Presidenti i Greqisë Kostandin Tasulas nga Paramithia e kërcënon Shqipërinë me veto

Shkrime relevante

Maqedonia e Veriut thotë se e ka shkatërruar një grup të lidhur me IS-in, arrestohet Kastriot Iseni me disa të tjerë

Armë të sekuestruara në Shkup Shkup, 29 shtator 2026 Autoritetet e Maqedonisë së...

Paramendojeni këtë skenar…

Ilir Seci, New York ____ Sikur drejtuesi ma i fuqishëm ekzekutiv në Shtetet...

Kërkesa për zbardhjen e vrasjeve, te vota për deklaratën, a ndryshoi LDK qëndrim për Specialen?

Nga Naile Ejupi Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën...

KOS dhe UDB-ba – nga nëntoka !

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Shpërndaj

Arben Llalla, historian

Me rastin e 83 vjetorit të ekzekutimit të 49 qytetarëve grek në Paramithi nga nazistët gjermanë më 27 Shtator 1943 presidenti i Greqisë z.Tasulas akuzojë Shqipërinë dhe shqiptarët si bashkëpuntor të nazistëve gjermanë për të realizuar projektin e Hitlirit të Shqipërinë e Madhe. Ai gjatë fjalimit të tij tha: “Vendi fqinj, Shqipëria, me të cilën padyshim dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore, pretendon hyrjen e saj në familjen evropiane. Megjithatë, familja evropiane u krijua mbi hirin e Luftës së Dytë Botërore. U krijua mbi fatkeqësinë e papërshkrueshme që nazizmi dhe fashizmi u shkaktuan miliona njerëzve të pafajshëm. Ata nuk ranë, si në zona të tjera të Epirit dhe Greqisë, në altarin e lirisë nga trupat pushtuese naziste, por ranë edhe në altarin e mbrojtjes së grekësisë së Thesprotisë, rajonit më të gjerë të Paramithisë, nga kthetrat e çamëve myslimanë, të cilët, në bashkëpunim të mirë me trupat pushtuese italiane dhe gjermane, aspiruan, më kot, të realizonin territorialisht, në kurriz të Thesprotisë, idenë e Shqipërisë së Madhe, të cilën Hitleri ia kishte premtuar Shqipërisë”.

Qëndrimet e Presidentit të Greqisë, Konstandinos Tasulas, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve kërkojnë një analizë serioze, veçanërisht kur ato lidhen me çështje historike dhe me pretendime që kanë ndikuar për dekada në marrëdhëniet greko-shqiptare.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti grek bëri deklarata dhe akuza politike ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një retorikë e tillë ngre pikëpyetje mbi rolin që duhet të luajë një president në marrëdhëniet me një vend fqinj. Presidenti i një shteti duhet të jetë faktor dialogu, stabiliteti dhe bashkëpunimi, sidomos kur bëhet fjalë për marrëdhënie mes dy vendeve që kanë një histori të ndërlikuar dhe çështje të pazgjidhura.

Në këtë kontekst, është e nevojshme të kujtohet edhe karriera politike e Konstandinos Tasulas. Për më shumë se dy dekada ai ka qenë pjesë e rëndësishme e politikës greke, si deputet dhe ministër i Demokracisë së Re, duke u përfshirë edhe në debatet politike që lidhen me çështjen e të ashtuquajturit „Vorio Epir“. Prandaj, deklaratat e tij ndaj Shqipërisë nuk mund të shkëputen plotësisht nga konteksti historik dhe politik në të cilin janë formuar këto qëndrime.

Paramithia dhe përgjegjësia historike

Ne, si studiues dhe historianë, e konsiderojmë të domosdoshme që ngjarjet e Paramithisë të shqyrtohen në mënyrë të paanshme, përmes dokumenteve arkivore, dëshmive të kohës dhe burimeve historike të verifikueshme.

Në lidhje me vrasjen e 49 personave grekë në Paramithi në vitin 1943, ekzistojnë burime të ndryshme dokumentare dhe dëshmi që meritojnë të analizohen në mënyrë kritike. Këtu përfshihen dokumente amerikane, materiale të shërbimeve të inteligjencës dhe dëshmi të periudhës. Krahasimi i këtyre burimeve është i domosdoshëm për të ndërtuar një pasqyrë sa më të saktë të asaj që ka ndodhur.

Nga dokumentet dhe dëshmitë e cituara në këtë debat nuk mund të nxirret automatikisht përfundimi se popullsia çame, si komunitet, ka qenë përgjegjëse për ekzekutimin e 49 personave. Përgjegjësia për një krim historik duhet të përcaktohet mbi bazën e autorëve konkretë, dokumenteve dhe provave, dhe jo t’i atribuohet kolektivisht një popullsie mbi bazën e përkatësisë së saj etnike apo fetare.

Kjo është një çështje themelore e metodës historike: një veprim i kryer nga individë ose grupe të caktuara nuk mund të shndërrohet në përgjegjësi kolektive të një komuniteti të tërë.

Për këtë arsye, është e papranueshme që tragjeditë e së kaluarës të përdoren për të ushqyer armiqësi të reja ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve. Historia duhet të shërbejë për të kuptuar të kaluarën, jo për të prodhuar konflikte të reja në të tashmen.

Për një histori të bazuar në dokumente

Marrëdhëniet greko-shqiptare kanë nevojë për një qasje të re ndaj historisë. Çështjet e „Vorio Epirit“, Çamërisë, Paramithisë dhe ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore nuk mund të trajtohen vetëm përmes narrativave kombëtare, por duhet të studiohen përmes dokumenteve dhe metodave të historiografisë moderne.

Nëse synohet një marrëdhënie e qëndrueshme mes Greqisë dhe Shqipërisë, atëherë të dyja palët duhet të kenë guximin të përballen me të kaluarën në mënyrë të ndershme dhe kritike. Nuk mund të ndërtohet fqinjësia e mirë duke përzgjedhur vetëm ato pjesë të historisë që i shërbejnë një narrative politike.

E vërteta historike nuk mund të përcaktohet nga deklaratat e politikanëve. Ajo duhet të kërkohet në arkiva, dokumente, dëshmi dhe në një debat të lirë akademik.

Pikërisht këtu qëndron edhe përgjegjësia e historianëve: të ndajnë faktin nga propaganda, përgjegjësinë individuale nga faji kolektiv dhe historinë nga përdorimi politik i saj.

Vetëm një qasje e tillë mund t’u shërbejë së vërtetës historike dhe njëkohësisht të krijojë bazat për marrëdhënie më të shëndosha, më të barabarta dhe më të qëndrueshme ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve.

Pushkatimi i 49 qytetarëve në shtator 1943 në Paramithi

Ne si studieas dhe historian po i rikujtojmë presidentit grek dhe grekëve të vërtetën rreth pushkatimit të 49 grekëve në Paramithi më 1943. Të vërtetën në bazë të fakteve të pa mohueshme të pranuar edhe nga historianët grekë. E vërteta në bazë të dokumenteve të CIA, shërbimit të Greqisë dhe dëshmive të kohës nxjerrë përfundimin se çamët nuk kanë gisht në ekzektutimin e 49 grekëve me ideologji të majtë komuniste.

Pasi kapitulloj Italia Fashiste në shtator 1943, zonat që i kontrollonte ajo i kaluan gjermanëve të cilët mbështeteshin nga Batalionet e Sigurimit dhe trupat SS greke. Më 24 shtator në Shkallë të Paramithisë vriten gjashtë ushtar gjerman nga forcat e rezistencës. Urdhri i komandantit gjerman ishte se për një ushtar gjerman të plagosur apo të vrarë do të pushkatohen dhjetë grek. Për 4-5 ditë gjermanët arrestuan 52 grek për t‟i pushkatuar si hakmarrje për vrasjen e ushtarëve të tyre, më 29, shtator ata pushkatuan 49 qytetar të Paramithisë. Sipas të dhënave gjermanët kohë më parë kishin informacione për qytetarët e Paramithisë se kush kishte lidhje me partizanët e EAM ELAS dhe i përkiste ideologjisë komuniste. Panajoti Camatos, profesor në universitetin e Janinës, me rastin e pushkatimit të 49 qytetarëve të Paramithisë, në shtator 2015 solli një dokument ku tregohej se komanda gjermane e Paramithisë kishte të dhëna që në gusht 1943 se kush ndihmonte EAM-ELAS-in dhe i përkiste ideologjisë komuniste. Nëse do shohim mbiemrat e 49 të pushkatuarve, 32 prej tyre mbajnë mbiemra që rrjedhin nga gjuha shqipe dhe 17 mbiemra ortodoksë. Nga një dokument i CIA-së i botuar në vitin 2000, i ofruar nga shërbimi informativ grek të pranuara gjatë vitit 1944, ku tregohen shifrat zyrtare të krimeve të luftës të kryera nga nazistët gjerman si ekzekutime, vrasje dhe zjarrëvënie. Në paragrafin për krimet naziste në Epir jepen të dhëna: INFORMACIONI BULETINI “C” Nr. 43, Shkurt 1944 Fq.11. EPIR-Nga të dhënat që disponojmë numri i të pushkatuarve në Paramithi është 60 dhe jo 49 njerëz.

Dokumenti i ofruar nga CIA që është dhënë nga Shërbimi Informativ Grek-HELLENIC INFORMATIOS SERVICE – IIa, me seli në Kajro të Egjiptit, pretendon se janë pushkatuar 60 qytetar në 30 shtator 1943 në Paramithi dhe jep vetëm 44 emra nga të pushkatuarit, një emër përsëritet dy herë. Ndërsa pllaka përkujtimore në Paramithi ku për çdo vit organizohet aktiviteti në kujtim të tyre ka vetëm 49 emra. Në dokumentin në fjalë thuhet se janë ekzekutuar nga toga gjermane. Në të gjithë librat grek që shkruajnë për këtë ngjarje thuhet se shqiptarët e Çamërisë nuk morën pjesë në pushkatim, por ata ishin bashkëpunëtor. Një akuzë që asnjëherë nuk u vërtetua me fakte se a ishin bashkëpunëtorë çamët. Shumica e të pushkatuarve ishin shqipfolës, shqiptar ortodoksë dhe përkrahës të ushtrisë partizane EAM-ELAS.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu