ARKIVI:
9 Gusht 2026

Fetah Bahtiri për librin e Çerkin Ibishit, “Kronikë ngjarjesh”, një dokumentar i kompletuar i luftës

Shkrime relevante

Fetah Bahtiri për librin e Çerkin Ibishit, “Kronikë ngjarjesh”, një dokumentar i kompletuar i luftës

Fetah Bahtiri, Suedi ____ Recension NJË DOKUMENTAR I KOMPLETUAR MIRË I LUFTËS HEROIKE TË...

Lidhja e gjeneratave Mujaj – Lukaj në Dukaivë të Rugovës

LIDHJA E GJENERATAVE MUJAJ–LUKAJ NË DUKAIVË TË RUGOVËS Në Dukaivë të Rugovës,...

Të vërtetat për Dr. Faucin, Prof. Edvin Priftin dhe Alfred Cakon- për Covid-19

Pirro Prifti, Tiranë Përplasje për vlefshmërinë e vaksinimeve anti Covid -19, për...

Të gjithë po e kuptojnë qëllimin e politikanëve dhe “analistëve” zvarranik në Kosovë

Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë Kush e harron familjen Jashari...

Shpërndaj

Fetah Bahtiri, Suedi

____

Recension

NJË DOKUMENTAR I KOMPLETUAR MIRË I LUFTËS
HEROIKE TË SHQIPTARËVE TË KOSOVËS
Çerkin Ibishi: KRONIKË NGJARJESH
(Gjatë viteve ´80-´90)
Çerkin Ibishi: ”Kronikë ngjarjesh (gjatë viteve 80-´90”´), Botues: Shtëpia
botuese FAD, Prishtinë, Biblioteka: Reflektime artistike, financuar nga
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, 2025,
ISBN: 978-9951-393-34-8.
Libri ka 264 faqe dhe 73 fotografi e dokumente të skanuara, të dhëna në format të
vogël.
Kur i lexova vetëm disa faqe të këtij libri me titull që ma zgjonte kërshërinë, m´u kujtuan vitet e largëta 1967, 1968 kur unë punoja në gazetën lokale ”Zveçan” të Mitrovicës e ku i redaktoja shkrimet që vinin aty në gjuhën shqipe, sepse m´u kujtua se një djalosh i ri me emrin Çerkin Ibishi që sillte shkrime të cilat, nga mënyra e mbarështrimit gazetaresk, gjuhës dhe rrjedhsmërisë dalloheshin nga shkrimet e tjera të zakonshme. Qysh atëherë kam pas shprehur mendimin tim se ky djalosh ka mundësi të bëhet një gazetar eminent, i kalibrit më të lartë profesional.
Tani, pas 60 vjetësh, pasi e lexova këtë libër të Çerkin Ibishit, u binda se paskam pasur të drejtë për vlerësimin që e kisha bërë qysh atëbotë, para më shumë se një gjysmë shekulli.
Vetë titulli i librit na jep të kuptojmë se në te bëhet fjalë për një kronikë ngjarjesh të dekadave 1980 – 1990, ngjarje këto pjesëmarrës dhe dëshmitar i të cilave ishte vetë autori, Çerkin Ibishi, duke vepruar me shkrime heroike gazetareske dhe në forma të tjera individuale, gjithnjë në shërbim të kombit, atdheut dhe lirisë së trojeve të Dardanisë së sulmuar barbarisht nga hordhitë serbosllave. Me fjalë të tjera, libri është një përshkrim dhe prezantim i një periudhe të bujshme të historisë së Kosovës, duke u mbështetur edhe në shkrimet gazetareske që ai i ka bërë gjatë afër katër dekadave si gazetar i guximshëm.
Përnga struktura, libri ndahet në tri pjesë: pjesa e parë titullohet ”Herët nisi zëri
kryengritës”, e dyta është titulluar ”Rezistenca ndaj pushtuesit” dhe e treta, më e gjata
bën fjalë për ”Ngjarje dhe luftë”.
Dua të theksoj se libri është një mozaik i ngjarjeve, lëvizjeve dhe ecurive politike gjatë
viteve ´80-ta e të ´90-ta nga shekulli i kaluar që kanë ndodhur kryesisht në Mitrovicë e
rrethinë e që kanë pasur ndikim e reflektim në tërë teritorin e Kosovës, ngjarje këto për të
cilat Çerkin Ibishi ka shkruar, ka raportuar dhe ka njoftuar opinionin në kohë reale dhe që
kanë tronditur themelet e ish Jugosllavisë. Për shkak të shkrimeve të tilla regjimi
serbosllav autorin e ka torturuar, burgosuar, persekutuar dhe ndjekur barbarisht.
Lexuesi në këtë libër gjen shkrime e analiza të hollësishme me emrat e njerëzve dhe të
vendeve të ngjarjeve, për demonstratat gjithëpopullore të vitit 1981, lëvizjen e
minatorëve të ”Trepçës”, grevat dhe rebelimin e tyre kundër masave të Serbisë, protestat
e studentëve, rolin e Lidhjes Demokratike të Kosovës si lëvizje gjithëpopullore e cila
organizoi dhe funksionalizoi sistemin paralel të jetës së shqiptarëve nën terrorin
serbosllav, lëvizjen për shkëputje nga Jugosllavia – Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut
1990, Kushtetutën e Kaçanikut nga data 10 Shtator 1990, daljen në skenë publike të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, intervenimin ushtarak të NATO-s, ngjarje këto të cilat
ilustrohen edhe me shkrimet e autorit në shtypin e asaj kohe, sidomos në të
përditshmen ”Rilindja”, ”Bujku” etj.
Në kapitullin ”Herët nisi zëri kryengritës” autori shkruan me argumente se ”e nisën
minatorët, e vazhdoi populli” për të dëshmuar me prova se greva e minatorëve ishte zë
kryengritës kundër regjimit të Serbisë.
Ndërkaq në kapitullin ”Rezistenca ndaj pushtuesit”, Çerkin Ibishi jep fakte e të dhëna
për organizimin e shkollave shqipe, për çka rregullisht i informonte lexuesit e gazetave,
gjë që i kishte irrituar pa masë pushtetarët të cilët e kishin arrestuar shumë herë, duke e
torturuar fizikisht madje edhe deri në alivanosje, për ta kërcënuar ”Mos shkruaj në
gazetë, përndryshe plumb në lule të ballit”. Për të qenë çdo fjalë e besueshme dhe
bindëse, autori në libër jep shumë emra e mbiemra të keqtrajtuesve dhe të të
keqtrajtuarve me shumë hollësi të tjera.
Kapitulli ”Ngjarje dhe luftë” ngërthen në vete të dhëna për shumë ngjarje që kanë
ndodhur në periudhën së cilës i kushtohet libri për të cilat Çerkin Ibishi kishte shkruar në
shtypin e asaj kohe, për çka edhe ka pësuar shumë. Gjejmë këtu të dhëna shumë
interesante për masakrat në Qirez, Likoshan, Prekaz dhe shumë barbarizma serbe që
janë ushtruar në Drenicë, në Mitrovicë, Shalë të Bajgorës, Suhagërllë, Qyqavicë, Resnik,
në Tregun e Mitrovicës, në Rrugën e Kovaçëve në Mitrovicë, në Lagjen e Boshnjakëve,
Kçiq, torturimet në Burgun e Smrekovnicës, vuajtjet gjatë deportimit për në Shqipëri dhe
shumë e shumë hollësi të tjera.
Të gjitha këto ngjarje autori gjatë gjithë kohës i deklamon me një gjuhë letrare të
pastër, të pasur, komunikuese, të kuptueshme për secilin lexues, fakt ky që librit ia rrit
vlerën.
Duke pasur parasysh mënyrën e të rrëfyerit, referencat/faktografinë të cilën autori e ka
prekur edhe me lëkurën e vet, saktësinë historike të tërë asaj që thuhet në libër, lirisht
mund të konstatohet se kjo kronikë e ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve
1980 – 1990, është një dokumentar historik i kompletuar mirë i luftës heroike të
shqiptarëve të Kosovës për çlirimin nga thundra shekullore serbosllave.
E përgëzoj autorin Çerkin Ibishin dhe i dëshiroj shëndet të mirë për të na dhuruar në të
ardhmen edhe kronika të tjera të ngjashme.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu