DY MILIONË FRANGA NË EMËR TË SHQIPTARËVE – POR KUSH QËNDRON REALISHT PAS KËTYRE PARAVE?
Për mua, çështja nuk është thjesht ndërtimi i një xhamie në Zvicër. Çështja është transparenca dhe e vërteta rreth dy milionë frangave që po paraqiten sikur janë mbledhur nga shqiptarët.
Kush i mblodhi këto para? Kush i financoi realisht? A ekzistojnë dëshmi bankare dhe lista transparente të donatorëve?
Nuk mund të përjashtohet mundësia që emri i shqiptarëve të jetë përdorur për të krijuar përshtypjen se kjo shumë është kontribut i drejtpërdrejtë i mërgatës shqiptare, ndërkohë që burimet reale të financimit mund të jenë të tjera.
Nëse paratë vijnë nga organizata, fondacione apo financues të jashtëm, kjo duhet të bëhet publike. Shqiptarët nuk duhet të përdoren si mbulesë për interesa që nuk i njohin dhe nuk i kanë autorizuar.
Prandaj, kërkesa ime është e qartë: transparencë e plotë financiare, identifikim i burimeve të financimit dhe verifikim nga institucionet kompetente zvicerane.
Nuk është çështje kundër besimit të askujt. Është çështje e mbrojtjes së identitetit kombëtar, integritetit të mërgatës dhe respektimit të ligjeve të shtetit ku jetojmë.
Emri i shqiptarëve nuk duhet të përdoret për të legjitimuar financime të paqarta!

Logoja e “Vëllazërisë Myslimane”, organizatë panreligjioze e ndaluar me ligj në shumë vende të botës.
PS!
Nëse i lejojnë ndërtimin e xhamivë në vendin e vet, atëhere symbyllazi dhe naivisht po i bëjnë lëshime “Vëllazërisë Myslimane”, të themeluar nga mësuesi reformator Hassan al- Banna në Egjipt më 1928.
Të asaj “vëllazërie” që tashmë si organizatë terroriste, është e ndaluar me ligj edhe në Egjipt, vendin e orgjinës!
“Vëllazëri” që është frymëzuesja kryesore e organizatës terroriste islamike “Al Kaeda” dhe të një varg organizatash të tjera terroriste!
Fjalorin religjioz të së cilës, qoftë edhe pa e ditë, ia kanë imponue një populli të tanë!
Nëse nuk duan me kuptue: Ia pafshin sherrin!
Ne ia kemi pa e po ia shohim sherrin për çdo çast, qyshkur “udhëheqësi arnaut” po e vazhdon rrënimin me Islam të Arbërisë sonë, mu ashtu siç ka parashikue (dhe lënë pa realizue për shkak të vdekjes) akademiku nacionalist serb, historiali Vaso Çubriloviq!



