Mbrëmja tradicionale e shoqatës mbushi sallěn plot dhe nderoi donatorët e saj_
Schöftland, 28 nëntor 2026 – Shoqata Bamirëse Kulturore «Salih Çekaj» ně Zvicer shënoi të shtunën 16-vjetorin e themelimit me mbrëmjen e saj tradicionale «Darka e Lamës». Ngjarja, që zgjati nga ora 17:00 deri ně 22:00, mblodhi aq shumë bashkatdhetarë sa salla u mbush plot, gjë që dëshmoi interesimin e madh te bashkësisë shqiptare.
Emri i mbrëmjes i referohet laměs, vendit ku dikur në fshatrat shqiptare shirej drithi dhe ku, pas
përfundimit të punës, njerëzit mblidheshin rreth një darke të përbashkët.

Shoqata e ka shndërruar ketë zakon ne një traditë të përvitshme, në të cilën bashkësia shqiptare mblidhet jo
vetëm për të festuar, por edhe për të mbështetur veprimtarinë bamirëse.
Një popull, dy himne, një zemër
Programi nisi me himnet kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilat të pranishmit i
dëgjuan në këmbë. Ky moment solemn përcaktou që ne nisje frymën e gjithë festës: bashkimin
dhe krenarinë kombëtare.

Të ftuar nderi
Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm edhe disa të ftuar të veçantë, mes të cilëve kryetari i
shoqatës «Nënë Tereza» në Zvicër, zoti Nue Zalli, i cili mbajti një fjalim. Ardhja e tij u vlerësua
si shenjë e bashkëpunimit dhe e solidaritetit ndërmjet organizatave shqiptare në mërgim, të cilat ndajnë të njëjtin mision: t’u qëndrojnë pranë atyre që kanë nevojë.
Mirënjohje publike për donatorët
Kryetari i SHBK-së «Salih Çekaj», zoti Sami Tahiraj, falenderoj të pranishmit dhe të gjithë ata
që e mbështesin shoqatën. Më pas u permendën publikisht emrat e donatorëve, së bashku me kontributin e secilit prej tyre. Salla e përshëndeti këtë gjest transparence dhe respekti me
duartrokitje.

Disa prej mbështetesve të shoqatës, të cilët japin regullisht kontribute bujare, u nderuan me
certifikata mirënjohje, si falënderim për ndihmen e tyre ndër vite.
Muzikë dhe shije tradicionale
Per pjesën artistike u kujdes këngëtari Valon Islamaj, i cili me repertorin e tij i mbajti të gjithë në këngë e valle deri në fund. Tryezat u begatuan me gatime tradicionale shqiptare, që sollën në sallë mikpritjen dhe shijet e vendlindjes.
Video:
Një tradite që vazhdon
Me «Darkën e Lamës», SHBK «Salih Çekaj» tregoi edhe një herë se bamirësia, uniteti dhe ruajtja e trashëgimnisë kulturore mbeten vlera të gjalla të bashkësisë shqiptare në Zvicër.
Kryesia e shoqatës u shpreh mirënjohëse ndaj të gjithë pjesëmarrësve, donatorëve dhe bashkëpunëtorëve për praninë dhe mbështetjen e tyre, me bindjen se tradita do të vazhdojë edhe në vitet që vijnë.

Ashtu si dikur ne lamat e fshatrave, edhe sot, larg atdheut, shqiptarët vazhdojnë të ndajnë
bashkë bukën dhe te miren.
Video:


