Po të lidhen Plava e Gucia me Tropojen , Kosovën e trojet tjera, thotë Gjovalin Nikçi, ajo përalla e Sanxhakut do të mbetet vetëm përrallë, prandaj nuk investohet në këto anë

Shkrime relevante

Atentati ndaj biznesmenit izraelit në Greqi, mos ia vishni kombit shqiptar terrorizmin e rrjeteve ekstremiste!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Alarmi për mediat lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare:...

Beteja e Fushë – Kosovës, fakte, dëshmi, kujtime

Akademik prof.dr.PHD.Flori Bruqi    Beteja e Fushë Kosovës) nuk ka ndodhur realisht më...

Rreth fletarrestit ndaj Millan Radoiçiqit nga Gjykata e Lartë në Beograd

Gani I. Mehmeti POLITIKA E SHKAUT ËSHTË E THELLË... Me rastin e fletarrestimit...

Shpërndaj

Pamje e shtëpisë së Gjovalin Nikçit në Dol të Gucisë
Intervistoj: Gjergj – Bajram Kabashi
____
Gjovalin Nikçi ka pesë vite që jeton në Dol të Gucisë. Ai është ndër mërgimtarët e hershëm që nga ajo anë është detyruar të migronte në SHBA. Në SHBA, si shumica e bashkatdhetarëve tanë nga ajo Malësi e njohur në historinë e kombit, ka punuar në restorante, por edhe si zjarrfikës.
Një kohë ia ka kushtuar edhe mendimit publik, duke shkruar për media të ndryshme.

Gjovalin kur je nisur në mërgim në SHBA 
Gjovalin Nikçi: Në Guci e kreva shkollen fillore e pasi nuk kishim shkoll të mesme, u regjistrova në shkollën e mesme në Gjakovë, kuni kreva 2 vitet e para e pastaj në Prishtinë. Në vitin 1981 u perjashtova nga shkolla dhe e dish se nuk ka prespektivë aty dhe vendosa të shkoj në ShBA në votin 1982, ku edhe e kisha shumicen e familjes .
Sa ndejte atje dhe kur u ktheve?
Gjovalin Nikçi: Plani im ishte të kthehem sa ma parë në vendlindje, duke shpresuar se Shqiptarët më në fund do t’i fitonin të drejtat e tyre e pastaj jeta e merr vetvetiu krahin e vetë. U martova, më linden gocat dhe ashtu deshta s’deshta mbeta aty. Dëshirën për t’u kthyer e kisha gjithmonë  në zemër dhe më në fund i premtova vajzës më të vogel se nuk do kthehem deri sa ajo t’i mush 21 vjet. Në ditëlindjen e saj e preva bileten e kthimit.

Cilia ishte arsyeja e kthimit në Guci?
Gjovalin Nikçi: Qysh në fëmijeri më pelqente historia e sidomos e asaj treve të malsis. Në moshën 13 vjeqare prifti i athershëm i Gucisë Atë Kol Berishaj, ish nxanës i Fishtes duke e parë kurreshtjen time me thirri dh në duar i kishte 2 libra. Njëra ishte Bibla. E vendosi në tavolinë dhe më tha: “Vendose dorën mbi bilblen dhe betohu se ky do të jetë sekreti Ynë, perndryshe nuk ta jap ket librin tjetër”. Në dorë e kishte Lahuten e Malcis. Vargjet e Fishtes në atë moshë më banë krenar të jem Malsor dhe diku në mes leximit të atyre vargjeve në një menyr sublime i premtova vetëvehtes se krejt jetënndo ja kushtoj kësaj Malsie edhe do vdes për të ashtu si e ban të parët e mij. Arsyeja e kthimit ishte gjithmon amaneti i Fishtes por pyetja ishte vetëm se kurë do të ndodh.

Ku jeton tash më shumë e me cka merresh më shumë? 
Gjovalin Nikçi: Jetoj në Guci tash e 5 vite. Vizitoj SHBA-në shpesh , se kam pothuajse krejt familjen atje, mirëpo kthimi im në vendlindje duket se ka hapur rrugën edhe per antarët e tjerë të familjes që tani vijnë shpesh e vizitojnë tevat e të parëve. Merrem nga pak me turizëm dhe pak aktivitete tjera. Fatkeqësisht kur nuk ke perkrahjen e qeverisë per arte, kulturë etj, atëherë pothuajse i ke edhe duart e lidhura e nuk mund të bindësh njerëzit se mund të bëjmë edhe na pa qeveri.
Çka është për ty Gucia; dashuri, nostalgji për vendin e të parëve, kujtim apo çka?
Gjovalin Nikçi: Gucia dhe krejt viset shqiptare janë gjaku që rrjedh nëpër damarët e mij më shumë se 5 mijë vjet. Kjo mund të duket absurde, por vertetë unë e ndiej ketë me krejt qënien time. Përmes atyre damarëve unë i ndigjoj katragjyshat e mij duke kuvenduar me Zanat e Malsisë e me atë bishtin e kalit në lahutë i thërrasin djemtë në mbrojte po të atij gjaku që sot rrjedh nëpër këta damarët e mij.
A ka ndryshime për të mirë në Plavë e Guci, kur dihet se banorët e atyshëm megjithese “me shumice boshnjake”, janë me origjinë shqiptare…A kanë filluar të ndërgjegjësohen për këtë fakt historik apo vazhdojnë të jene të tjerë, njerëz të “dalur prej lekurës” që jo vetëm se pranojnë por edhe e urrejnë origjinën e të parëve?! 
Gjovalin Nikçi: Fatkeqsisht e kundërta po ndodh. Situata veq se keqësohet dita ditës, unë personalisht jam optimist , por edhe realist. Kam dy shpresa rreth kësaj dhe besoj që e para do të na ndihmoj, kam fjalën për avancimet e shkences me ADN dhe në të rinjt e edukuar se do të pranojnë shkencën e jo thashethëmat e përallat e disa frymave anti-shqiptare, ku më e zeza e ksaj është se kemi disa shqiptarë që për nji karrier dhe disa foto me pushtetin harrojnë edhe emrin e tyre shqiptarë, ndërsa shpresa e dytë për të cilen shpresoj por me rezervë që akademitë tona të zgjohen nga gjumi dhe të ngrisin zërin njiherë e pergjithmon për ne “pakicat” në shpijat tona!
Jeni marrë me publicistikë …A mund të na thoni se cili ishte motivi (shtytja) që të merreshit me gazetari në SHBA dhe vendlindje? 
Gjovalin Nikçi: Unë gjithmon qysh në fëmijëri kam fillue të shkruaj poezi, këngë, humor etj. Psh në moshën 13 vjeçare kam shkruar nji vajtim për nji kushëri që vdiq në nji aksident dhe të cilin e doja shumë. Ajo kangë i kishte ra në duar të madhit Augustin Ukaj dhe në atë kohë ai e bëri hit në trojet shqiptare. Kur e mori vesh se unë isha në shkollë në Gjakovë kërkoj të takohemi… Kurrë nuk e harroj isha 14 vjeç  dhe u takuam në Hotel Pashtrikun dhe per mua kjo ishte nji gëzim i jashtzakonshëm, ta takoj të madhin Augustin Ukaj. Kur u takuam me pyeti se ku e kisha babain, ju pergjegja në Guci, ai tha po unë desha të takoj atë që e ka shkruar këngen. Kurë i tregova që unë e kam shkruar këngën më shikoj dhe më tha : Çka ke shkrue ti, more picimul ? Nuk e besoj se isha edhe i vogël me trup. Vite me rradhë kisha shoqëri me të. Nuk kisha fortë interes në gazetari, por kurë Z. Hajdar Bajraktari filloj me gazeten Illyria në New York, dhe atëbotë unë dhe disa shokë kishim nji radio program në NY (Zani i rinisë shqiptare në mërgim) dhe njifsha pothuajse të gjithë aktivistat nëpër New York i mbeldhnim në lagjen e Bronxit dhe redaktori i atëhershem Sinan Kamberaj më pyeti pse nuk shkruaj ndonji artikull, dhe ashtu filloj, pastaj pas rënjes së Murit të Berlinit, mora nji telefonatë nga kryeredaktori i gazetes italine America Oggi i cili kerkoj të shkruaj per situaten në Shqipëri, e sidomos pas asaj rrëmuje me shperguljen e mijëra shqiptarve për në Itali, dhe kështu filloj randevoux imi në gazetari.
Sigurisht ke informata se kur ia kanë nisur shqiptarët (tashmë “boshnjak) të flisnin “në një gjuhë tjetër”. Asimilimi i tillë ka ndikuar që të shtohej numri i atyre që në kuptimin identitar njihen “si boshnjak”. Ishte mungesa e shkollimit në gjuhën shqipe si pasojë e dhunës serbomadhe apo?
Gjovalin Nikçi: Të gjitha kto qendrojnë. Mendimi im (dhe jo vetem imi por edhe disa shkencëtarve) është se këta t’i quej ish-shqiptar kanë nji krizë të thellë identiteti. Duke besuar në atë parajsen e ashtuquajtur Jugosllavi, ata u shkolluan në gjuhen serbookrote dhe është e logjikshme që kishin përparime në punësim etj. Gjatë shkatërrimit të Jugosllavisë, ata në vend se të kthehen në djepin e tyre, sot krijojn kombësi të reja, identite të palogjikshme etj. Duket se historia po e përsëritet, ashtu ka ndodhë edhe në Zona tjer të Malsisë ku nipat e stërnipat e atyre burrave shqiptarë, sot jan më antishqiptarë se kushdo tjeter në botë
Cili është preokupimi yt më i madh në vendlindje – si qytetar i SHBA-së, në atë pjesë të Malit të Zi?

Gjovalin Nikçi: Liria që gëzohët në SHBA dhe sistemi atje të prishë pak edhe mëndjen se mendon se duhet gjithku të jetë ashtu, por mentaliteti dhe kultura këtu janë krejtësisht në kundërshtim me normat e jetës në SHBA. Unë në këtë drejtim jam shumë pesimist.

Ata që njihen si “boshnjak në Sanxhak” në hartën etnike të asaj që ata e quajnë Sanxhaku i bashkuar, e kanë futur edhe Plavën e Gucinë. Cili është shpjegimi yt?

Gjovalin Nikçi: Ata së pari as që e dijn se çka do të thotë fjala Sanxhak, e t’ua spjegosh shumicës së tyre sistemin e administrimit nëpër histori të ndryshme, kjo është thjeshtë humbje e kohës kot. Me këtë fenomen interesant duhen të merren historianët e mirëfillt dhe akademia e shkencave. Po presim.

Si e sheh komunikimin ndërnjerëzor me Shqiperinë, i cili që nga viti 1912 ka qenë i penguar nga shteti i Crna Gorës dhe Serbisë? A mungojnë ende rrugët që atë popullatë e lënë të ngujuar edhe tash, apo? Sidomos rruga që Plavën e Gucinë e lidhë me Tropojën dhe ajo me Deçanin në Kosovë, pasi nëse shqiptari i Kosovës duhet të vij në Plavë e Guci, duhet të kaloj kah Kulla për në Rozhajë etj..?!

Gjovalin Nikçi: Pas Kongresit të Berlinit dikush duket se u ka thanë pushtuesve tinza mos investoni në ato troje se nji ditë do t’i kthehen Nanës Shqiperi. Investimet në infrastrukturen në këto troje janë qesharake dhe rreziku për ta është bash fakti se po të lidhen Plava e Gucia me Tropojen e Kosovën e trojet tjera, ajo pralla e Sanxhakut do të mbetet vetëm përrallë. Absurditeti i madhë është se psh. Shumica e bjeshkve të Plavës dhe Gucisë janë prona të Malsorve dhe i posedojn edhe tapijat, por shteti i Malit të Zi i mori dhe krijoj nji farë parku nacional e nuk i dihet se ku do të mbaron kjo punë.
Nëse i kthehemi historisë , Betejës së Nokshiqit etj, duket sikur gjurmët e asaj dhune vërehen edhe sot në ato anë. A mund të shërohen ato, kur realiteti ka ndryshuar në favor të malazezve, ku edhe Nokshiqi është pa asnjë shqiptarë të asaj malsie, megjithese dikur ishte i banuar vetëm me shqiptarë?
Gjovalin Nikçi: Nuk është vetem Nokshiqi, të cilin tani e quajn Novshiq e askush nuk mund të spjegoj si ndodhi kjo, me rastin e Nokshiqit shifen edhe tentimet që të na çfarosin jo vetem fizikisht por edhe historikisht nga faqja e dheut. Çdo ditë shifen shkrime budallaqe se as Jakup Ferri, as Ali Pash Gucia e as shumica e atyre që dhanë jeten në ato lufta nuk janë aspak shqiptarë, por dreqi e dinë se ka edhen aty!

Si e sheh ti si person me mendje të hapur perspektivën e jetës së atyre banorëve…?

Gjovalin Nikçi: Pa ndihmen e shtetit të Shqipëris dhe të Kosovës, fatkeqsisht e shof sikur atë borën në majen e Visitorit që pomshkrihet dalkadal dhe nji ditë nukmdo të ket borë ma aty.
PS!
* Intervistën me Gjovalin Nikçin e bëra për librin “Intervistë e papërfunduar me Hasan Mekulin dhe intervista të tjera nga nga Plava e Guci”, që mendoj ta ribotoj së shpejti.  

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu