Përballja me drejtësinë dhe me turmën e manipuluar nga ideologjia radikale

Shkrime relevante

Përballja me drejtësinë dhe me turmën e manipuluar nga ideologjia radikale

Intervistoj: Gjergj - Bajram Kabashi Dr.ing. Abedin Sutaj është doktor i robotikës,...

Ibrahim Kelmendi: Osman Osmani, me fal për shprehjen, t’i … “dokumetët” që tu kanë bë si hajmelitë e hoxhallarëve!

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ Osman Osmani, me fal për shprehjen, t'i urionfsha "dokumetët"...

Prej kah ke ardhë

Ilir Seci, New York ____ PREJ KAH KE ARDHË ____ “Për me e dijtë kush...

Shatë pikat e PDK-së janë muhabet pasdarke! Me folë për me thanë diçka për me kundërshtue sa për sy e façe! 

Lis Bukuroca, Gjermani ____   Pika 1. „Kuvendi shpreh shqetësim.“ Gjykata nuk merret me shqetësimet e...

Shpërndaj

Intervistoj: Gjergj – Bajram Kabashi

Dr.ing. Abedin Sutaj është doktor i robotikës, diplomuar në TU Wien, Vjenë, dhe inxhinier i diplomuar i elektroteknikës me automatizim në Universitetin e Prishtinës. Ai është nga Komuna e Istogut dhe jeton e vepron në Vjenë , Austri.

Është autor i vëllimit poetik “Gdhenjet e Kohës” (Lena Graphic Design, Prishtinë, 2019), i ciklit pesëvëllimësh “Msheftësit e Gojës” dhe i veprës “Emnat e Zotave, Veneve e Njerzve”. Veprat e tij etimologjike, me rreth 3.300 faqe, trajtojnë krijimin, strukturën, kuptimin dhe prejardhjen e fjalëve të shqipes, duke parashtruar tezën autoriale mbi lidhjen e saj me Dardanin.

Qasja e tij synon të ndërthurë gjuhësinë me studimin e historisë, toponimisë dhe gjenetikës së popullatës dardane-shqiptare. Në këtë këndvështrim përfshihen:

gjuhësia historike-krahasuese;etimologjia shkencore;gjuhësia e evolucionit të gjuhës; filogjenetika gjuhësore; gjuhësia historike kompjuterike;gjuhësia e korpuseve historike;

gjuhësia kognitive;semantika kognitive dhe metafora konceptuale;fonetika, fonologjia dhe fonetika eksperimentale;morfologjia dhe teoria e formimit të fjalëve;gjuhësia e kontaktit dhe areali gjuhësor.

Sutaj arrin në përfundimin e tij se shqipja e ka djepin në hapësirën dardane, në të cilën, sipas tij, u krijua proto-shqipja. Kjo hapësirë shtrihej në territore që sot përfshijnë pjesë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, me rrënjët më të largëta në fushën e Panonisë dhe të Hungarisë.Ai parashtron gjithashtu teorinë se shqipja buron nga, të cilën e identifikon me dardanishten e lashtë. Sipas tij, kjo gjuhë është krijuar në brigjet e lumit Danub. Këto përfundime paraqiten si pjesë e teorisë së tij mbi prejardhjen dhe evolucionin e shqipes. Veprimtaria e Abedin Sutajt bashkon shkencën teknike, studimin e gjuhës dhe krijimtarinë letrare, duke paraqitur një këndvështrim të pavarur dhe ndërdisiplinor mbi gjuhën shqipe. Në fushën e etimologjisë, ai botoi këto vepra shkencore dhe hulumtime të thella:

Krijimtarinë poetike, e shkruar në gegnishten e Kosovës, botoi vëllimin poetik

  1.  “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)” — Vëllimi I, Lena Graphic, Prishtinë, mars 2019.
  2. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)” — Vëllimi II, Lena Graphic, Prishtinë, shtator 2020.
  3. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)” — Vëllimi III, Lena Graphic, Prishtinë, shtator 2020.
  4. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj. Etimologji)” — Vëllimi IV, Lena Graphic, Prishtinë, tetor 2022.
  5. “Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj. Etimologji)” — Vëllimi V, Lena Graphic, Prishtinë, tetor 2022.
  6. “Emnat e Zotave, Veneve e Njerzve (Kuptimi i tyne në Shqipe–Etimologji)”, Lena Graphic, Prishtinë, tetor 2022.

Vepra e tij është bërë burim frymëzimi i pashtershëm për shumë studiues të shqipes në trojet shqiptare dhe ka ndikuar në ndryshimin e këndvështrimit mbi gjuhën shqipe.

***

Meqenëse është autor me pikëpamje mjaft origjinale dhe ka pësuar e nuk është dorëzuar në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global” e pashë të arsyeshme që ta intervistoja, pasi që intervista me të ia shton vlerën librit dhe është me interes të madh e sqarues për lexuesin, ngase me rrëfimet e tij të sinqerta dhe dhe të padëgjuara deri tash shpjegohen problemet që i kemi e me të cilat ndeshemi si shoqëri e atakuar. 

_______ 

Jeni doktoruar në robotikë në Universitetin Teknik të Vjenës, keni qenë profesor i robotikës, keni shkruar studime gjuhësore e vepra letrare dhe keni punuar në shumë institucione të Kosovës në Prishtinë. Më vonë u përballët me probleme të rënda me sistemin e drejtësisë dhe me grupe radikale islamike në Kosovë. Çfarë ju ndodhi dhe si filloi e gjithë kjo?

Abedin Sutaj: Ishte dhjetori i vitit 2015 dhe janari i vitit 2016. Një dimër që për shumicën kaloi si gjithë të tjerët, por që për mua u shndërrua në një periudhë të errët përndjekjeje, kërcënimesh, ankthi dhe zhgënjimi, nga turmat e harlisura dhe gjakatare.

Facebook-un e kisha hapur për herë të parë në dimrin e vitit 2014, në të kam vendos ndonjë poezi, jo më shumë. Vetëm një vit më vonë, u përballa me një sulm të ashpër nga grupe radikale islamike dhe individë nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova. Sulme vinin edhe nga profile të rreme, dhe profile të vërteta, ndërsa thirrjet telefonike anonime ishin të shumta.

Njerëz që nuk dinin as kush isha dhe as çfarë kisha shkruar, më gjykonin dhe më dënonin pa më njohur. Disa më kërcënonin me ekzekutim, prerje koke, nxjerrje sysh dhe forma të tjera dhune. Këto kërcënime pasqyronin bindje të shtrembëruara dhe një ndërgjegje të sëmurë të atyre individëve; ato nuk përfaqësojnë asnjë fe të vërtetë.

Megjithatë, këto kërcënime nuk më tuten. Ishte kohë kur unë i pashë njerzit tonë pa mask, ndodhi zbulesa.

Ata nuk më sulmonin sepse kisha vepruar kundër tyre apo kundër shtetit. Më sulmonin sepse me shifnin si pengesë për një mënyrë të menduari, të cilët deshironin ta gjenin të unë, që synonte të impononte frikën, heshtjen dhe bindjen. Në jetën time gjithmonë mbroja mendimin shkencor, kritik dhe dashamirës ndaj njerzimit dhe popullit e shteti të Kosovës, Dardanis tonë.

Dukej sikur një pjesë e njerëzve po e priste kurbanin e vet: një fli të re mbi altarin e fanatizmit. Tubimet, britmat dhe thirrjet e tyre sikur kërkonin gjak, që përmes frikës t’i detyronin të tjerët të heshtnin e të përkuleshin para idhullit që kishin ngritur vetë.

Nga ajo përvojë krijova bindjen se feja, kur rrëmbehet nga etja për pushtet dhe vihet në shërbim të urrejtjes, pushon së qeni çështje e ndërgjegjes dhe shndërrohet në mjet dhune, hakmarrjeje dhe shtypjeje të mendimit të lirë. Paradoksi është se njerëz të tillë përpiqen t’i shfrytëzojnë pikërisht ligjet dhe liritë e demokracisë për ta luftuar vetë demokracinë. Ata kërkojnë mbrojtjen e ligjit për veten, ndërsa të njëjtin ligj përpiqen ta përdorin si armë kundër kujtdo që mendon ndryshe.

Megjithatë, problemi nuk qëndron të feja si e tillë, ajo mund tëishte kështu në mesjet, por të prapambetja morale, kulturore dhe qytetare e atyre që e keqpërdorin atë. Kur ndërgjegjja mbetet e pazhvilluar, kur arsyeja zëvendësohet nga instinkti i turmës dhe kur pushteti shkëputet nga përgjegjësia, shoqeria mund të shndërrohet në dhunues, përfitues, e anarki. Tragjedia bëhet më e thellë kur këtë dhunë nuk e drejton vetëm kundër armikut, por kundër vëllait të vet. Nje popull i vogel dhe i pa fat që veten e flijon për rrent dhe ideologjit që i shpiken si mashtrim popujt pushtues dhe dhunues.

Ishte e dhimbshme të shihja se si një pjesë e shoqërisë sonë e kishte shndërruar hupjen në virtyt, paditurinë në krenari dhe nënshtrimin në identitet (mvetësi); ndërsa mendimin kritik, atdhedashurinë, përkushtimin ndaj punës, dijes dhe qytetërimit i trajtonte si armiq. Kur shoqëria fillon të krenohet me plagët e veta, në vend që t’i shërojë ato, atëherë vuajtja nuk mbetet më vetëm pasojë e historisë: ajo bëhet mënyrë mendimi dhe mjet jetese.

Por ajo që më tmerron më shumë është përmbysja e vetë kuptimit të drejtësisë. Shkrimet që sulmojnë etninë, gjuhën, kujtesën dhe qenien tonë kombëtare nuk trajtohen domosdoshmërisht si nxitje urrejtjeje; ndërsa thirrja për t’u kthyer të rrënjët tona, për ta kujtuar të kaluarën dhe për t’ua dhënë fëmijëve tanë emrat në gjuhën shqipe mund të shpallet gjuhë urrejtjeje. Në një rend të tillë, nuk gjykohet më urrejtja sipas dëmit që shkakton, por fjala sipas atij që e shqipton. Dhe kur drejtësia mat me dy peshore, ajo nuk është më mburojë e qytetarit: bëhet instrument i frikës, i heshtjes dhe i pushtetit. Më rëndonte veçanërisht bindja se institucionet e Kosovës — sidomos organet e drejtësisë — nuk po i trajtonin me njëmendësin e duhur kërcënimet që më drejtoheshin.

Në atë kohë, Kosova nuk i kishte bërë hala as gjashtëmbëdhjetë vjet nga çlirimi i saj, çlirim që na erdhi nga Evropa Perëndimore dhe SHBA-ja. Megjithatë, brenda saj po shfaqeshin dukuri që më kujtonin se çlirimi i një vendi nuk do të thotë edhe çlirimin e mendjes së njerëzve dhe jo vetem kaq, në krye erdhën përfituesit në emrin e luftës.

Më shqetësonte veçanërisht shfaqja e qëndrimeve kundër Perëndimit dhe SHBA-së, të cilat ushqeheshin nga qarqe të caktuara politike e shoqërore, si edhe nga ndikime që vinin nga vende dhe organizata të ndryshme jashtë Kosovës. Më vonë, këto qëndrime gjetën përkrahje edhe të disa faktorë ndërkombëtarë dhe udhëheqës vendorë.

Sot, fryma kundërperëndimore dhe kundëramerikane artikulohet nga disa figura publike, të cilave transmetuesit dhe mediat u kanë dhënë hapësirë të madhe, duke i paraqitur si njohës të gjithçkaje. Disa nga këto frymëzime kundëramerikane vijnë nga Shqipëria dhe, sipas mënyrës si shfaqen në hapësirën publike, duket se qendrën e kanë në Tiranë, atje e kane qendren politike.

Për mua, kjo ishte veçanërisht shqetësuese sepse Kosova e kishte arritur lirinë dhe shtetësinë e saj në një lidhje të fuqishme me botën perëndimore.

Brenda gjashtë ditësh mora mbi katër mijë mesazhe kërcënuese. Ato vinin si një stuhi e verbër urrejtjeje. Nuk kërkonin të vërtetën. Nuk kërkonin sqarim. Nuk njihnin as njeriun, as veprën. Ishin të drejtuara vetëm nga dëshira për të më tut, për të më heshtur dhe për të më bërë shembull për të tjerët.

Mesazhi ishte i qartë: kushdo që guxonte të fliste kundër imponimit të dogmave radikale islamike mesjetare mund të përballej me kërcënime, ndjekje penale, burgim e, në rastet më ekstreme, edhe me rrezikimin e jetës.

Synohej krijimi i një klime ku turma të fliste në vend të arsyes, kërcënimi të zëvendësonte ligjin dhe dhuna të përdorej për imponimin e bindjeve fetare. Fatkeqësisht, kjo po ndodhte në shtetin tonë, në Kosovë.

Për mua, kjo ishte një nga përvojat më të rënda të jetës, pra jo vetëm pa drejtesia. Nuk ishte vetëm sulm kundër individit që, deri atëherë, pothuajse nuk ishte marrë me kritikën e fesë apo me gjykimin e profetëve, sepse besoja se koha dhe historia tashmë i kishin gjykuar ata.Nuk ishte sulm vetëm kundër njeriut që nuk e njihte kurrkush , dhe i cili nuk e kishte parë asnjëhere ndokush në media, në tubime partiake, nuk ishte as i famshëm e as figurë publike, dhe as anëtarë i ndonjë partije, organizate ose ndonjë grupimi tjetër, nuk kishte botuar libra, por ishte thjeshtë njeri që rropatej me luftën për ekzsitencë. Kështu ai po përballej me mendësi që kërkonte ta shndërronte frikën në mjet sundimi dhe turmën në gjykatës. Të gjithë përcillnin pothuajse të njëjtin mesazh. Kjo tregonte, se sa thellë kishte depërtuar intoleranca në mendjen e një pjese të rinisë dhe të shoqërisë sonë. Shoqëria e shteti kërkonte nga ky njeri pafajshëm e pa mëkatë flijim dhe faji si ne filmin “Proka“.

Ajo që përjetova më bëri të mendoja seriozisht për të ardhmen e Kosovës, sikur gjeta arsyet pse kaq shumë të rinj largoheshin nga vendi. Ma rrit bindjen se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme ndaj ndikimëve që e largojn nga demokracia, sundimi i ligjit dhe orientimi perëndimor. Nga ato që pashë dhe kuptova në atë kohë, gjeta se në këtë veprimtari, për kthimin e frymës kundër demokratike, merrnin pjesë disa rryma dhe organizata fetare radikale nga krejt hapësira shqiptare, si dhe organizata e shoqata islamike të huaja që kishin ardhur nga Shqipëria pas çlirimit të Kosovës, rreth vitit 2000, dhe individ të caktuar, si duket, puntorë të shteteve që deshirojnë të rrisin ndikimin e vet tek ne, dhe janë kundër Kosovës. Këta persona duket sikur të jenë të mbrojtur nga shtetet përkatëse dhe nuk mund të largohen leht, sepse ka gërshetim interesash. Organizata islamike, me drejt që vinin në emrin e islamit, dhe të drejtës fetare, kishin krijuar rrjete ndikimi, kishin përvojë organizative dhe e njihnin mirë gjuhën e mjedisin shqiptar, sepse ishin ardhur të pergaditur nga Shqiperia.

Disa prej veprimtarëve të huaj të lidhur me këto organizata, ishin martuar me vajza nga Shqipëria, e kishin mësuar gjuhen, dhe ishin përshtatur mir. Në përgjithësi ishin të përgatitur për të krijuar rrjete ndikimi, për të përhapur ideologjinë e tyre çnjerëzore, antiperëndimore dhe armiqësore me ngulmin kryesorë kundër shtetit të Kosovës dhe popullit të saj. Krejt këto ishin kryekput politike dhe e keqëperdornin fenë.

Si nisi kundërshtimi juaj ndaj propagandës radikale në Kosovë dhe çfarë lidhjeje shihni mes saj, përmbajta e aktakuzës dhe procesi gjyqësor ndaj jush?

Abedin Sutaj: Përgjigjen do ta ndajë në tri pjesë; Bajram.

E para.

Nga mesi i vitit 2017, kjo ishte pas kërcenimeve dhe akuzave, shkrova dy shkrime për historinë islame, dhe kritike per një liber të autorit nga Kosova, veçanërisht për mënyrën se si interpretoheshin disa ngjarje historike në të. Trajtova edhe pushtimet dhe sundimin arab në Gadishullin Iberik, praninë në disa pjesë të Francës, si dhe zgjerimin osman në Ballkan dhe në Evropën Juglindore.

Kundërshtoja paraqitjen e njëanshme të historisë, ku përmendeshin dhuna e kryqëzatave dhe kolonializmi evropian, për 100 vjet, ndërsa anashkaloheshin pushtimet arabe dhe dhuna e perandorive myslimane për mbi 800 vjet ne Europen Perendimore, dhe 600 vjet ne Ballkan, si dhe shkombtarizimin e shume popujve në Afriken Veriore dhe në Lindjen e Mesme, si; Egjyptin, Tunisin, Marokun, Mauritanin, Malin, Algjerin, Libanin, e Libin, Sirin e Sudanin. Si dhe shkombtarizimin e popujve të Azis së vogël në Turq të sotëm. Kryqëzatat dhe kolonializmi evropian kanë shkaqe e rrethana të ndryshme, por shkaku kryesorë shpjegohen vetëm si kundërpërgjigje ndaj këtyre pushtimeve. Por as sundimi shumëshekullor i perandorive myslimane nuk mund të lihet jashtë këtyre ngjarjeve. Krahasimi kërkon të shqyrtohen kohëzgjatja, përmasat dhe pasojat e secilit sundim.

Nuk fillova të shkruaja thjesht nga dëshira për polemikë. E kisha kuptuar se heshtja dhe tërheqja nuk më mbronin nga presioni: edhe nëse qëndroja larg, mund të vinte dita kur të tjerët të kërkonin të më impononin bindjet e tyre. Kundërshtimi im i hershëm kishte qenë kryesisht spontan, përmes bisedave me shokë e shoqe gjatë viteve të studimeve. Në vitin 2016, ai mori edhe formën e shkrimeve. Sulmet e kërcenimet dhe shkuarja ne Siri dhe thirrjet kunder atyre që e kishin krijuar shtetin e Kosovës dhe nga i kishin pshtu nanat nga shfarosja me zgjoi prej gjumit.

E dyta.

Pse ishte lënë jashtë aktakuzës, pjesa që lidhej me faqen e Facebookut me emrin “Profeti Muhamed”? Ajo ishte thelbësore për të kuptuar përmbajtjen e konfliktit dhe sulmet ndaj meje, të cilat më pas u shoqëruan me veprimet e Prokurorisë, gjykatës dhe policisë. Çfarë kërkonin prej meje institucionet e Kosovës? Përse drejtësia po më trajtonte në atë mënyrë? Pse vëmendja përqendrohej të dënimi im, në vend që të shqyrtoheshin burimi dhe rrethanat e konfliktit?

Gjatë procesit, u përballa me një trajtim që ma cenoi besimin të paanshmëria e tij. Aty, në polici, e përjetova sjelljen e disa pjesëtarëve të policisë si provokuese, hollësitë e të cilave tash për tash nuk do t’i tregoj. Edhe nga gjykatësi i dytë përjetova arrogancë, kërcënime dhe mungesë respekti, edhe pse e lavdëroja në ankesat e mia.

Unë nuk isha kriminel, por edhe sikur të isha fajtor për atë që më ngarkohej, kisha të drejtë të trajtohesha me dinjitet. Gjykata sillej sikur të ishte në anën e prokurorisë, dhe sikur ajo i dinte të gjitha, por nuk mund të deshmonte asgjë. Në vend të paanshmërisë dhe profesionalizmit që prisja, u përballa me një trajtim që ma cenoi  besimin të drejtësia. Kur përballesh me padrejtësi nga shteti yt dhe nga pjesëtarë të kombit tënd, patriotizmi dhe dashuria për atdheun nuk janë më shumë se pleh i pavlerë dhe marrëzi.

Mënyra se si sillemi me njëri-tjetrin mbart edhe gjurmët e sundimeve të huaja. Për breza, pushteti u përjetua si forcë që nënshtron, ndërsa bindja ndaj më të fortit u bë mjet mbijetese. Në këtë kuptim, pushtuesit nuk sunduan vetëm territorin; lanë gjurmë edhe në marrëdhëniet ndërmjet nesh dhe në traditat tona.

Të sillesh si i fortë dhe brutal, sidomos kur ke pushtet — si polic, gjyqtar, prokuror, profesor, ushtarak etj. — do të thotë ta përdorësh autoritetin për ta nënshtruar qytetarin. Me këtë mënyrë sjelljeje u përballa gjatë procesit tim.

Pjesa që lidhej me faqen në Facebook nuk ishte përfshirë në aktakuzë. Në të nuk përmendeshin kërcënimet që kisha marrë dhe as letra ime e hapur n‘Express. Këto mungesa ngrinin pyetje serioze për mënyrën se si ishte trajtuar çështja ime dhe për plotësinë e paraqitjes së saj.

Nuk bëhej fjalë për një hollësi abstrakte, por për pjesën e historisë që shpjegonte zanafillën e sulmeve ndaj meje. Lënia e saj jashtë e paraqiste rastin tim të shkëputur nga konteksti, ndërsa pasojat e atij procesi më kushtuan më shumë se gjashtë vjet të jetës.

Ata që paguhen nga shteti dhe ushtrojnë autoritet në emër të drejtësisë kanë detyrimin ta respektojnë ligjin dhe dinjitetin e qytetarit. Pushteti që u është besuar kërkon përgjegjësi dhe llogaridhënie për mënyrën se si e ushtrojnë detyrën dhe për pasojat që veprimet e tyre sjellin në jetën e njerëzve.Ky rast më shtyu t’i shqyrtoja më thellë edhe zhvillimet në shoqërinë e Kosovës. Në ligjërimin e disa liderëve partiakë, mediave, hoxhallarëve dhe shoqatave islame, shihja një frymë antiperëndimore, të shoqëruar me armiqësi ndaj Izraelit, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së. Krahas saj, vëreja idealizimin e Turqisë dhe të shteteve arabe, shpesh përmes propagandës dhe shtrembërimit të historisë. Këtë frymë e kisha parë më herët, dhe vazhdoj ta shoh, edhe të shumë intelektualë e aktivistë politikë. Për mua, ajo ushqente përbuzjen ndaj identitetit tonë kombëtar dhe e largonte shoqërinë nga orientimi drejt Evropës Perëndimore.

Është krejt e natyrshme që ne të kemi marrëdhënie të mira me shtetin turk dhe me çdo shtet në botë. Kjo duhet të mbetet çështje e ekspertëve dhe e udhëheqësve shtetërorë, pa u shndërruar në çështje të masave të gjera. Në kohën e konflikteve të mëdha drejt të cilave po shkon bota, disa zëra në shoqërinë e Kosovës dhe në shoqërinë shqiptare në përgjithësi, bashkë me një pjesë shumë të  madhe të mediave, duket se po na shtyjnë të rreshtohemi përkrah shteteve ose blloqeve që rrezikojnë të dalin humbëse, dhe të cilat ishin gjithmonë në dekadencë dhe janë jashtë lidhjeve natyrore për neve, dhe nuk janë pjesë e kontinetit tonë. Si u bë që disa grupe të vogla dhe, ndoshta, persona në Kosovë, të lidhur me grupe në Turqi dhe në shtetet arabe, të përcaktojnë drejtimin dhe kahun e popullit e të kombit tonë të shenjtë dardan? Një orientim i tillë do ta rëndonte edhe më shumë çështjen tonë kombëtare dhe do ta rrezikonte ekzistencën tonë si shtet.. Një shtet i dobët, pa aftësi për të mbrojtur qytetarët dhe interesat e veta, mbetet shtet vetëm me emër, rasti më i keq mbetet shtet që kontrollohet me pak para e ndikim nga popujë që janë kundër nesh. Shembullin më të mirë për këtë e kemi në Shqipëri. Gjendja bëhet më e rëndë kur intelektualët me mendim të lirë e të pavarur heshtin ose nuk guxojnë të flasin — siç thuhet në të folmen tonë-“ nuk po guxojn me cijat“. Kush po e krijon këtë klimë dhe kujt i shërben ajo?

Vështirësitë ekonomike, shtypjet kundër intelektualeve të njëmend dhe kërcënimet mund ta ngushtojnë hapësirën e mendimit të lirë, pra mbeten vetem mendimet dhe ligjerimet e paguara, ashtu që Kosovën tokën e popullit Dardan ta kthej në sistem sheriatik apo pro rus. Kur zërat e pavarur heshtin nga nevoja ose tuta, shoqëria hup aftësinë për të sheshuar hapur mbi vendimet që përcaktojnë të ardhmen e saj. Si u bë më e rëndësishme për neve , pra për Kosovën; Turqia dhe shtetet e Lindjes sesa SHBA dhe sidomos Anglia. Pse kaq shumë fjalë për Turqin, kur Turqia nuk është gjendjen ta mbroj vetën, aq me tepër shteti dhe gjuha Turke u ndërtua mbi tjetërsimin e shumë popujve dhe gjuhëve të tyre në hapësiren e 800 mijë kilometrave katrorë?!.

Dihet se të gjithë popujt kanë lëvizur, kanë pushtuar dhe janë dyndur, por pse të instrumentalizohet dhe të trumpetohet kaq shumë kjo gjë, pse të politizohet?

Në këtë mënyrë, po ndryshonin edhe lidhjen e rinisë me patriotizmin dhe atdhedashurinë. Identiteti fetar, gjuha arabe dhe rrëfimet fetare po vendoseshin mbi përkatësinë kombëtare. Problemi që kundërshtoje tash është përdorimi i fesë si mjet politik, për të dobësuar lidhjen me Kosovën dhe për t’i orientuar njerëzit drejt interesave të huaja.

Përse disa figura publike, tashmë të njohura në mbjelljes e percarjes dhe në thirrje kundër Perendimit dhe SHBA-s,…thjeshtë aleancës Perendimore, dhe Kosovës. Këta kanë prani të vazhdueshme në media gati që tri dekada, kanë lidhje me partit dhe janë pjesë e grupeve të forta politike. Kemi kësi si; në Maqedoninë e Veriut , në Kosovë, si edhe në hapësirën mediatike në Shqipëri — ndërsa shumë intelektualë me pikëpamje të ndryshme mbeten jashtë debatit publik?

Me gjithë respektin për kontributin e tyre jo të mirë, intelektualë të tjerë jo vetëm që nuk ftohen në debate, por shpërfillen nga mediat edhe kur shprehin gatishmëri të kontribuojnë vullnetarisht me mendim ndryshe. A po polarizohet shoqëria nën ndikimin e një mendimi të vetëm, i cili përsëritet nga transmetuesit tanë ditë e natë? Pse?

Sikur krijohet përshtypja se mediat janë të kontrolluara nga një dorë e padukshme, që dëshiron t’i drejtojë masat drejt shkretëtirave e jo drejt zhvillimit dhe përparimit, forcës dhe qytetërimit ose drejt idologjive neokomuniste, duket sikur janë të njëanshme. Sikur deshiron të na lënë të vetëpërjashtuar nga shtetet e zhvilluara perendimore, pra nga kontinenti i ynë. Sa do që kontinenti i ynë ka vështirësi sot ekonomike dhe politike. Kjo dihet, se vetëm në atë mënyrë bëhemi të urrejtur nga shtetet të cilat na prun Pavarësin , lirin, dhe dijen.

Kemi sidomos shumica e mediave nga Shqipëria që, sado të maskuara në paraqitje, u japin hapësirë konspiracionistëve të flasin ditë e natë. Në këto paraqitje, SHBA-ja dhe Evropa Perëndimore shpesh portretizohen si të këqija e madje satanike, ndërsa Lindja — përkatësisht Rusia, Irani, Gadishulli Arabik dhe Turqia — paraqitet si e mirë dhe pothuajse hyjnore. Ndërkohë, disa media të tjera shfaqin një frymë të theksuar antikosovare.

Ka edhe shumë media në Shqipëri që, për disa pëlqime, promovojnë plagjiatura dhe lloje të ndryshme “dijetarësh”, “gjuhëtarësh” e “historianësh”, të cilët përvetësojnë shkrimet dhe punimet e të tjerëve, natyrisht qendër e lëjnë oborrin e shtëpisë së vetë. Kemi edhe persona të tjerë që, siç duket, flenë nëpër media dhe pothuajse nuk shkojnë fare në shtëpi. Këta krijojnë botëkuptimin dhe pikëpamjet e shoqërisë, duke ndikuar më vonë edhe në përcaktimin e politikës kombëtare të një vendi.

Shumë media online varen nga reklamat, shikueshmëria, klikimet dhe pëlqimet. Prandaj ato kanë nxitje ekonomike të publikojnë materiale që marrin vëmendje shpejt: konflikt, zemërim, frikë, tituj sensacionalë ose figura polarizuese. Por shumica e atyre që kanë mendime të ndryshme nga ato që na transmetohen shpesh në shumicën e mediave, dhe nga ata që ju vidhen studimet dhe libra të vërteta të publikuara shumë më përpara, nuk kanë mundësi të dalin dhe të flasin kurrë. Pse?!

Në qoftë se dëshiron të flasësh kundër Kosovës ose ta shpërfillësh atë, do të gjesh menjëherë hapësirë në mediat e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut. Pse ?

Nëse intelektuali druhet si nga leqitja publike, ashtu edhe nga pasojat që mund t’i sjellë fjala e tij përballë institucioneve të drejtësisë, grupeve t’radikalizuara, behet barre, prej nga heshtja bëhet mjet mbijetese.

Po të drejtohej e njëjta gjuhë urrejtjeje kundër një autoriteti tjetër fetar, a do të ishte reagimi i shtetit i njëjtë? Barazia para ligjit kërkon që institucionet ta gjykojnë fjalën me të njëjtën masë, pavarësisht kujt i drejtohet. Çfarë lirie mendimi po ndërtojmë, nëse disa zërave u sigurohet vazhdimisht mikrofoni, ndërsa të tjerëve u ngushtohet hapësira e shprehjes përmes shpërfilljes, poshtërimit dhe frikës?

Kjo frymë drejtohej kundër shtetit të Kosovës dhe aleatëve perëndimorë që kishin ndihmuar në çlirimin e saj, por edhe kundër të krishterëve, tarikateve dhe besimtarëve të traditës islame vendore, të cilët kanë qenë shembull i një feje më të moderuar në shoqëri.

Pushtetarët dhe, më saktë, organet përgjegjëse heshtën përballë kësaj dukurie, ndoshta edhe nga mungesa e përvojës. Megjithatë, u bënë më të zëshëm kur u përballën me pengesat dhe pasojat që, pa vetëdije të mjaftueshme, ishin krijuar. Dukej sikur vepronin sipas një strategjie të gabuar, gjë që, sipas mendimit tim, u pa më vonë: bënu i pakujdesshem, mos e heto problemin, pastaj paraqitu si ekspert  për zgjidhjen e tij.

Ndikimi përhapej përmes organizatave, individëve, transmetuesve, ndërsa zërat kundërshtues shtyheshin në margjina dhe trajtoheshin si pengesë. Liria e mendimit dhe e medias është thelbësore, por mungesa e përgjegjësisë, e standardeve profesionale dhe e verifikimit mund të krijojë tensione në shoqëri dhe probleme edhe për institucionet shtetërore; kjo është dukuri që vërehet në vende të ndryshme të botës.

Disa figura politike nisën të përdornin gjithnjë e më shpesh gjuhë fetare dhe t’i referoheshin përqindjes së besimtarëve të një feje të caktuar. Kështu krijohej përshtypja se vullneti i shumicës fetare duhej të mbizotëronte, ndërsa çdo kundërshtim paraqitej si mbetje e mendësisë së periudhës komuniste.

Kjo më dukej thellësisht e dëmshme: ushqente ndarjen e shoqërisë mbi baza fetare dhe krijonte terren për armiqësi, sidomos në një shtet laik. Lidhjet e disa individëve me interesa partiake për vota dhe, ndoshta, me interesa financiare ngrehnin pyetje të pashmangshme: kush përfitonte nga ky ndikim, kujt i shërbente ai dhe pse pasojat e tij për shoqërinë mbetesin në heshtje!?

Krijova bindjen se lidhjet joformale dhe takimet nëpër kafene e restorante ndikonin edhe në mënyrën se si trajtoheshin kundërshtarët. Sulmi kunder meje, ishte si  mesazh frikësues për të tjerët. Përvoja ime nuk përfaqëson domosdoshmërisht çdo rast, por më shtyu të kërkoja shpjegime për lidhjen mes pushtetit, grupeve të radikalizuara, mediave dhe interesave financiare dhe presionit ndaj zërave kritikë. Po ashtu zhgënjimi me institucionet më bëri t’i hulumtoja më me vëmendje këto zhvillime.

Shenjat e para e shpërthurjes së shoqërisë tonë, i kisha vërejtur shumë më herët, që në vitin 2000, sikur ta parandieja atë që do të vinte. Në Kosovë ishin hapur konvikte për studentë, të mbështetura nga organizata arabe. Nga vëzhgimet e mia dhe rrëfimet e shokëve që banonin aty, kuptova se, krahas strehimit dhe ndihmës materiale, zhvillohej edhe një veprimtari e organizuar fetare me përmbajtje radikale dhe antiperëndimore.

Që atëherë iu kundërvura kësaj propagande. Gjatë studimeve, u bëja thirrje studentëve të largoheshin nga ato konvikte dhe të shqyrtonin qëllimin e ndihmës përpara se ta pranonin. Kjo syçeltësi buronte nga përvoja ime para luftës dhe nga leximet në fushën e politikës, historisë dhe veprimtarisë së shërbimeve të fshehta.

U thosha: “Kini kujdes! Mos lejoni që këto rrjete t’ju përfshijnë në konfliktet e tyre e t’ju shtyjnë të derdhni gjak në Evropë për interesa të huaja. Kosova dhe populli i saj kanë nevojë për dije, liri dhe përparim.” Për këto paralajmërime mund të dëshmojnë shumë nga bashkëkohësit e mi.

Kundërshtimi im drejtohej ndaj veprimtarive që i lidhnin të rinjtë me interesa politike ruse, arabe dhe iraniane, në dëm të Kosovës dhe të ardhmes së saj. Afrimi i disa njerzeve të luftes dhe politikanëve me këto rrjete e thellonte shqetësimin tim. Në etjen për pushtet dhe përfitim, e ardhmja e popullit mbetej nën hije.

Megjithatë, ndikimi im mbeti i kufizuar. Pas përfundimit të studimeve, u shkëputa gradualisht nga takimet dhe biseda në konvikte e biblioteka. Jeta më çoi drejt angazhimeve të tjera. Deri në vjetin 2015. Pyetja që më mbeti ishte kjo: si nuk e penguan mjaftueshëm politikat e kohës këtë dukuri dhe, nëse e shihnin, përse nuk vepronin me kohë? A kanë mediat ndonjë përgjegjësi apo plan në raport me sigurinë kombëtare?

Shteti ynë i ri është nën lupën e mbarë kontinentit, madje edhe më gjerë. Prandaj, a nuk duhet të jemi tepër të kujdesshëm në fjalët, veprimet dhe përgjegjësitë tona publike?

Mediat dhe fuqia e tyre sikur po keqperdoren?

Abedin Sutaj: Për një kohë të gjatë në Kosovë janë vërejtur raste kur këngëtarë, sportistë ose figura të tjera publike trajtojnë tema të fesë islame, vetëshpallen si njohës fetarë dhe, papritur, përcjellin thirrje, parulla ose slogane fetare, krejtesisht Islame, duke dalë jashtë fushës së tyre profesionale. Po ashtu, në emisione të ndryshme mediatike, praktika fetare mund të paraqiten në mënyrë sensacionale, ose të lidhen pa bazë të qartë me pretendime shëndetësore. Kjo nuk e nderon fenë; përkundrazi, rrezikon ta reduktojë atë në mjet publiciteti, klikimesh dhe ndikimi. Kur deklarata të tilla përdoren për famë apo për ndikim mbi publikun, pa përgjegjësi për pasojat e tyre shoqërore, lind pyetja e arsyeshme: pse nuk zhvillohen masa kritike e institucional  parambrojtese, kur rrethanat e kërkojnë, pse nuk merren masa të ligjshme parandaluese ndaj përmbajtjeve që mund të nxisin përçarje, urrejtje ose radikalizëm nga mediat, personat me ndikim dhe lidert politik.? Megjithatë, unë u trajtova sikur të isha më me ndikim se të gjitha këto bashkë. Edhe Zoti, ndoshta, po habitet.

Dhe kjo kalon pa u verejtur nga organet pergjegjese. Kosovën duhet ta ruajmë si sytë e ballit. Nëse këto dukuri përsëriten vazhdimisht dhe pa asnjë kritik, lind natyrshëm pyetja: a mos duket sikur një dorë e padukshme po e orienton kuvendimin publik, po e paraqet si rruge të vetme, dhe po na i dikton e manipulon masat çfarë të mendojnë dhe përcaktimet politike të ardhshme? Te e fundja krejt këto nuk janë të rëndësishme për mua. Më shtyn të i diskutojmë këto nga pasojat që morra në jetën time dhe nuk jepi askush përgjegjësi, as bandat kërcënuese, e as shteti, kjo më zgjon kureshtje, kjo ma fluturon perpjet kureshtjen..?

Pra, dikush ka frikë, ndërsa dikush tjetër ndihet i mbrojtur?

Abedin Sutaj: Nuk e di, por mund të tregoj diçka që shpjegon pse kam frikë. Një avokat i imi , dikur gjykatës, më pati thënë diçka pasi më kishte dëgjuar në një debat me hoxhët në Klan Kosova. Njëri prej tyre, një djalosh i ri, kërkonte ndryshimin e Kushtetutës dhe, në të njëjtën kohë, më drejtohej me fjalët: “Ki kujdes, se do të ngre padi ndaj teje!“:

Avokati, më vonë, duke buzëqeshur, më tha: “Të pashë qe u tute“.

I thashë: “Po, ti e di se, pa folur e pa shkruar, kalova nëpër Golgotë. Fjeta në stacionin policor , në terr , me një batanije që nuk ishte larë prej shumë kohesh, dhe ishte e mykur,— një vatër për infeksione të rënda“. Ky ishte shperblimi i shtetit t‘Kosovës për 7 libra që shkrove,  më thonte një mik i imi në Gjermani. Që kishte marrë krejt farefisin dhe ishte ikur atje. Në të vërtetë, aty në stacionin policor nuk pata fjetur hiq, sepse nuk kishte mundësi për të fjetur. Në mëngjes, të lidhur e të bërë pykë, më çuan drejt te gjykatësi, i cili më foli me ton të ashpër e të nervozuar: “…do të marrësh pesë vjet e më shumë dënime të rënda.”

Më ishte ënjtur koka, nuk shihja mirë dhe nuk e mbaja dot drejtpeshimin. A po jetoja në një vend mizor e dhunues, mu verviten mendimet neper tru? Gjërat ishin ndërthurur ashtu që të ndihesha i pambrojtur dhe i poshtëruar, duke përshfaqur haptas se proceset do të shkonin pa fund, se do të kishte arrestime dhe urdhërarreste dhe se, pasi unë udhëtoja çdo tre ose katër muaj, mund të më lidhnin në Merdar; pse jo, edhe të flija në stacionin policor. “Shteti don vurmak“, siç thotë fjala e urtë. Shtet s’është mahi me ia hek dushkun, thotë populli. Ata kishin bërë gjithçka që njeriu të ndihej i pambrojtur dhe përballë një akti të kryer; pra, çdo pohim që ata dëshironin, duhej ta aprovoja; u nevojitej nënshkrimi im.

“O Zot, shpëtoje Kosovën!” — isha lutur. I vetëdijshëm që Zoti nuk do ta plotësoj lutjen time kurrë,…E kuptova më vonë duhej të thosha vetëm -Me pshto mua…

Për cilën aktakuzë bëhet fjalë, më konkretisht, Dr. Sutaj?

Abedin Sutaj: Bëhet fjalë për aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, pas së cilës, pasuan gjykimet dhe përndjekjet ndaj meje. Dokumenti mbante këto të dhëna zyrtare:

Republika e Kosovës / Republika Kosovo / Republic of Kosovo Prokurori i Shtetit / Državni Tužilac / State Prosecutor Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Përgjithshme
Osnovno Tužilaštvo u Peć, Departman za Opšta Krivična Dela PP/II-nr.1573/17 Pejë, më 27.11.2017
GJYKATËS THEMELORE NË PEJË Departamentit të Përgjithshëm DEGA – ISTOG

“Konform dispozitave të nenit 46, 47, 48, 49 par. 1, 240 par. 1, 241 par. 1 dhe 242 par. 1 të KPPK-së, ngrit: AKTAKUZË…”

Në atë kohë ende nuk e kuptoja shkakun e gjithë asaj që po ndodhte. Nuk e dija pse, në dhjetor të vitit 2015, mora mijera mesazhe kercenues, një pjesë e njerëzve papritur filluan të më shihnin si armik. në ate kohe jetoja dhe studjoja jashtë vendit. Mbi të gjitha, nuk e kuptoja pse më pas ndaj meje po vepronin Prokuroria e Pejës dhe Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Istog.

Nuk është gjë e vogël të lëshohet një urdhërarrest ndërkombëtar, megjithate nuk eshte tragjike?!

Abedin Sutaj: Për mua mbetet edhe një dyshim shumë më i rëndë: pse më vonë u bë urdhërarrest ndërkombëtar, drejtuar autoriteteve austriake? Ky urdhërarrest ishte i mangët në formulim dhe arsyetim, duke cenuar besueshmërinë e sistemit të drejtësisë së shtetit të Kosovës, para ndërkombëtarëve.

Te unë mbesin pyetjet, me vlojnë në kokë vazhdimisht, kumbojnë përbrenda; si është e mundur që e gjithë kjo — siç thotë populli, “krejt ky vurmak ose zamet“ — të përfundojë me kërkimfalje  të prokurorisë e të gjykatës, pas dhjetëra maltretimeve, ankesave lutjeve kercenimeve, urdher arreste, ndrydhjeve , cndrydhjeve, arrestime, lidhje duarsh, kercenime e sulm, gati në perleshje fizike, dhe unë duhet të i kaloja të gjitha, padrejtësive? Shtëpia vizitohej nga policia. “O burra, ta dëmtojmë!“ — kjo ishte fryma që ndjeja.Sjelljen e disa pjesëtarëve të policisë ndaj meje e përjetova si provokuese dhe paragjykuese. Më krijohej përshtypja se më trajtonin si fajtor përpara se gjykata të kishte dhënë vendimin e saj. Kjo ma cenoi besimin në paanshmërinë e procesit dhe më bëri të ndihesha i pambrojtur përballë autoritetit të tyre.

Megjithatë, nuk dua të rrëfej hollësi të tjera, sepse edhe rikujtimi i tyre më shkakton dhimbje, ndërsa intervista do të rëndohej së tepërmi.

Natyrisht, në radhët e Policisë së Kosovës ka edhe policë të mrekullueshëm, profesionistë dhe të përkushtuar, të cilët, me sjelljen dhe integritetin e tyre, mund të shërbejnë si shembull për çdo shtet evropian. Kritika ime nuk u drejtohet atyre në tërësi, por vetëm individëve të caktuar dhe sjelljeve të tyre të papranueshme.

Kërkesa për hudhjen e aktakuzës dhe kundërshtimin e provave u paraqit për shkak se nuk ekzistonin prova që do të mbështesnin dyshimin e bazuar mirë se i pandehuri e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej, të paraparë me nenin 147, paragrafi 1, të KPRK-së. Ajo iu drejtua Gjykatës Themelore në Pejë – Dega në Istog, Departamentit të Përgjithshëm, për Gjykatën e Apelit në Prishtinë.

Na kthyen përgjigje të rrepta dhe të pakuptueshme, nga njerëz që paraqiteshin si “ekspertë të drejtësisë”. Megjithatë, pas rreth një muaji, arsyetimet e tyre ranë poshtë, sepse përgjigjja e mëvonshme nga Prokuroria ishte se ajo kishte vendosur të tërhiqej nga aktakuza që vetë e kishte ngritur në vitin 2017. Pas kaq shumë vitesh, u pranua se nuk kishte fakte, material provues apo bazë të mjaftueshme për të mbështetur dënimin e një njeriu.

Në vend që procedura penale n‘Apel të shërbente për vërtetimin e fakteve dhe mbrojtjen e drejtësisë, ajo dukej se ishte shndërruar në një turr kunder vetë qytetarit. Prandaj ngrihet pyetja e natyrshme: a ishin lexuar dhe vlerësuar me kujdes aktakuza dhe ankesa jonë që në fillim nga këta “ekspertë”, apo përgjigjet ishin dhënë  gjithehere pa një shqyrtim të çështjes, me pasoja të rënda për qytetarin?

Por kishte edhe diçka tjetër që më shqetësonte: pse aktakuza nuk e përmendte qartë pikërisht faqen në Facebook me emrin “Profeti Muhamed”, të cilën unë e konsideroja thelbësore për ta kuptuar kontekstin e konfliktit dhe të sulmeve ndaj meje? Pse këta njerëz, që punonin në Prokurorinë e Kosovës , a hulumtonin?. Në qoftë se kanë hulumtu historinë e ngjarjes, pse nuk e kann theksuar këtë pjesë në aktakuzë, e kishin fshehur këtë pjesë, apo e kishin harruarë? Çfarë donin prej meje shteti i Kosovës dhe sistemi i tij i “drejtësisë”? Në atë kohë krijova bindjen se ky kontekst po lihej qëllimisht jashtë.

Të dalësh kundër një feje të keqpërdorur pikërisht nga ata që thirren të jenë mbrojtësit e saj; përkatësisht, kundër propagandës dhe makinerisë së madhe propagandistike islamike në mediat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më gjerë, si dhe kundër një mase njerëzish të mashtruar prej saj, është tepër e rrezikshme. Por gjëja më e fatkeqe ishte se unë, në atë kohë, nuk kisha dalë kundër askujt. Isha sulmuar, thjesht, në mënyrën më të pandershme. Dhe, pas këtyre sulmeve, më kishin sjellë në pozitën e atij që ose duhej të kundërvihej, ose të pranonte diçka që nuk e kishte bërë kurrë, ose të bëhej nervoz, ose të shembte qiellin e tokën për ta treguar të vërtetën. Ah, sa zor!

E pabesueshme!

Abedin Sutaj: Po, e pabesueshme, por e vërtetë. Paramendojeni sikur të isha politikan ose të kisha lidhje me politikanët dhe partitë e Kosovës, a do të trajtohesha kështu?. A do të kishte marrë historia ime të njëjtën rrjedhë? A do të isha përballur me të njëjtën heshtje dhe të njëjtat keq trajtime? Pikërisht këto pyetje më kanë shtyrë të shkruaj.

Sidomos më tronditi sjellja e avokates sime, të cilën madje e kisha lavdëruar në dokumentin e ankesës drejtuar Avokatit të Popullit. Më vonë kuptova se kërkesa per dëmshpërblim nuk ishte paraqitur; kjo më shkaktoi zhgënjim të thellë. Gjatë gjithë asaj kohe, ajo më kishte mbajtur me pretendimin se kërkesa për dëmshpërblim ishte dorezuar gjykatës, prandaj, sipas saj, nuk kisha asnjë arsye të shqetësohesha.

Më vonë, diku pas dy vjetësh, nga zyra saj mu bë e ditur se, për arsye të ndryshme, nuk e kishte paraqitur kërkesën. Si pjesë e sistemit të drejtësisë, ajo kishte detyrimin profesional të mbronte të drejtat dhe interesat e mia. Heshtja e organeve të drejtësisë, pas krejt maltertimeve që më kishte bërë, edhe pasi drejtësia më kishte dhënë të drejtë — njëlloj si në romanin Shërbëtori Jernej dhe e drejta e tij të Ivan Cankarit — si dhe anashkalimet e vazhdueshme, e thelluan humbjen e besimit tim në një sistem që po e linte çështjen time të zhytej dalëngadalë në harresë.

Dalëngadalë fillova të shihja me sytë e mi shtresimet e dendura të marrëdhënieve ndërmjet avokatëve, prokurorëve dhe gjyqtarëve — ndoshta jo gjithmonë të vetëdijshme, por funksionale. Kjo më tronditi. Fillova të kuptoja se sa i pambrojtur mund të ndihet qytetari përballë një sistemi të mbyllur dhe përballë njerëzve që, në vend se të mblidhnin fakte, prova e dëshmi, ushtronin trysni, kërcënime dhe detyrim tjera, e shtypje psikologjik. Gjithçka më dukej si një duel i mbushur me inate dhe provokime të rënda.

Më e rënda ishte përshtypja se modele të tilla sjelljeje kishin zënë vend pikërisht brenda disa zyrtareve te institucionit që duhet të jetë një nga shtyllat më të shenjta të shtetit: drejtësisë.

Pastaj vinin “këshillat”, si nga njerëz të rëndomtë, ashtu edhe nga avokatë të ndryshëm prej të cilëve kërkoja ndihmë. Njeriu në hall kërkon këshillë. Por më e tmerrshmja dhe më çnjerëzorja ishte përgjigjja që dëgjoja: “Këqyre, me dalë i pafajshëm, ty të shkon gjatë, tepër gjatë, me vite. Nuk mundet me humbë gjyqi e prokuroria.”

Kjo më shkatërronte përbrenda. Megjithatë, njerëzit e zakonshëm e të parëndësishëm, si unë, duhet t’i këndojnë lirisë, të shpresojnë dhe ta hanë bukën e përditshme me helmin e shqetësimit. Nga kjo mendësi udhëhiqej gjithçka;

“,… Rri urtë. Më mirë pranoje, sepse kështu kalon më lehtë. Mos i zemëro gjyqtarët dhe prokurorët, se pastaj bëhesh pishman. A e di se dora e pushtetit është e fortë…?“

I shtrova pyetjen vetit, sa njerëz të pafajshëm mund t’jenë shndërruar në viktima,, nga kjo logjik  jo profesionale?

Megjithatë, atdheun duhet ta duam?!

Abedin Sutaj: Atdheun?! Po, por çfarë është atdheu? A është toka, njerëzit, shteti, ligji që na barazon të gjithëve, apo pushtetari që flet në emër të tij? Nganjëherë atdheu nuk ta kërkon vetëm dashurinë, ai na kërkon respekt, punë ligj dhe rend. Mirepo tek ne, ai t’i kërkon edhe copat e gjakut tënd, që me to ta ushqejë urrejtjen, ligësinë dhe padijen e turmave. Të kërkon të sakrifikohesh, ndërsa të tjerët jetojnë prej sakrificës sate. Të kërkon ta duash pa pyetur, të vuash pa folur dhe, kur të shkatërron, të vazhdosh t’i këndosh. Prandaj sot kam dyshim edhe ndaj fjalëve më të shenjta. Atdheu duhet dashur, por jo më shumë se njeriu, jo më shumë se jeta, drejtësia dhe liria. Sepse një atdhe që kërkon gjakun e fëmijëve të vet për të ushqyer turmat, nuk është më atdheu që kemi ëndërruar.Atëherë isha patriot, e doja atdheun tim dhe nuk e kisha kuptuar lojën. Prandaj, të rinj, jini të kujdesshëm me mënyrën se si e kuptoni patriotizmin. Mos sakrifikoni jetën, xhepin dhe të ardhmen tuaj në emër të atdheut pa e pyetur veten se për çfarë dhe për kë po e bëni këtë. Mos u besoni verbërisht rrëfimeve, poezive apo historive të idealizuara; pas tyre mund të qëndrojnë interesa të caktuara.

Abedin Sutaj: Bajram, pse nuk pyet: Pse të duhet Abedini?

Mirë, Abedin. Pse të duhet ta mbrosh Abedinin kaq shumë? Pse të mos bëhesh fli për idealet e ideologjive të mëdha, të cilat, siç thua ti, Kosovës — ose Dardanisë, siç preferon ta quash — i kanë sjellë vetëm të këqija?

Abedin Sutaj: Po, sepse këtu nuk është në pyetje vetëm Abedini. Në pyetje është drejtësia: paanshmëria e institucioneve, barazia e qytetarëve përpara ligjit dhe përgjegjësia e pushtetit ndaj shoqërisë.

Një vështrim krahasues mbi historinë e Kosovës nxjerr në pah një kontrast që meriton shqyrtim serioz. Gjatë viteve 1960–1978, në kuadër të sistemit socialist jugosllav, Kosova përjetoi zgjerimin e arsimit dhe forcimin e institucioneve kulturore. Themelimi i Universitetit të Prishtinës më 1970 përbënte një kthesë historike në krijimin e kuadrove profesionale dhe intelektuale vendore. Këto arritje duhen kuptuar edhe si rezultat i përpjekjeve të shoqërisë shqiptare për arsimim dhe avancim institucional.

Në periudhën pas vitit 2000, krahas rindërtimit të vendit dhe ngritjes së institucioneve shtetërore, u shfaq edhe një proces shqetësues radikalizimi dhe rekrutimi për luftërat në Siri dhe Irak. Në vitin 2016, sipas të dhënave qeveritare të raportuara në atë kohë, ( edhe me shume) 314 qytetarë të Kosovës kishin shkuar për t’iu bashkuar grupeve të armatosura në këto konflikte, përfshirë edhe organizata ekstremiste Në vitin 2016, sipas të dhënave të paraqitura nga ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme, rreth 314 qytetarë të Kosovës kishin marrë pjesë në konfliktet në Siri dhe Irak. Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për Terrorizmin në vitin 2016 jepte një shifër pothuajse të njëjtë — rreth 315 persona — të cilët kishin udhëtuar në këto vende për t’iu bashkuar ISIS-it ose Frontit al-Nusra.

Ky zhvillim përbënte një hupje të rëndë njerëzore e shoqërore, një goditje për pozitën dhe imazhin politik të Kosovës në botë, si dhe një sfidë serioze për institucionet arsimore, politike dhe të sigurisë. Megjithatë, dukej sikur askush nuk shqetësohej seriozisht për këtë dukuri — dhe kjo shpërfillje institucionale, në forma të ndryshme, vazhdon edhe sot.

Këto dy procese nuk përmbledhin tërë historinë e periudhave përkatëse, por krijojnë bazën për një pyetje të domosdoshme: si u arrit që, në kushtet e një sistemi autoritar, të zgjeroheshin mundësitë e arsimimit dhe të formimit intelektual, ndërsa në kushtet e lirisë një pjesë e rinisë të bëhej objekt i propagandës ekstremiste dhe i rekrutimit për luftëra të huaja?

Prandaj, vlerësimi historik i komunizmit titist nuk mund të reduktohet në një gjykim të vetëm. Represioni politik dhe kufizimi i lirive kërkojnë kritikë, ndërsa arritjet arsimore e kulturore kërkojnë njohje. Po aq, legjitimiteti i pushtetarëve të pasluftës nuk mund të mbështetet vetëm në kontributin e tyre të dikurshëm: ai duhet të vlerësohet përmes drejtësisë që sigurojnë, institucioneve që ndërtojnë dhe së ardhmes që i ofrojnë rinisë. Sistemi i drejtësisë është një nga treguesit themelorë të një shteti dhe tregues i së ardhmes së tij.

Është pikërisht dhimbja për shtetin, për të cilin kemi paguar çmime aq të shtrenjta, ndërsa sot po e shesim për kurrgjë: për interesat  e popujve pushtues dhe për maskime patriotike me parulla si “një etni, një shtet” —  të cilat janë drejtuar kundër Kosovës.

Unë isha një poet që nuk kisha botuar poezi, një shkrimtar që nuk kisha botuar libra; thjesht isha student i doktoraturës në atë kohë. Dhe nuk më vinte ndermend se sa e suksesshme do të ishte kauza e grupeve, intelektualëve dhe akademikëve që donin ta kthenin namin e Turqisë në Kosovë dhe ta rikthenin famën e Sulltanit në Kosovë, e aq më pak ta bënin Kosovën si Jemeni apo Afganistani. Hiç, bre, nuk më interesonte! Unë isha sulmuar pa bërë kurrnjë fajë. Dhe një atdhe që të sulmon pa kurrfarë faji — pse duhet të jesh i tij?

Unë isha një njeri i parëndësishëm, por u ndjeva thellësisht i rrezikuar në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare të Ballkanit: nga veprimet e disa përfaqësuesve të organeve të drejtësisë, nga grupe radikale islamike dhe nga turma të nxitura në rrjete sociale. Më saktë, përballesha me një frymë të egër, antinjerëzore dhe antiperëndimore, e cila, përmes mesazheve dhe sulmeve publike, kërkonte të më shpallte fajtor e të më shkatërronte.

Kërcënimet në rrjete sociale nuk drejtoheshin vetëm ndaj meje. U kërcënuan edhe njerëz të familjes sime të gjerë, madje edhe persona që mbanin të njëjtin mbiemër si unë.

Bashkë me to, sipas asaj që unë shihja dhe përjetoja, qëndronte edhe një pjesë e madhe e mediave të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe portalet e shumta. Për mua, shteti dhe organet e tij të sigurisë nuk dukej se ishin të vetëdijshme ose nuk donin të jenë të vetëdijshme për përmasat e këtij fenomeni; e as politikanët nuk dukej se e kuptonin, ose nuk donin të kuptonin, se ekzistonte, dhe vazhdonte të ekzistonte, grup njerzish me pretendime të caktuara antikosovare.

Edhe sot nuk mund ta di pse më kishin zgjedhur pikërisht mua si kurban, si fli. Pse o Beslam me flijojne mua?!. Pse unë? Çfarë rruge ua kisha zënë grupeve të caktuara në Kaçanik e Han të Elezit, njerëzve të caktuar në Kuvendin e Kosovës, dhe kë kisha penguar në Prishtinë?

Si u informove në fillim, krejt në fillim, për atë që po ndodhte?

Abedin Sutaj: Ishte një gazetar i gazetës Express, (V. D) ai që më shkroi i pari në Facebook. I jam tepër falënderues. U interesua për atë që po më ndodhte dhe më tha:

— Ti je bërë objekt sulmi nga radikalët islamikë, terrorist te ndryshem ( e vërtetë, unë kisha thirrje telefonike dhe thirrje anonime në fcb nga Siria), nga njerëz të lidhur me ekstremizëm ( që në atë kohë kishte përgjakur Evropën dhe Parisin).

A e di pse?

E pyeta i habitur:

— Pse? Si e di ti këtë? Unë nuk e di as pse po më sulmojnë — i thashë, i lodhur nga ajo që po përjetoja.

Në atë kohë bisedoja me shumë shokë e shoqe virtuale. Por si mund të ndihesh, kur një numër i madh miqsh dhe mikesh në Facebook të largojnë nga lista e tyre prej frikës, ndërsa më pas të kërkojnë falje për këtë nëpërmjet mesazheve private? Ishte e dhimbshme të kuptoje se frika kishte depërtuar aq thellë, saqë njerëzit ndiheshin të detyruar të largoheshin prej teje, edhe pse në heshtje vazhdonin të të shprehnin mirëkuptimin dhe keqardhjen e tyre.

Sikur secili pyeste veten: Çka paska bërë ky njeri që po sulmohet kështu?

Gazetari i Express-it më paraqiti fakte, emra dhe lidhje që deri atëherë për mua ishin krejtësisht të panjohura, ku më vonë shkruajten për ketë në gazetën e tyre. Aty fillova ta kuptoja se ajo që po ndodhte rreth meje mund të ishte shumë më e gjerë, më e thellë dhe më e përbërë sesa kisha menduar. Por, projektuesit e tërë kësaj kishin gabuar, dhe do të vazhdojnë të gabojnë edhe në të ardhmen.

Por as ky gazetar, e as gazetarë të tjerë me të cilët kisha biseduar, nuk e besonin se mund të ndodhte: që pas gjithë atyre kërcënimeve, në vend se institucionet të më mbronin dhe të hetonin njerëzit që më kërcënonin, Prokuroria dhe Gjykata në Pejë do të ktheheshin kundër meje

Njëra prej tyre lidhej me një portal më i rëndësishmi i quajtur “Koha Islame”, i cili kishte përmendur emrin tim dhe kishte përhapur pretendimin se unë mbaja një faqe në Facebook me emrin “Profeti Muhamed” dhe me këtë kishte n(d)ersy kundër meje turma kërcënuesish, që shprehnin gatishmëri të derdhnin gjak.

Pra, shkaku ishte kjo faqe në Facebook, e cila publikonte përmbajtje fyese ndaj Profetit Muhamed, në një frymë që të kujtonte karikaturat satirike të revistës franceze Charlie Hebdo, redaksia e së cilës kishte qenë objekt i një sulmi terrorist.

Këtu, sipas asaj që po kuptoja, prekej më vonë, një pikë veçanërisht e ndjeshme për Prokurorinë dhe, më gjerë, për institucionet e drejtësisë në Kosovë. Pikërisht këtu kishte filluar edhe veprimi i policisë, prokurorise përkatësisht i hetuesve apo i personave që vepronin në këtë cilësi.

Unë, ndërkaq, nuk e kisha administruar kurrë atë faqe dhe deri me ato ditë nuk kisha njohuri se ekziston ajo faqe që natyrisht përkujdesej ndonjë person/profil prapa sajë. As më kishte shkuar ndër mend të merresha me fe në atë mënyrë. Ishte hera e parë që e kërkova dhe e gjeta. I shkrova: “Kush je ti? A mos e ke përdorur emrin tim?“, duke kërkuar me mirësjellje një sqarim. Përgjigje nuk mora kurrë.

Kërkova, me mirësjellje, vetëm një sqarim edhe nga organet te shtetit, por nuk e mora kurrë përgjigjen. Megjithatë, në fund, unë mbeta i dëmtuari. Pasojat e gjithë asaj që kishte ndodhur rënduan mbi mua: në jetën time personale, në marrëdhëniet shoqërore dhe në dinjitetin tim. Të tjerët u larguan nga frika, ndërsa unë mbeta i vetëm përballë dhe i vetmuar nga sulmet e egra.

Por organet e drejtësisë në Kosovë — gjykatësit, prokurorët dhe hetuesit e Istogut e të Pejës, apo kushdo tjetër që merrej me çështjen — me siguri i kishin lexuar, ose së paku duhej t’i kishin lexuar, akuzat e Kohës Islame dhe të turmës lidhur me faqen  e quajtur Profeti Muhamed në Facebook. Ata duhej ta kishin lexuar edhe reagimin tim të botuar në Express, ku e bëja të qartë se nuk isha personi që e administronte atë faqe, ndonëse sulmet e qarqeve radikale islamike kundër meje vazhdonin në rrjetet sociale. Mirëpo, kjo dukej se nuk i interesonte as Prokurorisë, as Gjykatës dhe as policisë hetuese: krijohej përshtypja se atyre nuk u duhej e vërteta, por një kurban.

Megjithatë, ky fakt thelbësor nuk u pasqyrua në aktakuzë. Nuk e di nëse ishte lënë jashtë që në fillim apo ishte larguar më vonë prej saj. Në të dyja rastet, kjo mbetet një rrethanë e rëndësishme dhe e pashpjeguar, e cila ngrinte dyshime të thella për mënyrën se si vepronin personat brenda organeve të drejtësisë. Ky element nuk u mor kurrë në shqyrtim nga këto institucione, megjithëse u kisha shkruar dhe ua kisha bërë të ditur.

Çfarë përthurjeje interesash dhe çfarë shkarravitjeje juridike kishte ndodhur në këtë rast, formalisht mbetet e pashpjeguar; megjithatë, për mua — dhe për çdo mendje që i shqyrton faktet me arsye të shëndoshë — domethënia e saj ishte tepër e qartë.

Nuk ishte e vetmja mospërputhje në dokumentet e çështjes. Në një dokument tjetër figuroja madje si shtetas i Shqipërisë, ndonëse kjo nuk përputhej me shtetësinë time. Këto mospërputhje ngrinin pikëpyetje serioze mbi saktësinë e dokumentacionit dhe kujdesin, e qellimin me të , dhe për të cilin ishte përpiluar.

Ishte pikërisht kjo përvojë e cila ma ndryshoi mendjen dhe ma tronditi shpirtin, por njëkohësisht më shtyu ta kuptoja më thellë shpirtin e shtetit tonë dhe të shoqërisë shqiptare në Ballkan. Ne nuk jemi gjithmonë ata që këndojmë se jemi. Përkundrazi, këngët dhe mburrjet shpesh shërbejnë si mjegull që na pengon ta shohim rrugën e gabuar ku kemi hyrë dhe mallkimin që po na përpin.

U akuzova për një faqe që nuk e kisha parë kurrë dhe për disa mesazhe që nuk i kisha shkruar. Por, më shumë se sulmet publike, më dhembi bindja se individë po shfrytëzonin institucionet ku punonin për të më dëmtuar. Veprimet të tilla (shpresoje te jem rast i vetem) mbjellin pasiguri në vend e pakënaqësi në popull dhe i paraqesin institucionet e drejtësisë si sunduese të qytetarit e diktuese të mendimit, duke cenuar rolin e tyre si mbrojtëse të të drejtave dhe lirive të tij.

Ndërkohë, më shqetëson ajo që shoh si një prani gjithnjë e më të zëshme të kërcënimeve kundër SHBA-së, Vatikanit, Izraelit dhe atyre që mbështesin Perëndimin. Sidomos gjatë vitit të fundit, kam vërejtur në Shqipëri shfaqje më të hapura e më të forta të një fryme antiamerikane dhe antiperëndimore, me kete edhe antikosovare. Kritika ndaj politikave të një shteti është pjesë e debatit të lirë; kërcënimet ndaj njerëzve kërkojnë përgjigje institucionale. Edhe përballë këtyre kërcënimeve, drejtësia duhet të veprojë me të njëjtin seriozitet dhe paanshmëri.

Për gjashtë vjet, gjykata edhe prokuroria ushtruan presion që të pranoja autorësinë e disa rreshtave. Ato paraqiteshin si kërcënim për rendin dhe qetësinë në Kosovë (E verteta ishte; kurrfar nxitje urrejtje nuk kishin pavaresisht kush i kishte shkruar), madje cilesohej rrezik i nivelit te lartë, si shkak i mundshëm për tronditje e protesta masive nga urrejtja dhe ndikimi i madh që kisha ushtruar në botën e vogël tonën. Prokurori se jo mahi, mandej njeri nga prokurorët kishte edhe titull të lart akademik. Tmerr a?!. Më vonë, vetë prokuroria i vlerësoi si të parëndësishme, edhe sikur t’i kisha shkruar unë.

Kthimi im ishte pasoj urdhërarrestin ndërkombëtar që u ishte drejtuar autoriteteve austriake. M’u mor dokumenti i udhëtimit dhe detyrohesha të paraqitesha çdo javë në Stacionin Policor për tre muajë e më shumë.

Për shkak të kësaj gjendjeje, humba punën në Austri. Tre muaj pa të ardhura nuk janë pak, sidomos kur çmimet në Kosovë kishin fluturuar dhe sistemi i drejtësisë të mjelnin edhe ato pak para që të kishin mbetur. Përmes avokates më thuhej se kufizimet mund të vazhdonin edhe për shumë muaj të tjerë.

Më në fund, gjyqtari mund ta ndiente veten fitimtar, bashkë me prokurorin dhe hetuesit e shumtë e “të suksesshëm“: me autoritetin e tyre, kishin arritur të më shkaktonin dëm te forta, edhe në Austri, e Kosovë.

Pasi e bëra të madhe, ndonëse jo zyrtarisht, se do t’i drejtohesha Ambasadës Amerikane, dhe e kisha në plan, si hap i fundit për mbijetes. Atëhere çështja mori një drejtim tjetër. Përfundimisht, u shpalla i pafajshëm.

Postimet që më atribuoheshin nuk ishin të miat, gjë të cilen e tha prokuroria pas 6 vjete. Dyshimi i im mbetet, se mund të jenë fabrikuar nga persona të lidhur me institucionet ose me grupet radikale që bënin thirrje për vrasjen time. Këtë dyshim e paraqita me kohë, por pa rezultat.

Disa prej njerëzve të drejtësisë më njihnin personalisht, ndaj kjo përvojë më dhembi edhe më shumë. Nuk kisha qenë kundër fesë, aq më pak kundër fesë islame, tërë fshati im dhe rrethi me njfinin se cfarë mendimi kisha për fe. Por mënyra se si ajo u përdor kundër meje ma ndryshoi mendimin dhe më bëri ta shihja si diçka të rrezikshme për Kosovën.

Interesat e mia ishin krejt të tjera: gjuha shqipe, historia, etimologjia dhe struktura e saj, matematika, filozofia dhe fizika. Megjithatë, humba vite të jetës duke u mbrojtur nga fjalit që nuk i kisha shkruar dhe nga akuza te cilat linden për një faqe të panjohur  n‘Facebook.

Një pretendim i pavërtetë mjaftoi për të dëmtuar jetën time dhe familjen time. Por goditja më e thellë ishte rrëzimi i besimit tek institucionet që duhej të na mbronin, tek shteti dhe njeriu, shoqëria e Kosovës. Përvoja ma zbuloi shoqërinë përtej këngëve dhe rrëfimeve tona madhështore: aty ku pushteti shkëputet nga ligji dhe përgjegjësia morale, pafajësia nuk mjafton për të të mbrojtur.

Ky portal, ose çfarëdo që mund të quhet, Koha Islame, është ende aktiv. Ndërsa unë përballesha me kërcënime, askush nuk u mor seriozisht me burimin e tyre. As me faqet që përhapnin shpifje. As me videot e shumta disa prej të cilave janë ende aktive.

E kuptoja se shumë portale dhe revista islame mund të jenë burim parash për dikë, për një grup njerëzish apo edhe për shumë njerëz, mandej edhe për intelektual, e politikan, e poet te deshtuar, të shumtë që prrallisin nëpër transmetues, në Maqedonin e Veriut, Kosovë dhe Shqipëri. Kështu, edhe pse dikush dëmtohet, edhe pse dikush kryqëzohet, edhe pse Kosova dëmtohet — punë e madhe! Interesi vazhdon.

Disa video ishin larguar pas thirrjes sime që të denoncoheshin në YouTube nga ata që më njihnin, sepse në to ishin përzier foto pornografike me disa foto te mija, gjë që prokurorisë nuk i interesoj kurrë. Deshirova të ua dha me USB, por nuk i pranuan.

Më kujtohej kënga humoristeve e Cimës dhe Lecit, para luftës në Kosovë: “Evropë, kthema atë që ma ke marrë.” Një ditë, në autobusin, pas luftës, nga Peja për në Prishtinë, qesha shumë duke e dëgjuar. Pikërisht atë ditë, u vetëdijesova thellësisht për diçka tjetër.

Grupe komunist e me interesa te ndryshme të Shqipërisë, për ta ndarë Kosovën dhe popullin e saj sa më shumë nga Evropa, si dhe mugoshjane nga koha e diktatures, që e kishin tradhtuar dhe shitur Kosovën e popullin e vet, e kishin fajësuar Evropën, ndërkohë që kishin bashkëpunuar dhe ishin vëllazëruar me ata që e pushtuan dhe e masakruan Kosovën.

Këtë, e kishte kuptuar më vonë edhe Fadil Hoxha, siç mund të shihet në librin e tij të ndarë në tri pjesë, Jemi në shtëpinë tonë (1, 2, 3).

E kishin fajësuar Evropën, ndërsa ishin vëllazëruar me ata që e kishin pushtuar dhe masakruar Kosovën. Vet shite e vet leja fajin atij që t‘ndihmoj. Njëjtë sikur sot.

Dikush nëpër mes institucioneve donte të më barazonte me grupet aktive islamike në Kosovë, në kohën kur ato ishin aktive edhe në Siri dhe në Facebook. Unë isha i vetmuar; ata ishin shumë…Une kurrë nuk isha marr me këte, por i kam hanger maltertimet e pasojat ma shumë se 6 vjet, edhe sot nga shteti dhe sistemi i drejtesisë së Kosovës.

Unë kurrë nuk isha marrë me propagandë për dërgimin e vajzave dhe grave shqiptare nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia, apo të grave boshnjake nga Bosnja, në Siri, për t’ua plotësuar nevojat qejfet e komandantëve arabë. Nuk isha marrë as me thirrjet e tekbirit, as me ëndrrat për ardhjen e Imam Mehdiut, i cili, nga  këto bindje, do t’i bashkonte arabët dhe do të rikthente një epokë pushtimesh e asimilimi, siç kishte ndodhur shekuj më parë.

Në atë propagandë përziheshin feja, lufta dhe fantazitë seksuale për gratë myslimane të bardha nga Evropa, veçanërisht nga Ballkani, të cilat paraqiteshin pothuajse si një dhuratë e Allahut për luftëtarët që kishin shkuar atje. E gjithë kjo mbështillej, e maskohej, me pritjen e ardhjes së Imam Mehdiut dhe rrëfimet për Xhaminë e Bardhë. Të 22 shtete Arabe, të marra së bashku, kanë rreth 481 milionë banorë dhe një sipërfaqe prej afërsisht 13.1 milionë km². Megjithatë, kërkohej, trumbetohej që shqiptarët — më pak se gjashtë milionë në të gjithë botën — apo kosovarët, rreth tre milionë brenda dhe jashtë vendit, ta vajtonin hallin e një bote shumëfish më të madhe se vetja.

Kosova, me rreth 10,900 km², përbën vetëm afërsisht 0.08% të sipërfaqes së përgjithshme të shteteve arabe. Kosovarëve, pra, u kërkohej të bartnin emocionalisht barrën e një hapësire rreth 1,200 herë më të madhe se vendi i tyre, ndërkohë që vuajtjet, plagët dhe interesat jetike të vetë Kosovës shpesh liheshin në heshtje. Dhe vajtohej halli i palestinezëve, territori i të cilëve përbënte afërsisht 0.2% të hapësirës së përgjithshme të 22 shteteve arabe, sikur dhimbja e një populli të largët të kishte më shumë peshë se plagët e vetë popullit tonë. Shumica e historianëve e përshkruajnë formimin historik të popullsisë palestineze si rezultat të një procesi të gjatë të arabizimit dhe islamizimit gradual të popullsive vendëse — të krishtera, hebraike, samaritane dhe të bashkësive të tjera levantine — të shoqëruar edhe me vendosjen e fiseve arabe pas pushtimit të shekullit VII.

Kurrë nuk më kishte interesuar një gjë e tillë, pra feja islame, e as popujt e saj. Këtë ta them me deshmi t‘plotë. As nuk kisha shkruar në favor të saj, as kundër saj. Për këto çështje qëndrimi im ishte i ngjashëm me atë të nobelistit, fizikantit me prejardhje Hebreje, Richard Feynman: më mirë të pranosh ‘nuk e di’, sesa të japësh një përgjigje për të cilën nuk ke siguri.

As nuk isha marrë me komentet që bënin thirrje për vdekjen dhe ekzekutimin tim.

Dhe këtu lind pyetja që më ka ndjekur për vite: Çfarë vlere kishte jeta e qytetarit Abedin Sutaj? Çfarë vlere kishte jeta e njerëzve të familjes tone, e cila kishte pas thirrje e kercnime, te hapta dhe anonime në fcb dhe në telefon?

Një portal, faqe e facebook, gazetë ose grup njerëzish mund të rrezikojë jetën e një njeriu pa kurrfarë baze, të lejojë komente që kërkojnë vdekjen e tij dhe përsëri të mos përballet me përgjegjësi, dhe kjo të mos merret parasysh nga policija, prokuroria, e gjykata e as shteti i Kosovës (sa sigurim i cuditshem). Prokuroria gjykata dhe policija në qofte se mund të i quaj kështu , nga perjetimi im, nuk është e interesuar të i mbroj qytetarët e saj dhe të drejtën, por të i mbroj pjestarët e gjykatës dhe prokurorisë dhe policisë edhe kur ata qëndrojn në anën e gabuar ose gabojnë. A jemi të barabart?!.

Kjo ishte ajo që më shqetësonte më shumë.

„Koha Islame“ drejtohej nga një djalosh nga Kaçaniku ose nga zona e Hanit të Elezit, ose dikund prej atyre anëve, i cili, në kundërreagimin e tij, kishte shpifur se unë e kisha kërcënuar me jetë. Edhe kjo ishte e pavërtetë. Në atë kohë ai gëzonte ndikim të konsiderueshëm, dhe me siguri që në gjyq kurr nuk ishte thirrur, në rastin time, me siguri ishte me ndikim, ndërsa nga një shkrim i gazetës online Express kuptova se kishte lidhje edhe me struktura pranë Kuvendit të Kosovës. Për rolin e tij të saktë dhe për lidhjet e tij nuk kisha informacion të plotë, por ajo që më interesonte ishte se emri im ishte përdorur si objekt sulmi.

Sipas të dhënave që mora, në atë faqe ishte përmendur emri im dhe ishte përhapur pretendimi se Abedin Sutaj administronte një faqe me përmbajtje kundër Profetit Muhamed.

Kaq mjaftoi.

Pastaj filloi vala e sulmeve, shpifjeve, kërcenime dhe denoncimeve, e në fund aktakuza arrestime dhe urdhërarrest ndërkombtar, o burra na u ba nami. Ajo që nisi në rrjetet sociale mori përmasa shumë më të mëdha dhe më vonë u shndërrua në një çështje institucionale dhe internacionale. Shume i rrezikshëm une a?.

Më vonë kuptova se ajo faqe dhe përmbajtja e saj kishin ngjallur reagime të jashtëzakonshme te persona të caktuar në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.

Çka të shqetëson tjetër në këtë rast?

Abedin Sutaj: Ajo që më shqetësonte edhe më shumë ishte mënyra se si funksionarët policorë, hetuesit, prokurorët dhe gjykatësit e përfshirë në rastin tim ushtronin autoritetin e tyre. Sjellja që vëreja dhe mënyra se si zhvillohej procedura më krijonin dyshime serioze për paanshmërinë dhe rregullsinë e saj. Gjatë kërkimeve të mia të mëvonshme hasa në informacione publike dhe pohime të personave të tjerë, sipas të cilave disa të afërm të këtyre zyrtarëve që kisha pune drejtperdrejt — vëllezër, fëmijë ose xhaxhallarë — ishin përmendur në lidhje me afera, akuza ose raste të rënda. Këto të dhëna nuk i paraqes si dëshmi të fajësisë së vetë zyrtarëve, sepse përgjegjësia juridike është individuale dhe lidhja familjare, në vetvete, nuk mund të shërbejë si provë kundër askujt. Megjithatë, ato më ngritën pyetjen nëse konfliktet e mundshme të interesit, lidhjet personale dhe ndikimet e ndërsjella ishin shqyrtuar ndonjëherë në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe transparente. Sikur të ishin të gjithe si ata, jo vetem drejtësia në Kosovë por edhe në botë do të lulëzonte.Me kalimin e kohës krijova përshtypjen se disa prej këtyre njerëzve nuk vepronin krejtësisht të shkëputur nga njëri-tjetri. Më dukej sikur përbënin hallkat e një zinxhiri institucional: njëri e arsyetonte tjetrin, ndërsa sistemi, në vend që ta kontrollonte vetveten, mbyllej për ta mbrojtur vetveten. Kjo mbetet përshtypja ime e krijuar nga përvoja personale dhe nga mënyra se si u zhvillua procedura dhe sesi u shkrua aktakuza, megjithëse unë nuk jam komision ose shtete në vete të hetoj një sistem të tërin, sistem të shteteve Ballkanike, të shformuara tej mase.

Në korridorin e gjykatës, egërsia e nervoza rritej jashtë kontrollit, pasi unë nuk pranoja t’i nënshkruaja dhe t’i pranoja akuzat që i konsideroja të pabazuara dhe çnjerëzore. Aty në sallen e gjyqit,  ishin dy gjykatës me gunat e tyre në shpinë dhe prokuroria me pamjen e shthurur, kishin rregulluar skenën edhe disa letra i kishin përgaditur, të pranoja të nënshkruajë, dhe gjithcka do të kalonte leht, sikur femija kur mashtrohet me operacionin e rrethprerjes. Kur ju thash –“cfarë faji kam ba”. Plasën; bërtima, piskama, kërcënime nga më të ndryshme, si duket aty ishin normale. Prokurorja ngriti zërin dhe më tha se duhej ta pranoja fajin; përndryshe, gjendja ime në gjykim do të rëndohej dhe dënimi mund të ishte edhe më i ashpër.

Gjatë kësaj përballjeje, ajo u afrua aq shumë pranë fytyrës sime, sa për një çast pata frikë se mund të më godiste me kokë, sjellje ishte kërcënuese dhe frikësuese. Më krijoi ndjesinë se qëllimi nuk ishte vetëm marrja në pyetje, por thyerja e qëndresës sime dhe detyrimi psikologjik për ta pranuar një faj që nuk e kisha bërë. Në thelb nuk kishte kurrfare faj, ata dëshironin fajin dhe dëshironin unë të isha fajtor dhe të dënohesha, dhe normalisht dukej haptas se mund të ishte me porosi.

Në perëndim, një punonjës sigurie, pasi dëgjoi për rrethanat e rastit tim, më këshilloi që të mos ruhesha vetëm nga grupet e manipuluara ose radikale, por edhe nga keqpërdorimi i mundshëm i institucioneve shtetërore. “Aty mund të ketë gjithçka”, më tha. Ky ishte vlerësimi i tij personal; megjithatë, në gjendjen në të cilën ndodhesha, fjalët e tij më tingëlluan si një paralajmërim i kobshëm.

Nga qindra mesazhe kërcënuese që merrja, e kuptoja se rreziku nuk ishte thjesht parafytyrim. Shumë prej tyre dukeshin se vinin nga njerëz të indoktrinuar, të manipuluar ose të nxitur nga propaganda njëzetvjeçare. Ishin pa edukatë, pa njerëzi, pa mëshirë, pa Zot në ndërgjegje — ndonëse emrin e tij e kishin vazhdimisht në gojë. Ose, më saktë, Zoti në përfytyrimin e tyre kishte marrë trajtën e një bishe të egër e gjakatare, në emër të së cilës përligjnin urrejtjen dhe kërcënimet. Por në thelb ata ishin tutzana dhe nuk përfaqësonin vlerat e një shoqërie të qytetëruar e njerëzore. Megjithatë, kërcënimet kundër meje nuk u trajtuan me seriozitetin që kërkonte situata. Pikërisht kjo mospërfillje më ngjalli dyshimin se prapa gjithë asaj fushate mund të qëndronte dikush me ndikim, i aftë ta pengonte ose ta dobësonte veprimin e drejtësisë.Për ta vërtetuar këtë, do të nevojitej një hetim i pavarur, i plotë dhe i paanshëm, të cilin unë nuk kisha mundësi ta siguroja. Por mënyra se si u trajtuan kërcënimet ndaj meje, si më paraqitën si fajtor dhe si kërkohej me dhunë që ta pranoja fajësinë — nga polici e prokurori deri te gjykatësi — më krijoi përshtypjen e rëndë se disa njerëz brenda institucioneve, në vend që ta mbronin ligjin dhe shtetin, mund të kishin vepruar në kundërshtim me parimet që kishin për detyrë t’i mbronin.

Në vend që të ndihesha i mbrojtur nga institucionet përgjegjëse për sigurinë, veprimet e disa përfaqësuesve të tyre i përjetova si një sulm të drejtuar kundër meje. Megjithatë, në fund u shfaq edhe një prokuror që e ngriti zërin në mbrojtjen time, dukej mjaft i afte. Ndërhyrja e tij dëshmoi se edhe brenda një sistemi që e përjetoja si armiqësor kishte njerëz që ende e kuptonin përgjegjësinë e detyrës dhe domethënien e drejtësisë. Por kjo ndodhi vetëm në fund, kur më dukej se padrejtësia ndaj meje kishte arritur në një pikë përtej së cilës nuk mund të shkonin më.Punen e prokurorit dhe terheqejn e prokurorise, nuk e pashë si triumf të drejtësisë, por si mbyllje e padrejtesive t‘pa sqarume të papërgjegjësive institucionale. Ai ndihmoi që çështja të mbyllej, t’i nohet kapaku, falemnderit prej tij, ndërsa përgjegjësia për atë që më ishte bërë mbeti e paprekur. Unë mbeta me pasojat; ata që m’i shkaktuan, pa dhënë llogari.Pavarësisht presionit, frikës dhe kërcënimeve, nuk u nënshtrova.

Më doli “jermia”, siç thotë populli. E kuptova se nuk e paskësha njohur sa duhet as shoqërinë time, as shtetin tim dhe, mbi të gjitha, pushtetin e njerëzve tanë — atë pushtet për të cilin isha rritur duke ëndërruar se një ditë do ta kishim.

Pushteti, kur nuk kufizohet nga ligji, përgjegjësia dhe ndërgjegjja, mund ta egërsojë njeriun. Mund ta bindë se detyra është privilegj, se autoriteti është pronë dhe se qytetari përballë tij nuk është bartës i të drejtave, por një pengesë që duhet nënshtruar. Pikërisht ky shndërrim i pushtetit nga shërbim publik në mjet frikësimi ishte ajo që më tronditi më thellë.

Ah, sa i rëndë është çasti kur njeriu e sheh për herë të parë pamjen e zhveshur të njemendësis! Kur e kupton se këngët, romantizmi dhe patriotizmi me të cilat është ushqyer për vite mund të shndërrohen në një perde, pas së cilës fshihet një botë krejt tjetër. Ajo perde të kishte dhuruar ëndrra, por njëkohësisht të kishte mbajtur larg së vërtetës.

Ndoshta zhgënjimi më i madh nuk ishte vetëm ajo që më kishin bërë. Ishte zbulimi se bota për të cilën kisha ëndërruar nuk ishte bota që besoja se ekzistonte.

Prandaj, o i ri, mos u deh nga përrallat patriotike. Duaje atdheun, por mos e adhuro pushtetin — sidomos kur ai mbahet nga njerëz që nuk e kanë merituar dhe nuk dinë ta ushtrojnë me përgjegjësi. Atdheu nuk është pushteti, as zyrtari, as institucioni që shkel ligjin. Atdheu është edhe e drejta jote për t’i kundërshtuar ata kur e përdhosin drejtësinë në emër të tij.

Besoji drejtësisë si parim, por kërko llogari nga ata që e ushtrojnë atë. Sepse patriotizmi që të kërkon të mbyllësh sytë para padrejtësisë nuk është dashuri për atdheun: është nënshtrim ndaj atyre që flasin në emër të tij. Puna dhe aktiviteti i shoqatave islamike, si dhe materialet propaganduese të transmetuara në mediat tona gjatë këtyre 26 vjetëve — e në atë kohë, 16 vjetëve — e kishin bërë të vetën. E kishin ndryshuar shoqërinë. Shoqëria e viteve 2015–2016 nuk ishte më ajo që unë njihja në vitin 2000; kishte ndryshuar.

Në gjykatat tona punonin gjykatës që dikur kishin dënuar njerëz me dënime të rënda për irredentizëm dhe ishin dëshmuar si të komprometuar.

Institucionet e drejtësisë e humbin besueshmërinë kur brenda tyre mungojnë hetimet serioze, kontrolli dhe llogaridhënia. Sa shpesh dëgjojmë për hetime të mirëfillta ndaj korrupsionit në gjykata, në prokurori apo në vetë kryeprokurori? Mungesa e hetimeve nuk dëshmon mungesën e korrupsionit. Përkundrazi, aty ku askush nuk kontrollohet dhe askush nuk jep llogari, krijohen kushte që abuzimi të lulëzojë, ndërsa shteti hesht nën arsyetimin e pavarësisë së drejtësisë. Por pavarësia institucionale nuk është imunitet nga hetimi dhe as privilegj për të vepruar mbi ligjin.

Flitet vazhdimisht për korrupsionin. Si e shihni këtë dukuri?

Abedin Sutaj: Korrupsion ka kudo në botë, diku më shumë e diku më pak, i formave e permasave te ndryshme. Por ai nuk duhet të arrijë në një shkallë që e shtyn shtetin drejt anarkisë dhe e shkatërron besimin e qytetarëve në institucione.

Nëse, për shembull, një zyrtar i cilitdo institucion publik arrin që brenda pak vitesh të krijojë një pasuri dukshëm më të madhe se ajo që mund të pritej nga të ardhurat e tij të deklaruara, ose nëse dalin dyshime të arsyeshme për mënyrën e fitimit të titujve akademikë, pyetja nuk mund të mbetet vetëm: “A është gjithçka në rregull?” Duhet të kërkohen përgjigje konkrete: cili është burimi i pasurisë, a përputhet ajo me të ardhurat e ligjshme dhe a janë verifikuar rregullisht kualifikimet përkatëse nga organet përgjegjëse? Ligjet duhet të zbatohen, sepse ato nuk duhet të mbeten vetëm të shkruara në letër.

Pasuria, arritjet e personave nuk provon korrupsion; por dyshimet e arsyeshme për prejardhjen e saj kërkojnë verifikim të paanshëm. Shteti nuk e fiton besimin duke kërkuar që të mos vihet në dyshim, por duke pranuar t’i nënshtrohet edhe vetë ligjit që zbaton ndaj qytetarëve.

Çka kërkohej konkretisht nga ti: nga gjykata dhe prokuroria, në njërën anë, dhe nga grupet e manipuluara radikale, në anën tjetër?!

Abedin Sutaj: Mua më kërkohej të përgjigjesha: PO — që të dënohesha. E ajo “PO” duhej të nxirrej me maltretime, trysni, përdorimin e fuqisë së pushtetit dhe të dorës së shtetit. Kjo ishte e gjithë paradoksalja.

Një qytetar që kërcënohej duhej të përballej me institucionet, ndërsa ata që e kërcënonin mbeteshin në hije, mbroheshin haptas. Grupe radikale, që gëlonin si në një gropë hedhurinash, kërkonin që unë të lypja falje për diçka që kurrë nuk e kisha bërë. Dhe pastaj, kur të më takonin, të ma ngulnin një thikë, ose rrahnin, e të krenoheshin:

“E dënuam kafirin…” E qysh të kërkosh falje për dicka që nuk e ke bërë.

Siç e kisha paraqitur edhe në ankesën time të 7 prillit 2022, nga prokuroria kërcënohesha se do të m’i merrnin dokumentet e udhëtimit dhe se do të më shkaktonin ndërprerjen dhe largimin nga studimet e doktoraturës. Në atë kohë isha para përfundimit të doktoraturës. Në vetë ankesën kisha përshkruar edhe kërcënimet se rrezikoja studimet dhe përfundimin e tyre. Atëherë, kur i dëgjoje udhëheqësit politikë, të krijohej përshtypja se ata kurrë nuk kishin qenë për shkollimin dhe edukimin. Këtë fillova ta kuptoja vetëm pas vitit 2022. Ata gjithmonë e kishin një dert të madh: ta kishin pushtetin sa më gjatë dhe sa më te thellë.

Në Austri kishim procedura të rënda për vazhdimin e lejeqëndrimit. Leja jepej për një vit dhe procedura përsëritej çdo vit. Ishte një procedurë e tmerrshme: nëse kalonte afati ose krijohej ndonjë pengesë me dokumentet, mund t’i humbisje studimet. Kërcënimet që institucionet e Kosovës i bënin për të më marre pasoshin, me kishin frikësuar , ashtu ata me këtë më shkatërronin drejtpërdrejt studimet, jetën dhe të ardhmen time. Ndal!. Mos u mërzitni më keni shkatërruar, knaquni.

Kërcënimet dhe qëndrimet e njerëzve që as nuk më njihnin, por edhe befasia nga sjellja e shumë shokëve, kolegëve, të njohurve dhe bashkëfshatarëve që punonin në institucionet shtetërore, do të shkatërronin shumëçka brenda meje, por njëkohësisht do të ma kthjellonin pamjen. Ato do të më shtynin ta kuptoja më mirë popullin, vendin dhe njerëzit, fytyrat e vërteta të të cilëve deri atëherë nuk i kisha parë.

E po, ndoshta për ta mbrojtja e Profetit Muhamed dhe e xhihadit islamik ishte një detyrë e mirë dhe e rëndësishme, edhe nëse përmbushja e saj kërkonte që unë të dëmtohesha. Por pse? Përse pikërisht kundër meje?

Unë nuk isha ai që sulmoja Profetin apo Umetin. Umeti përflitej dhe sulmonte vetveten; ai vetë i kishte mjegulluar kufijtë ndërmjet njëmendësisë dhe përrallave. As nuk e pengoja ardhjen e Imam Mehdiut. Nuk më interesonte Profeti dhe as Guri i Zi i Qabesë. Tashmë nuk më interesojnë shumë nga ato gjëra për të cilat dikur isha i gatshëm ta jepja edhe jetën.

Asnjëra prej këtyre nuk ishte puna ime. Atëherë, përse unë isha bërë puna e tyre?

A mund të isha unë si Ismaili, biri i Profetit Ibrahim, i zgjedhur për t’u bërë kurban? A isha shndërruar edhe unë, simbolikisht, në një kandidat të mundshëm për një sakrificë të tillë? Kështu më dukej atëherë: sikur shumë njerëz e dëshironin këtë dhe sikur as shteti nuk qëndronte në anën time. Madje, nganjëherë krijoja përshtypjen se edhe ai e miratonte.

Ose, për ta thënë më me kujdes, disa prej atyre që punonin në institucionet e drejtësisë më dukeshin sikur kishin marrë anën e Barabës. Ata rrinin me Barabën dhe shokët e tij nëpër kafenetë e shumta të Kosovës, ndërsa mua më krijohej përshtypja se, brenda kësaj metafore, kërkohej kryqëzimi im — pra, kryqëzimi i Krishtit.

A mendoni se institucionet e Kosovës i mbrojnë njësoj udhëheqësit politikë dhe qytetarët e zakonshëm kur u kërcënohet jeta?

Abedin Sutaj: Nuk e di. Po e marr shembullin: kur ish-kryeministri Ramush Haradinaj ishte kërcënuar nga person ekstremist islamik, policia kishte reaguar menjëherë dhe e kishte arrestuar të dyshuarin. Edhe kur ishin kërcënuar nga kundërshtar politik, dy politikanët; Avdullah Hoti dhe Albin Kurti, organet e drejtësisë kishin vepruar me shpejtësi: kishin ngritur aktakuza dhe të akuzuarit i kishin dërguar para gjykatës.

Mirëpo, kur kërcënohej jeta ime, jeta e një qytetari të zakonshëm që nuk e njeh ndoshta as katundi i tij, institucionet silleshin sikur ajo të mos kishte të njëjtën vlerë. Jo vetëm që kërcënimet ndaj meje shpërfilleshin, por unë, si viktimë, shndërrohesha në të akuzuar dhe të paraqitesha si kërcënim për rendin dhe shtetin e Kosovës. Haj medet, haj! Kështu, unë duhej të dërgohesha në burg, ndërsa mosveprimi institucional më linte të pambrojtur dhe të ekspozuar ndaj rrezikut që vinte prej grupeve dhe individëve që më kërcënonin haptas në rrjetet sociale.

Këtu zbulohen huqet e sistemit të drejtësisë: ndonëse ligji e shpall jetën njerëzore të barabartë, institucionet, përmes veprimeve dhe mosveprimeve të tyre, krijojnë një hierarki të vlerës së saj. Jeta e udhëheqësit politik trajtohet si interes shtetëror, ndërsa jeta e qytetarit të pambrojtur si diçka e parëndësishme dhe e sakrifikueshme, edhe pse pikërisht mënyra se si mbrohet kjo jetë dëshmon cilësinë dhe vlerën e shtetit.

Kuptohet se një kryeministër ose funksionar i lartë, për shkak të detyrës, mund të ketë masa të posaçme sigurie. Megjithatë, përpara ligjit, kërcënimi ndaj jetës së një qytetari të zakonshëm nuk duhet të trajtohet si më pak i rëndësishëm. Së paku, katër mijë komente dhe kërcënime duhej të merrnin po aq vëmendje institucionale sa një postim prej dy rreshtash në rrjetet sociale, kushdo që të kishte qenë autori i tij. Një shpërpjesëtim i tillë në reagimin institucional vështirë se mund të arsyetohet.

Shteti i së drejtës provohet pikërisht në mbrojtjen e njeriut pa pushtet, pa funksion dhe pa ndikim politik, sepse njerëzit e pushtetshëm zakonisht kanë edhe mjete të tjera për ta mbrojtur veten.

Në cilin moment filloi të shembej besimi juaj në shoqërinë dhe njeriun ton?

Abedin Sutaj: Për mua, ajo që po ndodhte dëshmonte për shoqërin ende të rënduar nga mendësi të së kaluarës, larg këtij shekulli dhe të mbetura në të kaluarën; shoqëri e cila manipulohej lehtë nga individët dhe mediat. Dëshmonte gjithashtu për shtetin, institucionet e të cilit mund të instrumentalizoheshin nga individë të veshur me pushtet. Sipas disa informatave që më ishin përcjellë privatisht në Facebook, por të cilat nuk kam mundur t’i verifikoj, faqja Profeti Muhamed administrohej nga një person i Kosovës me shtetësi gjermane. Për këtë arsye, këto të dhëna nuk i paraqes si fakte, por vetëm si informacione që më ishin transmetuar në atë periudhë.

Megjithatë, plagën më të thellë nuk ma shkaktoi turma e nxitur në rrjetet sociale, por sjellja e institucioneve shtetërore. Njeriu mund ta kuptojë mekanizmin psikologjik të fanatizmit, verbërinë kolektive të turmës dhe ligësinë e shpifësit. Shumë më e vështirë është ta pranojë çastin kur institucioni, i krijuar për ta mbrojtur ligjin dhe qytetarin, shndërrohet në burim frike dhe pasigurie.

Zhgënjimi më i madh i jetës sime lidhet me mënyrën se si i përjetova veprimet e Gjykatës dhe të Prokurorisë, sepse sulmet në rrjetet sociale dhe veprimet institucionale zhvilloheshin paralelisht kundër meje. Me kalimin e kohës, përkimet u bënë aq të shumta, saqë nuk mund t’i përjetoja më thjesht si rastësi. Për disa prej këtyre dyshimeve kisha biseduar edhe me autoritetet austriake.

Në atë periudhë ndodhesha në prag të mbrojtjes së doktoraturës në Vjenë. Pas meje qëndronin dymbëdhjetë vjet punë të pandërprerë kërkimore: studime në arkiva, libra, dorëshkrime dhe rreth 3.400 faqe të shkruara mbi etimologjinë dhe strukturën e gjuhës shqipe. Këtë punë e konsideroja jo vetëm si arritje personale, por edhe si kontribut intelektual për vendin tim dhe për shtetin e ri të Kosovës.

Mirëpo, në vend të qetësisë së nevojshme për përmbylljen e kësaj rruge, u përballa me një aktakuzë të ngritur nga institucionet të cilat në fillim duhej t’i hetonin më parë kërcënimet, shpifjet dhe nxitjen e urrejtjes ndaj meje. Pikërisht aty fillova ta kuptoja të vërtetën e hidhur: ekzistenca e ligjit nuk e garanton drejtësinë; ajo kërkon edhe zbatim të ndershëm, profesional dhe të paanshëm. Kur ai zbatohet nga individë joprofesionistë, pa ndërgjegje, pa paanshmëri dhe pa përgjegjësi morale, mund të shndërrohet nga mburojë e qytetarit në instrument të pushtetit kundër tij.

Ky ishte zhgënjimi im më i madh: jo vetëm zhgënjimi nga disa individë, por edhe kriza e besimit tek atdheu dhe te shteti që besoja se ishte ndërtuar me ndihmën vendimtare të NATO-s, të qytetërimit perëndimor dhe, natyrisht, të Shteteve të Bashkuara, për ta garantuar lirinë, sigurinë dhe dinjitetin e qytetarit.

Shteti i së drejtës nuk përcaktohet vetëm nga ekzistenca formale e ligjeve dhe e institucioneve. Ai dëshmohet përmes kufizimit të pushtetit dhe mbrojtjes së individit nga arbitrariteti. Kur qytetari detyrohet të ruhet pikërisht nga institucionet që duhet ta mbrojnë, atëherë nuk kemi vetëm dështim administrativ ose juridik, por një përmbysje të vetë kuptimit moral të shtetit.

Bajram Kabashi: Si ndikon mungesa e reformimit dhe e interpretimit kritik të traditave fetare në marrëdhënien e besimtarit me kohën ku jeton? Në çfarë rrethanash mund të shndërrohet autoriteti fetar në mjet mashtrimi, manipulimi, e diktimi te njerzve dhe arsyetimi të dhunës?

Traditat fetare që mbyllen ndaj shqyrtimit kritik dhe ripërtëritjes së interpretimit rrezikojnë të krijojnë një hendek ndërmjet mësimeve të trashëguara dhe realitetit në të cilin jeton besimtari. Ky hendek thellohet kur rregulla të lindura në rrethana të caktuara historike paraqiten si përgjigje të pandryshueshme për çdo kohë, shoqëri dhe përvojë njerëzore.

Besimtari mund të bëhet i cenueshëm ndaj manipulimit kur pyetja trajtohet si mëkat, dyshimi si tradhti dhe bindja ndaj interpretuesit si detyrim ndaj Zotit. Në këtë marrëdhënie, autoriteti i interpretuesit mund të zërë vendin e ndërgjegjes personale. Njeriu rrezikon të heqë dorë nga gjykimi i vet dhe t’ia dorëzojë dikujt tjetër përgjegjësinë për të dalluar të drejtën nga e padrejta.

Prandaj, çështja themelore është edhe pushteti mbi interpretimin: kush e ushtron, si e përligj dhe a lejon që ai të vihet në diskutim? Një interpretim që e shpall veten të pagabueshëm mund ta shndërrojë mospajtimin në faj dhe kundërshtarin në armik. Në duart e nxitësve të dhunës, gjuha fetare mund të bëhet mjet për ta paraqitur mizorinë si detyrë të shenjtë.

Në planin sociologjik, ky rrezik lidhet me ndërthurjen e dogmatizmit me frikën, pasigurinë, mungesën e arsimit kritik dhe interesat politike. Asnjë prej këtyre faktorëve nuk e shpjegon i vetëm radikalizimin. Por, kur veprojnë së bashku, mund të krijojnë kushte në të cilat bindja shpërblehet, pyetja ndëshkohet dhe përgjegjësia morale tretet brenda grupit. Mekanizma të tillë mund të shfaqen edhe në ideologji jofetare.

Te “Protagora” e Platonit, Sokrati na fton të tregohemi të kujdesshëm ndaj asaj me të cilën ushqejmë shpirtin. Duke e zgjeruar këtë mendim, mund të themi se ideja që e mëson njeriun ta urrejë tjetrin mund të lërë pasoja përtej jetës së atij që e përvetëson. Kur përsëritet në familje, në arsim dhe në hapësirën publike, ajo mund të trashëgohet si paragjykim dhe të normalizohet si mënyrë të menduari. Rasti i Sokratit e qarteson tensionin ndërmjet mendimit kritik dhe autoritetit të shoqërisë. Ai u akuzua se korruptonte të rinjtë, nuk i njihte perënditë që njihte qyteti dhe paraqiste hyjni të reja. U dënua me vdekje. Te vepra “Mbrojtja e Sokratit”, Platoni paraqet mbrojtjen e tij përballë këtyre akuzave dhe këmbënguljen për të mos hequr dorë nga kërkimi filozofik dhe shqyrtimi kritik i jetës.   Dënimi i Sokratit mbetet një shembull tragjik i padrejtësisë që mund të prodhojë gjykimi njerëzor dhe shoqeria e manipuluar dhe idiote. Ata që votuan për vdekjen e tij meritojnë kritikë të rëndë morale: vendimi i tyre dëshmon se edhe një procedurë gjyqësore mund të përfundojë në shtypjen e mendimit të lirë. Autoriteti për të gjykuar nuk është garanci e drejtësisë. Paramendo çfarë do t’i ndodhte Sokratit sot në Kosovë. A do ta dëgjonim, apo do ta shpallnim armik sapo të vinte në pikëpyetje bindjet tona? Kur debati publik ushqehet me armiqësi, përfshirë retorikën kundër Vatikanit, lind pyetja se sa hapësirë i lëmë mendimit të lirë dhe nje zgjedhje pragmatike. Një shoqëri që e trajton pyetjen, kritikën dhe dyshimin si kërcënim rrezikon ta përsërisë padrejtësinë pa pushim. Çfarë fati do ta priste Sokratin mes nesh sot? Vetë kjo pyetje është shqetësuese. Kalimi i afro 2 500 vjetëve nuk garanton përparim në tolerancë dhe në lirinë e mendimit. Kur paragjykimi ushqehet dhe opinioni publik manipulohet, një shoqëri mund t’i dënojë mendërisht kundërshtarët e saj përpara se t’i dëgjojë. Edhe kritika e Spinozës ndaj autoritetit të interpretimeve fetare na ndihmon ta kuptojmë këtë rrezik: njerëzit mund t’u japin mendimeve të veta status të shenjtë dhe, në emër të mbrojtjes së fesë, të ushqejnë urrejtjen që pretendojnë se e dënojnë dhe te i realizojne qellimet e tyre mizore dhe satanike.

Reformimi, në këtë kuptim, kërkon hapjen e interpretimit ndaj dijes, historisë, ndërgjegjes dhe dinjitetit njerëzor. Një traditë dëshmon pjekuri kur lejon pyetje, pranon përgjegjësi për pasojat e mësimeve të saj dhe e mbron lirinë e ndërgjegjes, një shoqëri është e saktë kur i mate gjërat dhe i planifikon dhe peshon ato. Besimi që bashkëjeton me arsyen mund t’i japë njeriut forcë shpirtërore; bindja që ia ndalon arsyetimin e bën më të cenueshëm dhe të nënshtrueshem, e bën kukull në duartë e armiqëve, sidomos ndaj atyre që lypin të sundojnë.

Pse, pas përfundimit të studimeve, nuk qëndrove në Kosovë?

Abedin Sutaj: Në vitin 2018 kisha fituar një grant prej 10.000 eurosh nga institucionet e Kosovës. Për mua, ai nuk përfaqësonte vetëm një shumë parash, por edhe një mundësi për ta shndërruar dijen dhe punën time akademike në veprimtari prodhuese, në të mirë të vetes dhe të vendit. Isha i lumtur, por ajo lumturi nuk do të zgjaste më shumë se një javë: fondet m’u bllokuan nga gjykata.

Në Kosovë, lumturia zgjat pak; pa marrë frymë mirë, ajo shndërrohet në tragjedi. Ky do të jetë fati ynë i përjetshëm.

Në atë kohë punoja si profesor në Departamentin e Robotikës në UBT dhe ligjëroja për studentët e nivelit master. Paradoksi ishte i dhimbshëm: përpiqesha t’i shërbeja vendit përmes shkencës dhe arsimit, ndërsa përballë institucioneve të tij trajtohesha si i rrezikshëm për vendin.

Një nga çastet që më ka mbetur më thellë në kujtesë ndodhi në zyrën e gjykatësit. Mënyrën dhe tonin e komunikimit të tij i përjetova si kërcënues dhe frikësues. Sjellja e përfaqësuesve të institucionit më krijonte përshtypjen se ushtrimi i autoritetit po mbizotëronte mbi komunikimin profesional dhe të paanshëm.

Thashë me vete: Kjo ndërtesë paska mbetur e njëjtë si para njëqind vjetësh…

Dola jashtë i tronditur. Vetëm shumë më vonë e kuptova se atë ditë, në të vërtetë, kishte filluar edhe çlirimi im.

Po çlirohesha nga adhurimi i flamujve, nga patriotizmi i rremë, nga rrëfimet idealizuese për pastërtinë tonë morale, nga mitizimi i besës dhe nga shumë bindje të tjera që deri atëherë i kisha pranuar si të vërteta të padiskutueshme. Po bëhesha një qytetar i lirë, një njeri që kishte kuptuar se jeta dhe dinjiteti i tij nuk mund t’i nënshtroheshin asnjë flamuri, ideologjie apo miti.

Aty kuptova të vërtetën e hidhur: abuzimi me pushtetin nuk vjen domosdoshmërisht nga jashtë. Ai mund të lindë brenda shoqërisë sonë, kur autoriteti përdoret për ta poshtëruar ose frikësuar tjetrin.

Kisha kuptuar se sa shumë rrëfime kishim krijuar për vetveten, për ta ëndërruar lirinë dhe për t’u mbrojtur nga zhdukja. Ndoshta dikur na kishin ndihmuar të mbijetonim, por, me kalimin e kohës, edhe na kishin robëruar. Na kishin mësuar ta idealizonim veten dhe fajin ta kërkonim gjithmonë te të tjerët.

Në atë moment kisha dhimbje në gjoks dhe në lukth, të cilat i përjetoja në një gjendje të rënduar stresi. Padrejtësia që ndieja nuk po më rëndonte vetëm shpirtërisht; ajo kishte filluar të linte gjurmë edhe në trupin tim. Kisha kuptuar se nuk mjafton të çlirohesh nga pushtuesi. Duhet të çlirohesh edhe nga gënjeshtrat që ke krijuar për vetveten, që ka krijuar për vetveten populli i yt.

Qëllimi nuk ishte zhvillimi i një procesi të drejtë, por fitimi i çështjes me çdo kusht. Ndërsa ata donin të fitonin gjyqin ( pra, të më dënonin mua), unë përpiqesha të fitoja diçka shumë më të rëndësishme: të rimerrja veten.

Atëherë filloi të më fliste një zë i brendshëm: Ky vend po bëhet gjithnjë e më i vështirë për njerëzit që duan të jetojnë natyrshëm, me punë dhe dinjitet.

Më krijohej bindja se njeriut i liheshin dy rrugë: ose të jetonte i kërrusur dhe i nënshtruar, ose të përpiqej të ruante dinjitetin duke paguar një çmim të lartë. Edhe fjala “patriot” kishte filluar ta humbiste kuptimin që kishte pasur dikur për mua, ajo ishte fjalë që kishte mashtruar gjenerata e gjenerata. Patriotizmi duhej të nënkuptonte ndershmëri, drejtesi, përgjegjësi dhe shërbim ndaj vendit, jo afërsi me politikën, nënshtrim ndaj pushtetit apo përfitim personal.

Dhe ky ishte ndoshta zhgënjimi më i madh: jo se kisha pushuar së dashuri atdheun, por se kisha filluar të humbisja besimin tek ata që flisnin më së shumti në emër të tij, ata ishin hajna, përfitues ose gjakatar.

Vetëm kur përballesh drejtpërdrejt me institucionet e drejtësisë, e kupton se sa e rëndë mund të jetë gjendja e një shteti. Probleme të tilla ekzistojnë edhe në shtetet më të zhvilluara, sidomos në ato me territore dhe popullsi shumë të mëdha. Mund të krijosh përshtypjen se shteti ka rënë në duart e grupeve që e keqpërdorin atë në mënyrën më të ulët dhe që janë lidhur fuqishëm me njëri-tjetrin, si një bandë mesjetare grabitësish.

Kisha dëgjuar edhe për padrejtësitë në gjykatat e vendeve të kontinenteve amerikane dhe të botës islamike. Shtetet e mëdha kanë struktura të fuqishme pushteti, përballë të cilave njeriu dhe të drejtat e tij mund të duken të vogla, të mbërthyera ndërmjet dhëmbëzorëve të një mekanizmi shtetëror me qindra milionë banorë.

Shumë qytetarë të Shqipërisë kanë dëshmuar se edhe atje përballen me vështirësi shumë të rënda dhe me padrejtësi edhe më të thella. Njëherë kisha takuar një njeri të arsimuar nga ky shtete në afëri dhe, kur i thashë: “Urime Pavarësia e Shqipërisë!”, ai u trondit aq shumë, saqë pothuajse pësoi një krizë. Më ndaloi t’ia uroja dhe filloi të më shpjegonte përvojën e tij, duke nisur pikërisht nga gjykatat, policia dhe sistemi i drejtësisë së atij vendi, të cilin ai e konsideronte të dështuar. Mbeta i habitur nga padija ime.

A ishe te Avokati i Popullit? A u ankove diku?!

Abedin Sutaj: Te Avokati i Popullit, në zyrën e pranimit, ndodheshin dy persona: një burrë i moshuar dhe një grua e re. Gjatë bisedës, njëri prej tyre më tha:

— Shteti ynë ka dështuar në prokurori.

Nuk dija si të përgjigjesha. Për momentin mendova se mos ishte ndonjë provokim. Fjalët më dukeshin tepër të rënda për t’u thënë brenda një institucioni shtetëror. Megjithatë, vitet që pasuan më detyruan t’u rikthehesha vazhdimisht atyre.

Me kalimin e kohës kuptova se ajo fjali nuk ishte shqiptuar rastësisht. Ajo shprehte një dëshpërim  tek të ndergjegjshmit brenda institucionit, që unë ende nuk e njihja, por që shumë shpejt do ta përjetoja edhe vetë.

Në fund mësova diçka që nuk ma kishte mësuar as shkolla, as libri dhe as teoria. Ma mësoi vetëm përvoja: institucionet nuk janë domosdoshmërisht mishërim i drejtësisë vetëm sepse e mbajnë emrin e saj.

Kur u përballa me prokurorinë dhe gjykatën, kuptova se nuk ndodhesha përballë atij shteti të së drejtës që kishim ëndërruar. Nuk ishte ai shtet që qytetari e respekton, e mbron dhe, kur e kërkon nevoja, është i gatshëm të sakrifikojë edhe jetën për të.

Përkundrazi, brenda vendit tim ndihesha sikur qëndroja përballë një pushteti të huaj.

Kur them “i huaj”, nuk e kam fjalën për përkatësinë etnike, gjuhën apo shtetësinë. E kam fjalën për një pushtet të huaj ndaj dhimbjes së qytetarit; një pushtet ku mungojnë afërsia njerëzore, përgjegjësia morale dhe ajo lidhje e padukshme besimi që duhet ta bashkojë qytetarin me institucionet e shtetit të tij.

Për herë të parë kuptova se njeriu mund të jetojë në vendin e vet, ta flasë gjuhën e vet, t’i paguajë taksat dhe t’u bindet ligjeve, por, megjithatë, të ndihet i huaj. Kjo ndjenjë nuk lind nga largësia gjeografike. Ajo lind nga largësia morale dhe institucionale — nga çasti kur qytetari nuk e njeh më veten në shtetin që duhet ta përfaqësojë dhe ta mbrojë.

Njeriu nuk mbetet pa atdhe vetëm kur mërgon. Nganjëherë ai mbetet pa të pikërisht duke jetuar brenda tij: kur kupton se institucionet që duhej ta mbronin nuk e dëgjojnë, se vendet ku duhej të banonte drejtësia mund të prodhojnë frikë dhe se, përballë pushtetit, dinjiteti i qytetarit mund të mbetet pa asnjë strehë.

Në atë kohë pata shkruar dy vjersha me frymë të ngjashme. Një pjesë të njërës po e sjell këtu:

Kurrë mos lejo, thmija i jem i pa lem,

që toka me u ba konop për fyt,

se fyti asht ni rrugë e jetës,

e jeta t’mos t’vrahet nga t’pabesët.

 

Mos u ban fli e sundimtarëve,

e as mos t’hedhin premtimet n’leqe.

Dasmorët që t’lajnë pa nuse janë veç anmiq,

edhe n’koftë se t’thërrasin për bukë,e

e kanë n’kry ka ni plis,

dhe n’koftë se e flasin gjuhën tane,

mos ju hungj n’sini,

se ajo bukë asht prej kelbaze gjarpijsh.

 

Ata që janë t’mashtrum, t’mashtrojnë.

Harroji fjalët e mdha që i thonë mashtruesit,

e rrojnë veç me mbushë qat fyt.

Fjalë t’mdha për atdhe flasin

edhe ata që e hanë mishin e tij.

 

Në këta rreshta gjendet një këshillë që do të dëshiroja t’ua lija të rinjve: ruajeni jetën, lirinë dhe dinjitetin tuaj. Mos ia dorëzoni ato asnjë flamuri, as nje atdheu. ideologjie apo patriotizmi verbër. Atdheu duhet ta mbrojë njeriun, jo ta kërkojë atë vazhdimisht si flijim.

Patriotizmi, kur ndahet nga arsyeja dhe përgjegjësia morale, mund të shndërrohet në mjet të sunduesve, të korruptuarve dhe të atyre që pasurohen duke folur në emër të vendit. Atëherë popullit i mbetet sakrifica, ndërsa atyre u mbetën privilegjët, sikur në luftën e fundit.

Dhe prej atdheut, kësaj fjale kaq të madhe e kaq të dhimbshme, mund të mbetet vetëm emri — ndërsa qytetari mbetet vetëm i shfrytëzuar dhe tradhëtuar.

Nga ajo që përshkruan, ke qenë nën një trysni të madhe shpirtërore e mendore. Si arrite t’i përballoje të gjitha këto?

Abedin Sutaj: Nga gjithë këto tronditje më kishin shpëtuar bisedat me vetveten dhe shkrimi. Flisja me veten, shkruaja dhe mbaja shënime. Shkrimi më ndihmonte t’u jepja trajtë mendimeve, ta përballoja pasigurinë, ta qetësoja shpirtin dhe ta zbusja nervozizmin.

Në atë gjendje të rënduar, në çdo skutë të qytezës së Istogut më dukej se kishte njerëz që më vëzhgonin. Këtë ndjesi e kisha sidomos në kafenenë ku qëndroja vazhdimisht. Vëreja njerëz që lëviznin andej e këndej dhe pyesja veten nëse dikush po dëgjonte çfarë flisja e po ndiqte ku rrija. Ndjesia e vëzhgimit ma rëndonte përditshmërinë, sidomos në kushtet kur përballesha me pasigurinë dhe kërcënimet ndaj jetës sime.

Më vonë kuptova se nuk po më përcillte askush dhe se këto dyshime buronin nga frika ime. Njerëzit që shihja përballeshin me hallet dhe problemet e veta. Për këto përshtypje të miat nuk mund të fajësoj as institucionet, as individët. Megjithatë, vuajtja që përjetoja atëherë ishte e rëndë. Atmosfera më kujtonte disa romane ruse, ku hija e shërbimit sekret depërton në jetën e njeriut.

Në vitet 2017 dhe 2018 isha arrestuar dy herë në bazë të një urdhërarresti. Gjatë asaj periudhe kisha ngarkesa të mëdha. Studimet i kisha në gjysmë të rrugës, lejeqëndrimin në Austri e kisha të pasigurt dhe nuk kisha punë të rregullt. Fati im varej në një fije të hollë.

Kisha edhe mijëra faqe dorëshkrimesh për gjuhën, të shkruara e të përfunduara që në vitin 2012, por ende të papërgatitura për botim. Duhej t’i sistemoja, t’i redaktoja dhe t’ua nënshtroja recensionit. Ishte një punë që kërkonte shumë kohë. I ruaja në një USB dhe në kompjuter. Më frikësonte mendimi se një burgosje ose një sulm fizik mund të më pengonte t’i ruaja e t’i botoja dhe se gjithë ajo punë mund të humbiste pa u njohur.

Kështu, më dukej se gjithçka që kisha ndërtuar ishte në rrezik: studimet, dorëshkrimet, puna dhe e ardhmja. Nuk përfitoja prej tyre asnjë cent. Ato ishin dëshira të shpirtit tim, të ushqyera që në fëmijëri. Në shtëpinë tonë, bisedat për gjuhën, këngët, historinë dhe shkencat ekzakte ishin të zakonshme.

Gjithçka mund të digjej e të shkatërrohej lehtë; mund ta merrte era e malit, siç thuhet te ne. Bashkë me to rrezikoheshin edhe ëndrrat e mia, dhe kjo ma kishte rrënuar qetësinë shpirtërore. Më dhembte ndjesia se po trajtohesha si rrezik për atë shoqëri, së cilës ia kisha dëshiruar përparimin.

Në përballjet e para, çdo vonesë mund të më kushtonte ndërprerjen e studimeve, humbjen e mundësive të punës dhe rrezikimin e qëndrimit në Austri. Gjykatës ia kisha dërguar materialet përkatëse dhe e kisha njoftuar për rrethanat e mia.

Për mua, pritja e shqyrtimit të çështjes nuk ishte thjesht çështje kalendari gjyqësor: ajo prekte themelet e jetës sime. E përjetoja zvarritjen si një trysni të rëndë. Qëndresa po më dobësohej dhe pasiguria më lodhte, ndërsa unë vazhdoja ta kundërshtoja akuzën për diçka që nuk e kisha bërë.

Në përballjen e fundit, në vitin 2022, pas urdhërarrestit ndërkombëtar, isha disi më i qetë. Studimet i kisha përfunduar dhe dokumentet e qëndrimit në Austri i kisha rregulluar. E dija se nuk e kisha kryer veprën për të cilën akuzohesha. Më mbetej të përballoja procedurën, kërcënimet dhe shqetësimin e familjes sime të gjerë. Duhej të gjeja forcë për veten dhe njëkohësisht t’i qetësoja ata. Krahasuar me herën e parë, kjo siguri më e madhe në jetën time ishte një përparësi e rëndësishme.

Deri atëherë kisha botuar katër vëllime librash. Gjatë përballjes me gjyqin botova me ngut edhe tre të tjera, pa korrekturën dhe recensionin që do të kisha dëshiruar. Procesin e recensionit e lashë në gjysmë. Më dukej më e rëndësishme që dorëshkrimet të dilnin në dritë, sepse pasiguria për atë që mund të më ndodhte nuk më linte të prisja. Ishte frika që te ne shprehet me fjalët: “Nuk i dihet hyqymetit.”

Për t’u bërë ballë tronditjeve shpirtërore, kërkoja mënyra për ta mbajtur veten. Flisja me vetveten, planifikoja me zë dhe shkruaja. Dialogu me veten më ndihmonte t’i rendisja mendimet kur gjithçka përreth më dukej e çrregulluar.

Njëkohësisht, përvojat që po kaloja ma ndryshuan mënyrën se si i shihja njerëzit. Sjelljet me të cilat përballesha shpesh nuk përputheshin me përfytyrimet e idealizuara që kisha ushqyer nga rrëfimet historike, romantizimet dhe këngët tona. Hendeku ndërmjet asaj që këndonim për veten dhe asaj që i bënim njëri-tjetrit më dukej i dhimbshëm.

“Ky vend po kthehet në pengesë dhe rrezik për ne”, mendova një ditë teksa ecja nëpër lagjet të Prishtinës.

“Jo për ne, por për ty”, ia ktheva vetes në atë dialog të brendshëm.

Ishte sikur brenda meje të ndizej një alarm mbijetese. Në vetminë time, biseda me vetveten ishte bërë një mënyrë për të kërkuar këshillë, forcë dhe rrugëdalje.

Isha i vetmuar dhe ndihesha i përbuzur. Akuzohesha për diçka që nuk e kisha bërë. Më e rënda ishte ndjesia se edhe shteti ishte kthyer kundër meje. Më dukej sikur kundër meje ishin qielli e toka, madje edhe njerëzit me të cilët jetoja.

Por a mund të rrëzohet dinjiteti njerëzor, ajo që unë e shoh si hyjnore brenda njeriut? Kurrsesi! Mund ta lëndojnë njeriun, mund ta izolojnë e t’ia vështirësojnë jetën, por nuk mund ta bëjnë padrejtësinë të drejtë.

Një shtet që i kundërvihet qytetarit të pafajshëm vepron kundër së ardhmes së vet. Institucionet që shkelin të drejtat e tij veprojnë kundër popullit që i ka ngritur dhe i mban.

Besoj te Perëndimi dhe shpresoj që Evropa t’i shohë edhe këto plagë të shoqërisë sonë. Por më dhemb mendimi se besimi dhe imazhi i mirë që Ibrahim Rugova ndërtoi për ne në Evropë mund të zhbëhen kur ushtrimi i pushtetit largohet nga interesi i qytetarëve.

Përsëritja e këtyre përvojave më kishte ngritur pikëpyetje për mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe për mbrojtjen që i ofrohet qytetarit gjatë një procedure gjyqësore.

Çfarë të krijonte përshtypjen se dikush po të vëzhgonte ose po përpiqej të të provokonte në atë kohë?

Abedin Sutaj: Po përshkruaj gjendjen në të cilën ndodhesha atëherë. Biseda të zakonshme më ngjallnin shqetësim dhe i përjetoja me një ndjeshmëri që lidhej me frikën e asaj periudhe.

Një ditë shkova në Prishtinë dhe hipa në një taksi. Taksisti ishte një i ri që vazhdimisht më fliste se vetëm Turqia mund ta forconte këtë vend. Pikëpamje të ngjashme kisha dëgjuar edhe në media e në diskutime publike.

Ai vazhdonte të më drejtohej, ndonëse unë nuk përfshihesha në bisedë. Në fund i kërkova të ndalonte, e pagova dhe zbrita. Nuk e dija çfarë e kishte formuar bindjen e tij, por këmbëngulja më la një shije të hidhur.

“Përse të përmendet vetëm Turqia dhe të anashkalohet roli i Britanisë së Madhe në çlirimin tonë?”, thashë me vete.

U drejtova ngadalë nga qendra dhe u ula diku për të ndezur një cigare e për të pirë një kafe.

Një bisedë të ngjashme kisha pasur edhe në Istog. Një i panjohur, që po diskutonte me zjarr me dikë, më drejtohej nga tavolina tjetër dhe më fliste për rëndësinë e Islamit në forcimin e Kosovës. Nuk dëshiroja të hyja në debat. U largova shpejt nga lokali, pa tërhequr vëmendjen.

Pastaj vinin pyetjet e njerëzve, edhe të njohurve; A ki gjygjat ti a, se ke shkruar kundër Profetit Muhamed?. Mandej:“ Ka ba noj sen edhe ma t’ran ky?“. Këto pyetje më lëndonin, me shqetësonin, më lodhnin, sepse ndieja se duhej të shpjegohesha vazhdimisht për diçka që nuk e kisha bërë, dhe cdo shpjegim ishte i papranueshëm. Njerzit i dhajn gjithmonë të drejt pushtetarve. Mos e donin shkatërrimin tim, Mos po bëheshin bashkë me ata që bënin kërcënime?!. Të gjithë prisnin me duartrokitje rrëzimin dhe shkatërrimin tim, madje edhe intelektualët, veçanërisht ata që ishin Enveristë dhe komunistë të mëparshëm. Ata duan që Kosova të jetë gjithçka; por jo me Perëndimin, jo me anglezët, jo në Europë dhe jo si shtet, ky është qëllimi i tyre. Në përgjithesi jemi shoqëri që i gezohem fatëkeqësis së tjetrit dhe na gezojnë ekzekutimet publike, dhe shkaterrimet e ndërtesave të mëdha dhe shkaterrimi i njerzve. Dojmë vetëm filma aksion. Këto i mahnisin shpirtërat tonë…Pra, përballesha jo vetëm me procedurën gjyqësore, por edhe me shqetësimin se si po kuptohej çështja ime nga njerëzit përreth.Kjo ishte gjendja ime në ato ditë: frika, pasiguria dhe mosbesimi ma rëndonin barrën. Më vonë arrita t’i shihja më qartë këto takime dhe biseda. Ato ishin përvoja të zakonshme që unë, në atë periudhë të vështirë, i përjetoja me ankth.

Çfarë ju detyroi të largoheshit nga Kosova dhe çfarë pasojash la kjo përvojë në jetën dhe mendimin tuaj?

Abedin Sutaj: Për mua, alternativa më e arsyeshme mbeti vazhdimi i jetës në mërgim, meqenëse tashmë ndodhesha jashtë Kosovës. Ky nuk ishte një vendim i nxituar, por një zgjedhje e dhimbshme, e bërë pasi kuptova se vendi im nuk po u ofronte hapësirën e merituar njerëzve punëtorë e të ndershëm — qytetarëve që e respektonin ligjin dhe atdhedashurinë e dëshmonin përmes punës.

Nga përvoja ime, më ishte krijuar përshtypja se disa prej atyre që punonin në institucionet shtetërore e shihnin largimin tonë me mospërfillje, madje edhe si diçka të leverdishme. Dukej sikur nuk dëshironin konkurrencë dhe sikur parapëlqenin të mbeteshin të vetëm në hapësirat e pushtetit, për aq kohë sa përfitonin nga mungesa e të tjerëve.

Nga ajo që përjetova dhe vërejta, kuptova se në Kosovë kishte pak hapësirë për njerëzit që nuk pajtoheshin me ndikimin politik dhe kulturor të Turqisë e të disa shteteve arabe. Po aq e vështirë ishte edhe për ata që kundërshtonin retorikën e patriotizmit të rremë, të ndërtuar rreth idesë së bashkimit dhe mbi trajtimin e Kosovës si një shtet të përkohshëm, i cili mund të zhbëhej ose të ndahej sipas interesave të grupeve të caktuara.

Hapësira ngushtohej edhe më shumë për këdo që nuk pajtohej me ideologjitë dhe interpretimet fetare të rrënjosura në mendësinë mesjetare, si dhe me mënyrën e të menduarit që imponohej nga disa figura të fuqishme politike, intelektuale dhe nga disa ish-komandantë.

Për një njeri që dëshironte të jetonte i lirë, të mendonte në mënyrë të pavarur dhe t’i shërbente vendit përmes dijes, punës dhe respektimit të ligjit, mërgimi filloi të dukej jo si braktisje e atdheut, por si përpjekje për ta ruajtur vetveten.

Nuk vendosa të vazhdoja jetën në mërgim sepse nuk e doja Kosovën. E bëra sepse brenda saj nuk po gjeja më hapësirën ku mund ta jetoja lirisht dashurinë time për të.

Abedin, çfarë pasojash pati për ty dhe familjen tënde gjithë kjo përballje me institucionet, arrestimet dhe akuzat? Si ndikoi në jetën, punën dhe veprimtarinë tënde shkencore, dhe si përfundoi në fund procesi kundër teje?

Abedin Sutaj: Dhe kjo më dhemb edhe më shumë kur kujtoj njerëzit që më kërcënuan dhe dëmin që më shkaktuan. Më dhembte njëkohësisht ajo që po i ndodhte Kosovës nga radikalizimi dhe përfshirja e njerëzve në luftën në Siri.

Më dhembte zemra edhe nga përmasat publike që merrte çështja ime, sidomos kur forcat e rendit vinin në fshat dhe te shtëpia. E përjetoja këtë si një dramë publike që rëndonte mbi mua dhe familjen time.

Më shqetësonte përshtypja që mund të krijohej: se Abedin Sutaj ishte njeri i rrezikshëm. E pse, kundërshtimi im nuk drejtohej ndaj keqpërdorimit të Islamit, propagandës radikale dhe përpjekjeve për ta justifikuar dhunën në emër të fesë, thjeshte isha i pa interesuar në ate kohe.

Çdo religjion mund të keqpërdoret për qëllime politike. Kur besimi shndërrohet në mjet urrejtjeje, dhune dhe sundimi, ai vihet në shërbim të pushtetit dhe largohet nga misioni i tij shpirtëror.

Dhe pikërisht këtu qëndron tragjedia.

Sepse unë nuk kisha grabitur askënd. Kisha punuar në institucionet publike të Kosovës dhe kurrë nuk e kisha detyruar dikë të më bënte respekt.

Nuk kisha vrarë askënd.

Nuk kisha dëmtuar askënd.

Unë isha i ndjekur dhe i rrezikuar nga bandat radikale dhe nga shteti, ndërsa ata që më kërcënonin vazhdonin të vepronin.

Kisha shkruar gjashtë vëllime librash, prej të cilave haptazi i merrnin pa lejen e autorit disaa transmetues t‘Shqipërisë. Tri librat e fundit i kisha botuar pa i korrektuar dhe pa e përfunduar recensimin. Desha t’i botoja që të mos humbnin. Isha i bindur se përndjekja do të vazhdonte, se do të dënohesha dhe se një ditë, edhe në burg, mund të më ndodhte diçka e rëndë.

Një organizatë tjetër, Botimimpex, kishte kopjuar librat e mi dhe i shiste online, pa lejen time, me çmimin 39,90 euro.

E tmerrshme dhe e dhimbshme është ajo që mund t’i ndodhë një intelektuali kur nuk ka mbështetje politike dhe kur nuk ka pasuri.

Nëse nuk ke lidhje me politikën ose nuk ke shumë para, mund të dhunohesh, të burgosesh, të shkatërrohesh profesionalisht e madje edhe të humbasësh (hupsh) jetën, dhe askush të mos ta vërë veshin.

Mirë është thënë se të robëruarit i këndojnë lirisë më së shumti, ndërsa të çliruarit punojnë, fitojnë dhe krijojnë.

Kjo do të thotë se ne jemi të robëruar nga vetvetja, sepse, në të vërtetë, vetvetja mund të bëhet pushtuesi kryesor dhe i përhershëm. Ai është aty. Mbetet me ty, me shpirtin dhe trurin tënd.

Kisha studiuar gjuhën shqipe. Kisha kaluar vite të tëra mes librave. Kisha besuar se dijes i duhej respekt dhe jo ndëshkim.

Por dikush kishte vendosur ndryshe.

U ngritën akuza për nxitje të urrejtjes fetare, kombëtare dhe racore. Akuza që nuk kishin lidhje me atë që isha dhe me atë që e mendoja, dhe për dicka që nuk kisha shkruarë kurrë. Unë i kisha bërë nja dy shkrime pas vitit 2016, pra pas akuzave, shkrime që janë edhe sot publike.

Më e dhimbshmja ishte se disa prej atyre njerëzve që punonin në organet e drejtësisë dhe më përndiqnin më njihnin personalisht, por tashmë më kishin harruar.

Dikur kishim shkëmbyer përshëndetje.

Dikur kishim qenë kolegë.

Gjashtë vjet presion më kushtuan shtrenjtë mua dhe familjes sime.

Më shkatërruan jetën.

Më vonuan botimin e afro 3.400 faqeve studimore.

Më kushtuan financiarisht, shpirtërisht dhe njerëzisht.

Dhe kur, pas gjithë kësaj, në vitin 2022 u lëshua edhe urdhër-arrest ndërkombëtar, mendova se fundi i kësaj historie nuk do të vinte kurrë. Edhe në ankesën time të 7 prillit 2022 kisha shkruar për urdhër-arrestin ndërkombëtar, kthimin tim nga Austria dhe pasojat që kjo kishte sjellë për jetën dhe punën time.

Por fundi erdhi në mënyrën më të çuditshme.

Pas viteve të tëra ndjekjeje, arrestimesh dhe kufizimesh, pas tre muajsh arrest shtëpiak, kërcënimesh dhe vuajtjesh, prokurori i fundit, në gjykatë, deklaroi se ndaj meje nuk ekzistonte bazë ligjore për dënim dhe se pretendimet e ngritura nuk mbështeteshin në prova që do të dëshmonin fajësinë time.

Edhe sikur Abedin Sutaj të kishte shkruar dy apo tri komente, ato nuk përbënin kërcënim ndaj jetës së askujt. Unë nuk i kisha thënë askujt të shkonte në Beograd, nëse nuk donte xhamin pranë shtëpisë së vet; as të shkonte në Ankara, nëse e donte xhaminë aty ngat dere. Nuk i kisha thënë askujt, siç ishte shprehur një akademik, se ai që flet kundër Turqisë po flet “me gjuhën e shkaut”.

As atëherë, as sot, nuk i them askujt se ku duhet të shkojë apo të jetojë; le të shkojnë ku të duan, por pa mua, pa familjen time dhe pa ata që dëshirojnë të qëndrojnë me mua. Ata mund të dëshirojnë dhe të marrin leje të ndërtojnë çfarë të duan në lagjet apo oborret e tyre — tempuj, idhuj apo shpella — por unë nuk dua që dëshirat e tyre të më imponohen te dera e oborrit tim.

Unë kam dertin tim, krejt bre veq temin. Mua më është bërë padrejtësi dhe besoj se ajo më është bërë qëllimisht.

Në Kosovë, për t’u përballur me masat, opinionet, pushtetarët, autoritetet fetare dhe politikat, shpesh duhet të kesh mbrojtje — pra lidhje — por edhe para e fuqi. Unë nuk kam asnjërën prej këtyre. Nuk duhet të jem as atje, as andej, as aty; duhet të mbetem vetëm këtu, ose aty ku jeta ime është e sigurt.

Në një mjedis të tillë, patriotizmi shpesh shndërrohet në mall politik: disa e përdorin për interes, për ndikim ose për të ruajtur privilegje. Disa të tjerë ngrihen përmes rrjeteve të afërsisë, të trashëgimisë politike apo të përkrahjes së grupeve me interes. Kur njeriu është i lidhur me pushtetin, me para, me familje politike ose me struktura me ndikim, rrallë mbetet i pambrojtur; përkundrazi, shpesh bëhet i paprekshëm dhe i famshëm.

Ndërsa qytetari pa lidhje, pa pasuri dhe pa mbrojtje, mbetet i vetëm përballë një sistemi ku fjala, reputacioni dhe drejtësia nuk peshojnë gjithmonë njësoj për të gjithë.

Kjo është Kosova që po ndërtojmë: çfarë kisha bërë unë dhe çfarë deklaratash publike toleroheshin dje e tolerohen sot nga të tjerët? Nëse deklarata të tilla nuk konsiderohen kërcënime, atëherë gjithçka mund të relativizohet në këtë vend. I pafuqishmi dhe i pambrojturi shpallet kërcënues edhe kur përpiqet vetëm ta mbrojë kokën e vet nga goditjet e të fuqishmëve, të veshur me pushtet, famë dhe mbrojtje.

Ah, Sutaj, mjerë ne, gjithnjë e më shpesh po takojmë njerëz, dashuria e të cilëve për atdheun është tkurr e shndërruar në një zhgënjim të thellë?

Abedin Sutaj: Unë nuk kisha kërkuar privilegje nga politika dhe as isha pjesë e ndonjë lëvizjeje. Isha thjesht një njeri që përpiqej të jetonte me dinjitet dhe ta siguronte bukën me punën e vet.

Sipas bindjes sime, institucionet e dinin se isha i kërcënuar, por nuk më dhanë mbrojtjen e nevojshme. Përkundrazi, disa veprime të policisë, gjykatës dhe prokurorisë i përjetova si provokime dhe keqpërdorim të pushtetit.

Prandaj, disa pyetje mbeten ende pa përgjigje:

Nëse isha i pafajshëm, përse gjashtë vjet përndjekje?

Përse tri arrestime dhe një urdhërarrest ndërkombëtar?

Përse duhej të dëmtoheshin familja, puna dhe jeta ime?

Unë e kam dashur Kosovën thellësisht. Për shtetin tim kam dëshiruar ligj, rend, drejtësi, përparim, shkencë dhe dije perëndimore. Por më vonë kuptova; kur institucionet udhëhiqen pa përgjegjësi dhe llogaridhënie, mund të shndërrohet nga mbrojtës i qytetarit, kundër tij.

Këtu qëndron dallimi ndërmjet shtetit dhe pushtetit: shteti duhet ta mbrojë lirinë, ndërsa pushteti është vetëm administruesi i përkohshëm i tij. Kur pushtetarët e trajtojnë shtetin si pronë private, ligji nuk shërben më si mburojë e qytetarit, por si armë kundër tij.

Prandaj rinisë do t’i thosha: kujdesuni për veten dhe mos e doni atdheun verbërisht. Atdheu nuk është vetëm flamuri, kënga ose miti; ai është mënyra se si trajtohet qytetari, sidomos kur është i dobët dhe i pambrojtur.

Dhimbja ime nuk buron nga urrejtja ndaj Kosovës. Përkundrazi, ajo buron nga dashuria e plagosur për një vend që e kisha ëndërruar më të drejtë, më të ndershëm dhe më mbrojtës ndaj njerëzve të vet.

Sepse plagët e shkaktuara nga të huajt mund të harrohen më lehtë, ndërsa ato që vijnë nga njerëzit dhe institucionet e tua mbeten gjatë në kujtesë. Ato nuk e lëndojnë vetëm jetën; ato e rrënojnë edhe besimin.

Një shtet që toleron propagandën fashiste, radikalizmin fetar dhe turmat e drejtuara nga urrejtja rrezikon ta shkatërrojë themelin e vet demokratik. Liria fetare duhet mbrojtur, por ajo nuk mund të përdoret si mbulesë për nxitjen e dhunës dhe mohimin e lirive të të tjerëve.

Në fund mbetet një parim i thjeshtë: shteti ekziston për njeriun, jo njeriu për t’u flijuar nga pushtetarët në emër të shtetit. Sepse një shtet që e humb njeriun, edhe nëse i ruan flamurin dhe institucionet, e ka humbur arsyen e vet të ekzistencës.

Zoti Sutaj, përse hezituat ta pranonit këtë intervistë dhe përse e vonuat kaq gjatë rrëfimin publik të përvojës suaj?

Abedin Sutaj: Kur ma kërkuat këtë intervistë, zoti Bajram, hezitova gjatë. Jo sepse nuk kisha çfarë të tregoja, por sepse disa plagë dhembin sa herë që kujtohen dhe nuk mbyllen kurrë plotësisht.

Të dëshmosh publikisht do të thotë të rrezikosh të sulmohesh përsëri dhe të përballesh me burokracinë ose me sulmet e grupeve të radikalizuara, ose me persona që të hakmerren duke shfrytëzuar pozitat që  i kanë në institucione shtetërore. Qekaq posht kemi ra si shoqëri?!!. Prandaj heshtja nuk është gjithmonë mungesë guximi; nganjëherë është mbrojtja e fundit e njeriut të lodhur nga padrejtësia. Ndoshta rruga më e mirë sesa heshtja është largimi nga vendi ku nuk ke siguri.Më mirë të jetosh me mallë se sa me mundësin e keqpërdorimit dhe kërcënimit

Mirë, si do të largohet ky shpirt i urrejtjes ndërmjet nesh?

Abedin Sutaj: Kjo është një pyetje që nuk i përket vetëm politikës apo historisë, por vetë natyrës së shoqërisë njerëzore.

Urrejtja nuk lind brenda një dite. Ajo nuk zbret nga qielli. Ajo kultivohet, ushqehet dhe trashëgohet. Ashtu siç mbillet një pemë dhe rritet për vite me radhë, edhe urrejtja lëshon rrënjë ngadalë në mendjen e njeriut, derisa, një ditë, bëhet pjesë e karakterit dhe e mënyrës së tij të të menduarit. Prandaj, urrejtja nuk luftohet me urrejtje. Padija nuk mposhtet me padije. Rrena e mashtrimin nuk shërohet me rren e mashtrime.Historia e njerëzimit ka dëshmuar se arma më e fuqishme kundër pamendësisë, fanatizmit dhe verbërisë kolektive ka qenë gjithmonë dija.

Vetëm shkollimi, edukimi, leximi, kultura dhe mendimi kritik mund ta çlirojnë njeriun nga prangat e paragjykimeve, nga interpretimet dogmatike që e mohojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor, si dhe nga nënshtrimi ndaj instinkteve kolektive.

Gjatë jetës sime kam takuar rreth shtatëmbëdhjetë ish-të burgosur politikë. Disa prej tyre më kanë rrëfyer se dhunën më të rëndë në burg e kishin përjetuar nga pjesëtarë shqiptarë të personelit shtetëror.

Për ta, kjo ishte veçanërisht e dhimbshme, sepse dhuna nuk vinte vetëm nga aparati shtetëror, por ushtrohej edhe nga njerëz të së njëjtës përkatësi kombëtare. Këto rrëfime më kanë mbetur thellë në kujtesë. Ato nuk mund të shërbejnë si gjykim për një popull të tërë, por mbeten dëshmi të dhimbshme të mënyrës se si pushteti mund të përdoret kundër pjesëtarëve të vetë bashkësisë.

Historia tregon se shoqëritë që i kanë dhënë përparësi arsimit dhe mendimit kritik kanë krijuar kushte më të mira për zhvillim, ndërsa mbizotërimi i propagandës ka ushqyer konfliktin, përçarjen dhe prapambetjen.

Regjimet autoritare u janë frikësuar gjithmonë librave, sepse arma mund ta kërcënojë pushtetin për një çast, ndërsa libri mund t’ia rrëzojë themelet duke e çliruar mendjen.

Një komb nuk ndërtohet vetëm me kufij, flamuj dhe himne. Ai ndërtohet mbi karakterin moral të qytetarëve të tij.

Nëse qytetari ushqehet me urrejtje, e rren e mashtrime radikale fetare edhe shteti bëhet pasqyrë e saj. Nëse qytetari edukohet me drejtësi, edhe shteti fillon ta marrë fytyrën e drejtësisë.

Prandaj, nuk është e mjaftueshme të kemi institucione. Edhe diktaturat kanë institucione. Edhe regjimet më të errëta kanë pasur parlamente, gjykata dhe administrata.

Pyetja themelore është: Çfarë fryme banon brenda tyre?

Institucionet nuk marrin vlerë vetëm nga emrat, ndërtesat dhe kompetencat e shkruara në ligj, por nga parimet morale që udhëheqin njerëzit brenda tyre. Një gjykatë pa drejtësi, një kuvend pa përgjegjësi dhe një universitet pa liri mendimi mund ta ruajnë formën e jashtme të institucionit, por e humbasin thelbin e tij.

Kur kuvendi shndërrohet në vend të interesave të ngushta, kur mediat bëhen treg i manipulimit, kur universitetet e humbasin autoritetin moral dhe kur zërat e pavarur e kritikë përjashtohen nga jeta publike, shoqëria fillon ta humbasë busullën.

Në atë çast, arsyetimi individual i lëshon vend reagimit kolektiv. Njeriu nuk analizon më, por ndjek; nuk e kërkon të vërtetën, por një figurë për ta duartrokitur ose një fajtor për ta kryqëzuar.

Pikërisht këtu fillon përgjegjësia e arsimit: jo vetëm t’i japë njeriut njohuri, por edhe forcën intelektuale dhe morale për të mos u bërë pjesë e verbërisë kolektive.

Sepse qëllimi më i lartë i dijes nuk është vetëm ta mësojë njeriun si funksionon bota, por edhe ta aftësojë atë të qëndrojë i lirë përballë tutes, propagandës dhe urrejtjes.

Ju keni folur shpesh për pozitën e pambrojtur të një pjese të intelektualëve në Kosovë dhe për ndikimin e fesë në jetën politike shqiptare. A mendoni se feja islame po instrumentalizohet nga udhëheqësit politikë për përfitime elektorale? Si e shpjegoni kundërthënien ndërmjet përdorimit të simbolikës fetare nga politika dhe paraqitjes së disa rrymave islamike si kërcënim për shtetin? Çfarë përgjegjësie mbajnë në këtë proces politika, institucionet dhe mediat shqiptare në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut?

Abedin Sutaj: Megjithatë, nuk e përjashtoj mundësinë që vlerësimi im të jetë i mangët ose që disa prej përfundimeve të mia të burojnë nga një perceptim i kushtëzuar prej përvojës personale. Unë flas nga pozita e një njeriu që e ndien veten pjesëtar të një shtrese të pambrojtur të shoqërisë kosovare. Për këtë arsye, jam i vetëdijshëm se përvoja personale, sado autentike të jetë, nuk mund të shndërrohet automatikisht në një të vërtetë të përgjithshme. Megjithatë, ajo mbetet një dëshmi që nuk mund të shpërfillet.

Kur flas për Kosovën dhe për intelektualët që janë margjinalizuar ose përjashtuar për shkak të mendimit të tyre kritik, nuk flas si vëzhgues i jashtëm, por nga brenda një përvoje të jetuar. Kjo përvojë më ka mësuar se shtypja e mendimit kritik nuk ushtrohet gjithmonë përmes dhunës së drejtpërdrejtë. Ajo mund të shfaqet edhe përmes heshtjes institucionale, përjashtimit shoqëror, diskreditimit publik dhe mohimit të së drejtës së individit për të qenë i ndryshëm nga shumica.

Kur shumica numerike fetare shndërrohet në argument politik, feja nuk trajtohet më vetëm si çështje e ndërgjegjes individuale, por edhe si kriter për përcaktimin e përkatësisë kombëtare dhe të legjitimitetit shoqëror. Këtu fillon një problem serioz filozofik dhe demokratik: individi nuk vlerësohet më sipas karakterit, dijes, veprës dhe përgjegjësisë së tij qytetare, por sipas përkatësisë ndaj shumicës së shpallur.

Gjithnjë e më shpesh, për arsye elektorale, disa udhëheqës politikë, mbështetësit e tyre dhe përçuesit e kësaj retorike e theksojnë vazhdimisht se shqiptarët përbëjnë një popull me shumicë myslimane. Problemi nuk qëndron domosdoshmërisht te saktësia statistikore e këtij pohimi, por te përdorimi i tij për qëllime politike.

Përsëritja e kësaj formule synon t’i japë përkatësisë fetare një rëndësi politike që i tejkalon përmasat e saj shpirtërore. Në këtë mënyrë krijohet rreziku që përkatësia fetare të paraqitet si burim legjitimiteti politik dhe shoqëror. Përballë saj, mund të bëhen dytësore pyetjet se çfarë njeriu je, çfarë vlerash përfaqëson, sa dije zotëron dhe çfarë kontributi i jep shoqërisë.

Kjo është një formë e tkurrjes së njeriut: personi, me tërë ndërlikueshmërinë e tij morale, intelektuale dhe qytetare, zëvendësohet nga një etiketë kolektive. Një shoqëri demokratike, ndërkaq, nuk duhet ta masë vlerën e njeriut sipas përkatësisë së tij fetare, etnike apo ideologjike, por sipas veprave, përgjegjësisë dhe respektit që ai tregon ndaj lirisë dhe dinjitetit të të tjerëve.

Kundërthënia shfaqet atëherë kur simbolika fetare përdoret për përfitim politik, por paraqitet si rrezik sapo del jashtë kontrollit të pushtetit. Në të dyja rastet, feja nuk trajtohet si çështje e ndërgjegjes individuale, por instrumentalizohet sipas nevojave politike. Kështu, ajo largohet nga hapësira e besimit personal dhe shndërrohet në mjet për mobilizim, përjashtim dhe legjitimim të pushtetit.

Kjo nuk do të thotë se çdo masë ndaj predikuesve radikalë është e padrejtë. Përkundrazi, nëse ekzistojnë prova për nxitje të urrejtjes, radikalizmit ose cenimit të rendit kushtetues, shteti ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin të veprojë. Disa prej këtyre figurave është dashur të shqyrtoheshin institucionalisht shumë më herët, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Mirëpo, veprimi shtetëror duhet të mbështetet në ligj, në prova dhe në procedura të barabarta, jo në kalkulime politike dhe as në paragjykime ndaj një bashkësie të tërë fetare.

Pjesa me e madhe përgjegjësisë bie edhe disa transmetues te fuqishem nga Shqipëria, të cilët për një kohë të gjatë u kanë dhënë hapësirë dhe po ju jepin dukshmëri dhe legjitimitet publik rrymave të caktuara ideologjike kundër interesave tona dhe të tyre. Në vend që të ushtronin funksionin kritik dhe arsimues të gazetarisë, shumë prej tyre zgjodhën logjikën e tregut: shikueshmërinë, sensacionin dhe përfitimin financiar. Kështu, interesi publik u zëvendësua nga interesi ekonomik, ndërsa përgjegjësia ndaj qytetarit u nënshtrua përpara kërkesës për audiencë.

Në këtë rast flas, para së gjithash, për pasojat që këto politika mediatike, fetare dhe ideologjike kanë prodhuar në Kosovë. Qytetarët e Shqipërisë ose të Maqedonisë së Veriut nuk do t’i përfshija në këtë argument, sikur të mos ekzistonte një hapësirë e përbashkët gjuhësore dhe mediatike dhe sikur zhvillimet politike në këto vende të mos ushtronin ndikim të drejtpërdrejtë mbi shoqërinë kosovare, dhe anasjalltas. Përkrahja që struktura dhe grupe të caktuara kanë marrë nëShqiperi, veçanërisht që nga viti 1991-1992, nuk ka mbetur e kufizuar brenda kufijve shtetërorë. Ajo ka depërtuar në jetën politike, kulturore dhe fetare edhe të Kosovës, duke ndikuar në formimin e botëkuptimeve publike dhe në dobësimin e karakterit të saj qytetar e laik.

Prandaj, çështja themelore nuk është nëse shqiptarët janë ose nuk janë me shumicë myslimane. Kjo është një e dhënë demografike, jo një parim për organizimin e shtetit dhe as një masë për vlerësimin e individit. Pyetja thelbësore është nëse duam të ndërtojmë një shoqëri në të cilën njeriu vlerësohet sipas lirisë së mendimit, dijes, punës dhe përgjegjësisë qytetare, apo një shoqëri në të cilën identiteti fetar përdoret si instrument për mobilizim elektoral, përjashtim ideologjik dhe kontroll politik, dhe demtimin e shtetit.

Si e shpjegoni kundërthënien mes krenarisë për qëndresën ndaj pushtuesve dhe keqpërdorimit të pushtetit kundër njëri-tjetrit? Si shfaqet kjo, sipas jush, në Kosovën e pasluftës dhe çfarë pasojash ka për shtetin e së drejtës dhe lirinë e qytetarit?

Abedin Sutaj: Shteti i ri dhe Republika e re përballen me disa rreziqe serioze. Njëri prej tyre vjen nga grupe të manipuluara që, në emër të patriotizmit, e shohin shtetin si të përkohshëm dhe kërkojnë bashkim kombëtar mbi baza joreale. Dhe këto thirrje mashtruese shpesh i bëjnë pikërisht ata që e luftuan popullin dardan gjithmonë. Një qasje e tillë e dobëson shtetin tonë dhe bie ndesh me përpjekjet për ta mbrojtur e konsoliduar atë gjatë gati një shekulli.

Republika rrezikohet edhe nga ideologjitë radikale, përfshirë radikalizmin që instrumentalizon fenë dhe manipulon grupe njerëzish në emër të saj. Po ashtu, ajo dëmtohet nga njerëz të korruptuar që depërtojnë në institucione për përfitim personal dhe veprojnë me mendësi bandash. Shteti rrezikohet edhe nga individë që, në emër të luftës, kërkojnë përfitime materiale ose privilegje të tjera, duke dëmtuar institucionet dhe interesin e përgjithshëm

Përvoja jonë historike, dhe filozofija e kesja historie, ka treguar se pushteti mund të keqpërdoret rëndë edhe brenda vetë shoqërisë shqiptare. Fuqia që shoqëria ua beson individëve në emër të shtetit, patriotizmit e, tashmë, edhe të fesë, mund të shndërrohet në mjet dhune, përjashtimi dhe padrejtësie. Kështu, përplasja nuk zhvillohet më vetëm ndërmjet nesh dhe të huajve, por edhe brenda vetë shoqërisë sonë.

Ndërkohë, krenaria e tepruar dhe mburrjet për trimëri, të cilat shpesh nuk mbështeten në vepra, shprehen me aq zhurmë dhe pompozitet, saqë edhe bëmat e vërteta fillojnë ta humbasin besueshmërinë. Kur lavdia përsëritet pa masë, ajo nuk e lartëson më historinë, por e mbulon atë me zhurmë.

Një nga dëshmitë më të rënda të keqpërdorimit të pushtetit brenda vetë shoqërisë shqiptare mbetet regjimi komunist në Shqipëri. Ai ushtroi dhunë, përndjekje dhe padrejtësi të rënda ndaj qytetarëve të vet. Pjesë e atij sistemi u bënë edhe disa intelektualë, të cilët, në vend që ta kufizonin dhunën e pushtetit, i shërbyen asaj përmes heshtjes, arsyetimit ose propagandës.

Një përvojë të ngjashme ma kishte rrëfyer edhe një ish-i burgosur politik në Maqedoni. Sipas dëshmisë së tij, dhunën në burgun që ai e quante “Burgu i Mavrovës” e kishte përjetuar pikërisht nga disa shqiptarë të asaj ane. Kjo mbetet dëshmi personale e tij, të cilën po e përcjell ashtu siç më është rrëfyer.

Këtu qëndron një nga kundërthëniet më të dhimbshme të historisë sonë: mburremi me qëndresën ndaj pushtuesve, ndërsa jo gjithmonë kemi ditur ta mbrojmë njëri-tjetrin nga dhuna e ushtruar brenda shoqërisë sonë. Kemi mësuar të flasim gjatë për lirinë, por shumë më pak për përgjegjësinë që kërkon ajo. Sepse liria nuk humbet vetëm kur na e merr i huaji; ajo humbet edhe kur ne ia mohojmë njëri-tjetrit.

Kjo kundërthënie u shfaq edhe pas çlirimit — ose, siç do të thoshim në të folmen tonë, shlirimit — të Kosovës në vitin 1999, të mundësuar në mënyrë vendimtare nga ndërhyrja e NATO-s. Pas luftës, disa individë dhe grupe e shndërruan pjesëmarrjen ose afërsinë e tyre me luftën në kapital politik, privilegje dhe pushtet.

Meritat e luftës filluan të përdoreshin jo vetëm si kujtesë e sakrificës, por edhe si mjet legjitimimi. Në disa raste, njerëz perfitues, filluan të flisnin, sikur të ishin pronarë të sakrificës dhe të lirisë së popullit të tërë per liri.

Deklaratat e disa intelektualëve dhe veprimtarëve, gjatë dhe pas luftës, ushqyen ndarje, armiqësi dhe përjashtime ndërmjet njerëzve, e rajoneve, e krahinave, që dikur kishin qenë miq, shokë ose bashkëpunëtorë. Shpesh, përplasjet politike ushqeheshin edhe nga rivalitetet, inatet dhe armiqësitë personale. Interesi i përbashkët zëvendësohej nga dëshira për ta mposhtur kundërshtarin, edhe kur qëndrimet e tij mund të ishin më të dobishme dhe më largpamëse për vendin.

Mosbesimin e thelluan gënjeshtrat, mashtrimet, dhuna ndaj individëve dhe përplasjet ndërmjet vetë grupeve politike. Atij iu shtuan edhe pretendimet dhe dyshimet për përvetësimin e paligjshëm të pronës shoqërore. Kështu, ajo që duhej të ishte fillimi i ndërtimit të një shoqërie të lirë u shoqërua edhe me përpjekjet e disa njerëzve për ta kthyer lirinë e përbashkët në privilegj personal.

Megjithatë, epërsia e shtetit nuk nënkupton pushtet të pakufizuar mbi qytetarin. Shteti e fiton legjitimitetin duke garantuar lirinë, dinjitetin, pronën dhe të drejtat e secilit. Funksioni publik, merita e luftës ose autoriteti politik nuk mund ta vendosin askënd mbi ligjin; të gjithë duhet të jenë të barabartë para tij.

Shteti duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për ta penguar arbitraritetin e individëve dhe të grupeve që bëjnë thirrje për dhunë, por edhe mjaftueshëm i kufizuar për të mos u shndërruar vetë në pushtet arbitrar. Kur individi vendoset mbi ligjin, shteti i së drejtës dobësohet. Kur shteti i shkel të drejtat e individit, ai e cenon legjitimitetin e vet dhe besimin e qytetarit te drejtësia.

Kur individi sundon mbi ligjin, shteti e humbet kuptimin e të qenët shtet i mirëfilltë. Kur pushteti e përdor ligjin për t’u mbrojtur nga qytetari, në vend që ta përdorë për mbrojtjen e tij, institucionet mund të vazhdojnë të ekzistojnë formalisht, por drejtësia fillon të zbrazet nga kuptimi.

Kundërthënia jonë më e dhimbshme qëndron pikërisht këtu: historikisht jemi krenuar me qëndresën ndaj pushtuesve, por ende nuk kemi mësuar sa duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin nga keqpërdorimi i pushtetit brenda vetë shoqërisë sonë.

Ne jemi një popull i vogël, i lidhur përmes historisë, gjuhës, kujtesës dhe afërsisë njerëzore. Pothuajse të gjithë jemi nipa, dajë, kushërinj dhe të afërm të njëri-tjetrit. Pikërisht për këtë arsye mbetet kaq e dhimbshme pyetja: si mund të jemi kaq shpesh kundër njëri-tjetrit dhe kaq lehtë në shërbim të interesave që nuk përputhen me të mirën e vendit tonë?

Atdheu nuk dëmtohet vetëm nga armiqtë e jashtëm. Ai dëmtohet edhe atëherë kur bijtë e tij e përdorin pushtetin për ta poshtëruar njëri-tjetrin, kur heshtin përballë padrejtësisë dhe kur interesin personal e vendosin mbi të mirën e përbashkët. Dhe ndoshta kjo është humbja më e rëndë: ta fitojmë lirinë nga të huajt, por të mos mësojmë ta ruajmë atë nga vetvetja.

Ku qëndron rreziku më i madh për Dardaninë dhe çka duhet të jenë Dardania dhe populli i saj në të ardhmen?

Abedin Sutaj: Gabimi më i rëndë që mund t’u kushtojë dardanëve është largimi nga aleancat që i kanë ndihmuar në çastet vendimtare të historisë. Aleanca themelore e Kosovës ka qenë dhe duhet të mbetet ajo me Perëndimin demokratik, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e NATO-s.

Në periudha të caktuara, politika e Tiranës ka ndjekur interesa që nuk janë përputhur plotësisht me interesat dhe shtetësinë e Kosovës. Prandaj, marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve duhet të mbështeten në respekt të ndërsjellë, jo në ndërhyrje, vartësi ose mohim të subjektivitetit politik të Kosovës. Afërsia kombëtare nuk i jep asnjë qeverie të Shqipërisë të drejtën të ndërhyjë në institucionet, orientimin politik ose vendimmarrjen e Kosovës.

Po kështu, udhëheqësit e Kosovës duhet të heqin dorë nga përfshirja në institucionet shtetërore e personave, veprimtaria, integriteti dhe përkushtimi i të cilëve ndaj rendit kushtetues e shtetësisë së Kosovës nuk janë bërë plotësisht të qarta dhe transparente.

Një shqetësim tjetër lidhet me ndryshimet që vërehen në një pjesë të opinionit publik dhe të hapësirës mediatike në Shqipëri. Në këtë hapësirë janë bërë gjithnjë e më të dukshme qëndrime proruse, proturke dhe shprehje simpatie ndaj Vladimir Putinit dhe modelit autoritar që ai përfaqëson. Kjo nuk nënkupton se i gjithë publiku shqiptar mendon njësoj, por tregon se propaganda dhe ndikimet e jashtme kanë gjetur terren edhe në një vend që i përket NATO-s dhe që deklaron orientim euroatlantik.

Këto prirje duhet të shqyrtohen me seriozitet, sepse dobësimi i orientimit perëndimor të Shqipërisë ndikon drejtpërdrejt edhe në Kosovë. Kritika, megjithatë, nuk duhet t’i drejtohet popullit të Shqipërisë si tërësi, por politikave, rrymave ideologjike dhe mekanizmave të ndikimit që e ushqejnë këtë largim nga vlerat demokratike perëndimore.

Një popull mund të jetë politikisht i lirë dhe, njëkohësisht, shpirtërisht i robëruar. Mund ta ketë shtetin, flamurin dhe institucionet e veta, por, nëse mendjen ia sundojnë ideologjitë dhe interesat që punojnë kundër shtetësisë së tij, liria mbetet e papërfunduar. Mund ta ketë shtetin, por të mos e ketë ende vetëdijen e nevojshme qytetare. Mund të ketë flamur, himn dhe institucione, por të mos ketë kulturë demokratike, përgjegjësi publike dhe drejtësi funksionale.

Historia ka dëshmuar se shoqëritë nuk dëmtohen vetëm nga pushtuesit e jashtëm. Ato dëmtohen edhe nga padija, mashtrimi kolektiv dhe gatishmëria për t’iu nënshtruar premtimeve të mëdha që nuk mbështeten në realitet.

Ideologjitë komuniste internacionaliste, rrymat radikale fetare dhe doktrinat politike të përmbledhura në formulën “një shtet, një flamur, një gjuhë, një komb” janë dukuri të ndryshme. Megjithatë, ato bëhen njësoj të rrezikshme kur mohojnë pluralizmin, lirinë individuale dhe shtetësinë e Kosovës.

Kur “një gjuhë” nënkupton përjashtimin ose ndalimin e dialekteve të tjera, uniteti nuk ndërtohet më mbi pasurinë gjuhësore, por mbi mohimin e saj. Njëtrajtshmëria e imponuar nuk është bashkim; është varfërim.

Edhe besimi fetar është e drejtë themelore individuale. Problemi fillon kur ai shndërrohet në instrument pushteti, mobilizimi politik dhe përjashtimi shoqëror. Besimi i lirë duhet të mbrohet; përdorimi i tij për të përcaktuar besnikërinë kombëtare ose për t’ua imponuar të tjerëve një identitet politik duhet të kundërshtohet.

Një shoqëri e paarsimuar mashtrohet më lehtë. Ajo priret t’u besojë fjalëve më shumë se veprave, premtimeve më shumë se rezultateve dhe miteve më shumë se fakteve. Rreziku më i madh shfaqet kur qytetarët e humbin aftësinë për ta dalluar dhe mbrojtur interesin e tyre të përbashkët dhe fillojnë t’u shërbejnë interesave që nuk u përkasin, ideve që nuk i zhvillojnë dhe modeleve që nuk i çojnë drejt përparimit.

Prandaj shtrohet pyetja themelore: si mund të ndërtohet një shtet modern mbi botëkuptime që u përkasin epokave të tejkaluara ose mbi teori dhe praktika që historia i ka dëshmuar si të dëmshme për zhvillimin ekonomik, shkencor dhe kulturor?

Asnjë shoqëri nuk ka arritur përparim të qëndrueshëm duke u mbështetur te dogma, fanatizmi ose kultivimi i armiqësive të përhershme. Përparimi është fryt i dijes, punës, organizimit, përgjegjësisë dhe mendimit kritik.

Për këtë arsye, beteja më e rëndësishme e kohës sonë nuk zhvillohet vetëm në kufijtë e shteteve, por në ndërgjegjen e qytetarëve. Ajo zhvillohet në shkolla, universitete, familje, media dhe institucione — kudo ku formohen bindjet dhe vlerat e brezave.

Shembulli i disa vendeve të Azisë Lindore tregon se modernizimi kërkon përvetësim kritik të dijes dhe teknologjisë, institucione funksionale dhe planifikim afatgjatë, jo imitim mekanik. Këto vende përvetësuan dhe përshtatën shumë prej arritjeve shkencore, teknologjike dhe institucionale të Perëndimit, pa hequr dorë nga veçoritë e tyre kulturore.

Besoj se shërimi ynë fillon aty ku nis respekti për dijen dhe përvojën. Fillon kur hapësira publike nuk mbizotërohet më nga zëra mediatikë që, me vetëdije ose pa të, përçojnë ligjerime anti Euro-Atlantike, pra, në dëm të Kosovës dhe orientimit të saj perëndimor. Kur mediat mbushen me trillim e propaganda të tilla, të rinjtë dhe fëmijët tanë e kanë gjithnjë e më të vështirë ta dallojnë informacionin nga propaganda dhe interesin e vendit të tyre nga interesat e huaja.

Shërimi fillon kur mësuesi vlerësohet më shumë se demagogu, studiuesi dëgjohet më shumë se propagandisti, libri ka më shumë peshë se shpifja dhe argumenti më shumë vlerë se britma. Vetëm atëherë mund të ndërtohen një shoqëri e shëndoshë dhe një shtet i qëndrueshëm.

Ne do të jemi më afër vetvetes kur ta njohim historinë tonë pa mite dhe pa urrejtje; kur ta duam gjuhën tonë jo si mjet përjashtimi ndaj të tjerëve, por si pasurinë më të thellë të trashëgimisë sonë shpirtërore.

Gjuha është atdheu më i sigurt i një kombi. Shtetet mund të bien, kufijtë mund të ndryshojnë dhe perandoritë mund të zhduken, por gjuha mbetet kujtesa më e qëndrueshme e një populli dhe një nga dëshmitë më të fuqishme të vazhdimësisë së tij historike.

Në këtë shkrim, Dardania nuk paraqitet si projekt territorial. Ajo përdoret si emër historik dhe si simbol i një ideali kulturor e qytetërues të Kosovës.

Kur flas për Dardaninë, nuk mendoj vetëm për një hapësirë gjeografike. Mendoj për një gjendje shpirtërore dhe një rend vlerash të mbështetur në dinjitetin njerëzor, punën, dijen, përgjegjësinë dhe respektin për tjetrin.

Asnjë identitet nuk mbijeton gjatë nëse ushqehet vetëm nga urrejtja. Identitetet e qëndrueshme ndërtohen mbi vlera që krijojnë, zhvillojnë dhe bashkojnë. Shoqëritë që ushqehen me urrejtje mund të krijojnë zhurmë, por nuk krijojnë qytetërim. Shoqëritë që mbështeten në dije, matje të sakta, planifikim racional dhe bashkëpunim njerëzor mund të jenë më pak të zhurmshme, por janë pikërisht ato që e ndërtojnë të ardhmen.

Këtu qëndron zgjedhja jonë historike: të mbetemi peng i plagëve, propagandës, fanatizmave provincialë dhe trashëgimive politike e kulturore që e kanë dëmtuar vetëdijen tonë kolektive, apo të bëhemi një shoqëri që e ndërton të ardhmen mbi arsimin, drejtësinë, shkencën dhe kulturën.

Dardania nuk duhet të mbetet vetëm kujtim i një emri të lashtë. Ajo duhet të bëhet ideal i një shoqërie që e mat madhështinë e vet jo me territorin, mitet ose zhurmën patriotike, por me dijen, drejtësinë, punën dhe dinjitetin që u garanton qytetarëve të saj.

Vetëm atëherë Dardania nuk do të jetë arratisje drejt së kaluarës, por emër i një të ardhmeje që meriton të ndërtohet.

Si e shpjegoni kundërthënien mes krenarisë për qëndresën ndaj pushtuesve dhe keqpërdorimit të pushtetit kundër njëri-tjetrit? Si shfaqet kjo, sipas jush, në Kosovën e pasluftës dhe çfarë pasojash ka për shtetin e së drejtës dhe lirinë e qytetarit?

Abedin Sutaj: U pa qartë se sa rëndë mund ta keqpërdorin pushtetin shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Fuqinë që ua beson shoqëria në emër të shtetit, shpesh e shndërrojnë në mjet dhune dhe padrejtësie. Kështu, përplasja zhvillohet brenda vetë shoqërisë sonë.

Ndërkohë, krenaria e tepruar dhe mburrjet për trimëri që shpesh nuk i kemi dëshmuar shprehen me aq zhurmë e pompozitet, sa edhe bëmat e vërteta humbin besueshmërinë.

Këtë e dëshmoi regjimi komunist në shqipëri, me dhunën dhe padrejtësitë ndaj popullit të vet, të cilat rivalizonin ose tejkalonin edhe ato të pushtuesve. Pjesë e këtij pushteti ishin vetë intelektualët më të zëshëm të asaj ane. Një përvojë të ngjashme ma rrëfente një ish-i burgosur politik në Maqedoni: sipas dëshmisë së tij, dhunën në burgun që ai e quante “burgu i Mavrovës“ e kishte përjetuar pikërisht nga disa shqiptarë.

Për mua, këtu qëndron një kundërthënie e dhimbshme: mburremi me qëndresën ndaj të huajve, ndërsa mezi presim ta përdorim dhunën dhe pushtetin për ta shtypur njëri-tjetrin, dhe jo vetëm për ta shtypur.

Kjo u pa edhe pas çlirimit — më drejt të thuhet, shlirimit — të Kosovës nga NATO në vitin 1999, kur pushtetin e mori një grup që përfitoi nga lufta pa pasur meritat që më pas ia atribuoi vetes.

Një shtet që e nënshtron ligjin; famës, pozites se punes, gjykatesit, prokuroit. ose profesorit, apo pasanikut, e luftetarit, pra, shteti që e nënshtron ligjin; autoritetit apo së kaluarës së individit, cenon vetë themelin e ekzistencës së tij. Asnjë meritë historike nuk mund të shndërrohet në privilegj mbi ligjin e shtetin dhe asnjë emër nuk mund të peshojë më shumë se rendi kushtetues.

Megjithatë, epërsia e shtetit nuk nënkupton pushtet të pakufizuar mbi qytetarin. Shteti e fiton legjitimitetin duke garantuar lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e secilit. Gjykatësi dhe komandanti, mjeku, kryeministri nuk guxojnë të kenë më shumë të drejta se qytetari i thjeshtë. Shteti duhet të garantojë pronën private të secilit (Neni 46 i Kushtetutës). Ai duhet të jetë mjaftueshëm i fortë për të penguar arbitraritetin e individit ose të grupeve e personave që bëjnë thirrje për dhunë dhe mjaftueshëm i kufizuar nga ligji për të mos u bërë vetë arbitrar (Nenet 16 dhe 55 i Kushtetutes). Aty ku individi qëndron mbi ligjin, shteti i së drejtës dobësohet; aty ku shteti shkel të drejtat e individit, ai cenon legjitimitetin e vet dhe besimin në drejtësi.

Aty ku individi sundon mbi ligjin, shteti hup kuptimin; aty ku shteti shkel të drejtat e individit, drejtësia dhe shteti , po ashtu e hup kuptimin, sado që mund ta vazhdoje ekzistencen e tij.

Çfarë mund të tregosh për veten tënde? Çfarë planesh ke për të ardhmen?

Abedin Sutaj: Ah, Bajram… Planet e mia për të ardhmen janë venitur, vullneti më është coptuar e rrënuar dhe jeta më është tkurrur. Dikur e shihja të ardhmen si hapësirë ku mund të bëja diçka të mirë. Sot mezi gjej forcë për të jetuar, kështu është më shumicën.

Padrejtësitë nga rrethi ynë dhe nga jeta të lodhin deri në atë pikë sa edhe fjala të bëhet e rëndë dhe e hup vleren e peshën e sajë. Jo sepse nuk ke më çfarë të thuash, por sepse nuk beson më se dikush do të të dëgjojë ose se mund të ndryshosh diçka. Tekefundja, jeto, në qoftë se të lënë të jetosh. Më dhemb të mendoj se, mes njerëzve të mi, më është dashur të ndihem kaq i vetëmuar dhe kaq i huaj. Më mirë të jesh, dhe të ndihesh i huaj vetëm të mos kesh telashe.

Ndoshta kjo është një nga herët e fundit që flas kështu me ty, e tash edhe publikisht. Ata që më kanë njohur do të më shohin gjithnjë e më rrallë, derisa mungesa ime të bëhet e zakonshme e të mos vërehet më. Ne gjithmonë jemi shoqëri që e paskim urrejtur njeri tjetrin. Unë do ta vazhdoj jetën time, por larg kësaj zhurme, larg turmave të keqpërdorura dhe, pse jo, larg vendit tim, me dhimbjen e gjërave që mbetën pa u thënë e pa u dëgjuar.

Gjithçka që ende nuk mund të tregoj për veten në këtë bisedë ( thënë më drejt  në këtë kuvenim) është në vjershën që e kam shkruar. Po jua lë këtu, që të flasë edhe atëherë kur ne të prehemi bashkë me dheun, barin, pemët dhe hapësirën e përjetshme e të pafundme, duke shprehur mjerimin e njerëzve tanë dhe dhimbjen që ata nuk mund ta kapërcejnë kurrë.

Ajo dhimbje është urrejtje dhe xhelozi, inat dhe padije. Ne sillemi si armiq me njëri-tjetrit.

Prandaj, ki kujdes sepse shumica do të jetë kundër teje. Kështu na flet sjellja jonë ndaj njëri-tjetrit. Kjo poezi është botuar në librin tim, “Gdhendjet e kohës”, në vitin 2019, në Lena Graphic, në Prishtinë, ia kushtova vetës time.

Plaku n’kodrin

 

Ti tash ke met ni plak i harrum

me trup t’vram me shpirt t’shkallmum

ne‘ ni bot t’hupun, qashtu i vetmum

Si deti i mllefosun, pëshperima ty t ‘flet;

’’Zani i harrimit n’bes po t’pret’’

po, ti ecé, e hapin sé nal dot

i shkrehun n’lot

 

Dikush t’tha; nalu pak n’kodrin

qyre dillin, kqyre shpin

atje gjinet rruga, ni lug i murosun

ni ven i anrrum qe nuk ka t’sosun

ti ecé, e hapin se nalé dot

i mytun n’lot

 

Zemra tu tha, mishi tu gri

me prush n’shpirt, me vaj n’gji

nisesh matan vetes, msheftsin per ta gjetun

me menjé e shpirt i tretun

nuk e di si ecé, e hapin se nalé dot,

i lam nlot?!

 

Ní cop dhê shtrihet prrmi rê

ku Zoti se mrrin dhe nuk e sheh

buka aty ngjyhet e tana n’gjak

t’gjitha fatet aty lidhen me lak

po ti ec, e hapin mos e nal

ne‘ni rrug t’gat

me t‘shkretin mall.

 

Si uná e dhezun rri i shkreti plak

me zemer t’ngrime, t’metun pa gjak

kujtimet rreshtin me terbim

seç t’iku jeta, sikur ni vetim

si ni flutur e bukur qe hupi n’fluturim

hapin nuk e nal, shpresen nuk e shkim

ti ec, e hapin mos guxo me nal

plot me dashni e mall.

Çfarë pret pas kësaj interviste?

Abedin Sutaj: Jam i vetëdijshëm se mund të kaloj përsëri nëpër të njëjtat vuajtje. Pres që ndonjë fjali apo varg të merret për rishqyrtim në llupen e ekspertave të mëdhenjë, e dhe të përballem përsëri me prokurorinë e gjykatat. Pas asaj që kam hequr, e di çfarë do të thotë të kalosh vite duke u mbrojtur dhe duke kërkuar drejtësin e hupun.

Por unë përsëri do ta mbroj të drejtën time. Ata do ta vazhdojnë punën, kurse unë do të merrem me ankesa, duke pritur që dikush mbi këtë dhe t’u përgjigjet. Mund të më presin edhe nja gjashtë vjet të tjera përballjesh me drejtësinë. Ndërkohë, mbeten kërcënimet që kam marrë dhe vitet që kam humbur (hup). Në disa shtete me institucione të dobëta, sistemi e barazon sigurinë me numrin e dënimeve, të aktakuzave dhe me shkallën e ashpërsisë së tyre. Por as drejtësia, as vetë shteti nuk forcohen vetëm duke dënuar; ato forcohen kur kontrollojnë vetveten, rishikojnë gabimet dhe parandalojnë kushtet që krijojnë çarje, probleme e mangësi në shoqëri. Në disa sisteme, korrupsioni dhe keqqeverisja shoqërohen me ligje gjithnjë e më të rrepta ndaj popullatës, sikur ashpërsia e ligjit të mjaftonte për ta bërë shtetin të duket i drejtë. Për shembull, propaganda e vazhdueshme pro nazizmit dhe racizmit në një shtet, do ta normalizon urrejtjen dhe rrite rrezikun të nxisë dhunë. Prandaj shteti, institucionet, partitë politike, udhëheqësit dhe figurat publike duhet të mbajnë përgjegjësi për fjalët dhe veprimet e tyre dhe ndikimet që vijnë nga interesat e shteteve që janë jasht interesave tona…

Kur ishim studentë, thoshim me shaka se kishim frikë të kalonim pranë Fakultetit Juridik, sepse mund të na jepnin ndonjë diplomë. Edhe pranë Akademisë kalonim me kujdes, mos na fusnin brenda e na bënin akademikë. Diku mund të na jepnin edhe ndonjë titull honoris causa. Ideologjitë shkojnë e vijnë; atdheu, në fund, të lidhet vetëm për xhepin tënd, gjithmonë “elitat” fitojnë dhe të pushtetshmit. Nuk ishte armiku përtej bjeshkëve, ai ishte aty ngat katundit tend. E ti mbetesh i zhgërryer si gomar n‘lloqin e zhgënjimit, duke kuptuar tepër vonë se sa shtrenjtë i ke paguar vitet e idealeve tua.

Në fund, çfarë do të shtosh?

Abedin Sutaj: Bëhuni punëtorë, mos u mashtroni. Respektoni ligjin, rregullin dhe shtetin kudo jetoni, por edhe  për shtetin të cilin paguam çmimin për breza të tërë.

Duajeni njëri-tjetrin, faljani gabimet njëri-tjetrit, qëndroni të lidhur dhe ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira, jini të butë dhe me edukatë e mirësjellje. Të rreptë ndaj vetës, punës e përkushtimit për gjëra të mëdha dhe fisnike. Jini kureshtar. Duajeni Kosovën.

Të gjithë bëjmë gabime, prandaj duhet ta falim njëri-tjetrin. Kosova duhet të qëndrojë mbi interesin e ngushtë të individit, insititucionit, rrymave të ndryshme shoqërore dhe lobistëve, sepse ajo është bashkësia e fateve tona, kujtesa e brezave që pushojne në varre (vorre) dhe përgjegjësia ndaj atyre që do të vijnë. Por lartësia e shtetit matet me dinjitetin që i garanton çdo individi: individi ka detyrimin t’i shërbejë së mirës së përbashkët, ndërsa shteti ka detyrimin t’ia mbrojë lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Një shtet i drejt është i fortë para cdo armiku sepse qytetari del vullnetshëm dhe nuk kursen asgjë për ta mbrojtë të drejtën e vetë. Dhe mos harroni!, rini; punoni dhe shërbejini vetes tuaj. Mos e hupni jetën tuaj, gjënë më të vlefshme që keni me idologjit e mëdha, prapa të cilave gjithmonë gjenden ata që nuk ju duan dhe patriotizma prapa të cilave gjenden gjithmonë ata që ju shfrytëzojnë. Sido që të ngjajë, ju jeni pa atëdhe kudo rrnoni e jetoni. Dhe ky është fundi,…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu