ARKIVI:
27 Prill 2026

Besa & Tradhtia

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgores – Mitrovicë 

Ekzistojnë shumë forma të tradhtisë – por më e rënda nga të gjitha është tradhtia ndaj atdheut, kombit, gjuhës, zakoneve dhe besës shqiptare.
Kjo është tradhti që nuk falet as nga historia, as nga ndërgjegjja. Të tjerat – qofshin në marrëdhënie personale apo shoqërore – janë ordinere, të zakonshme dhe shpesh të përkohshme. Por tradhtia ndaj qenies kombëtare është e përhershme në peshën e saj.
Besa shqiptare nuk është thjesht një fjalë nderi – është një kod i shenjtë, një zakon i rrënjosur në vetë ndërgjegjen tonë kolektive.
Shqiptari e ka mbajtë besën si jetë, dhe kush e thyen – quhet me plot gojën: tradhtar apo tradhtare.
Dilema që shtrohet është kjo:
A duhet të falim ata që na prejnë në besë?
A duhet t’i pranojmë në shoqëri si të barabartë, apo t’i konsiderojmë si të përjashtuar nga ndërgjegjja kombëtare?
Nëse i falim tradhtarët, rrezikojmë të legjitimojmë pabesinë.
Nëse nuk i falim – atëherë duhet të kemi kurajën të themi:
Ai që të pret në besë, është tradhtar. Ajo që shkel mbi besën, është tradhtare.
Por ka dhe një pyetje të ndjeshme që s’mund të shmanget:
A është tradhti ndaj kombit mbajtja e fesë së pushtuesit?
Nëse një popull për shekuj është sunduar me zjarr, hekur dhe predikim fetar – a nuk është vazhdimi i asaj feje, edhe pas çlirimit, një formë e butë, por e thellë e nënshtrimit të vetvetes?
Dhe përkundrazi:
A është kthimi në besimin e të parëve një akt i vetëdijshëm patriotik?
Jo si urrejtje ndaj tjetrit, por si kthim në rrënjë, si dëshmi se ne s’mund të jemi as turq, as arabë, as persianë – por shqiptarë, me identitetin tonë, me besimin dhe shenjtërinë tonë.
Besa na mban të gjallë. Tradhtia na shpërbën.
Në këtë udhëkryq, secili duhet ta zgjedhë vetë rrugën – por historia nuk do ta harrojë asnjërën zgjedhje.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu