ARKIVI:
7 Qershor 2026

Koha kur Shala dhe Drenica u morën vesh që t’ia mësyejnë kazermës turke në Mitrovicë, që t’ua marrin armatimin për t’u mbrojtur nga serbët

Shkrime relevante

Kur propaganda kërkon të fshijë historinë: terrori osman, gruaja shqiptare dhe besa që nuk u thye

Luan Dibrani, Durrës Përkujtim i dhimbjes shqiptare nën pushtimin osman Kjo pikturë...

Skënder Muharrem Hoxha , mësuesi atdhetar dhe model i brezave

Arif Ejupi, Gjenevë (Në shenjë nderimi dhe respekti, me rastin e 80-vjetorit...

Një e vërtetë e thjeshtë për Çamërinë

Fahri Dahri, studjues i Çamërisë E vërteta e kombit tonë dihet, por...

Protestat e Zvërnecit…, a vijnë nga agjenturat serbo – greke ?

Gani I. Mehmeti U tha se ky projekt i investimit të dhëndrrit...

Një ditë para zgjedhjeve!

Florim Zeqa Në mungesë të një alterantive të re politike, edhe kësaj...

Shpërndaj

Pak histori, pak aktualitet
____
Serbët bashkë me rusët, me konformizimin e Perandorisë Osmane, i kishin dëbu tashmë të gjithë shqiptarët nga pjesa e Nishit me rrethinë. Ndaj një pjese të madhe kishin kryer edhe masakra të tmerrshme.
Duke e parë rrezikun që po i afrohej edhe veriut të Kosovës, e që po kanosej edhe ekzistenca e shqiptarëve edhe në Kosovë, shqiptarët e Shalës të udhëhequr nga Heroi Isa Boletini, i thanë ‘JO’ konformizimit të Anadollit dhe vazhduan me e kundërshtu kulçedrën e Anadollit, e cila nuk ishte e gatshme për t’i mbrojtur kufijtë dhe shqiptarët nga invazioni serb.
Isa dhe luftëtarët e Tij disa herë i detyruan hordhitë serbe të tërhiqen, të cilat mbështeteshin me armë dhe ndihmë ushtarake nga Rusia përmes konsulit rus të stacionuar në Shkup, Grigori Shçerbin.
Ishte muaji mars 1903. Pasi që autoritetet osmane në Mitrovicë e lejuan ardhjen e konsullit Shçerbin në Mitrovicë, Shala dhe Drenica u morën vesh që t’ia mësyejnë kazermës turke në Mitrovicë nga të dyja anët dhe t’ua marrin turqëve armatimin e rëndë për me i mbrojtë trevat shqiptare nga hordhitë serbe, e me atë edhe të formohet dhe të forcohet një ushtri shqiptare.
Trimat e Shalës u mblodhën pranë urës së Sitnicës, shumë afër kishës serbe ku në afërsi të saj ishte vendosë me banim edhe konzulli rus. Mirëpo, nga ana tjetër, nga Drenica nuk kishin ardhë siç ishin marrë vesh me Shalën, që me i futë në mes ushtarët osmanë. Kështu që Shaljanët mbetën të vetëm përballë ushtrisë osmane.
Ushtria osmane, ku kishte plotë edhe ushtarë arnautë, fillimisht filluan me shti me topa nga kazerma e cila ishte në lagjen Bair, të cilat nuk i mbushnin me municion të vërtetë e vdekjeprurës, sepse qëllimi i tyre ishte vetëm me i frikësu kryengritësit shaljanë, jo me i vra.
Konsulli i Rusisë Cariste Grigor Shçerbin, që në atë kohë nuk i kishte as 35 vjet, e që njihte gjuhën shqipe shkëlqyeshëm, madje edhe dialektet e saj. Siç shihet, prapa tij janë disa “serbë” me tirq, që tregon për fillimin e serbizimit të shqiptarëve ortodoksë në atë kohë.
Mirëpo, kryengritja vazhdonte. Atëherë, konzuli rus, i cili kishte ikur naltë në kazermën turke, i cili i ulur mbi një kali e vëzhgonte nga afër ushtrinë osmane, të cilët edhe i inspektonte pandërprerë duke vrapu me kali herë këndej e herë andej, shkon dhe i thotë eprorit turk të ushtrisë “a hajgare jeni ka bëni? Mbushni topat me municion të vërtetë e mos luni hajgare kështu!”
Me atë rast, eprori turk jepë urdhër për sulm me municion të vërtetë dhe turqit filluan me shti me topa në drejtim të shaljanëve. Skenat ishin tronditëse dhe jashtëzakonisht të përgjakshme.
Luftimet zgjatën plotë tri ditë rresht.
Më 31 mars 1903, rrafsh 123 vjet më parë nga 31 marsi i sotshëm i vitit 2026, në kulmin e masakrës, një ushtar shqiptar nga radhët e ushtrisë osmane, i cili i ruante depot e armatimit ushtarak osman, Ibrahim Halit Popovci nga Llashtica e Gjilanit, duke parë masakrën që po i’u bëhej shqiptarëve, e drejtoi pushkën në drejtim të konzulit rus, Shçerbin, e qëlloi dhe e plagosi rënd, i cili më vonë vdiq nga plaga.
Ibrahim Halit Popovci u arrestua dhe më pas vdiq në burgun e Shkupit si pasojë e torturave çnjerëzore që i’a bënë turqit.
Në atë kryengritje treditore u vranë mbi 300 djemë trima të Shalës.
Sot, më 31 Mars 2026, kombëtarja e Kosovës përballet në ndeshje futbolli me kombëtaren e Turqisë.
Armiqësinë e dikurshme me turqit dhe të bëmat e tyre kundër shqiptarëve gjatë pushtimit të egër të tyre plotë 507 vite, le ta lëmë mbrapa, por mos ta harrojmë kurrë historinë dhe rrjedhën e saj. Megjithëse nuk duhet të mbetemi peng i së së kaluares, megjithatë duhet ta lexojmë mirë e të mësojmë nga faktet historike.
Përmendorja e konsullit të Rusisë Cariste në pjesën veriore të Kosovës, Shçerbinit, andej lumit Ibër. Në vitin 1928 përmendorja e tij ishte në vendin e supozuar të plagosjes, më vonë të vdekjes së tij në Shkup, si rrjedhim i asaj plagosjeje nga shqiptari Ibrahim Haliti.
Edhe pse është ndeshje shumë e rëndësishme për kualifikim për Kampionatin Botërorë, turqit sot vinë në Kosovë si miq. Si miq edhe duhet t’i presim. Sepse, më vështirë është me kriju miq, sesa armiq. Bile përderisa edhe ata neve na konsiderojnë si miq, duhet edhe ne t’ua kthejmë në të njejtën mënyrë. “Shtëpia nuk mbahet pa miq” – thoshte Presidenti Rugova.
Kombëtares së Kosovës i uroj shumë suksese sonte.
(Foto credit: A. Paçarada)

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu