Kreu Blog Faqe 102

Kur frika nga investimi bëhet pengesë për zhvillimin

0

Në foto janë brigjet e Velipojës

Per miqtë nga Shqipëria!

Protestat e fundit në Shqipëri kanë hapur një debat shumë më të madh sesa vetë projekti që kundërshtohet. Ato kanë nxjerrë në pah një dukuri që e shoqëron Shqipërinë prej dekadash: dyshimin pothuajse instinktiv ndaj investimeve të huaja strategjike.
Nëse shikon vijën bregdetare shqiptare, nga Saranda deri në Velipojë, vështirë se gjen investime të huaja të përmasave që kanë transformuar brigjet e Kroacisë, Malit të Zi apo Greqisë. Shqipëria ka një nga vijat bregdetare më të bukura të Mesdheut, por vazhdon të mbështetet kryesisht te ndërtime të vogla, hotele familjare dhe investime vendase. Kapitali i madh ndërkombëtar pothuajse mungon.
Pyetja është: pse?
Një pjesë e përgjigjes lidhet me klimën e pasigurisë juridike dhe korrupsionin. Por një pjesë tjetër lidhet edhe me kulturën politike që është krijuar në vend, ku investitori i huaj shpesh shihet me dyshim, si dikush që vjen për të grabitur pasuritë kombëtare dhe jo për të krijuar zhvillim.
Natyrisht, çdo investim duhet të respektojë ligjin, mjedisin dhe interesin publik. Askush nuk kërkon që zhvillimi të bëhet në kurriz të natyrës apo të trashëgimisë kombëtare.
Por refuzimi apriori i kapitalit të huaj krijon një mesazh të rrezikshëm: se Shqipëria nuk është një vend mikpritës për investitorët. Protestat kundër projektit në Zvërnec janë shoqëruar me slogane si “Shqipëria nuk është në shitje”, ndërsa mbështetësit e projektit argumentojnë se vendi nuk duhet të perceptohet si armiqësor ndaj investimeve.
Historia ekonomike tregon se asnjë vend i vogël nuk është zhvilluar vetëm me kapital vendas. Irlanda, Kroacia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Singapori apo Mali i Zi kanë ndërtuar një pjesë të suksesit të tyre duke tërhequr investime të mëdha ndërkombëtare, të shoqëruara me rregulla të qarta dhe mbikëqyrje shtetërore.
Paradoksi shqiptar është se, ndërsa mijëra të rinj largohen çdo vit për të punuar në kompani të huaja jashtë vendit, një pjesë e opinionit publik kundërshton ardhjen e të njëjtit kapital në Shqipëri. Në vend që vendet e punës të krijohen pranë familjeve të tyre, ato eksportohen bashkë me fuqinë punëtore.
Patriotizmi nuk matet me refuzimin e investimeve të huaja. Patriotizëm është të mbrosh interesin publik, duke kërkuar transparencë, respekt për mjedisin dhe përfitime të drejta për qytetarët. Po aq patriotike është edhe krijimi i një klime ku kapitali serioz ndërkombëtar ndihet i sigurt për të investuar.
Shqipëria nuk ka luksin të trembë investitorët seriozë. Ajo ka nevojë për investime që sjellin teknologji, standarde të reja menaxhimi, vende pune të paguara mirë dhe rritje ekonomike. Sfida nuk është të zgjedhim mes natyrës dhe zhvillimit, por të ndërtojmë një model ku të dyja bashkëjetojnë.
Në fund të fundit, pyetja nuk është nëse Shqipëria duhet të pranojë investime të huaja. Pyetja e vërtetë është: a mund të përballojë Shqipëria t’i refuzojë ato?

Nue Oroshi studiuesi që po e vendos në vendin e duhur historinë shqiptare

0

Nga e majta,Prof. Nue Oroshi dhe  Xhafer Leci, artikullshkrues

Xhafer Leci, Gjermani

Nue Mark Oroshi lindi më, 1 prill 1970 në fshatin Caparc të Prizrenit, në një familje me origjinë nga Oroshi i Mirditës . Është poet, historian dhe politolog. Shkollën fillore dhe tetëvjeçare i kreu në fshatin Velezhë të Prizrenit (1977-1985); shkollën e mesme, drejtimin e mjekësisë së përgjithshme (1985-1989) në Prizren.Studimet e larta i kreu në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1990-1994), në Departamentin e Historisë. Ka kryer edhe studimet pasuniversitare për periudhën e Mesjetës,ku ka magjistruar me temën: “Principata e Artes“.

Po ashtu ne Gjermani ka kryer edhe specializimet në Lëminë e Edukimit. Ka qenë shumë aktiv në çështjen kombëtare në Kosovë (1990-95); e nis aktivitetin politik në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sidomos shquhet në Forumin e të rinjve, si anëtar kryesie në Prizren si dhe në Forumin rinor të LDK-së së Kosovës.Themeloi në Prizren gazetën me emrin “Qëllimi” (1993); ka botuar në disa gazeta dhe revista artikuj me karakter historik, publicistik, politik, dhe shkrime nga fusha e kulturës.

Jeton në Gjermani (që nga viti 1996), ndërsa vepron dhe kontribon në gjitha trojet shqiptare në jetësimin e idealit të luftëtarëve më me zë të cilët luftuan për Shqipërinë Etnike.Në vitet 1996-1999 ishte anëtar i Kryesisë së LDK-së, dega në Gjermani dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Schleswig Holstein. Gjatë kësaj periudhe ka organizuar demostrata në Kiel të Gjermanisë dhe në qytete të tjera si: Bon, Berlin, Hamburg, etj. Ishte arkatar i aksionit me moton “Gjithçka për Pavarësinë e Kosovës”, ku u mblodhën 1 milion marka për të ndihmuar luftën në Kosovë.

