Jo, kënga serbe “Oj Kosovo” në koncertin e hapjes të forumit të BE në Bruksel, që është më shumë se skandal

Shkrime relevante

Jo, kënga serbe “Oj Kosovo” në koncertin e hapjes të forumit të BE në Bruksel, që është më shumë se skandal

Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” është interpretuar në koncertin hapës...

Një Udhëtim përmes autorëve  të letërsisë moderne gjermane më me ndikim

Poeti gjerman i njohur në gjithë botën, Johann Wolfgang von Goethe Flori...

Rasti i Arlindë Zekaj, dhe mesazhi për LDK-në: Larg solidarizimit me “pisllëqet” e PAN-it!

Foto e Arlinda Zekajt Idriz Zeqiraj, Gjermani _____ “Opozita PAN-iste, abuzoi me dhimbjen e...

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme

Naile Ejupi, Prishtinë _____ Haziri: Rikthimi i Osmanit në LDK është mision përçarësMaraj:...

Shpërndaj

Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” është interpretuar në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian, të organizuar në Bruksel nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe komisionarja për Zgjerim, Marta Kos. E rëndë, e hidhur dhe më shumë se skandal. Nuk përpihet, por “dikush” e ka “Gazen” dhe “Palestinën” dhe le t’u këndoj atyre…! Me “futbollistët” e vet!

Këto janë pasojat katastrofale – antishtetërore e antishqiptare të “shoqërisë paralele”, që e krijoi për interesat e veta ai/ato vende që prej pasluftës t’i meremetojnë e ndërtojnë xhamitë në lëndinat e shkreta e të pa zot shtëpie të Gadishullit Ilirik.

Gani I. Mehmeti

Në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel, të organizuar nga Komisioni Evropian nën drejtimin e komisioneres Marta Kos, u interpretua kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”, nuk është vetëm skandal, është diçka shumë më e madhe, diçka një e keqe  shumë më e madhe se skandal. Është një mohim i Kosovës së Pavarur nga ana e BE-së, plotësisht në përkrahjen serbe, e cila vazhdon të kundërshtojë njohjen e Kosovës së Pavarur. Është në krahun e Serbisë dhe të atyr pesë shteteve të BE që ende nuk e njohin Kosovën.

Këso fare, vetë BE-ja sikur luan me Kosovën. Ne mjaft kishim vërejtjet tona me Borell e Lajçak, e si Marta Kos e tjerët t’ua kalojnë atyre sot?

Si është e mundur një diçka e tillë?

A nuk e dinë se serbët janë besëpremë, se ata nën tutelën e “kulturës” edhe kur nuk ka kulturë, përpiqen të përfitojnë dhe të luajnë lojëra të ndyra të tyre, ashtu siç janë vetë?

Nuk duhet të përkrahet një popull shtypës, nëse BE është për demokraci dhe e njëjtë për të gjitha shtetet. Kjo është e patolerueshme. Dhe, nëse BE vazhdon kështu, neve nuk na duhet asgjë një Europë e tillë, e cila po shihet se sikur po do të na presë sërish sikur para një shekulli, kur me njohejn e tokave shqiptare Serbisë e shteteve tjera përreth, tokat tona u copëtuan, pët çka po vuajmë edhe sot e kësaj dite.

Vallë. A kur është në pyetje çështja shqiptare, duhet pritur vetëm Amerikën që të ndyërhyjë, sepse Europa ose nuk do e rri në krah me pushtuesit ose nuk ka fuqi.

Ajo duhet të përcaktohet me kë është, që më në fund, edhe ne të mendojmë për forma tjera për pavarësinë tonë.

Të lejohet një këngë e tillë në një Forum të tillë të BE-së, duhet dikush të japë llogari, sepse kjo i bie se është në vijë të politikës së Millosheviqit dhe kundër Pavarësisë së Kosovës dhe lufton shqiptarët.

Marta Kos, trego nëse je e kërcënuar nga serbët dhe të kanë detyruar të lejosh një “këngë” të tillë, nga që kjo nuk është këngë, është thirrje kundër shqiptarëve, një thirrje gjenocidale.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu