Deri kur këto diskriminime, maltretime dhe mashtrime ndaj shqiptarëve të Luginës, sidomos neve të Medvegjës?!

Shkrime relevante

Koha për t’i dhënë fund diskriminimit të pensionistëve!

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Politika diskriminuese ndaj pensionistëve duhet të ndryshojë urgjentisht. Kjo...

Deri kur këto diskriminime, maltretime dhe mashtrime ndaj shqiptarëve të Luginës, sidomos neve të Medvegjës?!

Haki Emini , Tupallë, Medvegjë Është folur shumë, ose më mirë të...

Isuf Sherifi prezanton librin “Exil – Mes Såntisit dhe mallit” në St. Gallen

Shqipe Bytyçi, Zvicër Një mbrëmje letrare ku poezia, muzika dhe miqësia ndërkulturore...

Shtëpia botuese Routledge në Oksford njofton botimin e librit të ri të Gëzim Alpion

Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital https://www.routledge.com/Saint-Teresa-of-Calcuttas-Fame-Capital/Alpion/p/book/9781041115182 Ky vëllim përfshin studime të zgjedhura...

Izraeli ia kalon një ambasade në rajon mbulimin e Kosovës, kjo është arsyeja

Izraeli ka vendosur të ndryshojë mënyrën e përfaqësimit diplomatik në Kosovë,...

Shpërndaj

Haki Emini , Tupallë, Medvegjë

Është folur shumë, ose më mirë të them, është mashtruar shumë nga Kurti me pretendimin se gjoja i paska ndihmuar me mijëra euro shqiptarët e Medvegjës. Kjo është një mashtrim ordiner i opinionit të gjerë, për një grusht votash! Në portalin Blic u botua shkrimi i Albin Kurtit, përmes profilit të tij zyrtar në Facebook, ku thuhej se i paska ndihmuar shqiptarët e Medvegjës me 100.000 euro.

I dërgova portalit Blic demantin tim, sepse ajo që pretendon, ose më mirë, ajo që mashtron zoti kryeministër Albin Kurti, aspak nuk është e vërtetë. Kryeministri Kurti e ndihmoi Komunën e Medvegjës, jo shqiptarët e Medvegjës, dhe atë përmes një banke gjermane, pasi Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe nuk mund t’i pranojë mjetet e dërguara nga Qeveria e Kosovës përmes bankave serbe. Pra, ndihmoi një komunë e cila nuk ka financuar asnjë projekt në fshatrat shqiptare dhe e cila hesht përballë pasivizimit të adresave të më shumë se 5.000 shqiptarëve. Më poshtë do t’ju dërgoj faktet nga procesverbali i Komunës së Medvegjës, ku dëshmohet se kujt i është dhënë kjo ndihmë e Kurtit: Komunës, e jo shqiptarëve! Shfrytëzoj rastin të them diçka edhe për maltretimin e mërgatës së Medvegjës, e cila maltretohet dhe kthehet në kufijtë e Kosovës, sidomos në Aeroportin e Prishtinës, pasi na janë marrë adresat dhe nuk kemi letërnjoftime të Serbisë. Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, në bazë të një reciprociteti, lejon qytetarët e Serbisë të hyjnë në Kosovë vetëm me letërnjoftimet e Serbisë. Për këtë çështje ka folur edhe vetë zoti kryeministër në kanalin televiziv Kanal 10, kur gazetari Halil Matoshi i drejtohet zotit Kurti, duke i thënë se ka disa indikacione se mërgata e Luginës po maltretohet në Aeroportin e Prishtinës. Kryeministri reagon me një mashtrim ordiner, duke pretenduar se gjoja askush nuk guxon t’i maltretojë ata njerëz, se kjo nuk është e vërtetë dhe se duhet të merret numri i policit që i maltreton. Menjëherë pas kësaj interviste, më thërrasin në Kanal 10 dhe unë e demantoj zotin kryeministër Kurti, duke përmendur emra konkretë të mërgimtarëve nga Medvegja që janë kthyer mbrapsht dhe janë maltretuar. Një rast të tillë maltretimi e ka botuar edhe portali juaj, Bota Sot! Mashtrimi i radhës i kryeministrit Kurti ndodhi disa muaj para zgjedhjeve të shkurtit 2025, kur zëvendëskryeministri, zoti Bislimi, deklaroi në media se kishin përgatitur disa miliona euro ndihma për bujqit e Luginës. Por, sapo përfunduan zgjedhjet, zoti Bislimi deklaroi përsëri se Serbia nuk po lejonte që t’ua dërgonin ndihmat bujqve të Luginës. Ndërkaq, as ndihmën për Komunën e Medvegjës Serbia nuk e lejoi të transferohej përmes bankave serbe, por ajo u dërgua përmes një banke gjermane. Kjo do të thotë se Kurti dhe Bislimi e kanë ditur shumë mirë se Serbia nuk do ta lejonte Qeverinë e Kosovës t’i ndihmonte bujqit e Luginës përmes bankave serbe.

Pra, përsëri një mashtrim ordiner nga zoti Albin Kurti! Më duhet gjithashtu të theksoj se, sipas ligjit të votuar nga LVV-ja dhe Lista Serbe, serbët e Kosovës, në mënyrë automatike, mund ta marrin shtetësinë e Kosovës me një dokument të lëshuar nga Administrata e Serbisë. Çdo serb që ka jetuar në Kosovë deri në vitin 1998 do të mund ta marrë shtetësinë e Kosovës.

Ndërsa për shqiptarët e Luginës kërkohen miliona dokumente, të cilat duhet t’i sigurojnë nga Serbia. Por, nëse u është pasivizuar adresa, ata nuk mund t’i nxjerrin fare këto dokumente. Edhe kur bëhet kërkesa në zyrat e Kosovës, duhet të pritet pesë vjet, me një kusht shtesë: të mos dalin jashtë Kosovës. Domethënë, duhet të qëndrojnë në një lloj burgu shtëpiak!

Unë vetëm dëshiroj t’i drejtohem zotit kryeministër me një pyetje: Deri kur do të vazhdojnë këto diskriminime, maltretime dhe mashtrime ndaj shqiptarëve të Luginës, sidomos ndaj nesh, shqiptarëve të Medvegjës?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu