Shqetësimi i tyre për të ardhmen e Putinit është aq prekës, saqë të krijohet përshtypja se komentet po i shkruajnë qytetarët serbë dhe rusë nga Beogradi dhe Moska, e jo shqiptarët!

Shkrime relevante

Një Udhëtim përmes autorëve  të letërsisë moderne gjermane më me ndikim

Poeti gjerman i njohur në gjithë botën, Johann Wolfgang von Goethe Flori...

Rasti i Arlindë Zekaj, dhe mesazhi për LDK-në: Larg solidarizimit me “pisllëqet” e PAN-it!

Foto e Arlinda Zekajt Idriz Zeqiraj, Gjermani _____ “Opozita PAN-iste, abuzoi me dhimbjen e...

Isa Mustafa për Vjosa Osmanin: Është katandisur keq; LDK-ja në luftë të hapur para zgjedhjeve të brendshme

Naile Ejupi, Prishtinë _____ Haziri: Rikthimi i Osmanit në LDK është mision përçarësMaraj:...

Shpërndaj

KUR DHJETËRA SHQIPTARË E QAJNË FATIN E PUTINIT MË SHUMË SE FATIN E KOMBIT TË TYRE, DIÇKA NUK ËSHTË NË RREGULL ME HIGJIENËN E NDËRGJEGJES KOMBËTARE!
_____
Nën postimin tim për deklaratën e Viktor Suvorovit se Rusia po shpërbëhet si kufoma e një dinosauri, kam marrë dhjetëra komente nga bashkëkombësit e mi, të cilët duket se e kanë marrë përsipër një mision të jashtëzakonshëm humanitar:
Të kujdesen për fatin tragjik të Vladimir Putinit, sikur ai të ishte ndonjë jetim politik, që rrezikon të mbetet pa atdhe, pa fron dhe, ndoshta, edhe pa albumin familjar në Kremlin.
Shqetësimi i tyre për të ardhmen e Putinit është aq prekës, saqë për një çast të krijohet përshtypja se komentet po i shkruajnë qytetarët serbë dhe rusë nga Beogradi dhe Moska, e jo shqiptarët nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, të cilët i kanë dy shtete gjysmë sovrane në Ballkan dhe një çështje kombëtare që ende nuk e kanë zgjidhur përfundimisht.
Pas një analize të hollësishme të profileve të tyre, m’u shfaq një panoramë edhe më interesante.
Shumica duket se i kanë larë edhe qelizat e fundit të arsyes në një lavatriçe ideologjike, ku detergjenti kryesor është një interpretim skajshmërisht ekstremist dhe terrorist i fesë islame, ndërsa shpëlarja përfundimtare bëhet me ujërat e turbullta të propagandës shkombëtarizuese fetare.
Kjo ideologji ka gjetur strehë mjaft komode nën çatinë e ndërtesës kryesore të Bashkësisë Islame të Kosovës.
Për mua, kjo çmenduri kolektive nuk është aspak befasuese, sepse filiala e BIK-ut, edhe në kohën e UDB-së, ishte njëra prej adresave më të besueshme për spiunazh, për oportunizëm dhe për veprimtari shkombëtarizuese.
Një histori bashkëpunimesh dhe përshtatjesh që meriton shumë më tepër vëmendje se një kapitull i tërë në enciklopedinë e konformizmit tradhtar shqiptar.
Dhe pastaj çuditemi pse jemi i vetmi popull në Ballkan që ende kemi çështje të pazgjidhura kombëtare dhe shtetërore!
Në një rajon ku popujt fqinjë, pavarësisht problemeve të tyre, dinë t’i mbrojnë shumë më mirë interesat kombëtare dhe shtetërore, ne kemi arritur ta prodhojmë edhe një kategori të veçantë patriotësh:
Njerëz që e ndiejnë dhimbjen e Rusisë më thellë se plagët e Kosovës, që e mbrojnë Putinin me më shumë pasion sesa sovranitetin e Shqipërisë dhe Kosovës dhe që, sapo përmendet Moska, e harrojnë gjuhën shqipe, për ta rikthyer në memorie menjëherë sapo u duhet ta sulmojnë dikë që mendon shqip.
Në këtë panair të absurditetit politik nuk na mungojnë as këlyshët e BIA-s që lehin shqip.
Disa e bëjnë nga bindja, disa të tjerë nga nostalgjia, ndërsa disa ndoshta sepse mendojnë se, duke lehur në gjuhën amtare, mund ta fshehin më mirë propagandën serbe.
Por një gjë duhet ta kuptojnë: nuk bëhesh patriot duke qarë për perandorinë e huaj, ndërkohë që e lë kombin tënd në pritjen e pafundme të historisë.
Dhe nëse Putini ka nevojë për avokatë në Ballkan, le t’i regjistrojë në ambasadën e tij.
Ne kemi nevojë për qytetarë që dinë t’i mbrojnë interesat shqiptare, e jo për një kor komentuesish që e kanë shndërruar fatin e Kremlinit në një çështje më të rëndësishme sesa fati i kombit të tyre.
Sepse Rusia mund të ketë shumë arsye për t’u shqetësuar për shpërbërjen e saj. Por shqiptarët do të duhej të kishin arsye shumë më serioze për t’u shqetësuar për gjendjen e tyre.
Një popull që e mbron me më shumë zell një perandori të huaj sesa sovranitetin e vet, nuk ka vetëm probleme me politikën.
Ai ka nevojë urgjente për një kontroll teknik të ndërgjegjes kombëtare, si dhe për një kontroll neuropsikiatrik të trurit të tij në Spitalin e Shtimes.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu