A është përgatitë me prova të reja Ankesa për Gjykatën e Apelit?

Shkrime relevante

Kosova në dy pamje, kur themelet e shtetit zbehen në Prishtinë, naconalizmi serb ngrit kokën në Bruksel

Nga Frank Shkreli _____ Ka raste kur zhvillimet politike, edhe nëse ndodhin në...

Aromë trëndafilash, poezi nga Arif Ejupi

Nga: Arif Ejupi Aromë trëndafilash (Kushtuar fëmijëve shqiptarë në mërgim.) Aromë trëndafilash, e ëmbël si...

A është përgatitë me prova të reja Ankesa për Gjykatën e Apelit?

               Ismet M. Hasani, Suedi ____ Kush vendosi...

Ese rreth romanit të Nafi Çegranit “Vite si lumi”

Nga Bajram Kabashi   Ese kritik (Rreth romanin  me titull „VITE SI...

Shpërndaj

              
Ismet M. Hasani, Suedi
____
Kush vendosi dhe Hashim Thaçin e burgosi?!                 
A është përgatitë me prova të reja Ankesa për Gjykatën e Apelit?
____
Pas Aktgjykimit të Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë, të datës 16 shtator 2026, sipas të cilit iu shqiptuan dënime me burg katër ish udhëheqësve të UÇK-së: Hashin Thaçit e Jakup Krasniqit nga 25 vjet burg, Kadri Veselit 18 vjet burg dhe Rexhep Selimit 13 vjet burg, me të drejtë Ankese në Gjykatën e Apelit.
Mendoj se dënimi i Hashim Thaçit dhe tre të tjerëve ishte politik.
Athua pas këtij Aktykimi, Kosova do të jetë ndryshe?
Në kohën kur u shpall Pavarësia e Kosovës, Rusia ishte më e dobët, poashtu edhe Kina, përndryshe nuk do të ndodhte Pavarësia e Kosovës. Sot, si Rusia si Kina janë më të forta si kurrë më parë. Qëllimi i tyre parësor është që t’ia ndalin rolin që e mbajnë SHBA-ës, si në hyrje si në dalje në vendet tjera të botës.
Tani pozita e Putinit, bën që të ka ndikim në të gjitha vendet dhe ka ndryshuar tërë  politikën ndërkombëtare.
Putini po përpiqet të kthej Rusinë në pozicionin perandorak, siç e ka pas’ dikur. Kjo ishte arsyeja e Luftës me Ukrainën dhe pushtimit të gjysmës se Moldavisë – kërcënim hereë pas here i Rusisë.
*
Projekti për shpërbërjen e ish Jugosllavisë ishte projekt amerikan i pastër. SHBA-ës kishin si synim shpërbërjen e Jugosllavisë dhe shpërberjen e Rusisë, Kosova ishte e fundit.
Ta kthehemi të Haga. Edhe Ramush Haradinaj ka qenë në burg në Hagë dhe doli i pafajshëm. Edhe Ramushi edhe Hashimi kanë qenë komandant të Lufttës së UÇK-ës. Ramushi sot do të dënohej, siç u dënua Hashimi. Aktakuzën e ngirit Xhek Smit (Jack Smith), i cili, mendohet se është armik i Donald Trampit, i cili ishte armik i Bushëve, etj. ish Presidentëve të SHBA-ës.
Amerikanët u ngtërruan për Kosovën! Bjen pyetja kur u ngatërruan?
Kur Hashim Thaçi ishte President i Kosovës, u ftua nga Trampi për të bërë një Marrëveshje paqe dhe shkëmbin territorësh me Vuçiqin e Serbisë. Vuçiq mbrrijti i pari, e Trampi nuk ja dha dorën.
Kur Hashimi u nis me aeroplan për te Trampi, në Austri  ”e priti” fletëarresti, e ngritur nga Xhek Smit.
Vlen të theksohet se Kosovën e çliruan liberalët amerikanë, me përkrahjen e ish Presidentit Bill Clinton dhe Bler (Blair) të cilët u angazhuan për çlirimin e Kosovës. Italianët ishin skeptikë.
Serbia u bombardua nga NATO përshkak të Kosovës.
Serbia kishte ”paguar çmim të madh” Europës me dënimin e Millosheviqit, i cili vdiq në Hagë, Mlladiqit, Karaxhqit e të tjerë kriminelë. Dhe karriera e Hashim Thaçit e mori ”teposhtëzen”. E kjo lojë  vazhdon edhe sot.
Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë sulmohet nga Tramp-i, Putini dhe Natanjahu. Sepse NUK e njohin këtë Gjykatë, e cila e dënoi Hashim Thaçin kur Kosova ishte në krizë.
Këtë Gjykatë e ”mbajnë në këmbë Franca, Gjermania etj. shtete evropiane dhe ”e majta emrikane”. Pra, pjesa dërmuese e Evropës.
Hashim Thaqi është ”kurban” (sakrifikicë), i themeleve të Gjykatës së Kosovës me seli në Hagë. Këte e bëri Amerika!
*
Athua Hashim Thaçi e të tjerët kanë vra civil shqiptarë?!
Ndoshta  UÇK-ja kanë vrarë spiunë – shqiptarë. Të cilët kanë ”punuar” për Serbinë? Ndersa Hashim Thaçi me dorën e vet, nuk besoj se ka vrarë civil shqiptarë. Hashim Thaçi është ”viktimë” e Luftës.
Dënimi i Hashim Thaçit është një dëshprim kombëtar. Hashim Thaçi gjatë shqitimit të dënimit ishte i përmbajtur, por e priste dënimin.
*
Po Shqipëria e Izraeli?
Mendoj se Shqipëria në këtë proces ka qenë neutrale!
Izraelil ka pasë ”hallet” e veta me shtete të Lindjës se Mesme, ku janë me nga 200-300 e gjer 400 milionë banorë, e Kosova ka vetëm 2 milion, pra është e vogël.
Sali Berisha nuk i ka pasë marrëdhënie të mira me Hashim Thaçin, po nuk ka pas ndikim në Gjykatën e Hagës. Kjo është e kuptueshme.
*
Albin Kurti, edhe pse i ”ka pas prishë” marrëdhëniet me Amerikën, nuk ka pas ndikim te Gjykata e Hagës, anipse nuk ka vizituar Thaçin në burg atje.
”Në këtë krizë në të cilën gjëndet Kosova, në Shqipëri mendojnë se vetmja rrugëdalje është BASHKIMI ME SHQIPËRINË- por politikanët, asnjë parti në Kosovë këtë nuk e thekson. Kosova u çlirua nga forcat e NATO-s dhe bombardoi Serbinë- Beogradin…Serbia ia kishte ”paguar çmimin Perëndimit” me dënimin e Sllobodan Millosheviqit (që vdiq në burgun e Hagës, të Mlladiqit, të Kraxhiqit… !
*
Sa i përeket UÇK-ës,  mendohet se ajo nuk ka qenë e organizuar, ka qenë në baza fshatare – është formuar në fillim një grup, me qëllim: ta mbrojmë territorin, t’i bajmë ballë Serbisë; ka pas njerëz që nuk infiltroheshin, futeshin në atë organizatë vullnetarisht, aty mund të ndodhëte ”gjithëçka”, sepse në atë organizatë ka qenë e mundur të ”hyjnë” edhe 3-4 spiunë, që e dëmtojnë atë Lëvizje! Këta spiunë mund të jenë vrarë? Nuk besoj se Hashim Thaçi me dorën e vet ka vrarë shqiptarë. Po nuk dihet? Në studiot e Kosovës kanë dalë njerëz që kanë thënë: ”…kam ardhë nga Gjermania me qëllim për të vrarë serb, ose për t’u vrarë vet nga ata!”
Partitë opozitare kanë menduar se njeriu që do ta largoj Albin Kurtin është në burg (kupto: Hashim Thaçi).
Kosova nuk mund të rrezikohej nga Serbia, por rrezikohet nga vet shqiptarët e Kosovës. UÇK-ja nuk është njollosur, bëri punën e vet. Bota e qytetëruar e pa që Serbija e Kosova nuk mund të qëndrojnë bashke, andaj i ndau si dy shtete të pavarura, Sipas PDK-së Hashim Thaçi – edhe pse është i dënuar me 25 vite burg, ”mbetet i pavdekshëm” etj. (thotë Ben Blushi, publicist nga Tirana).
*
Prokuroria Hagës ka kërkuar 45 vite burg për secilin, por gjyqtari ka qenë racional dhe i ka dënuar më pak. Mos ”dikush” i foli në vesh ”diçka”? Xhek Smit më nuk ishte asgjë.
Të theksohet se finansimin e Gjykatës se Hagës e kanë bërë:
1, Rusia, me 220 milion Euro,
2. Serbia, me 320 milion Euro,
3. BE-ja, me  750 milion Euro
*
Mbrojtësit- avokatët e Thaçit, amerikanë u larguan nga Gjykata, gjëja se nuk iu paguan tarifat e tyre, ndaj hoqën dorë nga mbrojtja e tij.
*
Është për t’u theksuar se takimi Tramp – Putin nuk u bë as në Washington, as në Moskë, por në Alaska, sepse nuk guxonin të takoheshin në vende tjera, se do arrestoheshin.
*
Athua ku gaboi Kosova?
Kosova gaboi se nuk pati mbështetja nga Amerika ashtu si premtohej.
Gjykata e Hagës nuk dënoi UÇK-në, gjëja se ishte jolegjitime, e paligjshme…!
Gjykata hoqi dorë nga 6 pikat e Aktakuzës…
Të dënuarit kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, e cila do të shpallë atkgjykim: Në qoftë se ka prova të reja, gjykata e Apelit vendos:
  1. Të ndryshoi Aktgjykimin e Shkallës se parë: t’ua ulë dënimin apo t’ua ngritë dënimin 4 të dënuarve në shkallën e parë;
  2. T’ia kthej në rigjykim Shkallës së parë lëndën për rishqyrtim…;
  3. Krejt kjo varet nga Ankesa me bashkangjitje me prova/fakte të reja, që janë në interesin e të dënuarëve.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu