____
Para dy ditëve, në konferencën për media të trajnerit dhe futbollistëve izraelitë të mbajtur në Prishtinë, ishte rrasë aty një “gazetar” shqipfolës, i cili i’u bënte pyetje provokative izraelitëve e që lidhje nuk kishin as me sport e as me futboll. Luftën e Izraelit kundër Hamasit e quante “gjenocid”. Atë fjalë e përsëriti disa herë.
Dje, në stadiumin e Prishtinës ishin rrasë argatët e dreqit dhe i fishkëllonin hymnit të Izraelit e ulëronin për llogari të një populli që sikurse edhe tani, njëjtë edhe gjatë gjenocidit ndaj popullit shqiptarë në Kosovë të kryer nga serbët në vitet 1998/1999, ata çdoherë ishin në anën e serbëve dhe rusëve. Ata fishkëllues e zhurmagji shkelën çdo traditë të mikpritjes shqiptare dhe të mirësjelljes njerëzore në përgjithësi.

Dhe, të dyja këto demonstrime të anti-semitizmit e për llogari të dreqit të mallkuar i bënë në javën kur pas më shumë se dy viteve, Presidenti Trump e emëroi një hebre ambasador të SHBA-ve në Kosovë, i cili së shpejti pritet që të vie e ta marrë detyrën në Prishtinë si Ambasador i miqëve tanë më të rëndësishëm e aleatëve tanë më strategjikë.
Ndoshta të gjitha këto ngjarje dikujtë i duken të rastësishme, mirëpo mua aspak. Madje mendoj se organet kompetente të sigurisë kombëtare të Kosovës do duheshin të i hetojnë, filluar nga “gazetari” i futur në konferencë, e deri tek fishkëlluesit dhe zhurmagjinjtë në stadion dhe të gjejnë përgjigje në këto pyetje:
Kush i ka aktivizu ata? Me udhëzime të cilit vend armik kanë vepru ata?

Këto gjëra nuk guxojnë të lejohen të ndodhin në Kosovë. Në rend të parë për hirë dhe shenjë respekti për hebrenjët që ndihmuan Kosovën, që nga senzibilizimi i çështjes së Kosovës, e deri tek çlirimi dhe pavarësimi i saj. Filluar nga amerikano-hebrenjët Tom Lantos dhe Eliot Engel, të cilët e ndihmuan Kosovën shumë në rrugëtimin e saj drejt realizimit të qëllimit imperativ. Në shenjë respekti për hebrenjët që e çliruan Kosovën dhe e mundësuan kthimin e afro një milionë shqiptarëve në trojet e veta të cilët u dëbuar me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, si: James Rubin, Wesley Clark, Madeleine Albright, Jerry Nadler, Beng Gilman, Ben Cardin, Elie Wiesel, Alon Ben Meir, e shumë miq të tjerë të shqiptarëve që ishin/janë hebrenjë, përfshirë këtu edhe Benjamin Nethanyahun, i cili në vitin 1998 e pranoi Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqin, dhe bënë marrëveshje sekrete për blerjen e armatimit izraelit më modern të kohës për të luftuar për çlirimin e Kosovës.
Mos u tregoni bukëpërmbysa!



