Fasulet ishin i vetmi sektor i ekonomisë ku sistemi funksiononte me tepricë

Shkrime relevante

Ah bre Lirim, ti …këta vetëqeverisësa të Marshall Titos

Sak Muji, Zvicër AH BRE LIRIM TI QIFSHA KETA VETEQEVERISESA TE MARSHALL...

Fasulet ishin i vetmi sektor i ekonomisë ku sistemi funksiononte me tepricë

Tito e Rankoviqi - pushim pas gjuetisë...! Shkruen e knon: Lirim Patrioti Lirim...

Vijnë disa raste, s’ke qare pa folur

Gani I. Mehmeti Pas reagimit të Listës Serbe dhe nga e...

A vërtetë Islami është religjion agresiv dhe i rrezikshëm?!

Katedrala  "Shën Nëna Tereze" - Prishtinë Nga Ismet M. Hasani, Suedi ______ A vërtetë...

Shpërndaj

Tito e Rankoviqi – pushim pas gjuetisë…!

Shkruen e knon: Lirim Patrioti

Lirim Gashi, Prishtinë

Ta qifsha socializmin e Titos dhe atë vetëqeverisjen e tij të mutit, kur jetën ta „vetëqeverisnin“ opingat plastike të Rahovecit.

I vishje çorapet e leshta, i fusje këmbët në to dhe ecje pesë kilometra nëpër baltë për të mbërritur në shkollën e ndërtuar nga balta, me një çati sipër më të shtrembër se goja e mësueses Linda Morina, kur ta rraste flakaresh vetëm pse ishe vonuar një minutë.

Ta qifsha socializmin e Titos dhe vetëqeverisjen e tij, kur pantallonat e kadifes nuk ta linin as pordhën të dilte jashtë, për një javë të tërë, nëse një natë më parë kishe ngrënë fasule. Kjo ishte ajo vetëqeverisja e famshme: populli, gjoja, e qeveriste vetë jetën e vet. Karin tim e vetëqeveriste populli, por kurrsesi jetën e vet. Jetën time në atë kohë ma vetëqeverisnin opingat plastike të Rahovecit, balta, fasulet dhe flakareshi i mësueses Linda Morina. Dhe ndërsa në Beograd filozofët e sistemit shkruanin traktate për klasën punëtore, për dinjitetin njerëzor dhe për triumfin e vetëqeverisjes, unë isha duke bërë një marrëveshje historike me opingat e mia plastike, sepse ato përpiqeshin të m’i mbronin këmbët nga balta, ndërsa unë përpiqesha të mos i zhytja këmbët në baltë.

Ky ishte dialogu im me socializmin. Pa kongrese. Pa plenume. Pa rezoluta. Vetëm unë, dy opingat e mia plastike dhe pesë kilometrat rrugë prej balte. Dhe, natyrisht, fasulet. Fasulet ishin i vetmi sektor i ekonomisë ku sistemi funksiononte me tepricë. E haje një pjatë në mbrëmje dhe të nesërmen e kuptoje se edhe organet e brendshme kishin hyrë në vetëqeverisje.

Secili organ merrte vendime të pordhavta sipas kompetencave të veta dhe asnjëri nuk konsultohej me tjetrin. Ndërsa pantallonat e kadifes, si një kufi shtetëror i hekurt, e mbanin një javë ditë rresht, pordhën nën kontroll. Atëherë e kuptoje madhështinë e sistemit. Shteti nuk ta siguronte një rrugë të vetme pa baltë, një shkollë të vetme pa çati të shtrembër, një palë këpucë të vetme pa ujë brenda dhe një palë pantallona të vetme që ta lejonin qarkullimin normal të pordhës. Por kishte një sistem. Dhe sistemi kishte emër. Vetëqeverisje. Çfarë bukurie! Ti nuk ishe i varfër. Ti ishe vetëqeverisës.

Nuk ishe duke ecur pesë kilometra në baltë. Po merrje pjesë në ndërtimin e socializmit. Nuk kishe këpucë. Kishe opinga plastike. Nuk kishe rrugë. Kishe horizont. Nuk kishe shkollë të mirë. Kishe ideologji. Dhe nëse të vinte ndonjëherë në mendje të pyesje se ku ishte gjithë ajo mirëqenie që përmendej nëpër fjalime, mos u shqetëso. Mund të shkoje në shkollë. Pesë kilometra. Në këmbë. Nëpër baltë. Me opinga plastike. Ky quhej edukim socialist.

Kurse nëse vonoheshe një minutë, e merrje edhe një leksion praktik nga vetëqeverisja. Me pëllëmbë të dorës. Kështu, më në fund, e kuptoje se sistemi kishte edhe mekanizëm korrigjues. Dhe sot, pas kaq shumë vitesh, kur e dëgjoj dikë të flasë me nostalgji për atë kohë, më vjen ta pyes: Për cilën kohë po flet, more vëlla? Për atë të fjalimeve? Apo për atë të opingave? Për atë të statistikave? Apo për atë të baltës? Për atë të vetëqeverisjes? Apo për atë kur një fëmijë duhej të ecte pesë kilometra për të shkuar në një shkollë që mezi qëndronte në këmbë?

‘Sepse unë e mbaj mend atë kohë shumë mirë. Ndoshta historia e ka harruar. Por këmbët e mia jo. Ato ende e mbajnë mend Rahovecin, bre emrin ja qifsha.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu