
Gani I. Mehmeti
POLITIKA E SHKAUT ËSHTË E THELLË…
Me rastin e fletarrestimit të Radoiçiqit
Gjykata e Lartë në Beograd ka caktuar masë të paraburgimit dhe ka lëshuar fletarrestim për Millan Radoiçiqin, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga kjo gjykatë.
Radoiçiq, i cili kërkohet nga policia ndërkombëtare, INTERPOL, për organizimin e sulmit të armatosur në Banjskë të Kosovës, është nën hetime nga Prokuroria e Lartë Publike në Serbi.
Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) ka lëshuar fletarrestimin për sulmin në Banjskë, për shkak se Kosova nuk është anëtare e INTERPOL-it. – Shkruan në BOTA SOT.
Çka do të thotë fletarrestimi për Radoiçiqin në Serbi? Përse një fletarrestim për të nuk lëshohej më përpara, deri sa Vuçiqi ishte kryetar i Serbisë?
Vërtet, serbët kanë politikë të thellë, në veçanti, kur bëhet fjalë për shtetin. Ata nuk e japin shtetin e tyre për asnjë individ. Por, të kuptohemi se, as nuk ka një individ që pranon ta dëmtojë shtetin e vet, për shkakun e tij.
A është i njëjti Radoiçiq sot me atë të mëparshmin? Si emër e si individ – po, por ka ndërruar politika brenda Serbisë, nuk do të thotë se ai do të dënohet ku ta dimë me sa vite. Ai, edhe po të arrestohej në Serbi, atje do të dënhej me një dënim të lehtë, sa për të thënë, apo edhe ndoshta nuk do të dënohej fare. Mirëpo fletarresti flet shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Serbia, si gjithherë, dëshiron të jetë mirë edhe me Rusinë edhe me Bashkimin Europian, për çka edhe e lëshon fletarrestin. Tani, kur lëshohet fletarresti për Radoiçiqin, a do duhej të arrestohej edhe Vuçiqi, i cili ka gisht në sulmin e Banjskës në Zveçan, po përmes Radoiçiqit, i cili e kishte udhëzuar e këshilluar për të sulmuar? Pikërisht për këtë, Vuçiqi nuk e kishte dorëzuar në prokurori e as gjykatë, dhe as ishte lëshuar një fletarrest për të gjatë gjithë kohës, për më shumë se tri vite. Ai nuk u arrestua as sipas fletarrestit ë Interpollit nga UNMIK-u deri tani.
Fletarrestimi i tij është politik, se gjoja në Serbi gjkykatat janë të pavarura dhe nuk del askush mbi ligjin, pra as Radoiçiqi si tgerrrist e kriminel, i cili ka edhe aktakuza të tjera penale.
Krtejt kjo është që Serbia të përfitojë nga Bashkimi Europian, jo se Serbia është bërë tjetër, jo se ajo do të jetë demokratike pas zgjedhjeve të 25 tetorit 2026
Fletarresti u lëhua ende pa u formuar qeveria e re e Serbisë, pas zgjedhjeve, gjoja se kjo është meritë e gjykatave të lira. Sikur nuk ishin të njëjtat gjykata edhe deri sa ishte Vuçiqi kryetar i Serbisë!
Prandaj, nuk duhet shpresuar fare se do të ndodhë diçka demokratike atje, e as se do të dënohet terroristi Radoiçiq me të tjerët pjesëmarrës në sulmin e Banjskës, përfshirë edhe Vuçiqin.
Pikërisht për këtë, pleqtë tanë na thoshin se, shkau ka politikë të fellë, dhe e tillë po del.
Ata janë largpamës, shohin edhe përpara edhe përanësh, ndërsa ne shohim shkurtë e përanësh nuk shohim fare. Pra, politikisht, jemi tepër shkurtpamës, apo nuk shohim hiç. Verbohemi nga lavdia, që nuk duam e nuk lejojmë të na e “ulë” askush atë, edhe kur nuk e kemi.
Nuk është lavd kur ne kryejmë detyrat tona ndaj shtetit. Ai është detyrim. Lavd mund të jetë kur ne kryejmë diçka më shumë se e kemi për detyrë ndaj shtetit. Ata japin edhe fëmijë, japin edhe familje për shtet, ne jo. Tek ne vetëm një Adem Jashar ka sakrifikuar dhe ka dhënë familjen për Liri, për shtet. Të tjerët, në veçanti pas luftës, vetëm sa e kemi zhvatur shtetin tonë krejt me çka kemi mundur, me gjithçka që na ka ardhur ndoresh.
Do ta shihni e dëgjoni, kur Serbia do të lavdërohet për këtë fletarrest nga BE-ja, si një hap i rëndësishëm i saj.
Kjo është politika e thellë serbe!


