Drejtësia vendoset në gjykata, jo në rrugë !

Shkrime relevante

Beqir Musliu, njëri prej emrave më të rëndësishëm në letërsinë moderne shqipe

Kaltrina Berisha , Prishtinë Shefqet Dibrani, “Artistikja në veprën Orfeiana të...

FFK nuk e pëson keq nga UEFA, e pëson nga vetvetja

Gani I. Mehmeti Në çdo shoqëri, shoqatë, organizim, shtet ka rregulla, ka...

Gjermania në rrugën e deinstrumentalizimit, sipas Ilir Secit

Ilir Seci, New York _____ ~ Cytje mendimesh nga takimi i djeshëm trilateral...

Lobimi në SHBA, Kosova rikthehet pas dy vjetësh: A do të japë “Ballard Partners” rezultatet e pritura?

Nga Hava Orana Xhukolli Mehmeti për rikthimin e lobimit në SHBA: Kosova...

Kemi jetuar si zogjtë nën rrasa guri, poezi nga Arif Ejupi

Kemi jetuar si zogjtë nën rrasa guri (Me këtë poezi reagoj ndaj...

Shpërndaj

Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës në bashkëpunim me miqtë tanë ndërkombëtarë. Ajo ka mandat të përcaktuar me ligj dhe drejtësia e saj duhet të zhvillohet e pavarur nga politika, nga presionet partiake dhe nga populizmi i rrugës.
Mjaft me manipulimin e masës!
Protestat në rrugë, presionet politike nga partitë dhe ndërhyrjet e segmenteve të caktuara institucionale nuk janë rruga për të vendosur drejtësi. Drejtësia nuk vendoset me brohoritje, me turma, me presione politike apo me manipulimin e opinionit publik. Drejtësia vendoset në gjykatë, mbi bazën e provave, ligjit dhe procedurave gjyqësore.
Mos e përdorni masën e painformuar si instrument presioni ndaj Gjykatës Speciale për interesa personale, grupore apo politike!
Lëreni Gjykatën Speciale ta bëjë punën e saj! Ata që janë të akuzuar dhe të tjerët që janë të dyshuar për përgjegjësi individuale për krime, duhet të ballafaqohen me drejtësinë dhe betejën e tyre ta zhvillojnë aty ku vendoset drejtësia: në sallën e gjyqit.
UÇK-ja është një emër i nderuar për shqiptarët e Kosovës dhe sakrifica e saj nuk duhet të përdoret si mburojë politike për t’i ikur përgjegjësisë individuale. Të mbrosh UÇK-në nuk do të thotë të pengosh drejtësinë. Të respektosh luftën e UÇK-së nuk do të thotë të kërkosh imunitet për individë.
Krimi, nëse është kryer, ka përgjegjës individualë. Përgjegjësia individuale nuk mund të fshihet pas emrit të UÇK-së.
Mos e manipuloni popullin me emocione, me simbole të luftës dhe me emrin e shenjtë të UÇK-së për interesa politike apo personale. Mos e ktheni sakrificën e mijëra luftëtarëve dhe dëshmorëve në mburojë për askënd.
Ata që besojnë në pafajësinë e tyre, le ta dëshmojnë atë në procesin gjyqësor. Aty duhet të zhvillohet beteja për drejtësi, jo në rrugë.
Në rrugë nuk vendoset drejtësia.
Në rrugë nuk rrëzohen aktgjykimet.
Në rrugë nuk shpallen të pafajshmit.
Drejtësia vendoset në gjykatë!
Prandaj, lëreni Gjykatën Speciale të punojë pa presione populiste dhe politike. Respektoni institucionet e drejtësisë dhe lejoni që proceset gjyqësore të përfundojnë në përputhje me ligjin.
BETEJAT PËR DREJTËSI ZHVILLOHEN NË HAGË, JO NË RRUGË!
FINALJA E DREJTËSISË VENDOSEТ NË GJYKATË, E JO NË TURMAT E RRUGËS!

K O M E N T E

5 KOMENTE

  1. I nderuari zt.Tahiraj!
    Populli është duke reaguar ndaj vendimit të GjNDS-së në Hagë për denimin e çlirimtarëve më 81 vjet burg!
    Ky ndëshkim është një non sens kur çlirimtarët dënohën ndërsa gjelati jo!
    100-200 mijë protestues në Prishtinë po i mbronë vlerat sublime të luftës çlirimtare të Dardanisë më këtë gjykim të pa drejtë!
    Krimet gjenocidale të sërbëve ndaj Popullit të Dardanisë po anashkalohën nga kjo gjykatë ndërkombëtare ! Pse një gjë e tillë po ndodhë këtë e dijnë vetëm ndërkombëtarët! Pse u sulmua Serbia nga NATO-ja dihet!
    Dënimi pa fakte ju hynë në punë vetëm Serbisë por shpresojë që Apeli do të gjykojë më të drejtë dhe çlirimtarët do ti lirojë nga burgu!
    Më respekt!
    Flori Bruqi

    Prishtinë, 2tetor 2026

  2. Të ndëruar , ju kujtohet kur në 1992, Bushi i vjetër i patë tehjekur vrejtjen Serbisë se vija e kuqe është Kosova? Mendoi se politikë nuk duhet berë me paragjykime. Kosova banohej nga shumicë shqiptare, por udhehiqej nga Serbija. Me siguri ke percjellur fjalimin e Presidentit serb në Kombe të Bashkuara se fundmi. Ai akuzoi SHBA dhe NATO për marjen te teritorit Serbisë! Mendoi se nuk kemi kohë te meremi me vetëvehten. Kuvendi i Kosovës është vonuar shum që te sjellë nje deklaratë te tillë, sa i përket gjykatës Speciale. Shqiptarët duhet të bashkohen dhe jo të akuzojn njeri tjetrin. Deshmitarë e kam historinë se asnje shtet nuk u krijua në menyrë krejtë demokratike, ashtu siq pretendon ti! Kamë frigë se disa nga neve duke provuar te behemi ma Papë se Papa, po i tejkalojmë vijat e kuqe!

  3. Lufta e UCK ishte e shenjtë, por te shenjtë nuk jane edhe keqberesit.
    E pergezoj z. Tahiraj per kete shkrim objektiv dhe te guximshem.

  4. 1. Shkrimi me “Shkronja sa dera” ka plot gabime.
    Gjykata nuk ka dënuar të akuzuarit për sjelljet, por për krimet e bëra të tyre…!
    2. Dy komentet e z. Flori Bruqi, nuk janë në përkim me shkrimin e z. Tahiraj.
    3. z. Albert Gashi , komentin e jep vetëm me dy fjali: në kundërthënie njëra me tjetrën?!
    *
    Mendoj se Gjykata Speciale ka gjykuar dhe ka dënuar për krime ndaj shqiptarëve të të akuzuarve.
    Qëndron një thënie e latinëve të vjetër: “DAH MINI FACKTUM, DABO TIBI IUS” /shqip: Mi jep faktet (provat), ta ndajë drejtësinë/.
    Qëndron po ashtu një thënie popullore të né shqitparët: “N´koft se asht hanger pitja, tepsija asht métë!”
    Mendoj, po ashtu se z. Tahiraj, ka shkruar mendimin e vet me domethënie: Unë shkruaj shka të dua, të tjrët të shkruajnë shka të dojnë!

    IMH

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu