Projektin Islami Otoman, kur e publikova para disa muajsh, e bllokuan menjëherë islamistët radikalë të islamit politik, përmes raportimeve të tyre të pabaza, në të tri kanalet e mia: YouTube, Facebook dhe TikTok.
Sa për informacionin tuaj, të pa nderuar islamistë radikalë të islamit politik: ky projekt e të gjitha projektet e mia të tjera, si dhe të gjitha deklarimet e mia publike, nuk janë kundër asnjë besimi fetar, por kundër çdo politizimi të besimit, i cili shndërrohet në një ideologji gllabëruese, me mision asimilues dhe shkombëtarizues, siç është Islami politik!
Prandaj, me kënaqësi të jashtëzakonshme po e publikoj tashmë projektin e kompletuar, të titulluar „Islami Otoman“, i cili bazohet 100% në historinë e dhimbshme të kombit shqiptar.
Kujt i pengon historia e kombit shqiptar, nuk ka të bëjë asgjë me kombin shqiptar. Sepse kombi shqiptar na bashkon, pavarësisht dallimeve fetare.
Por, kur feja del nga shtrati i saj, fut hundët aty ku nuk i takon dhe shndërrohet në mision antikombëtar, atëherë historia shpërthen nga dheu dhe ua tregon vendin sharlatanëve.
Më 19 nëntor 2026
Shih videon:


