Gjatë dhe pas luftës u vranë spiunat apo patriotët?

Shkrime relevante

Basri Beka i pergjigjet Milazim Krasniqit: “Ti po kontribuon çdo ditë që inflamacioni i fesë të rritet, dhe kështu po e rrezikon të gjithë...

Basri Beka, Prishtinë ____ Përgjigje ndaj Milazim Krasniqit Milazim Krasniqi, Më vjen mirë që ke...

Gjatë dhe pas luftës u vranë spiunat apo patriotët?

Në foto: Xhimi Shea&Bislim Zyrapi dhe Reshat Sahitaj / NATO Reshat Sahitaj,...

Kush i vrau disa personalitete tona pas luftës?

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ (Pjesa I-rë)/ , Më 26.09.2026 Menjêherë pas luftës, kur tërë...

Një rrëfim i gjerë prej bisedash

Ali Ramadan Asllani, Pejë ____ NJË BISEDË ME DIKEND QË KISHTE KOMENTUAR NË...

Veli Morina: Skulptori që gdhendi historinë dhe shpirtin shqiptar në gur e dru

Agim Vuniqi, Vashington ____ NGA GJAKOVA NË ZVICËR DHE NJU JORK – Emri...

Shpërndaj

Në foto: Xhimi Shea&Bislim Zyrapi dhe Reshat Sahitaj / NATO
____
GJATË DHE PAS LUFTËS A U VRANË SPIUNAT APO PATRIOTËT ?
(Pjesa II)
Më 27/09/2026
Kush u vra?Pse u vra? Kush e vrau? Për çka u vra? Janë tema të vështira dhe të gjitha mbetën pa përgjigje. Për të ardhur deri të një përgjigje konkrete e të vertet, duhët që drejtësia të zhvillonte ose të zhvillojë hetimet me deshmitarë dhe prova të ndryshme materiale, gjë që një gjë e tillë nuk është e mundur , sepse organet tona të drejtësisë tmerrësisht janë të kapura nga politika.
Narrativa e vrasjeve politike gjatë dhe pas luftës është inspiruar nga thashethemet e kafeneve, kurse hovin dhe nxitijen më të madhe e ka marrë permes kanaleve televizive tona, me disa naivë milionera, disa të përkrahur nga njëra apo tjetra parti politike të cilët nuk e tregojnë të vertetën , por flasin për qejfe të shefave te tyre. Secili që paraqitet në ekranet televizive qoftë i një krahu apo tjetrit, fajin ia hudhin Serbisë, e çdo të vrarë e quajnë bashkëpunëtor të Serbisë.
Në popull qarkullojnë dy lloj opinione
Për të gjitha vrasjet që ndodhen para dhe pas luftës, ekzistojnë dy opinione: a) i kanë vrarë spiunat b) i ka vra Serbia. Dy versionet janë të verteta deri diku, por e verteta nuk thuhet publikisht nga askush. Në çdo luftë dhe gjatë çlirimit, tradhëtaret vriten sipas ligjit më radikal të luftës –ekzekutim-vrasje me gjyq të përshpejtuar. Në çdo luftë bëhen gabime dhe ekzekutohen edhe të mirët për motive të ndryshme. Edhe gjatë luftës sonë, UCK-ëja ka bërë ndonjë gabim që arsyetohet, por ne nuk pranojmë asnjë gabim.
Sipas versionit të parë se i paskan vrarë spiunat dhe mirë kanë vepruar nese i paskan vra spiunat, sepse ata e meritojnë të vriten. Mirëpo, në popull një kategori e të vrarëve nuk konsiderohen që ishin spiunë. Si mundemi ta quajmë spiun Enver Malokun, Xhemajl Mustafen, Qerim Kelmendin e shumë të tjerë? Pra, një numër i konsiderueshem i të vrarëve nuk ishin bashkëpunëtorë te Serbisë. Kush i vra këta?
Vrasja e Ibush Kllokoqit, e Selim Broshës mundet të arsyetohet, por nuk arsyetohen vrasjet e ndonjë shumari (pylltari) , punëtori apo mësuesi. Nuk arsyeohet as burgosja e nusës me foshnjen 14 muajshe dhe e lidhur në ahurin e lopëve! E di që pylltarët kanë qenë bashkëpunëtorë të sistemit, por fuqia dhe pushteti i tyre ka qenë të spiunojnë kush po vjedhë lisa në bjeshkë. Spiunat më në zë që ishin të njohur në tërë Kosovën , kurrë askush nuk guxoi t’i vriste dhe disa prej tyre ende janë gjallë. Edhe më keq, fëmijët e spiunave gjithënjë janë në pushtet , kurse fëmijët e luftëtarëve te lirisë nuk munden të shkollohen. Kush i injoroi luftëtaret e UCK-së skajshmerisht dhe sot disa prej tyre mbledhin kanaqe te Coca Colave rrugëve te qyteteve tona?
Spiun i rrezikshëm për likudim fizik nuk është: polici, gjyqtari, kryetari i komunës, shumari(pylltari), as punëtori e as ndonjë mësues , sepse askush nuk i ka besuar policit e as shumarit që do kryen ndonjë aksion kundër pushtuesit serb. Spiunat e rrezikshëm janë ata që janë inflitrue në organizata patriotike. Organizatat patriotike marrin vendime për orgaizimin e demonstratave, për vrasje , për aksione luftarake … . Informatat qe dalin nga orgaanizatat politike ilegale apo legale, i kanë shkuar UDB-së, që atje janë përpunuar, klasifikuar cili person është i rrezikshëm, cili duhët vrarë e cilin duhët ngritur duke shkruar në gazetat e tyre si tepër i rrezikshem. Kur Beogradi shkruan për njê individ që është i rrezikshem për Serbinë, të gjithë shoket e madje edhe vetë organizata e fiton besimin qe ky njeri duhët të ketë rëndësi te veçantë ne organizatë.
Gjatë luftës u arrestuan disa spiunë e spiune të njohur. Një femer u lirue më urdhër të eprorit, një tjetër femër u vra. Luftëtaret e lirisë e kapën edhe një spiun të njohur, por me urdhër të eprorit u detyruan ta dërgonin aty ku e kishin marrë pa e prekur me dorë.
Përfundim: gjatë luftës bëhen gabime, të cilat duhët t’i pranojmë nese duam që Kosova ta ruan pavarësinë e brishtë, që pikërisht këto ditë aptietet e Serbisë nuk pushojnë ripushtimin tonë.
NESER: Kush e shpëtoi Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin që Haga për më shumë se 20 vjet, të mos merrej më këta dy çlirimtarë?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu