Urimet publike te politikaneve dhe mediave per festa te imponueme nga pushtues te epokave mesjetare po e ekspozojne nje fenomen te rrezikshem ne shoqenine tone, rikthimin e simboleve dhe praktikave qe nuk kane asnje lidhje me nje shtet modern, laik dhe demokratik, e aq me pak me kulturen tone.
Keto mjegullnaja (te ashtuquajtura kultura) nuk jane te reja, i kam perjetu qe nga feminija ne vendelindje Pastasel – Rahovec, ku njeriu me pak mundim e gjen adresen e se keqes. Per ne te kesaj treve, me Rahovecin si qender, kjo fryme e shperndar ishte damberse dhe, fatkeqesisht, metastaza e tyre vazhdon te thelloje rrenjet pertej cdo mundesie.
Prijesit e beduinizmit primitiv mesjetar ne Rahovec kane kriju marreveshje te heshtuna ne fushat e dominimit, njeri skllaveron lagje te tera, tjetri shtrin ndikimin pertej kufijve lokale, ndersa disa te tjere qe perfaqesojne rryma (fise) te ndryshme arabo beduine si sunite, bektashinj, rufai, vehabi e te tjere, kane depertu neper fshatra duke imponu modele te huaja sjelljeje emertime femish mbulesa per gra etj.
Ne vend qe te ecim drejt emancipimit intelektual, nje pjese e popullsise po zhytet me vetedije ne rituale qe nuk perfaqesojne identitetin tone kombetar, por nje nostalgji te rreme qe ushqen regresin mendor.
Ne kete klime te mjegullt, disa figura publike perfshire kryeministra si A.K. dhe E.R. perpiqen te fitojne simpati duke flirtu me simbole qe i perkasin nje bote ku arsyeja nuk ka vend.
Keto skena na kujtojne kohen e kolaboracionisteve, kur vendimmarrjet politike harmonizoheshin me qendrat e kulteve fetare. Edhe sot, ne Rahovec dhe jo vetem, shohim te njejtin model, te ashtuquajturit prijes komunal, si S. Latifi etj, nuk arrijne te shkëputen nga varesia e vendimmarrjes se filtruar permes qendrave parainstitucionale, xhamive, teqeve dhe lidereve te tyre, te cilet historikisht kane shperndare nje beduinizem te teprum qe ka pengu qdo perpjekje per modernizim.

Shembujt jane te shumte. Mjafton t’u hedhin nje veshtrim emrave te banoreve, ku shumica kane marre bekimin e ketyre prijesve fetare, dominojne emra egjiptiane, turq, arabe, palestineze (perfshire edhe timin, fatkeqesisht). Keto nuk jane detaje te parendesishme, jane deshmi te nje procesi te gjate te imponimit kulturor qe ka zevendesu identitetin tone autokton me modele te huaja.

Në Prishtinë…(20.03.2026).
Nje shoqeri qe pretendon modernitet nuk mund te ndertoje te ardhmen mbi zakone te importuara nga kultura beduine, e cila ka qene nje nga pengesat me te medha te zhvillimit tone shoqnor, sidomos ne raport me poziten e gruas.
Eshte paradoksale qe, pas qlirimit nga barbaria sunduese, (clirim i mundesum nga forcat demokratike te botes) popullata vazhdon te glorifikoje modele qe nuk kane sjelle asgje perveq prapambetjes. Ne vend qe te forcohet shteti laik, politikanë te caktum ushqejne sentimentalizmin fetar per perfitime. Kjo eshte tradhti ndaj arsyes dhe ndaj qytetareve (qe duhet) te presin qeverisje moderne dhe zhvillim real.

Sot, në Tiranë…
Mediat, ne vend qe te jene filtra te mendimit kritik, po shndërrohen ne mekanizma te ketij regresi kulturor. Ato e paraqesin prapambetjen si tradite dhe traditen si vlere. Edhe me shqetesuese eshte kur njerez me tituj akademike i bashkohen ketij kori. Kur nje profesor apo mjek braktis gjuhen shqipe ne urime per t’u rreshtu me mentalitetin e turmes, problemi nuk qendron me te populli, por te elita qe ka heq dore nga pergjegjesia e saj intelektuale.

Edi Rama shpërndan foton dhe uron Fitër Bajramin
Mjafton t’u hedhin nje veshtrim turmave te mbledhura sot, me 20.03.2026, neper sheshet e qyteteve, ne mes te Tiranes, ne rreshtin e pare shihen qytetare te uniformum si ne Marok, prane tyre te tjere imitojne veshjet e shtetit te Omanit me tej, te rinj qe mbajne mbi koke mbeshtjelles qe as vete (profeti)? i tyre nuk i ka pranu gjate lufterave te tij per fame, imazh dhe territore.
Situata nuk eshte me e mire as jashte shtetit ame, ne Dardani (Kosove) duket sikur behen gara se kush radhitet i pari ne kete fushe. Ndërsa ketu ne Zvicer, nese nuk ke kujdes ne komunikim me gjeneraten e re, rrezikon te perballesh me kercenime. Zerat ndryshe jane te pakte, pothuajse te padukshem.

Megjithate, nje shprese e vogel u pa me lindjen e levizjes per ndryshim ne Decan, nje nisme qe tashme po tentohet te groposet para se te marre forme. Kjo tregon qarte se te popujt me vizion dhe udheheqje dinjitoze, levizje te tilla lindin nga institucionet akademike, ndersa te ne, vullneti per ndryshim po vjen nga poshte-lart, jo nga lart-poshte.
Uroj qe te vije nje kendellje kombetare. Mjaft kemi qendru ne kete humner pa perspektive. Koha kerkon kthjellim, jo mjegull, arsye e jo mite, dinjitet qytetar, jo imitime te huaja qe nuk kane qene kurre pjese e kultures sone.



