Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
Osman Osmani, me fal për shprehjen, t’i urionfsha “dokumetët” që tu kanë bë se hajmelitë e hoxhallarëve!
Keni publikuar ndonjëherë ndonjë “dokument” për themelimin e PKMLSHJ-së? Si mund të simulohet themelimi i një partie me 3-4 veta, kur ata as grup nuk përbëjnë? Megjithatë, askush nuk e ka kontestuar atë “themelim”…
A keni dëgjuar ndonjëherë se deri kur e kemi shënuar 30-vjetorin e BASHKIMIT ta kem përmend 17 janarin 1982? Asnjëherë! Sepse nuk e kam përmendur, meqë prisja që të gjendej procesverbali, të cilin policia e kishte bastis menjëherë pas vrasjeve, ashtu siç i kishte bastis të gjitha materialet e shkruara, bile edhe librat e nënvizuar që i kishte gjetur në shtëpinë e Gërvallëve, me arsyetim se i duhen për hetime.
Pra, asnjëherë nuk e kam mohuar 17 shkurtin 1982, por e kam problematizuar faktin se vetë ju, protagonistët që e keni bërë “bashkimin” në LR(S)SHJ apo themelimin e LR(S)SHJ-së, pa u tharë ende ngjyra e nënshkrimeve, keni filluar të grindeni mes jush.
Ajo grindje zgjati vetëm deri në fund të korrikut 1982. Që nga ajo kohë, as nuk keni komunikuar mes jush si njerëz normalë, e jo më të praktikoni bashkëveprimtari. Kjo do të thotë se LR(S)SHJ-ja e 17 shkurtit ishte si bryma para diellit.
As “komploti” i dytë i 15 majit 1982 nuk funksionoi, sepse ishte hile. Xhafer Shatri “përfaqësonte” hiçin, meqë OMLK-ja e kishte përmbyllur ekzistencën e saj më 17 janar 1982, siç ka shkruar edhe Mehmet Hajrizi në monografinë për OMLK-në.
Pra, mjaftoi që fizikisht të takoheshin Sabriu dhe Xhafer Shatri, që të shpërthente armiqësia mes tyre… Deshi fati dhe ju sfiduam. Por u deshën pesë vite derisa ia dolëm të mbanim Mbledhjen e Parë të Përgjithshme, në korrik 1987.
A të mjafton ky “dokument” për të kuptuar se për çka po “grim”?
[Më fal, paske broçkullis gjatë dhe nuk kam nerva me e lexua deri në fund.]


