„A po të vjen inati që s’ke hyrë në Parlamentin e Serbisë?…”, më shkroi…në mesazh!

Shkrime relevante

„A po të vjen inati që s’ke hyrë në Parlamentin e Serbisë?…”, më shkroi…në mesazh!

Amina Nuraj, Novi Pazar (Tregu i Ri) _____ Një person më ka shkruar...

Çfarë e pret Kosovën pas dy Aktgjykimeve të Gjykatës në Hagë?

Ismet M. Hasani-ekspert gjyqësor, Suedi Kush kush e tradhëtoi dhe e ”shiti”...

Shqipëria po synon raketa me rreze të gjata të veprimit

Temsi Semi, gazetat hulumtues Shqipëria po synon raketa me rreze të gjatë...

Kur feja del nga shtrati i saj, fut hundët aty ku nuk i takon dhe shndërrohet në mision antikombëtar

Blerim Nika, Zvicër Projektin Islami Otoman, kur e publikova para disa muajsh,...

Trumpi, Xi dhe Putini: Tri fuqitë, një vizion i rendit të ri botëror dhe rreziku i rikthimit të zonave të influencës

Trump dhe Xi Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Çfarë mund të nënkuptojë samiti i...

Shpërndaj

Një person më ka shkruar këtë mesazh: „A po të vjen inati që s’ke hyrë në Parlamentin e Serbisë? Edhe që prapë të kanë lënë anash si kudër?“
Personin në fjalë, edhe pse e njoh personalisht, shumë herë, kur ka pasur probleme në kufirin e Kosovës, jam munduar t’i ndihmoj. Por s’ka gjë!
E tash, të ua shpjegoj pak më gjerë të gjithë juve që nuk më njihni personalisht. Nuk po e lavdëroj veten, por edhe njerëzit që më njohin mund të dëshmojnë për atë që po them.
Unë jam prej atyre njerëzve që veten e lënë keq, vetëm që të tjerët të ecin përpara. Shumë herë e kam harruar veten, por prapë Zoti më ka ngritur lart, sepse jam prej atyre njerëzve që nuk i bëjnë padrejtësi askujt në këtë botë. Ndoshta i vetmi gabim imi në jetë është se jam njeri tepër i sinqertë. Edhe pse shumë njerëz e kanë keqpërdorur sinqeritetin tim, kanë qeshur me mirësinë time dhe ndonjëherë e kanë marrë zemrën time të pastër për dobësi, unë prapëseprapë nuk e kam humbur as sinqeritetin, as shpirtin tim të mirë!
Unë, edhe pse e kam ditur që në listë isha pothuajse në fund, nuk e kam ndalur veten, por kam punuar sa kam pasur mundësi, madje edhe më shumë se njerëz që kanë qenë shumë më përpara në listë. I kam thirrur shqiptarët tanë përmes videove në TikTok, Facebook dhe intervistave në televizionet e Kosovës që të dalin e të votojnë. Dhe këtë nuk e kam bërë për përfitimin tim personal, por vetëm që të kemi sa më shumë ulëse brenda Kuvendit të Serbisë, në mënyrë që zëri i shqiptarëve të mos shuhet kurrë!
Sot jam këtu, nesër ndoshta nuk jam në politikë, por gjithmonë do të jem ajo që do ta përkrah secilin njeri që dëshmon me vepra se është patriot dhe punon për kombin e vet.
Edhe në postimet e mia të mëhershme kam shkruar se zemra më bëhet mal që shqiptarët arritën t’i fitojnë dy ulëse në Kuvendin e Serbisë. Z. Shaip Kamberi dhe z. Visar Memeti i respektoj dhe i përgëzoj për përfaqësimin e shqiptarëve tanë. U dëshiroj suksese dhe forcë në këtë përgjegjësi, sepse për mua është shumë më e rëndësishme që zëri ynë të dëgjohet në institucionet e Serbisë sesa të mendoj për ndonjë interes personal.
Nuk kam as inat, as xhelozi ndaj askujt. Përkundrazi, jam e lumtur kur shqiptarët arrijnë suksese, pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë. Unë nuk jam prej atyre që e shohin suksesin e tjetrit si humbje të vetën. Suksesi i një shqiptari është krenari për të gjithë ne!
E di që Zoti është Ai që ka për të m’i hapur rrugët dhe që do të më mbështesë në çdo sekondë të jetës sime. Nuk kam nevojë t’i marr askujt vendin, as të jem mbi dikë tjetër për ta dëshmuar vlerën time.
Mos u merakosni për mua, sepse Amina jeton me shpirt të pastër, me ndërgjegje të qetë dhe me sinqeritet. Unë e di çfarë kam bërë, sa kam sakrifikuar dhe sa shumë kam punuar për shqiptarët e Sanxhakut dhe për kombin tim.
Unë nuk e kam lidhur dashurinë për kombin me një mandat parlamentar, as vlerën time me një pozitë politike.
Sot mund të jem në politikë, nesër mund të jem larg saj, por një gjë nuk do të ndryshojë kurrë: do të jem gjithmonë në anën e atyre që punojnë për të mirën e kombit shqiptar.
Sepse për mua, mbi çdo pozitë, mbi çdo karrige dhe mbi çdo interes personal, qëndron kombi im! 🇦🇱❤️

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu