Drejtësia vendoset në gjykata, jo në rrugë !

Shkrime relevante

KOS dhe UDB-ba – nga nëntoka !

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Lajm asht që partitë shqiptare në Serbi janë ba bashkë, jo filmimet e personave vip dhe zhurma boshe rreth tyre

  Marjana Koçeku, Skodër ____ Filmimet që kanë dalë këto dy ditë nuk përbajnë...

Drejtësia vendoset në gjykata, jo në rrugë !

Saim Tahiraj, Zvicër ____ Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, e themeluar nga...

Debat mbi demonstratat 1981 dhe kërkesën për Republikë

Osman Osmani Për çfarë luftuan shqiptarët në vitin 1981: për një emërtim...

Shpërndaj

Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë. Ajo ka mandat të përcaktuar me ligj dhe drejtësia e saj duhet të zhvillohet e pavarur nga politika, nga presionet partiake dhe nga populizmi i rrugës.
Mjaft me manipulimin e masës!
Protestat në rrugë, presionet politike nga partitë dhe ndërhyrjet e segmenteve të caktuara institucionale nuk janë rruga për të vendosur drejtësi. Drejtësia nuk vendoset me brohoritje, me turma, me presione politike apo me manipulimin e opinionit publik. Drejtësia vendoset në gjykatë, mbi bazën e provave, ligjit dhe procedurave gjyqësore.
Mos e përdorni masën e painformuar si instrument presioni ndaj Gjykatës Speciale për interesa personale, grupore apo politike!
Lëreni Gjykatën Speciale ta bëjë punën e saj! Ata që janë të akuzuar dhe të tjerët që janë të dyshuar për përgjegjësi individuale për krime, duhet të ballafaqohen me drejtësinë dhe betejën e tyre ta zhvillojnë aty ku vendoset drejtësia: në sallën e gjyqit.
UÇK-ja është një emër i nderuar për shqiptarët e Kosovës dhe sakrifica e saj nuk duhet të përdoret si mburojë politike për t’i ikur përgjegjësisë individuale. Të mbrosh UÇK-në nuk do të thotë të pengosh drejtësinë. Të respektosh luftën e UÇK-së nuk do të thotë të kërkosh imunitet për individë.
Krimi, nëse është kryer, ka përgjegjës individualë. Përgjegjësia individuale nuk mund të fshihet pas emrit të UÇK-së.
Mos e manipuloni popullin me emocione, me simbole të luftës dhe me emrin e shenjtë të UÇK-së për interesa politike apo personale. Mos e ktheni sakrificën e mijëra luftëtarëve dhe dëshmorëve në mburojë për askënd.
Ata që besojnë në pafajësinë e tyre, le ta dëshmojnë atë në procesin gjyqësor. Aty duhet të zhvillohet beteja për drejtësi, jo në rrugë.
Në rrugë nuk vendoset drejtësia.
Në rrugë nuk rrëzohen aktgjykimet.
Në rrugë nuk shpallen të pafajshmit.
Drejtësia vendoset në gjykatë!
Prandaj, lëreni Gjykatën Speciale të punojë pa presione populiste dhe politike. Respektoni institucionet e drejtësisë dhe lejoni që proceset gjyqësore të përfundojnë në përputhje me ligjin.
BETEJAT PËR DREJTËSI ZHVILLOHEN NË HAGË, JO NË RRUGË!
FINALJA E DREJTËSISË VENDOSEТ NË GJYKATË, E JO NË TURMAT E RRUGËS!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu