Politika diskriminuese ndaj pensionistëve duhet të ndryshojë urgjentisht. Kjo kërkon domosdoshmërisht ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale, i cili vazhdon t’i penalizojë qytetarët duke ua kushtëzuar të drejtën pensionale me kontributet e paguara edhe gjatë kohës së pushtetit kriminal të Millosheviqit.
Një padrejtësi tjetër që duhet të marrë fund është mosnjohja e viteve të punës nga viti 1999 deri në vitin 2002, kur u zyrtarizua Trusti Pensional. Këto vite përbëjnë një periudhë reale pune dhe kontributi, prandaj nuk mund të fshihen nga historia e punësimit dhe e jetës së qytetarëve.
Shteti nuk mund t’i mohojë vitet e punës atyre që kanë punuar, as t’i ndëshkojë pensionistët për rrethanat politike dhe historike në të cilat kanë jetuar.
Ndryshimi i ligjit nuk është çështje vullneti politik, por detyrim ndaj drejtësisë dhe dinjitetit të pensionistëve.



