“Më të mirët i vranë, mbetën plehrat”

Shkrime relevante

“Më të mirët i vranë, mbetën plehrat”

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ MË TË MIRËT NA I VRANË-MBETËN PLEHRAT ____ “RROPULLARI” film televiziv Regjia...

Ankthi i Osman Osmanit – për fatin e historisë!

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ Osman Osmani, “sekretari” i kryeUDBashit Abdullah Prapashtica, i cili...

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Hyrje (Ky shkrim nuk synon të...

Shpërndaj

MË TË MIRËT NA I VRANË-MBETËN PLEHRAT
____
“RROPULLARI” film televiziv
Regjia : Sefo Bejta Krasniqi/ Luajnë: Selejman Lokaj&Fatime Sefaj&Selman Jusufi ..
Skenari: Beqir Musliu
Kritikë i filmit: Jusuf Gërvala
Produksion Radio Televizioni Prishtina
Më fjalinë “Më të miret na i vranë, mbetën plehrat” pêrfundon filmi teleiziv “Rropullari” i regjisorit Sefo Bejta Krasniqit, punuar më 1978, ndërsa më 1979, ky film e fiton vendin e parë në Festivalin e filmave televiziv në Portorozh.
Në ditët e sotme, këtë fjali do ta marrin si provokative, për t’i arsyetuarveprimet e veta të këqia ose për ta mbrojtur pasurinë e tyre milionshe ilegale , apo ndoshta për t’i ruajtur privilegjet nga shteti ynë ende i brishtë. Në fakt, permes kësaj fjalie, po përpiqem t’i sqaroj opinionit tonë, se ne dikur nuk friksoheshim nga UDB-a se do na arrestonte e as që do na përjashtonin e izolonin.
Si u ndalue filmi “Rropullari” ?
Skenarit të Beqir Musliut, Sefo Bejta Krasniqi ia shtoi fjalinë: Mê të miret na i vranë , mbeten plehrat”. Në fillim Sefa në vend të plhehrave , thoshte “muti”, por për gjuhen e filmit ishte shumë banale e ne popull nuk do të ndikonte pozitivisht, ndersa “mbeten plehrat” do kishte më shumë impakt.
Kishte mbetur vetem edhe një ditë të përfudnonte montazhi, kur Redaktori i Drames dhe Filmit nê TV Prishtina E.B. sot Akademik i ASHK, e thirri Sefën dhe e nxori jashtë nga dhoma e montazhit dhe TV Prishtina. Redaktori alias Akademiku i sotëm, kishte kerkuar qe kjo fjali te hiqej nga filmi. Sefa kishte refuzua. Filmi i ndalua. Redaktori kishte angazhuar regjisorin Sedat Kuqi ta përfundonte montazhin, por më Sedat Kuqin Sefa dhe unê biseduam që te mos pranonte dhe ai refuzoi te shkonte për te bashkêpunuar me montazherin e RTP.
Samedin Latifi dhe unë Reshati, e përcollëm redaktorin “ e famshem “ EB, dhe para shkallëve te Teatrit e futem ne një skaj. Një ditë më vonë nga televizioni e thirrën Sefen të montonte filmin.
Sefo Bejta Krasniqin, e kidnapoi UDB-a më ndihmen e tre aktorëve të njohur (njêri prej të cilëve ka vdekur para pak vitesh, e njëri ende eshtë gjallë dhe merrë shperblime nga qeveria e Maqedonisë.
Sefa dhe unê u larguam nga Kosova, ndersa pak muaj më vonê edhe Jusuf Gërvalla.
NJE BISEDË E DJESHME SHKAS I SHKRIMIT TE SOTEM
Dje bisedoja rreth filmit “Rropullari” dhe problemet qe kishte pasur Sefa për fjalinë se më te miret na i vranê , mbeten plehrat. Bashkebiseduesi me tha: “ Ti po aludon në Behajdin Allaqin dhe komandant Korbin”. I tahsë se nuk po aludoja në asnjêrin ngase nuk e kam njohur as Behajdinin e as komandant Krobin.
I flisja për guximin dhe rrezikun tonë gjatë asaj kohe, e jo për kohen e sotme. Fjalia kishte të bênte me vrasjen e Shaban Poluzhes, me FAzLI Grajçevcin, me Rexhep Elmazin e shumë e shumê trimave qe UDB-a i kishte vra, për t’i lënë hapësirë shqiptarëve sherbëtorë te tyre.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu