Kreu Blog Faqe 101

Hebrenjt dhe Shqiptarët, një histori e pa rrëfyer plotësisht dhe një mirënjohje që nuk e pamë ende

1

Eshref Ymeri

Politika hebraike – mosmirënjohëse ndaj kombit shqiptar

Para më shumë se 12 vjetësh, publicistja e talentuar, Zonja Elida Buçpapaj, pati botuar një Ese, në të cilën bëhej fjalë për hebrenjtë që jetonin në trojet shqiptare gjatë Luftës II Botërore. Në një takim që ajo ka pasur asokohe në Zvicër me zonjën Johanna Naumann, qytetare hebraike me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qe emocionuar tej mase nga rrëfimi i saj, prandaj Esenë e pati titulluar “Johanna Naumann, zonja që i tregoi botës se moralin e Europës e shpëtuan shqiptarët”.

       Në bisedë e sipër, Zonja Naumann ja çfarë pati rrëfyer:

“Në Europë, hebrenjtë i spiunonin pa të keq, për pak flori, apo për aspak, ndërsa tek shqiptarët, kurrë”.

Pra, ajo zonjë 84-vjeçare ishte duke folur para një publiku zviceran, që po vizitonte ekspozitën “me fotot e fotografit hebreo-amerikan Norman Gershman. Gershman një tjetër hero. Fotot e mbledhura në Shqipëri, Gershman i përdori në librin ku mbështetet edhe filmi i tij “Besa, Myslimanët që shpëtuan Hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”. E ka fjalën për shqiptarët. Si motiv të filmit Gershman e ka përgjigjen ndaj pyetjes së pamundur – nëse ka njerëz në rruzullin tonë që do ta jepnin jetën e tyre për një të huaj: “Po, ka, – thotë Gershman, shqiptarët do ta bënin” (Gazeta “Telegraf”, 14 maj 2014).

Më 27 janar 2017, në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës dhe të Holokaustit, në simbol të atyre qindra mijëra hebrenjve, të vrarë gjatë Luftës II Botërore, Presidenti Bujar Nishani pati dekoruar 35 familje shqiptare që strehuan dhe mbrojtën nga pushtuesit gjermanë familje hebreje. Por Presidenti nuk u ndal absolutisht në një fakt jashtëzakonisht domethënës: në rolin e disa krerëve kryesorë politikë shqiptarë, të cilët, në ato vite të vështira, luajtën një rol vendimtar për mbrojtjen e hebrenjve nga mizoritë e pushtuesve gjermanë, duke i pajisur me pasaporta, si shtetas shqiptarë.

Le të ndalemi në disa të dhëna konkrete.

Së-pari, “…Xhafer Deva ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shpëtimin e hebrenjve, të përndjekur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe këtë fakt e njohin mirë historianët…” (Citohet sipas: “Xhafer Deva i shpëtoi hebrenjtë”. Faqja e internetit “Dardania Press”. 08 shkurt 2022).

Së-dyti, “Çast i madh triumfi i së vërtetës. Unë sot jam këtu të flas për një aspekt tjetër të Mustafa Krujës, që nuk e pashë se e cekën në këtë takim: atë se ky njeri human, shpëtoi hebrenjtë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ishte me detyrën e kryeministrit” (Citohet sipas: Marcel Hila. “Mustafa Kruja dhe hebrenjtë në Shqipëri”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 25 janar 2025).

Së-treti, “Komunistët e atëhershëm dhe pasardhësit e tyre në Partinë Socialiste në Shqipëri… nuk e thonë të vërtetën se hebrenjtë u shpëtuan nga Xhafer Deva, në cilësinë e tij si Ministër i Punëve të Brendshme, dhe Kol Bib Mirakaj, në cilësinë e ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë etnike. Ata refuzuan t’i përndiqnin hebrenjtë dhe, përkundrazi, i pajisën me dokumente shqiptare, duke e udhëzuar popullatën vendase t’i fshehin dhe t’i mbrojnë, pa u ndjekur nga Ministria e Punëve të Brendshme” (Citohet sipas: Gani Geci. “Kush i shpëtoi hebrenjtë?”. Faqja e internetit “Syri”. 27 janar 2026).

Pra, tre personalitetet e njohura politike – Mustafa Kruja, Kol Bib Mirakaj dhe Xhafer Deva – kanë qenë figurat kryesore të viteve të luftës, të cilët, si në asnjë vend tjetër të Europës, në bashkëpunim të ngushtë me popullin shqiptar të Shqipërisë Etnike, manifestuan fisnikërinë dhe mikpritjen proverbiale të kombit tonë në qëndrimin ndaj hebrenjve. Madje Kol Bib Mirakaj, librin e botuar para disa vjetësh, me titull “Vetvrasja e një kombi”, e ka shoqëruar edhe me faksimile dokumentesh, në të cilat u kishte dhënë porosi organeve përkatëse për pajisjen e hebrenjve me pasaporta shqiptare.

Normalisht, pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Dardanisë më 17 shkurt 2008, Izraeli, në nderim të kombit shqiptar, si i vetmi komb në kontinentin tonë, në territorin e të cilit, gjatë luftës nuk ra në duart e nazistëve gjermanë as edhe një qytetar hebre, duhet të kishte qenë shteti i parë që duhej të kishte njohur pavarësinë e Dardansë. Ose, të paktën, të kishte ndjekur shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Siç dihet. sapo qe shpallur pavarësia e Dardanisë, Presidenti Xhorxh Bush, megjithëse ndodhej për një vizitë në Afrikë, menjëherë deklaroi njohjen e pavarësisë.

Kishte kaluar pak më shumë se një vit pas deklaratës së Kuvendit të Dardanisë për shpalljen e pavarësisë, kur më 28 prill 2009, Arthur Koll, ambasadori izraelit në Serbi, pati deklaruar se Izraeli nuk kishte ndërmend ta njihte pavarësinë e saj.

Ka qenë sa e çuditshme, aq edhe e pakuptueshme politika e Izraelit ndaj Republikës së Dardanisë, pavarësinë e së cilës e njohu 12 vjet më vonë. Dhe nismën për njohjen e pavarësisë nuk e mori vetë Izraeli. Ishte ndërhyrja e Presidentit Donald Tramp gjatë një takimi me Kryeministrin e Dardanisë, Avdullah Hoti, në Vashington më 04 shtator 2020. Në atë takim, Presidenti Tramp pati lajmëruar se Izraeli dhe Kosova e kanë njohur njëri-tjetrën dhe mes këtyre dy shteteve do të vendosen marrëdhënie diplomatike.

Vetvetiu lindin dy pyetje:

Së-pari, a është ngritur ndonjë përmendore ose ndonjë pllakë përkujtimore në Izrael, në nderim të shqiptarëve, të cilët, gjatë luftës, i patën mbrojtur dhe shpëtuar hebrenjtë nga nazistët gjermanë?

Së-dyti,  Mustafa Kruja, Kol Bib Mirakaj dhe Xhafer Deva a janë nderuar me ngritjen e shtatoreve madhështore në kryeqytetin e Izraelit?

Nuk kemi asnjë informacion për të marrë një përgjigje pozitive ndaj këtyre dy pyetjeve.

Shqiptarët u janë shumë mirënjohës të gjithë atyre qytetarëve izraelitë, që janë shprehur me shumë respekt ndaj popullit shqiptar, si zonja Johanna Naumann, Norman Gershman, Ana Kohen dhe të tjerë. Kurse shteti izraelit është treguar mosmirënjohës ndaj kombit shqiptar, çka e manifestoi me njohjen e pavarësisë së Dardanisë me 12 vjet vonesë, madje me ndërhyrjen e Presidentit Donald Tramp.

Kaliforni,  30 qershor 2026

Përderisa shteti merrej me vjedhje, radikalizmi islamik merrej me rekrutime

0
Ra protesta dhe u çjerr perdja. U pa e vërteta që për 30 vjet është fshehur nën qilimin e korrupsionit, nën heshtjen e institucioneve, nën frikën e politikanëve që kanë preferuar të mos shohin, të mos dëgjojnë, të mos veprojnë.
Ajo që u pa nuk është besim.
Nuk është komunitet fetar.
Është radikalizim ekstrem, një projekt politik i rrezikshëm, i ushqyer në terr, i toleruar nga shteti, i lënë të rritet si kancer në trupin e shoqërisë.
Prej dekadash janë lejuar hapësira të mbyllura, qindra struktura pa regjistrim, pa kontroll, pa transparencë, zona ku ligji nuk hyn, ku shteti nuk ekziston, ku indoktrinimi ka punuar pa pengesë.
Këto nuk janë objekte kulti; janë laboratorë ideologjikë, ku prodhohet njeriu pa identitet kombëtar, pa vetëdije demokratike, pa sens kritik.
Janë terren ku radikalizmi ka mbjellë frikë, bindje të verbër, urrejtje ndaj rendit kushtetues.
Kjo është arma më e rrezikshme që mund t’i krijohet një vendi:
Jo eksplozivi. Jo armët.
Por mijëra të rinj të indoktrinuar, të gatshëm të sakrifikojnë veten për një ideologji që synon përmbysjen e shtetit shqiptar.
Ky fenomen nuk ka lindur vetë.
Është prodhuar me lejen e heshtur të politikës.
Me lejen e qeverive që kanë qenë të zëna me tendera, me pasuri, me krim ekonomik, me shpronësime, me grabitje të pasurisë publike.
Ndërkohë që shteti merrej me vjedhje, radikalizmi merrej me rekrutime.
Për këtë katastrofë politike janë fajtorë të gjithë:
Kryeministrat që kanë firmosur buxhete pa kontroll.
Presidentët që kanë heshtur. Ministrat që kanë mbyllur sytë. Deputetët që kanë votuar ligje pa zbatim. Prokurorët që s’kanë hetuar. Gjyqtarët që s’kanë guxuar. Këshilltarët që kanë marrë rroga për të mos bërë asgjë.
Çdo njeri që ka marrë pagë nga shteti dhe ka dështuar të mbrojë rendin kushtetues.
Radikalizmi ekstrem nuk është thjesht problem sigurie. Është pasojë direkte e dështimit politik. Është faturë e korrupsionit. Është rezultat i braktisjes së shoqërisë nga ata që duhej ta mbronin.
Shqipëria nuk ka luksin të tolerojë më asnjë strukturë të mbyllur, asnjë hapësirë pa kontroll, asnjë ideologji që synon shkatërrimin e shtetit.
Demokracia është vija e kuqe. Rendi kushtetues është themeli. Radikalizmi ekstrem është armiku.
Shqypnija e shqyptarve 🇦🇱,
vdekje trathtarve politikë, institucionalë, radikalë që kanë punuar kundër shtetit e kundër kombit

Pedagogu nga Uellsi (1976) : “Vizita ime në Shqipëri, një përvojë e paharrueshme, por që nuk do të dëshiroja ta përsërisja.”

Kombinati i tekstileve, Berat (1979) – Burimi : Berati TV, Facebook

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Korrik 2026 

Gazeta uellsiane “Port Talbot Guardian” ka botuar, të enjten e 15 prillit 1976, në faqen n°6, rrëfimin e vizitës asokohe të një pedagogu uellsian në Shqipërinë komuniste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Shqipëria, vendi i shqiponjave

Burimi : Port Talbot Guardian, e enjte, 15 prill 1976, f. 6

Burimi : Port Talbot Guardian, e enjte, 15 prill 1976, f. 6

Pak njerëz e kanë parë ndonjëherë Shqipërinë, me përjashtim të ndonjë vizitori të privilegjuar dhe atyre që sodisin vargmalet e saj të mjegullta përtej detit nga Korfuzi.

Ajo është një vend i vogël, por i pathyeshëm, i vendosur në anën perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Në verilindje kufizohet me Jugosllavinë, ndërsa në juglindje me Greqinë. Izolimi relativ i Shqipërisë e bën atë edhe më tërheqëse, po aq sa edhe fakti se është një vend i qeverisur sipas parimeve më të rrepta marksiste-leniniste.

Shtetasit e SHBA-së, Rusisë, Greqisë dhe Jugosllavisë nuk lejohen të hyjnë në vend, madje hyrja është e kufizuar edhe për persona që ushtrojnë profesione të caktuara.

LLEWELLYN JENKINS, nga Glan Ynys, Colwinston, pedagog kryesor në Port Talbot College of Further Education, rrëfen këtu përshtypjet e tij nga një vizitë e kohëve të fundit në Shqipëri.

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, kuptova se kishte shumë dallime midis zakoneve të saj dhe atyre të Britanisë.

Së pari, tre anëtarë të grupit tonë u detyruan të prisnin flokët në aeroport përpara se t’u lejohej hyrja në vend, ndërsa rrobat tepër ekstravagante duhej të zëvendësoheshin. Dyshimi ndaj udhëtarit fillonte që në aeroport, ku bagazhet tona iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm për libra me përmbajtje politike ose fetare ; sidomos Biblat ishin të ndaluara.

Vizitorët që mbërrijnë në Tiranë mbeten menjëherë të impresionuar nga bulevardet e saj të gjera, të mbjella me pemë, ndërtesat e shumta publike të reja dhe mungesa e trafikut të turmave. Ekskursioni ynë i parë ishte në qytetin e vjetër të Krujës, i vendosur në shpatet malore në veri të Tiranës. Është një qytet i vogël me një histori të pasur.

Një rrugicë e ngushtë me kalldrëm të çon nga qyteti drejt kalasë historike, e cila ngrihet mbi një shkëmb gjigant. Kjo kala mesjetare fitoi famë në mbarë Evropën gjatë luftës 25-vjeçare të udhëhequr nga Skënderbeu, heroi kombëtar shqiptar, në luftën e tij kundër osmanëve.

Mësova se në Tiranë nuk kishte ambasador britanik. Në fakt, Britania nuk kishte pasur përfaqësues diplomatik në Shqipëri që nga incidenti i Korfuzit. Ky incident ndodhi në tetor të vitit 1946, kur dy destrojerë britanikë u nisën nga porti i Korfuzit për të kaluar në një rrugë detare që supozohej të ishte e hapur për anijet e të gjitha vendeve. Megjithatë, ato ranë mbi një fushë të minuar pranë brigjeve shqiptare, duke shkaktuar vdekjen e 44 marinarëve britanikë.

Qeveria britanike priti një reagim nga pala shqiptare, por nuk pati asnjë — aq më pak një kërkim faljeje. Në vitin 1949, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e shpalli Shqipërinë përgjegjëse për minimin e kanalit dhe e urdhëroi të paguante dëmshpërblim. Megjithatë, shqiptarët nuk i kanë përmbushur këto detyrime as deri më sot.

Për dhjetë ditët në vijim udhëtova nëpër të gjithë Shqipërinë, duke vizituar fabrika dhe muze në Pogradec, Korçë, Elbasan, Berat, Apoloni, Fier, Shkodër dhe Durrës. Mbeta i mahnitur nga madhështia e peizazheve alpine — më shumë se dy të tretat e territorit të Shqipërisë janë malore — dhe nga kontrasti i tyre me plazhet e paprekura me rërë të bregdetit Adriatik në Durrës.

Në të kaluarën, bregdeti i Durrësit njihej për mushkonjat e shumta që shumoheshin në kënetat përreth, por sot ai është një qendër e madhe pushimi, me hotele të bardha që shkëlqejnë mbi plazhet me rërë të artë.

Kina kishte dhënë një kontribut të madh në zhvillimin industrial të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, gjë që dukej qartë, pasi teknikët kinezë, në rolin e këshilltarëve, ishin të pranishëm në shumë fabrika. Kombinati i Tekstileve “Mao Ce Dun” ishte një kompleks i madh industrial në Berat, ku postera gjigantë shpallnin se ai ishte dhuratë e popullit kinez për popullin shqiptar.

U largova nga Shqipëria me përshtypjen se ajo ishte ndoshta i vetmi vend në Evropë ku mund të shihje ende fshatarë që punonin tokën me parmenda të tërhequra nga qetë, të veshur me kostume kombëtare.

Fotografimi, ndonëse lejohej, duhej bërë me shumë kujdes, sepse shqiptarët, të pamësuar me turistët, hezitonin gjithmonë të fotografoheshin.

Mungesa e plotë e kishave, të cilat ishin shkatërruar ose shndërruar në ndërtesa me përdorim civil që në vitin 1967, më habiti jashtë mase, ndërsa muzetë e ateizmit më dukeshin një dukuri krejtësisht makabre.

Vizita ime në Shqipëri ishte një përvojë e paharrueshme, por një përvojë që nuk do të dëshiroja ta përsërisja.

Kalkulantët bashkëpjesëmarrës në rrënimin e LDK-së!

0

Florim Zeqa

Lajmi i mirë për LDK-në do të ishte sikur pas përfundimit të takimit ‘konultues’ të kryetarit Abdixhiku me kryetarët e degëve, të dilnin me komunikatën, se nga nesër fillon procesi i brendshëm zgjedhor në LDK, e jo të thuhet se nga sot fillon debati në LDK!

Statuti elastik i LDK-së, shpëtim për dështakët politik

Debati në LDK është i hapur që nga Kuvendi i VI apo kuvendi i karrigeve, nga Kuvendi i VIII i katandisjes së LDK-së e deri në kuvendin e fundit më 31 janar të këtij viti, ku u përligj rrënimi i LDK-së rugoviane!

Deklarata e ‘Kolegjiumit’ të degëve të LDK-së e dëshmon kapjen e kësaj partie nga klanet dhe grupet e interesit! Nuk ka si të jetë ndryshe, kur arsyetohet humbja e thellë në zgjedhje e 7 qershorit dhe zgjedhjet e brendshme partiake prolongohen ‘përgjatë vitit 2027’, pa caktuar afatet kohore se kur do të mbahen ato!

Është interesant të thuhet, se klanorëve të LDK-së, kur ju konvenon thirren në statutin elastik të partisë, ndërsa kur nuk ju konvenon, jo vetëm që e harrojnë, e shkelin me të dyja këmbët siq është rasti i kryetarit aktualë, i cili e gëlltiti dorëheqjen e ofruar vitin e kaluar si akt moral për humbjen në zgjedhje, të cilin e kthejë në ‘mocion besimi’, ku për një fije floku i shpëtoj shkarkimit në kuvendin e ashtuquajtur të punës!

Kurse tani, pas humbjes së tretë radhazi më 7 qershor, nuk flet më për përgjegjësi politike, por për vazhdimësi të drejtimit (kapjes) të LDK-së në kundërshtim me vullnetin e elektoratit!

Kalkulantët vegla të secilit që e drejton partinë

Sikur të ishte vetëm kryetari fajtor për humbjen, kjo do të ishte e keqja më e vogël, por janë në soj tjetër i njerëzve brenda LDK-së, të cilët gjithmonë bëjnë kalkulime, si t’i ofrohen apo imponohen kryetarit të partisë, për të nxjerrë ndonjë privilegj prej tij!

Kalkulantët janë tërë kohën aktiv në rrjetet sociale, dhe ashtu siq varion politika ditore i ndryshojnë qëndrimet e tyre!

Për ta dëshmuar këtë, po e ilustroj me një shëmbull parktik: “Një figurë e lartë e LDK-së, derisa ishte Fatmir Sejdiu kryetar, në profilin e tij mbante vetëm fotot e tij! Mirëpo, pas rënjes së Sejdiut përmes puçit politik, brenda natës e rifreskon profilin e tij, duke i zëvëndësuar fotot e Fatmir Sejdiut me fotot e Isa Mustafës!

Ky soj i servilëve e kanë sjellur në këtë dergje LDK-në, në të cilën qëndrojnë vetëm formalisht për realizimin e interesave personale, kurse në zgjedhje votojnë mbase edhe votojnë për partitë rivale të LDK-së, më qëllim të hapjes edhe të një dere tjetër për kënaqjen e egos për pushtet dhe privilegje personale!

Kalkulantët politikë, sa herë që hapet debati politik në LDK heshtin dhe presin përfundimin e debatit për të treguar pozicionin e tyre në përputhje me epilogun e debatit, duke u arsyetuar në këtë mënyrë: “Unë i repektoj vendimet e organeve drejtuese të partisë”!

Thënë ndryshe pa ekuivoke, kalkulantët janë pjesëmarrës në rrënimin e LDK-së post-Rugoviane, duke mbështetur herë njërin e herë tjetrin klan për interesa personale.

Për dallim prej servilëve dhe puthadorëve të kryetarit, aktivistët dhe veprimtarët e devotshëm janë sikurse çlirimtarët që e bëjnë luftën për ideale pa asnjë lloj kalkulimi! Nuk i nënstrohen egos së askujt, nuk shiten dhe as nuk blihen në fushata zgjedhore!

Botohet së shpejti libri i Kristinë Oroshit “Vrasja e grave në diktaturë“

0

Së shpejti do të dërgohet në shtyp libri “ Vrasja e grave në diktaturë“ i autorës Ma.sc.Kristinë Oroshi

Sot pas një pune bukur të gjatë që punoi autorja Kristinë Oroshi në librin me titull:“Vrasja e grave në diktaturë“ libri u përfundu.Pasi është marrë ISBN dhe Barcodi shumë shpejt libri do të dërgohet në shtyp.

Ky libër është i veçantë ku autorja Kristinë Oroshi pas një pune trevjeçare ka mbledhur biografitë dhe veprimtaritë atdhetare të njëmbëdhjetë femrave të vrara nga diktatura komuniste.

Këto atdhetare nuk ju dorëzuan komunistëve pansllavistë por sakrifikuan jetën në lulën e rinisë vetëm që e dashtën Shqipërinë demokratike. Ky libër po iu hap rrugën edhe katër librave të tjerë që shoqata “Trojet e Arbrit“ ka planifikuar të botoi në vitin 2026.

Kristinë Oroshi

Presidenti nuk është pjesë e Qeverisë – pse nuk duhet të jetë objekt pazari politik?

0

Një bazë e mirë për të demaskuar mitin dhe për ta rikthyer Betejën e Kosovës të vitit 1389 në binarët e historisë objektive!

0
Një letër nga arkivat e Firences (ASF), një bazë e mirë për të demaskuar mitin dhe për ta rikthyer Betejën e Kosovës të vitit 1389 në binarët e historisë objektive!
Sipas një letre nga Senati i Firences, burimi i vetëm zyrtar arkivor që ka mbijetuar, shkruar nga humanisti dhe kancelari fiorentin Coluccio di Piero Salutati (1331–1406), i ruajtur në Arkivat Shtetërore të Firences (ASF), dhe drejtuar mbretit boshnjak Tvrtko I, datë 20 tetor 1389, Salutati po i përgjigjej raporteve të mëparshme të dërguara nga Tvrtko I në lidhje me Betejën e Kosovës, konkretisht një letre të dërguar Senatit të Firences nga këshilli i qytetit dalmat i Trogirit më 1 gusht 1389, në të cilën Tvrtko I shpalli fitoren e tij mbi osmanët. Edhe pse kjo letër (nga Trogiri) nuk ka mbijetuar, përgjigjja e Senatit të Firences ndaj Tvrtkos, e datës 20 tetor 1389, ofron një pamje të lajmeve që vijnë nga oborri i Tvrtkos I.
Vendi dhe data e betejës!
Letra fiorentine është thelbësore për kuptimin tonë të betejës, pasi ofron disa informacione rreth ngjarjes për herë të parë. Ajo e identifikon saktë Kosovën (in loco qui campus Turdorum dicitur) si fushën e betejës, dhe 15 qershori (die XV mensis junij, dita e Shën Vitusit, bie më 28 qershor sipas kalendarit gregorian). Autorët e mëvonshëm latinë përdorin termin Campus Merulae për vendin e betejës, ndërsa tradita gjermane njeh emrin Amselfeld. Ndërkohë, Philippe de Mézières, një shkrimtar udhëtimesh nga koha e betejës, në “Le Songe du vieil pèlerin” (të datës 1389), e vendos betejën në “pjesët e Arbërisë” (“es parties d’Albanie”), duke përdorur një përcaktim më të gjerë rajonal karakteristik të perceptimit gjeografik të Europës Perëndimore për Ballkanin në atë kohë. Kronisti bizantin Hieraks (Jerakos), autor i “Chronikon peri tes ton Tourkon basileias,” vëzhgon zonën e betejës përmes traditës së lashtë gjeografike dhe e lidh atë me Dardaninë, e cila i përgjigjet edhe Kosovës së sotme. Vendi i betejës, Dardania, përmendet edhe nga humanisti arbër Marin Baçikemi dhe humanisti dubrovnik Ludovico Cerva Tuberon (1459–1527).
Kush ngadhënjeu në betejë?
Bazuar në letrën fiorentine, drejtuar mbretit Tvrtko të Bosnjës, shkruar më 20 tetor 1389, në të cilën ai e uron atë për fitoren ndaj osmanëved, Europa fillimisht mendonte se të krishterët kishin fituar. Ai rindërtoi në detaje se si lajmi i vdekjes së Sulltan Muratit I arriti në Perëndim dhe krijoi një eufori të përkohshme. I inkurajuar nga argumentet që dolën nga kjo letër, I. Ruvarac, një kritik i historiografisë serbe të shekullit të 19-të, ishte një vizionar që pati guximin të thoshte për Betejën e Kosovës: “Çdo gjë që dini nga poezitë [serbe] është një mit”. Edhe M. Dinić, një studiues i përpiktë serb, që shkoi në arkiva të botës dhe solli prova materiale të pakundërshtueshme (harta, letra, kronika) që konfirmonin dyshimet e Ruvaracit, ndoqi gjithashtu këtë rrugë.
Kush ishte vrasësi i Muratit I?
Në këtë letër, Salutati përshkruan sulmin e dymbëdhjetë kalorësve të krishterë dhe vrasjen e Muratit I. Aty, nuk përmendet Princi Lazar, Princi Vuk Brankoviç ose Milosh Kopiliçi. Më e rëndësishmja, megjithatë, është pretendimi se sulltani osman vdiq në duart e një vrasësi të krishterë, një figurë që doli nga një grup prej dymbëdhjetë fisnikësh që depërtuan në mbrojtjen osmane për të mbrojtur Muratin I: “Felices et ter quaterque felices duodecim illa procerum jurata in the manus, conquiitos. camelos, ad Lamorthi tentorium, aperientes viam ferro, vigorosissime pervenerunt […]!” (“Sa i lumtur është ai grup prej dymbëdhjetë fisnikësh që, pasi kaluan nëpër kompanitë armike dhe tmerret e Kreshnikëve, arritën vetë Muratin. Më me fat nga të gjithë është ai që më pas ia drejtoi shpatën në fyt tiranit të tërbuar dhe të dhunshëm dhe, duke e vrarë heroikisht, i mbushi të gjithë me një pritje të lavdishme dhe të gëzueshme.”) Tradita më e përhapur ia atribuon vrasjen një fisniku arbër të njohur në historiografinë shqiptare si Milosh Kopiliqi/Kobiliqi, ndërsa në historiografinë serbe dhe në burimet e mëvonshme kishtare serbe (pas vitit 1763) edhe si Milosh “Hobilić/Obilić”. Sipas versioneve legjendare, ai arriti të depërtonte në kampin osman dhe të vriste Muratin I. Megjithatë, burimet më të vjetra nuk bien plotësisht dakord për identitetin e autorit dhe mënyrën e vrasjes. Murati I mbetet i vetmi sulltan osman që humbi jetën në betejë!

Kur frika nga investimi bëhet pengesë për zhvillimin

0

Në foto janë brigjet e Velipojës

Per miqtë nga Shqipëria!

Protestat e fundit në Shqipëri kanë hapur një debat shumë më të madh sesa vetë projekti që kundërshtohet. Ato kanë nxjerrë në pah një dukuri që e shoqëron Shqipërinë prej dekadash: dyshimin pothuajse instinktiv ndaj investimeve të huaja strategjike.
Nëse shikon vijën bregdetare shqiptare, nga Saranda deri në Velipojë, vështirë se gjen investime të huaja të përmasave që kanë transformuar brigjet e Kroacisë, Malit të Zi apo Greqisë. Shqipëria ka një nga vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut, por vazhdon të mbështetet kryesisht te ndërtime të vogla, hotele familjare dhe investime vendase. Kapitali i madh ndërkombëtar pothuajse mungon.
Pyetja është: pse?
Një pjesë e përgjigjes lidhet me klimën e pasigurisë juridike dhe korrupsionin. Por një pjesë tjetër lidhet edhe me kulturën politike që është krijuar në vend, ku investitori i huaj shpesh shihet me dyshim, si dikush që vjen për të grabitur pasuritë kombëtare dhe jo për të krijuar zhvillim.
Natyrisht, çdo investim duhet të respektojë ligjin, mjedisin dhe interesin publik. Askush nuk kërkon që zhvillimi të bëhet në kurriz të natyrës apo të trashëgimisë kombëtare.
Por refuzimi apriori i kapitalit të huaj krijon një mesazh të rrezikshëm: se Shqipëria nuk është një vend mikpritës për investitorët. Protestat kundër projektit në Zvërnec janë shoqëruar me slogane si “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa mbështetësit e projektit argumentojnë se vendi nuk duhet të perceptohet si armiqësor ndaj investimeve.
Historia ekonomike tregon se asnjë vend i vogël nuk është zhvilluar vetëm me kapital vendas. Irlanda, Kroacia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori apo Mali i Zi kanë ndërtuar një pjesë të suksesit të tyre duke tërhequr investime të mëdha ndërkombëtare, të shoqëruara me rregulla të qarta dhe mbikëqyrje shtetërore.
Paradoksi shqiptar është se, ndërsa mijëra të rinj largohen çdo vit për të punuar në kompani të huaja jashtë vendit, një pjesë e opinionit publik kundërshton ardhjen e të njëjtit kapital në Shqipëri. Në vend që vendet e punës të krijohen pranë familjeve të tyre, ato eksportohen bashkë me fuqinë punëtore.
Patriotizmi nuk matet me refuzimin e investimeve të huaja. Patriotizëm është të mbrosh interesin publik, duke kërkuar transparencë, respekt për mjedisin dhe përfitime të drejta për qytetarët. Po aq patriotike është edhe krijimi i një klime ku kapitali serioz ndërkombëtar ndihet i sigurt për të investuar.
Shqipëria nuk ka luksin të trembë investitorët seriozë. Ajo ka nevojë për investime që sjellin teknologji, standarde të reja menaxhimi, vende pune të paguara mirë dhe rritje ekonomike. Sfida nuk është të zgjedhim mes natyrës dhe zhvillimit, por të ndërtojmë një model ku të dyja bashkëjetojnë.
Në fund të fundit, pyetja nuk është nëse Shqipëria duhet të pranojë investime të huaja. Pyetja e vërtetë është: a mund të përballojë Shqipëria t’i refuzojë ato?

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

0

Nga e majta,Prof. Nue Oroshi dhe  Xhafer Leci, artikullshkrues

Xhafer Leci, Gjermani

Nue Mark Oroshi lindi më, 1 prill 1970 në fshatin Caparc të Prizrenit, në një familje me origjinë nga Oroshi i Mirditës . Është poet, historian dhe politolog. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në fshatin Velezhë të Prizrenit (1977-1985); shkollën e mesme, drejtimin e mjekësisë së përgjithshme (1985-1989) në Prizren.Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1990-1994), në Departamentin e Historisë. Ka kryer edhe studimet pasuniversitare për periudhën e Mesjetës,ku ka magjistruar me temën: “Principata e Artes“.

Po ashtu ne Gjermani ka kryer edhe specializimet në Lëminë e Edukimit. Ka qenë shumë aktiv në çështjen kombëtare në Kosovë (1990-95); e nis aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sidomos shquhet në Forumin e të rinjve, si anëtar kryesie në Prizren si dhe në Forumin rinor të LDK-së së Kosovës.Themeloi në Prizren gazetën me emrin “Qëllimi” (1993); ka botuar në disa gazeta dhe revista artikuj me karakter historik, publicistik, politik, dhe shkrime nga fusha e kulturës.

Jeton në Gjermani (që nga viti 1996), ndërsa vepron dhe kontribon në gjitha trojet shqiptare në jetësimin e idealit të luftëtarëve më me zë të cilët luftuan për Shqipërinë Etnike.Në vitet 1996-1999 ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Gjermani dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Schleswig Holstein. Gjatë kësaj periudhe ka organizuar demostrata në Kiel të Gjermanisë dhe në qytete të tjera si: Bon, Berlin, Hamburg, etj. Ishte arkatar i aksionit me moton “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, ku u mblodhën 1 milion marka për të ndihmuar luftën në Kosovë.

Themelon në Kiel të Gjermanisë,se bashku me mikun e tij Avni Bilallin, Shoqatën Kulturore me emrin e mikut të tij të rënë në luftë “Jetullah Islami” (2004), të cilën për një kohë e ka udhëhequr vetë.Po në këtë vit, themelon edhe Shoqatën e Intelektualëve Shqiptar, të cilën e pagëzojnë “Trojet e Arbrit” me ç’rast edhe zgjedhet nënkryetar i kësaj shoqate,Kryetar ne periudhen kohore 2004-2015 ishte prof.dr.Muhamet Shatri.Nga viti 2016 e në vazhdim zgjedhet kryetar i saj.Kjo shoqatë gjatë viteve 2004-2025 ka mbajtur 23 sesione shkencore në mbarë viset shqiptare dhe 18 akademi shkencore në Evropë.

Si fryt i kësaj pune dhe angazhimit të tij janë botuar 32 vepra enciklopedike për ndriçimin e historisë shqiptare,me gjithsej 16.000 faqe.Punimet i kanë botuar mbi 300 studiues të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Evropa dhe Amerika.Në vitin 2006 anëtarësohet në CDU.

Është shqiptari i parë i cili në vitet 2013-2018 zgjedhet asambleist në qytetin ku jeton, në Kiel të Gjermanisë, qytet ky që ka 250.000 banorë.Për pesë vjet me radhë ishte edhe sekretar i Asamblesë komunale në Kiel të Gjermanisë, pastaj nënkryetar i komisionit për çështje sociale të banimit dhe të shëndetësisë në kuadër të komunës së Kielit; anëtar i komisionit për kulturë, anëtar mbikëqyrës i bordit të teatrit të qytetit Kiel dhe anëtar mbikëqyrës i Bankës së qytetit Sparkase Kiel.

Në vitin 2023 ka përfunduar mandatin e  dytë si këshilltar në Asamblenë e Qytetit Kiel, ku ka qenë përgjegjës dhe drejtues i politikave të migrimit në grupin e këshilltarëve të CDU në këtë qytet,  anëtar i Komitetit për politikë dhe Financa, anëtar i komitetit për shkolla dhe sport, si dhe anëtar i Komisionit për zgjedhjen e drejtoreve të shkollave në qytetin e Kielit.Që nga viti 2006 është edhe anëtar i Forumit për të Huaj në qytetin e Kielit, anëtar i Organizatës Bashkimi Evropian (Evropa Union) të Republikës së Schleswig Holsteinit, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Gjerman në Kiel të Gjermanisë:Për publikun Gjerman së bashku më Shtëpinë filmike Dig-Doc ka realizuar dy filma dokumentar në gjuhën gjermane për Kosovën “Sieben Tage Kosova“ (2007) dhe “Herkunfsland Kosova“(2013).

Në bashkëpunim me TV e Prizrenit është bashkëautor i dy filmave dokumentar në gjuhën shqipe me publicistin Enver Sulaj, “ Kapidanët e Mirditës një histori lavdie e persekutimi“(2012), si edhe filmin dokumentar“ Emin Fazlija alias Emil Kastrioti – Porosi brezave Shqipërinë Etnike“ (2018). Krahas punës politike dhe shkencore, është marrë edhe me botimin e shkrimeve publicistike, politike, kulturore në gazeta e revista të ndryshme, si dhe me analiza politike.

Përveç shtypit shqiptar për aktivitetin politik dhe kulturor të tij janë shkruar dhjetra artikuj nëpër gazeta gjermane.Është edhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Lumbardhi” në Prizren ku ka përgatitur dhe me pas botuar 35 vepra me karakter historik.

Këtij aktiviteti duhet shtuar edhe botimin e nëntë  veprave të tija si autor: katër vëllimeve me poezi: “Shenjat e shpirtit” (Sh.B. “At Anton Xanoni” Prizren, 1996); “Drejt atdheut” (SHB “Rilindja” Prishtinë, 2000); “Në rrokaqiellin e mbrapshtive” (SHB “OMBRA GVG” Tiranë, 2007);Përshendetma Tokën (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2023); si dhe pesë  veprave historike: “Dëshmi kohërash” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2003); “Gjurmëve të së vërtetës historike” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2011)  “Principata e Artës” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2018), “Shqipria Etnike është një realitet e jo ënderr romantike´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2020) dhe ´´Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur´´-(SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022) Gjithashtu ka përgaditur dhe botuar edhe  veprat historike për klerikët atdhetarë: “At Gjergj Fishta –Filozof,Ideolog Kombtar dhe Vizionar“(2016), “Imzot Nikollë Kaçorri- Personaliteti kryesor i Pavarsisë së Shqipërisë“ (2017),“.Dom Anton Kqira-Ambasador i Shqiptarëve në Amerikë- SHB “Lumbardhi” Prizren, 2019, At Shtjefën Gjeçovi -shkenctar dhe atdhetar 1874-1929″ (2020) si dhe veprën ´´Tomë Mrijaj-Një jetë në shërbim të nacionalizmit,humanizmit dhe kulturës shqiptare´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022).Në vitin 2023 ka përgaditur për shtyp dhe botuar dy vëllime enciklopedike:´´ Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999´´ me 1300 faqe.

Po në këtë vit ka botuar dhe përgaditur edhe librat: ” Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar ´´,(2023),´´Veprimtaria shkencore, fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”,(2023). Në vitin 2023 ka botur librin në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit.  Poashtu është edhe ideator dhe organizator për financimin e  Monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku pas vendosjes së këtij monumenti më, 28 .11. 2020 në Prizren, për herë të parë forcat atdhetare shqiptare në Prizren fituan kundër forcave neotomane dhe atyre pansllaviste.

Në vitin 2021 e dha idenë për realizimin e një Memoriali në Nashec të Prizrenit ku ky Memorial u  përurua më, 03.04. 2022, për 28 Martirët e vrarë nga ushtria serbe në Nashec të Prizrenit, në mars të vitit 1913.Po ashtu më, 02 .04.2024 në qytetin e Pejës Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ ku Nue Oroshi është kryetar  vendosi bustin e heroinës Marie Shllaku,ndërsa në po të njejtin vit më 28 Nëntor 2024 Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ vendosi bustin e Kryeministrit te Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujës.Është edhe ideator i Muranës së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut në Prizren e cila është refuzuar nga forcat neotomane dhe pansllaviste në Kosovë, por që do të vendoset nga forcat shqiptare.

Nue Oroshi, me argumente shkencore dhe politike e mbrojti projektin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Po ashtu ka ne planet e shoqates edhe dy projekte te vendosjes se dy monumenteve. Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut -Komandantit të fuqive te Armtosuna Kombtare, në qytetin e Shkodrës, si dhe Bustin e Profesor Ymer Berishës udhëheqësit të Besës Kombtare dhe Komandantit të fuqive të armatosuna në Kosovë në qytetin e Prishtinës.

Në muajin mars 2024, nxori nga shtypi librin enciklopedik: ´´Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i Përgjithshëm i Fuqive t´Armatosuna Kombtare´´.Kurse ne vitin 2025 nxori nga shtypi edhe dy libra të tjerë: ´´Ernest Koliqi -Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i kombit shqiptar´´, dhe librin më te ri: ´´Sali Çekaj -Luftëtari i orëve të para të lirisë se Kosovës´´2025.Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë qoftë autorial ,qoftë vepra enciklopedike me shumë autorë.

Se shpejti pritet të boton edhe dy libra të tjerë njërin për Qëndresën Shqiptare 1878-1952, dhe tjetrin kushtuar katër heronjve të vrarë nga komunizmi: Marie Shllaku,At Bernardin Llupi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini.Po ashtu këtë vit ka planifikuar të mbajë edhe dy sesione shkencore një në Rozhajë dhe një tjetër sesion shkencor në Suharekë.Së shpejti pritet ta themeloj edhe një Shtëpi Botuese në Kiel të Gjermanisë, ku veprat e historisë shqiptare të përkthehën në gjuhën gjermane dhe angleze e të botohën në këto dy gjuhë për t‘u njohur historia e vërtetë e kombit shqiptar.

Kurse tash ka bërë planin e përkthimit dhe botimit të dy veprave enciklopedike: ´´Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare ´´me 1300 faqe dhe 87 autor.

Tallja groteske e Albinit me opozitën!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

 Kryeministri Kurti “edhe një herë e zhveshi shpatën për situatën”, janë vargjet e një kënge, kushtuar Enver Hoxhës, për goditjen e armiqve të klasës! Hipokrizia dhe demagogjia e Albin Kurtit, u shpërfaqen në mënyrën më groteske, në datën 28 prill 2026.
     Nëse i takojnë ligjërisht partisë fituese të tri postet kryesore pozitës, kjo nuk qenka trajtuar në Kushtetutë. Por, t`i thuash se “tërheq kandidaturat e Glaukut dhe të Fatmirës, sillni tre emra kandidatësh për presidentë”, duke mos zbuluar se edhe nga LVV, do të jetë i katërti!?!
     Kosova ka 120 deputetë, 66 syresh janë të LVV, me koalicionet e saj. Atëherë, gara përfundon, ende pa i numëruar votat! Dhe kjo është lojë fjalësh, tallja cinike, groteske, e turpshme, mujshare, me elementin bazë të rrugaçërisë.
Opozita, për ndryshim të bojkotit të pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, e cila donte humbjen e pësuar, ta kompensonte me marrjen e fitores në tavolinë, i barti pasojat në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
     LDK gaboi kur nuk pranoi bashkëqeverisjen me LVV, sepse pengoi klani i Isa Mustafës, argat i PDK-së. Andaj, vendi shkoi në zgjedhje dhe për këtë u fajësua me të drejtë LDK-ja, me humbjen e thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
     PAN-i shpëtoi më lehtë, ngaqë Kurti i kishte refuzuar për koalicion, me arsyetimin sa parimor, aq edhe bindës: “Nuk jeni reformuar, mbani barrën e krimeve vrastare dhe të hajnisë zyrtare, duke e përgjakur dhe zhvatur Kosovën”.
     Kurti sikur pranoi ta dorëzojë postin e presidentit opozitës. Dhe, duke qenë në pritje të tri kandidaturave, nxori dy emra nga Shoqëria Civile. U tha se nuk kanë pasur dhe nuk kanë lidhje me angazhimet politike. Feride Rushiti aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të luftës, por rezulton  se ishte në Këshillin Iniciues të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, dikur. Një pasaktësi e bërë në prezantimin e saj, rezultoi të mos ishte rekomanduar nga ambasada britanike. Ambicie politike kishte pasur për garën për presidente, me Atifete Jahjaga, por amerikanët u përcaktuan për të dytën.
     Opozita refuzoi të bëhet argate e LVV, duke ia bërë numrat dhe turpëruar kandidatin/en e vet, në një garë të parathënë humbëse, sepse LVV kishte 66
 vota të siguruara, përkundër PDK-së dhe LDK-së, që kishin, përkatësisht, 22 dhe 15 vota!
     Maskarada zgjedhore, gjysmë ilegale dhe krejt të jashtëligjshme, me praninë e vetme të deputetëve të LVV. Kurti u mburrë me 63 votat e fituara nga zonja Feride Rushiti. Por, mungesa e Kuorumit, e dështoi votimin.
     Dështimi i parathënë, sepse opozita paralajmëroi bojkotin, tashmë, bindshëm të arsyetuar.
     Fjalimet akuzuese të katërshes së parë të LVV: Albin Kurtit, Albulenë Haxhiu, Glauk Konjufca dhe Hekuran Murati, ishin të një trajtshme, tautolologji, përsëritëse, bajate, me qëllimin e qartë, për ta fajësuar opozitën se “po e çon vendin në zgjedhje të serishme”.
     Megjithatë, elokuenca e Albinit, me vartës, doli huq dhe nuk bindi askënd. Përkundrazi, bëri efekt të kundërt. Këtë herë shqiptarët u zhgënjyen goxha fort nga Kurti dhe LVV e tij me aleatë. Sepse populli i kishte dhënë 51 % dhe për t`i pasur të gjitha, pra, të tre postet kryesore, mungonin 49 % të votave.
     Kurti e shpiku kriterin bazë: “President jo partiak, nga jashtë politikës!” Kjo u lexua si president i pavarur, me aludimin e qartë, përjashtimin e presidentes Vjosë nga konkurrenca, edhe pse Albini e kishte vlerësuar në shkallën sipërore, “presidentja më e mirë e shekullit 21”. Të gjithë presidentët e botës janë politikanë të thekur.  Kujt i duhet një president që nuk ka qasje në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare?! Presidenti është përfaqësues i parë i popullit dhe neutral ndaj partive politike në vend. Dhe, kjo mjafton që ai të manifestojë paanshmëri politike, për ndonjë subjekt të veçantë.
      Albin Kurti ndryshoi qëndrimin dhe mohoi obligimin, për ta nominuar  Dr. Vjosë Osmanin, për mandatin e dytë presidencial. Ndërkohë që prurjet të Vjosës në “GUXO”, përkatësisht, LVV, llogaritën në shumë-mijëra njerëz. Kjo ka irrituar shqiptarët, sepse gjenerali freng, Napoleon Bonaparti, ka thënë se “më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët”.
     Vjosë Osmani në intervistën e saj, dhënë televizionit “Syri” të Çim Pekës, shpalosi punën e saj përkushtuese në detyrën e lartë të Presidentes. Ajo foli për punën bashkëpunuese të suksesshme, në shtrirjen e sovranitetit me kryeministrin Kurti si dhe çështjet tjera shtetërore.
     Me shpërndarjen e Parlamentit, Dr. Vjosë Osmani bëri detyrën e Presidentes, duke mos bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Ajo e njeh mirë mallin e vetë dhe kjo u dëshmua për dërgimin e serishëm të vendit në zgjedhjet, sa të panevojshme, aq edhe të turpshme.
     Sulmet e egra, kriminale dhe rrugaçërore janë të sinkronizuara, tashmë, jo vetëm nga aktivistët e LVV, por edhe  nga PAN-i dhe të tjerë anësorë, me shpifje denigruese të qëllimshme. Vetëm LDK-ja u përmbajt, madje e mori në mbrojtje, bashkë me popullin e Kosovës. Edhe pas gjithë asaj kampanje shpifëse, kundër Vjosë Osmanit, në sondazhet e shumta, rezulton për një përkrahje masive të shqiptarëve.
     Janë dy takime të organizuara nga administrata amerikane, me presidentë ballkanikë. Grenell ka për mision krizat. Asnjë relacion Grenel-Vjosa nuk ekziston. Madje, Grenell, së fundit, i quajti “Albinin dhe Vjosën katastrofë”, sepse denoncuan dhe prishën pazaret me miqtë e tij Vuçiq, Thaçi, Rama, për ndarjen e Kosovës.
     Është konspiracion pa asnjë bazë, sikur Vjosa është ndikuar nga Edvin Rama, për kundërvënie Kurtit, sepse në atë kohë, kur u takuan në aktivitete ndërkombëtare, Vjosa dhe Albini kishte marrëdhënie të relaksuara dhe ajo priste mbështetjen e Kurtit për mandatin e dytë presidencial.
    Roli i presidentes Vjosë Osmani është i mirënjohur për mbrojtjen e Kurtit, në Evropë dhe SHBA. “E shihni këtë zonjë këtu, të ulur para meje? Ajo meriton të gjithë respektin tonë, sepse po lufton dhe punon për mbrojtjen e vendit të saj”, – deklaroi presidenti Trump, para një audience të hapur. Dhe kjo vlente edhe për Kurtin, sepse të dy, Vjosa dhe Albini, po bënin të njëjtën gjë, po luftonin dhe punonin për konsollidimin e shtetit të Kosovës.
     Turneu i vizitave të bëra nga Dr. Vjosë Osmani në Evropë, SHBA dhe disa vende të tjera në botë, ishte i suksesshëm. Përshpejtoi heqjen e sanksioneve; u bë zhbllokimi i Fondeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe të tjera. Mbi të gjitha imazhi për Kosovën po ndryshonte dukshëm, në kahje pozitive.
     Një zyrtar i administratës amerikane, bëri një vizitë në Kosovë, menjëherë pas pezullimit të Dialogut Strategjik me SHBA, me ç`rast akuzoi rëndë kryeministrin Kurti, për mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi. Ishte pikërisht Vjosë Osmani, e cila me vizitat e saj amortizoi  ndëshkimin e mëtejmë të Kurtit. Vjosa duke mbrojtur Kurtin, tha se “të gjitha vendimet i kemi marrë së bashku, qoftë për shtrirjen e sovranitetit në veri dhe të tjera”. Dhe kjo duhej të mjaftonte për reflektim dhe trajtim dinjitoz të Vjosës. Dhe, mbi të gjitha, ta mbante premtimin e dhënë për nominimin e Vjosës për mandatin e dytë.
     Albini ka deklaruar se “Amerika ishte partner i luftës dhe i të shkruarës, por jo i tashmes dhe i së ardhmes”! Ko është blasfemi dhe mosmirënjohje, për çliruesin vendimtar të Kosovës. SHBA kanë memorje, mbamendje të fortë dhe nuk falin lehtë.
     Ka shpifje lehaqene, për afera korruptive të Vjosë Osmanit-Sadriu. Dy banesat në kompleksin banesor “Marigona”, janë legjitime. Ajo është nuse preshevare, prindërit e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut, kanë jetuar dhe punuar për gjysmë-shekulli në Australinë e largët. Atje kanë pasuritë dhe shtëpitë e tyre, nga të cilat vjelin qiratë e majme. Dhe e gjithë pasuria e çiftit Osmani-Sadriu, kanë mbulesë faktike financiare.
     Dr. Vjosë Osmani përgjatë karrierës të saj politike nuk ka ushtruar poste ministrore dhe as dikastere, ku ka të bëjë me financa, paranë e shtetit.
     Vërtet, ka pasur një mundësi abuzimi me postin e presidentes: Nëse do të vepronte si PAN-i me OVL-në e tij, siç bënë me shitjen e dhjetëra-mijëra të “Dëshmive të Veteranit”. Presidentja mund të abuzonte me zbritje dënimesh apo lirime të parakohshme të dënuarve. Por, përgjatë gjithë mandatit 5-vjeçar të saj, ajo ka falur vetëm një grua-nënë, me arsyetimin humanitar.
     Përkundrazi, është akuzuar nga opozita, pse nuk ka ushtruar të drejtën e faljes për të burgosurit? Por, Vjosë Osmani është juriste e doktoruar në drejtësi dhe është e bindur se, pothuaj se, gati asnjë dënim i dhënë nuk është në masën që meriton, për arsye të drejtësisë korruptive në Kosovë.
    Kujtoj rastin e Gjakovës, kur krimineli, në vijimësi, tmerron me kërcënimin me armë familjen e ish-bashkëshortes. Dhe në fund, e ekzekuton ish-gruan e ndarë, së bashku me vajzën e mitur. Gjykata e shkallës së parë nuk gjeti asnjë rrethanë lehtësuese dhe e dënoi me burg të përjetshëm. Por, Gjykata e shkallës së dytë, paradoksalisht, e ndryshon në 24 vjet burg!?
     Me gjithë shpifjet e orkestruara denigruese, sondazhet goxha serioze e vlerësojnë performancen e shkëlyer të presidentes, me përkrahjen solide popullore.
“Aty ku ka propagandë e shpifje, duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Uroj që të bashkohemi në këtë mision. Rrugët që mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapën nga populli”, – deklaron Dr. Vjosë Osmani, në mesazhin e saj domethënës, drejtuar popullit, në përmbylljen e suksesshme dhe brilante të mandatit presidencial.