, kur përshkruan udhëtimet e Georg Von Hannit që viziton këto zona, në mesin e shekullit të 19-të, i cili udhëtoi nga Leskovci, pastaj vazhdon në Medvegjë, qëndron atje për dy ose tre javë, viziton Artën dhe disa zona shqiptare. Për ne është e rëndësishme, që Hahni për shtëpinë e Ismail Pashës në Leskoc, kur shkruan edhe Mahmud Pashë Begolli në Pejë, bën krahasime. Georg Von Hanni shkruan se ato shtëpi ishin ndër shtëpitë më të bukura në të gjithë Shqipërinë, dhe rëndësia qëndron në faktin se ato janë të shkruara edhe nga vet autorët serb. Nga burime të tjera nga vetë autorët Serb, që mund të gjenden dhe ka mjaft burime për shembull, mjafton të kërkoni librin: Udhëtime nëpër Serbinë e re tw Mita Rakiqit kur ai i viziton tokat e pushtuara menjëherë pas Krizës Lindore në vitin 1880 dhe boton këtë libër. Më vonë ky libër u ribotua në Leskovc dhe këtu nëse lexoni me kujdes do të thotë se paraqitet edhe në Toplicë dhe në të gjitha zonat e banuara shkruan se banorët janë etnikisht shqiptarë, madje edhe për Kushumlinë shkruan se ishte fole e shqiptarëve.
Në një libër tjetër me të dhëna interesante e ndryshimeve territoriale në Ballkan gjendet në librin Balkan Sketches e artistit amerikan Hornb të botuar në Boston në vitin 1927. Në fillim të librit ndodhet një hartë me titullin e Mbretërisë Serbo-Kroatëve Sllovene, që u themelua pas Luftës së Parë Botërore, e cila tregon sipërfaqen e këtij shteti pas ndryshimeve të mëdha territoriale të fillimit të shekullit të 20-të. Harta është veçanërisht domethënëse për të parë se si Kosova dhe territoret e tjera shqiptare u përfshinë brenda kufijve të mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Por ajo që është e rëndësishme për ne, nga i gjithë ky projekt që përmendëm, unë kam një libër që është botuar në vitin 1927, botuar nga një artist amerikan që viziton këto trevat e Ballkanit. Ky libër mua më erdhi si dhuratë nga një mik i imi Sabedin Gashi, nga Amerika, i cili ma solli dhuratë, dhe vihet re se libri është botuar në Boston. Autori përshkruan të gjitha zonat e Mbretërisë së ish-Jugosllavisë, por është e rëndësishme se në këtë libër, në faqen e parë, paraqitet Mbretëria Serbo-Sllovene, e cila bazohet kryesisht në atë që përmenda, në ato aktivitete tw iluministëve te Republika të Letrave, kur e ceka edhe Jovan Raiqin, dhe librin e tij të botuar në vitin 1793, i cili u botua në Vjen. Ai libër është botuar, dhe askush prej nesh nuk e ka kundërshtuar, dhe ne lejojmë që ky libër të merret si libri i parë i historisë moderne serbe, që në fakt kundërshtohet nga vetë serbët. Autori i librit Balkan Sketches e ka publikuar një hartë që botohet më 12 maj të vitin 1794 në Londër. Vet ky autor amerikan, parmes kësaj harte, nënkupton formimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, si një projekt, që e ka iniciativën nga idetë e Jovan Raicit, në atë shoqëri që vepronte në klubin e Vjenës, dhe që përmenda nënkupton edhe lëvizjet kulturore në Francë dhe vende të tjera. Për këtë arsye duhet të bëjmë kërkime për ta kuptuar të vërtetën tonë historike. Ne ende nuk kemi ndonjë projekt kombëtar tonin, për të bashkuar këtë popull rreth gjuhës dhe kulturës. Shohim se si kohët e fundit kanë dalë në pah rrymat e ndryshme fetare, të cilat janë mjaft të rrezikshme në funksionimin e shoqërisë tonë. Me këto fushata fetare e kulturore ne nuk i shërbejmë popullit tonë, përveç këtyre projekteve, dhe këtyre armiqve që na kanë sjellë në këtë gjendje.
Për këtë arsye është mirë, që këto argumente të hyjnë edhe në programe shkencore, sepse dua të them, unë kam përfunduar, nivelin më të lartë të studimeve, por nuk i kam mësuar kurrë këto fakte, derisa më është dashur të blej literaturë, të mbledh literaturë, të konsultoj literaturë, të shkoj në hulumtime në terren, andaj këto burime duhet të merren seriozisht, sepse kjo për mua tregon shumë. pikërisht tregon projektin, qëllimet e para, të një projekti pan-sllav për krijimin e mbretërive sllave në tokat shqiptare.
Historia e ndikimit rus në territoret shqiptare dëshmon se Ballkani ka qenë për shekuj me radhë një hapësirë ??përplasjesh midis fuqive të mëdha, nacionalizuarve dhe projekteve territoriale ruse. Këto projekte duke filluar nga shekulli 18, duke ndikuar në ndryshimet që sollën pastrimin dhe pushtimin e tokave shqiptare në krizën lindore, në luftërat ballkanike, rezultoi me krijimin e një harte të re politike në rajon. Një histori që vazhdon të lërë gjurmë në kujtesën dhe realitetin e Ballkanit edhe sot.
Ndikimi rus në trevat shqiptare, mendime të arkeologut dhe historianit Qazim Namani – DRINI.us