Themelon në Kiel të Gjermanisë,se bashku me mikun e tij Avni Bilallin, Shoqatën Kulturore me emrin e mikut të tij të rënë në luftë “Jetullah Islami” (2004), të cilën për një kohë e ka udhëhequr vetë.Po në këtë vit, themelon edhe Shoqatën e Intelektualëve Shqiptar, të cilën e pagëzojnë “Trojet e Arbrit” me ç’rast edhe zgjedhet nënkryetar i kësaj shoqate,Kryetar ne periudhen kohore 2004-2015 ishte prof.dr.Muhamet Shatri.Nga viti 2016 e në vazhdim zgjedhet kryetar i saj.Kjo shoqatë gjatë viteve 2004-2025 ka mbajtur 23 sesione shkencore në mbarë viset shqiptare dhe 18 akademi shkencore në Evropë.

Si fryt i kësaj pune dhe angazhimit të tij janë botuar 32 vepra enciklopedike për ndriçimin e historisë shqiptare,me gjithsej 16.000 faqe.Punimet i kanë botuar mbi 300 studiues të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Çamëria, Evropa dhe Amerika.Në vitin 2006 anëtarësohet në CDU.

Është shqiptari i parë i cili në vitet 2013-2018 zgjedhet asambleist në qytetin ku jeton, në Kiel të Gjermanisë, qytet ky që ka 250.000 banorë.Për pesë vjet me radhë ishte edhe sekretar i Asamblesë komunale në Kiel të Gjermanisë, pastaj nënkryetar i komisionit për çështje sociale të banimit dhe të shëndetësisë në kuadër të komunës së Kielit; anëtar i komisionit për kulturë, anëtar mbikëqyrës i bordit të teatrit të qytetit Kiel dhe anëtar mbikëqyrës i Bankës së qytetit Sparkase Kiel.

Në vitin 2023 ka përfunduar mandatin e  dytë si këshilltar në Asamblenë e Qytetit Kiel, ku ka qenë përgjegjës dhe drejtues i politikave të migrimit në grupin e këshilltarëve të CDU në këtë qytet,  anëtar i Komitetit për politikë dhe Financa, anëtar i komitetit për shkolla dhe sport, si dhe anëtar i Komisionit për zgjedhjen e drejtoreve të shkollave në qytetin e Kielit.Që nga viti 2006 është edhe anëtar i Forumit për të Huaj në qytetin e Kielit, anëtar i Organizatës Bashkimi Evropian (Evropa Union) të Republikës së Schleswig Holsteinit, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Gjerman në Kiel të Gjermanisë:Për publikun Gjerman së bashku më Shtëpinë filmike Dig-Doc ka realizuar dy filma dokumentar në gjuhën gjermane për Kosovën “Sieben Tage Kosova“ (2007) dhe “Herkunfsland Kosova“(2013).

Në bashkëpunim me TV e Prizrenit është bashkëautor i dy filmave dokumentar në gjuhën shqipe me publicistin Enver Sulaj, “ Kapidanët e Mirditës një histori lavdie e persekutimi“(2012), si edhe filmin dokumentar“ Emin Fazlija alias Emil Kastrioti – Porosi brezave Shqipërinë Etnike“ (2018). Krahas punës politike dhe shkencore, është marrë edhe me botimin e shkrimeve publicistike, politike, kulturore në gazeta e revista të ndryshme, si dhe me analiza politike.

Përveç shtypit shqiptar për aktivitetin politik dhe kulturor të tij janë shkruar dhjetra artikuj nëpër gazeta gjermane.Është edhe drejtor i Shtëpisë Botuese “Lumbardhi” në Prizren ku ka përgatitur dhe me pas botuar 35 vepra me karakter historik.

Këtij aktiviteti duhet shtuar edhe botimin e nëntë  veprave të tija si autor: katër vëllimeve me poezi: “Shenjat e shpirtit” (Sh.B. “At Anton Xanoni” Prizren, 1996); “Drejt atdheut” (SHB “Rilindja” Prishtinë, 2000); “Në rrokaqiellin e mbrapshtive” (SHB “OMBRA GVG” Tiranë, 2007);Përshendetma Tokën (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2023); si dhe pesë  veprave historike: “Dëshmi kohërash” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2003); “Gjurmëve të së vërtetës historike” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2011)  “Principata e Artës” (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2018), “Shqipria Etnike është një realitet e jo ënderr romantike´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2020) dhe ´´Pergamena e djegur dhe Palimpsesti i paprekur´´-(SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022) Gjithashtu ka përgaditur dhe botuar edhe  veprat historike për klerikët atdhetarë: “At Gjergj Fishta –Filozof,Ideolog Kombtar dhe Vizionar“(2016), “Imzot Nikollë Kaçorri- Personaliteti kryesor i Pavarsisë së Shqipërisë“ (2017),“.Dom Anton Kqira-Ambasador i Shqiptarëve në Amerikë- SHB “Lumbardhi” Prizren, 2019, At Shtjefën Gjeçovi -shkenctar dhe atdhetar 1874-1929″ (2020) si dhe veprën ´´Tomë Mrijaj-Një jetë në shërbim të nacionalizmit,humanizmit dhe kulturës shqiptare´´, (SHB “Lumbardhi” Prizren, 2022).Në vitin 2023 ka përgaditur për shtyp dhe botuar dy vëllime enciklopedike:´´ Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912-1999´´ me 1300 faqe.

Po në këtë vit ka botuar dhe përgaditur edhe librat: ” Personaliteti shumëplanesh i Mustafa Merlika Krujës dhe ndihmesa e tij themelore në jetën kulturore e politike të kombit shqiptar ´´,(2023),´´Veprimtaria shkencore, fetare dhe luftarake e Monsinior dr.Zef Oroshit”,(2023). Në vitin 2023 ka botur librin në gjuhën gjermane për Kanunin e Lekë Dukagjinit.  Poashtu është edhe ideator dhe organizator për financimin e  Monumentit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut në qytetin e Prizrenit, ku pas vendosjes së këtij monumenti më, 28 .11. 2020 në Prizren, për herë të parë forcat atdhetare shqiptare në Prizren fituan kundër forcave neotomane dhe atyre pansllaviste.

Në vitin 2021 e dha idenë për realizimin e një Memoriali në Nashec të Prizrenit ku ky Memorial u  përurua më, 03.04. 2022, për 28 Martirët e vrarë nga ushtria serbe në Nashec të Prizrenit, në mars të vitit 1913.Po ashtu më, 02 .04.2024 në qytetin e Pejës Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ ku Nue Oroshi është kryetar  vendosi bustin e heroinës Marie Shllaku,ndërsa në po të njejtin vit më 28 Nëntor 2024 Shoqata ´´Trojet e Arbrit´´ vendosi bustin e Kryeministrit te Shqipërisë Etnike Mustafa Merlika Krujës.Është edhe ideator i Muranës së Gjergj Kastriotit –Skënderbeut në Prizren e cila është refuzuar nga forcat neotomane dhe pansllaviste në Kosovë, por që do të vendoset nga forcat shqiptare.

Nue Oroshi, me argumente shkencore dhe politike e mbrojti projektin e Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Po ashtu ka ne planet e shoqates edhe dy projekte te vendosjes se dy monumenteve. Monumentin e Kapidan Mark Gjon Markut -Komandantit të fuqive te Armtosuna Kombtare, në qytetin e Shkodrës, si dhe Bustin e Profesor Ymer Berishës udhëheqësit të Besës Kombtare dhe Komandantit të fuqive të armatosuna në Kosovë në qytetin e Prishtinës.

Në muajin mars 2024, nxori nga shtypi librin enciklopedik: ´´Kapidan Mark Gjon Marku Komandant i Përgjithshëm i Fuqive t´Armatosuna Kombtare´´.Kurse ne vitin 2025 nxori nga shtypi edhe dy libra të tjerë: ´´Ernest Koliqi -Mendjendrituri dhe dritëdhënesi i kombit shqiptar´´, dhe librin më te ri: ´´Sali Çekaj -Luftëtari i orëve të para të lirisë se Kosovës´´2025.Ka në dorëshkrim edhe shumë libra të tjerë qoftë autorial ,qoftë vepra enciklopedike me shumë autorë.

Se shpejti pritet të boton edhe dy libra të tjerë njërin për Qëndresën Shqiptare 1878-1952, dhe tjetrin kushtuar katër heronjve të vrarë nga komunizmi: Marie Shllaku,At Bernardin Llupi,Kolë Parubi dhe Gjergj Martini.Po ashtu këtë vit ka planifikuar të mbajë edhe dy sesione shkencore një në Rozhajë dhe një tjetër sesion shkencor në Suharekë.Së shpejti pritet ta themeloj edhe një Shtëpi Botuese në Kiel të Gjermanisë, ku veprat e historisë shqiptare të përkthehën në gjuhën gjermane dhe angleze e të botohën në këto dy gjuhë për t‘u njohur historia e vërtetë e kombit shqiptar.

Kurse tash ka bërë planin e përkthimit dhe botimit të dy veprave enciklopedike: ´´Masakrat serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare ´´me 1300 faqe dhe 87 autor.

Tallja groteske e Albinit me opozitën!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

 Kryeministri Kurti “edhe një herë e zhveshi shpatën për situatën”, janë vargjet e një kënge, kushtuar Enver Hoxhës, për goditjen e armiqve të klasës! Hipokrizia dhe demagogjia e Albin Kurtit, u shpërfaqen në mënyrën më groteske, në datën 28 prill 2026.
     Nëse i takojnë ligjërisht partisë fituese të tri postet kryesore pozitës, kjo nuk qenka trajtuar në Kushtetutë. Por, t`i thuash se “tërheq kandidaturat e Glaukut dhe të Fatmirës, sillni tre emra kandidatësh për presidentë”, duke mos zbuluar se edhe nga LVV, do të jetë i katërti!?!
     Kosova ka 120 deputetë, 66 syresh janë të LVV, me koalicionet e saj. Atëherë, gara përfundon, ende pa i numëruar votat! Dhe kjo është lojë fjalësh, tallja cinike, groteske, e turpshme, mujshare, me elementin bazë të rrugaçërisë.
Opozita, për ndryshim të bojkotit të pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, e cila donte humbjen e pësuar, ta kompensonte me marrjen e fitores në tavolinë, i barti pasojat në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
     LDK gaboi kur nuk pranoi bashkëqeverisjen me LVV, sepse pengoi klani i Isa Mustafës, argat i PDK-së. Andaj, vendi shkoi në zgjedhje dhe për këtë u fajësua me të drejtë LDK-ja, me humbjen e thellë në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.
     PAN-i shpëtoi më lehtë, ngaqë Kurti i kishte refuzuar për koalicion, me arsyetimin sa parimor, aq edhe bindës: “Nuk jeni reformuar, mbani barrën e krimeve vrastare dhe të hajnisë zyrtare, duke e përgjakur dhe zhvatur Kosovën”.
     Kurti sikur pranoi ta dorëzojë postin e presidentit opozitës. Dhe, duke qenë në pritje të tri kandidaturave, nxori dy emra nga Shoqëria Civile. U tha se nuk kanë pasur dhe nuk kanë lidhje me angazhimet politike. Feride Rushiti aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të luftës, por rezulton  se ishte në Këshillin Iniciues të themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, dikur. Një pasaktësi e bërë në prezantimin e saj, rezultoi të mos ishte rekomanduar nga ambasada britanike. Ambicie politike kishte pasur për garën për presidente, me Atifete Jahjaga, por amerikanët u përcaktuan për të dytën.
     Opozita refuzoi të bëhet argate e LVV, duke ia bërë numrat dhe turpëruar kandidatin/en e vet, në një garë të parathënë humbëse, sepse LVV kishte 66
 vota të siguruara, përkundër PDK-së dhe LDK-së, që kishin, përkatësisht, 22 dhe 15 vota!
     Maskarada zgjedhore, gjysmë ilegale dhe krejt të jashtëligjshme, me praninë e vetme të deputetëve të LVV. Kurti u mburrë me 63 votat e fituara nga zonja Feride Rushiti. Por, mungesa e Kuorumit, e dështoi votimin.
     Dështimi i parathënë, sepse opozita paralajmëroi bojkotin, tashmë, bindshëm të arsyetuar.
     Fjalimet akuzuese të katërshes së parë të LVV: Albin Kurtit, Albulenë Haxhiu, Glauk Konjufca dhe Hekuran Murati, ishin të një trajtshme, tautolologji, përsëritëse, bajate, me qëllimin e qartë, për ta fajësuar opozitën se “po e çon vendin në zgjedhje të serishme”.
     Megjithatë, elokuenca e Albinit, me vartës, doli huq dhe nuk bindi askënd. Përkundrazi, bëri efekt të kundërt. Këtë herë shqiptarët u zhgënjyen goxha fort nga Kurti dhe LVV e tij me aleatë. Sepse populli i kishte dhënë 51 % dhe për t`i pasur të gjitha, pra, të tre postet kryesore, mungonin 49 % të votave.
     Kurti e shpiku kriterin bazë: “President jo partiak, nga jashtë politikës!” Kjo u lexua si president i pavarur, me aludimin e qartë, përjashtimin e presidentes Vjosë nga konkurrenca, edhe pse Albini e kishte vlerësuar në shkallën sipërore, “presidentja më e mirë e shekullit 21”. Të gjithë presidentët e botës janë politikanë të thekur.  Kujt i duhet një president që nuk ka qasje në politikën e brendshme dhe ndërkombëtare?! Presidenti është përfaqësues i parë i popullit dhe neutral ndaj partive politike në vend. Dhe, kjo mjafton që ai të manifestojë paanshmëri politike, për ndonjë subjekt të veçantë.
      Albin Kurti ndryshoi qëndrimin dhe mohoi obligimin, për ta nominuar  Dr. Vjosë Osmanin, për mandatin e dytë presidencial. Ndërkohë që prurjet të Vjosës në “GUXO”, përkatësisht, LVV, llogaritën në shumë-mijëra njerëz. Kjo ka irrituar shqiptarët, sepse gjenerali freng, Napoleon Bonaparti, ka thënë se “më shumë i urrej mosmirënjohësit, se sa tradhtarët”.
     Vjosë Osmani në intervistën e saj, dhënë televizionit “Syri” të Çim Pekës, shpalosi punën e saj përkushtuese në detyrën e lartë të Presidentes. Ajo foli për punën bashkëpunuese të suksesshme, në shtrirjen e sovranitetit me kryeministrin Kurti si dhe çështjet tjera shtetërore.
     Me shpërndarjen e Parlamentit, Dr. Vjosë Osmani bëri detyrën e Presidentes, duke mos bërë asnjë shkelje të Kushtetutës. Ajo e njeh mirë mallin e vetë dhe kjo u dëshmua për dërgimin e serishëm të vendit në zgjedhjet, sa të panevojshme, aq edhe të turpshme.
     Sulmet e egra, kriminale dhe rrugaçërore janë të sinkronizuara, tashmë, jo vetëm nga aktivistët e LVV, por edhe  nga PAN-i dhe të tjerë anësorë, me shpifje denigruese të qëllimshme. Vetëm LDK-ja u përmbajt, madje e mori në mbrojtje, bashkë me popullin e Kosovës. Edhe pas gjithë asaj kampanje shpifëse, kundër Vjosë Osmanit, në sondazhet e shumta, rezulton për një përkrahje masive të shqiptarëve.
     Janë dy takime të organizuara nga administrata amerikane, me presidentë ballkanikë. Grenell ka për mision krizat. Asnjë relacion Grenel-Vjosa nuk ekziston. Madje, Grenell, së fundit, i quajti “Albinin dhe Vjosën katastrofë”, sepse denoncuan dhe prishën pazaret me miqtë e tij Vuçiq, Thaçi, Rama, për ndarjen e Kosovës.
     Është konspiracion pa asnjë bazë, sikur Vjosa është ndikuar nga Edvin Rama, për kundërvënie Kurtit, sepse në atë kohë, kur u takuan në aktivitete ndërkombëtare, Vjosa dhe Albini kishte marrëdhënie të relaksuara dhe ajo priste mbështetjen e Kurtit për mandatin e dytë presidencial.
    Roli i presidentes Vjosë Osmani është i mirënjohur për mbrojtjen e Kurtit, në Evropë dhe SHBA. “E shihni këtë zonjë këtu, të ulur para meje? Ajo meriton të gjithë respektin tonë, sepse po lufton dhe punon për mbrojtjen e vendit të saj”, – deklaroi presidenti Trump, para një audience të hapur. Dhe kjo vlente edhe për Kurtin, sepse të dy, Vjosa dhe Albini, po bënin të njëjtën gjë, po luftonin dhe punonin për konsollidimin e shtetit të Kosovës.
     Turneu i vizitave të bëra nga Dr. Vjosë Osmani në Evropë, SHBA dhe disa vende të tjera në botë, ishte i suksesshëm. Përshpejtoi heqjen e sanksioneve; u bë zhbllokimi i Fondeve evropiane dhe ndërkombëtare dhe të tjera. Mbi të gjitha imazhi për Kosovën po ndryshonte dukshëm, në kahje pozitive.
     Një zyrtar i administratës amerikane, bëri një vizitë në Kosovë, menjëherë pas pezullimit të Dialogut Strategjik me SHBA, me ç`rast akuzoi rëndë kryeministrin Kurti, për mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi. Ishte pikërisht Vjosë Osmani, e cila me vizitat e saj amortizoi  ndëshkimin e mëtejmë të Kurtit. Vjosa duke mbrojtur Kurtin, tha se “të gjitha vendimet i kemi marrë së bashku, qoftë për shtrirjen e sovranitetit në veri dhe të tjera”. Dhe kjo duhej të mjaftonte për reflektim dhe trajtim dinjitoz të Vjosës. Dhe, mbi të gjitha, ta mbante premtimin e dhënë për nominimin e Vjosës për mandatin e dytë.
     Albini ka deklaruar se “Amerika ishte partner i luftës dhe i të shkruarës, por jo i tashmes dhe i së ardhmes”! Ko është blasfemi dhe mosmirënjohje, për çliruesin vendimtar të Kosovës. SHBA kanë memorje, mbamendje të fortë dhe nuk falin lehtë.
     Ka shpifje lehaqene, për afera korruptive të Vjosë Osmanit-Sadriu. Dy banesat në kompleksin banesor “Marigona”, janë legjitime. Ajo është nuse preshevare, prindërit e bashkëshortit të saj, Prindon Sadriut, kanë jetuar dhe punuar për gjysmë-shekulli në Australinë e largët. Atje kanë pasuritë dhe shtëpitë e tyre, nga të cilat vjelin qiratë e majme. Dhe e gjithë pasuria e çiftit Osmani-Sadriu, kanë mbulesë faktike financiare.
     Dr. Vjosë Osmani përgjatë karrierës të saj politike nuk ka ushtruar poste ministrore dhe as dikastere, ku ka të bëjë me financa, paranë e shtetit.
     Vërtet, ka pasur një mundësi abuzimi me postin e presidentes: Nëse do të vepronte si PAN-i me OVL-në e tij, siç bënë me shitjen e dhjetëra-mijëra të “Dëshmive të Veteranit”. Presidentja mund të abuzonte me zbritje dënimesh apo lirime të parakohshme të dënuarve. Por, përgjatë gjithë mandatit 5-vjeçar të saj, ajo ka falur vetëm një grua-nënë, me arsyetimin humanitar.
     Përkundrazi, është akuzuar nga opozita, pse nuk ka ushtruar të drejtën e faljes për të burgosurit? Por, Vjosë Osmani është juriste e doktoruar në drejtësi dhe është e bindur se, pothuaj se, gati asnjë dënim i dhënë nuk është në masën që meriton, për arsye të drejtësisë korruptive në Kosovë.
    Kujtoj rastin e Gjakovës, kur krimineli, në vijimësi, tmerron me kërcënimin me armë familjen e ish-bashkëshortes. Dhe në fund, e ekzekuton ish-gruan e ndarë, së bashku me vajzën e mitur. Gjykata e shkallës së parë nuk gjeti asnjë rrethanë lehtësuese dhe e dënoi me burg të përjetshëm. Por, Gjykata e shkallës së dytë, paradoksalisht, e ndryshon në 24 vjet burg!?
     Me gjithë shpifjet e orkestruara denigruese, sondazhet goxha serioze e vlerësojnë performancen e shkëlyer të presidentes, me përkrahjen solide popullore.
“Aty ku ka propagandë e shpifje, duhet ta mbrojmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën. Uroj që të bashkohemi në këtë mision. Rrugët që mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapën nga populli”, – deklaron Dr. Vjosë Osmani, në mesazhin e saj domethënës, drejtuar popullit, në përmbylljen e suksesshme dhe brilante të mandatit presidencial.

Tim Shkupi – zëri profetik i ndërgjegjes shqiptare, strategu i kombit dhe varrmihësi i islamizmit politik

0

Luan Dibrani – Prevallë

Ka njerëz që nuk lindin vetëm për vete. Ka burra që nuk vijnë në këtë botë vetëm për të kaluar në heshtje, por për të lënë gjurmë, për të ndezur ndërgjegje, për të zgjuar popuj dhe për t’i dhënë kombit drejtim në kohë të vështira. Një emër i tillë, një burrë i tillë, një strateg i tillë, është Tim Shkupi.

Për mua, Tim Shkupi është më shumë se një emër. Ai është zë i fuqishëm, është lajmëtar i së vërtetës, është zëdhënës i ndërgjegjes së pastër kombëtare, është burrë që flet aty ku të tjerët heshtin, është njeri që ngrihet aty ku të tjerët përkulen, është figurë që nuk e mat fjalën me frikë, por me të vërtetën.

Tim Shkupi është zë profetik i kohës sonë. Është njeri që me fjalën e tij godet errësirën, me mendimin e tij hap rrugë, me guximin e tij ngrit flamurin e shqiptarisë dhe me qëndrimin e tij mbron shpirtin e kombit. Ai është udhërrëfyes i atdheut, atdhedashës i madh i kombit, shqiptar i pathyeshëm, patriot i trojeve shqiptare dhe një ndër figurat më të fuqishme të kohës sonë.

Ai është ministër i kulturës në kuptimin më të lartë shpirtëror të fjalës. Është ministër i artit, i shkencës, i historisë dhe i mendimit të lirë shqiptar. Është luftëtar i fjalës, lajmëtar i lirisë, mbrojtës i dinjitetit kombëtar dhe zë që nuk blihet, nuk shitet dhe nuk nënshtrohet.

Në figurën e Tim Shkupit bashkohen shumë vlera: profesori, pedagogu, juristi, akademiku, intelektuali, strategu, atdhetari dhe luftëtari i mendimit kombëtar. Ai nuk është vetëm njeri i dijes, por edhe njeri i qëndrimit. Nuk është vetëm njeri i fjalës, por edhe njeri i betejës. Nuk është vetëm analist i kohës, por edhe drejtues i mendimit, paralajmërues i rrezikut dhe mbrojtës i kombit.

Tim Shkupi është edhe varrmihës i islamizmit politik. Ai nuk e lufton besimin e pastër të njeriut, sepse besimi i sinqertë është çështje e shpirtit. Por ai lufton me guxim çdo keqpërdorim politik të fesë, çdo fanatizëm, çdo errësirë ideologjike dhe çdo projekt të huaj që kërkon ta largojë shqiptarin nga kombi, nga flamuri, nga historia, nga Evropa dhe nga identiteti i tij i vërtetë.

Frika e imamit  hoxhe  Shefqet Krasniqit nga Profeti i ynë  i Kombit Tim Shkupi.

Prandaj, për mua, Tim Shkupi është kryeimam i shqiptarisë në kuptimin kombëtar të fjalës: jo imam i ndarjes, por prijës i bashkimit; jo zë i fanatizmit, por zë i dritës; jo njeri i përçarjes, por njeri që thërret shqiptarët të kthehen te rrënja, te flamuri, te atdheu dhe te dinjiteti i tyre historik.

Shqiptarë atdhetarë, patriotë, kombëtarë dhe bij të trojeve shqiptare: përkrahni këtë njeri, duajeni këtë njeri, ngriteni këtë njeri, sepse figura të tilla nuk lindin çdo ditë. Kur një komb ka njerëz që flasin me guxim, ai komb nuk është i humbur. Kur një komb ka burra që nuk heshtin para rrezikut, ai komb ka ende dritë. Kur një komb ka strategë si Tim Shkupi, ai komb ka ende drejtim .

Tim Shkupi është ndër më të mëdhenjtë e kohës sonë, sepse ai nuk flet për interesa të vogla, por për çështje të mëdha. Ai nuk flet për karrige, por për komb. Nuk flet për përfitim, por për identitet. Nuk flet për të kënaqur turmën, por për të zgjuar shqiptarin.

Të jetojë dhe të rrojë Tim Shkupi, zëri profetik i ndërgjegjes kombëtare, strategu i shqiptarisë, udhërrëfyesi i atdheut, luftëtari i lirisë dhe varrmihësi i çdo ideologjie që kërkon ta përkulë kombin shqiptar.

Me respekt, me mirënjohje dhe me shpirt atdhetar, për Tim Shkupi.

Janë shqiptarët për ty Shqipëri!, poezi nga Nikolin Sh. Lëmezhi

0
Nikolin Sh. Lëmezhi
____
Janë shqiptarët për ty Shqipëri!
____
Poezi
Shqipëri, o Nënë e shenjtë,
n’historinë tënde të rrallë.
Do të jem unë bir i denjë,
do të jem një gur i gjallë.
*
Ti je Nënë gjithmonë me nder,
ti je toka e larë me gjak.
E pamposhtur je përherë,
je shqiponja mbi bajrak!
*
Ndaj gjithmonë plot dashuri
do të këndoj në tokën mbar’:
Nëna ime, je ti, Shqipëri,
emri yt më bën krenar.
*
S’do të pres nga askush tjetër,
të vërë dorë mbi këtë ndërtesë.
Tokë hyjnore, kaq e vjetër,
po ta jap sot ty këtë besë.
*
Sa t’jen’ dielli edhe hëna,
sa të jetojë kjo njerëzi,
sa t’ketë bij lindur nga nëna,
janë shqiptarët për ty Shqipëri!
*
Do t’këndoj me krenari,
që të dëgjojë bota mbarë:
Janë shqiptarët për ty, Shqipëri,
dhe Shqipëria për shqiptarë!
Beltojë (Shkodër), më 29. 06. 2026

Opozita e frikësuar nga autoritarizmi, kërkon hise Presidentin/en

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
______
     Me hallet e Kosovës, vazhdojnë të merren edhe të huajt. Në mesin e tyre është edhe analisti gjerman Bodo Weber, i cili ka njohuri të bollshme, për politikat në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Andaj, vlerësimet e tij të bëra janë të sakta, reale dhe pa ekzagjerime.
     Edhe pse qeverisjen aktuale të Albin Kurtit e cilëson si “relativisht autoritare”, tentimi i tij për ta vendosur shtetin nën kontrollin e plotë politik, nuk është relativ, por faktik. Kjo është një shpërfaqje tipike ideologjike moniste e Kurtit. Dhe, kjo bie ndesh me kohën dhe pluralizmin partiak bashkëkohor.
     Që këtej rrjedhë edhe kriza e demokracisë të sotme, me të cilën, mjerisht, vazhdon të përballet Kosova, madje për arsye krejt subjektive.
    Historia e gjysmës së parë të shekullit të kaluar në Gjermani dhe Itali, politikat populiste, me fjalimet elokuente të liderëve të tyre, me premtimet imagjinare, për të bërë perandorira, duke pushtuar shtete dhe robëruar popuj, arritën autoritarizmin të fryrë artificialisht. Dhe, duke u matur “me hijen e mengjezit”, përgjakën botën dhe vetë popullin e tyre.
     Shembulli krahasues duket paksa i ekzagjeruar. Por, autoritarizmi populist mund ta prodhojë diktaturën brenda shtetit, kundër popullit të vetë. Këtë na dëshmon diktatura staliniste e Enver Hoxhës, përgjaku shqiptarët për gjysmë shekulli radhazi.
     Qeveria e Përkohshme e Kosovës, e krijuar nga zyrtarët social-komunistë në Tiranë, e cila barti dhe aplikoi metodën satanike komuniste e fashiste të Enver Hoxhës nga Tirana në Kosovë, duke i eliminuar politikisht dhe fizikisht kundërshtarët politikë.
    Dhe, po të mos ishin ndërkombëtarët në Kosovë, shqiptarët me ndjenjën e mangët të lirisë dhe të demokracisë, do ta aprovonin dhe duartrokisnin diktaturën e “komandantëve” dhe të “gjeneralëve” të vetëshpallur.
     Është pikërisht kjo frikë, goxha e bazuar, pse opozita kundërshton pushtetin absolut, përmes zotërimit të tri shtyllave kryesore: Presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë!
    Paqartësitë kushtetuese janë një nga shkaqet kryesore të cikleve të pafund zgjedhore. Sepse Kushtetuta aktuale nuk e përcakton nëse fituesi me shumicë të votave, ka të drejtë apo jo të ushtrimit të tri funksioneve kryesore: kryetarin e Kuvendit, Presidentin dhe Kryeministrin.
     Nuk ka as ndonjë klauzolë që i detyron deputetët opozitarë të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, për t`ia bërë kuorumin e domosdoshëm prej 81 deputetëve pozitës.
     Mungesa e kuorumit të nevojshëm, prej 81 deputetësh, automatikisht, shkakton bllokadën institucionale, pra, zgjedhjen e Presidentit të vendit.
     Përgjegjësia për krijimin e institucioneve shtetërore dhe pushtetare është e përbashkët, pra, pozitë dhe opozitë. Por, përgjegjësia kryesore bie mbi partinë fituese, pra, pozitën.
     Ngulmimi i pozitës se “populli më ka votuar me shumicë dhe më takojnë tri funksionet kryesore”, nuk qëndron. Sepse, vërtet, populli t`i ka dhënë gjysmën e votave, por jo të tëra. Andaj, diçka nga pushteti i takon edhe gjysmës tjetër, pra, opozitës.
     Në rastin konkret, për zgjedhjet e parafundit dhe të fundit, kompromisin po e refuzon pozita dhe jo opozita. Sepse pozita ligjerisht, sipas Kushtetutës, ka të drejtë ta kushtëzojë postin e Kryeparlamentarit dhe Kryeministrin, por jo edhe të Presidentit, për arsye se nuk ka arritur fitore absolute, por relative.
     Pikërisht për këtë analisti me përvojë ndërkombëtare, Bodo Weber, është kritik për qeverisjen “relativisht autoritare”, me retorikë agresive dhe lëndim të demokracisë, duke trajtuar krizën institucionale në Kosovë, në gazetën prestigjioze gjermane “Frankfurter Rundshau”.
     Analisti Weber, me bindje dhe përkushtim në shërbim të demokracisë, të popujve ballkanikë, me theks të veçantë të Kosovës, duke parë kryeneçësinë totalitare të liderëve të Kosovës, “parashikon skenar të keq, me rrjedhoja të vazhdimit të krizës institucionale dhe të bllokadës hiç normale politike. “Do të shohim përsëri zgjedhje të reja dhe i njëjti cikël do të përsëritet”, – shkruan Weber.

Konferencë Përkujtimore në Tuz të Malsisë: 148 vite nga themelimi i Lidhjes së Prizrenit

0

Dr. Dom Nikë Ukgjini

Tuz, 10 qershor 2026

  • Shoqata, PENDA, Salla – Komuna e Tuzit

KARLO POOTEN, ARQIPESHKËV TIVAR – SHKODËR, (1867-1886), KONTRIBUUES I LIDHJES SË PRIZRENI

Përkufizimi i shqiptarëve në shek. XIX

Në fillim të shekullit XIX, Perandoria  Osmane hyri në fazën e një rënie të pa kthyeshme Në një situatë të tillë ndihej nevoja që nëpërmjet të reformave të tentohej që kjo krizë të zbutej. Orientimi kryesor ishte që më forcimin e pushtetit qendror të përmirësohej  gjendja e perandorisë.

Shqiptaret si popull i nënshtruar, përdoreshin për shërbesa të ndryshme sipas situatave e nevoja të perandorisë,  nga ato shërbimet më primitive e poshtëruese e deri të postet vizirësh.

Dom Nikë Ukgjini në Konferencën e mbajtur në Kuvendin Komunal të Tuzit për Lidhjen e Prizrenit

Sulmet  e ndërmarra  nga Rusia cariste e cila dëshironte doemos daljen në Detin Mesdhe dhe deklaratat  e Anglisë, Austro – Hungarisë, e tjera shteteve së,  për fatin Stambollit tani e tutje do vendos e gjitha Evropa, solli si rezultat,  ku perandoria dita ditës po humbiste forcën ushtarake dhe territoreve të pushtuar padrejtësisht, sidomos ato shqiptare.

Qeveria osmane më shpalljen e reformës të re administrative në vitin 1864, duke forcuar  pushtetin qendror, ajo mohonte zyrtarisht ekzistencën e shqiptarëve dhe pashallarëve shqiptarë, duke i paraqitur shqiptaret si shtetas osman. Më këtë veprim ka dëmtuar rend, para konferencave ndërkombëtare, çështjen tonë politike në Gadishullin Ilirik (Ballkan).

Në vitet në vazhdim, kur çështja e shqiptarëve debatohej më seriozisht nëpër kancelarit diplomatike,  Perandoria Osmane, shqiptarët e islamizuar në masë  70 %,  apo siç shprehet Mehdi Frasheri, 4 / 5 e popullsisë, i identifikonte si turq, ata ortodoks si grekë dhe katolikët si latin. Kjo djallëzi më vonë, për shqiptarët mori përmasa tragjike, sepse në Kongresin e Berlinit,  princi Gjerman,   Otto von Bismarck, para delegatëve qe shprehur së:  “kurrë nuk kishte dëgjuar së shqiptaret janë komb”.

Nga viti e reformës dhe në vazhdim, Porta e Lartë gjithherë e ka mbajtur të “shtrënguar grushtin e shtypjes ” ndaj shqiptarëve, e sidomos të atyre të besimit katolik, si hallka e vetme që e lidhnin Shqipërinë me Evropën Perëndimore.  Përhapja e islamizimit në radhët e popullsisë shqiptare, gjendja e tyre e mjerueshme në ekonomi, ndalim shkollimi, të drejtat të cunguar të njeriut, që ndodhnin nga Tivari,  Jenipazari (Novi Pazar), deri  Shkup dhe matej,  vazhdimisht pasqyroheshin në relacionet e ipeshkvijve dërguar papatit në Romë. Madje ankesa të keqtrajtimeve të besimtarëve shqiptarë, kishte edhe në adresën e Kishës ortodokse serbe e greke. Si shembull kemi, relacionet e ipeshkvijve të Shkupit, ku thuhet se “Patriarkana e Pejës, duke bërë pazare të ndryshme më Stambollin, është duke punuar në dëm të shqiptarëve katolikë.”

Këto veprime dhe të tjera si këto, synonin të pengonin formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare dhe për pasoj,  pengimin e organizimit të lëvizje e kryengritje mbarshqiptare, nga të cilat do krijoheshin premisat, për një autonomi të varur nga sulltani, siç doli nga Lidhja e Prizrenit, apo një pavarësi e plotë  eventuale, nga Stambolli.

Porta e Lartë,  në rrokopujë ballkanike, në kuadër  të strategjive për t’i mbajtur sa më gjatë të shqiptarët të nënshtruar dhe interesave strategjike në Ballkan, vazhdonte akoma më taktiken e vjetër, të identifikimit të kombësisë me besimin e tyre. Si rrjedhojë, shqiptarëve, nuk i njihej e drejta e lëvrimit,  as e mësimit të gjuhës amtare, madje kjo ishte e ndaluar edhe me ligj. Trajtimi i shqiptarëve në këtë mënyrë, i shkonte për shtati dhe disa  qarqeve ndërkombëtarë të besimit ortodoksë, si: Rusisë, Greqisë,  Serbisë e Bullgarisë,  të cilët kishin marrë përsipër, të hartonin në bazë të parimit të kombësisë, një hartë të re politike të Ballkanit.

Mirëpo, krahas përçarjeve, persekutimeve, intrigave të inskenuara nga Perandoria Osmane dhe lakmive territoriale të shteteve ortodokse në Ballkan,  shqiptarët, e të tria besimeve, duke u mbështetur Protokultin, e mbretërisë  së Austrisë ( Haubsburgut)  të viteve të mëparshëm dhe vitit 1837, e  të 1855, të nënshkruar  më papatin, për mbrojtën e katolikëve në Ballkan, e gjenin forcën dhe shprehnin dëshirën e zjarrtë,  për të mbrojtur lirinë, gjuhën e tyre dhe trojet stërgjyshore, çfarë u reflektua më vonë në organizimin e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 -1881.

POOTEN  PARAROJE E LIDHJES SË PRIZRENIT

Aripeshkvia e Tivarit e cila që në shek.. XI, gëzonte primatin mbi në dioqezat  në veri të Shqipërisë,  pjesët e Hercegovinës  ( Travunjes, Zahumljes) dhe Serbisë, si histori e tillë, ajo qëndronte në fokusin e vazhdueshëm të politikës dhe diplomacisë, së Vjenës. Duke kuptuar se, ipeshkvijtë, ligjërisht  kanë rolin kryesor në organizimin e kishës në fushën, fetare, kulturore,  arsimore, politiko-diplomatike, mbështetur në drejtën e Protokultit, Vjena  e  shfrytëzoi rastin,  për të  propozuar, për Arqipeshkëv të Tivarit,  njeriu besnik të tyre, gjermanin, nga Tevereni i Kelnit, Imzot Karlo Pooten. Ëndrra e meshtarit të ri të posa diplomuar në Kolegjin Urbaniano të Romës, ishte veprimtaria misionar në Ballkan. Fillimit shërbeu misionar e diplomat në Bullgari dhe një pjesë të Vllakisë, për të vijuar për shumë vite të tjera në Bosnje. Në vitin  1844, Papati e emëroj administrator Apostolik të Arqipeshkvisë si Tivarit, ndërsa në 1855, Imz Pooten, mori nga papati emërimin si Arqipeshkvit të Tivarit.

Imzot Pooten, meqenëse dhe  më parë ishte  marrë më punë diplomatike, shquhej si njohës i mirë i çështjeve Ballkanike dhe njëherazi ishte mik i ngushtë i princit Maksimilian, vëllait të mbretit  Franz Jozef I. Për dallim nga paraardhësit e tij, të cilët pushteti turk dhe ai ortodoks,  nuk i lejoi të qëndronin në Tivar, Pooten arriti me ndihmën e Vjenës, që ta  udhëhiqte kryedioqezën nga  qyteti, duke ndërtuar po aty Selinë kryipeshkvore, dhe në vitin 1857, katedralen e cila edhe sot, qëndron denjësisht si dëshmitare e rrebesheve të kohës,  në lokalitetin Gretva.

Gjatë kohës sa ishte Arqipeshkëv në Tivar,  bëri shumë punë  jo vetëm në fushën shpirtërore, por  studimore dhe kërkimore mbi të dhënat konkrete në lidhje me historinë e Kishës shqiptare në Ballkan, nga shek.. I -.deri në fillim të XIX.  Si studiues i prehet kishte vjel materiale të thukshme, nga libri tetë vëllimesh Illyricum  Sacrum, (Ilyria Kishtare) të autorit,  Daniel Farlati dhe bashkëpunëtorëve,  Coleti e Riçeputi,  (botuar në Venedik, 1753 – 1817), duke u ndaluar të voll. 7, prej nga nxori një përmbledhje, (Compendium) me disa plotësime në gjuhen latine, për Arqipeshkvinë e tij nga koha e Dioklës, viti 450 e deri të viti 1857.

ILLYRICUM SACRUM, vepra më e madhe nga historia Kishtare e politike të popujve të Ballkanit,  nxitur për hartim nga Papa Albani XI, në vëllimi i VII dhe VIII, përbën elementin themelore të një programi politik kombëtar Arbërorë. Prandaj, edhe pse ky element nuk shfaqej menjëherë, në sipërfaqe, por në kokën e Imzot Pooten, formulohej si një projekt i mundshëm dhe më kalimin e kohës, do shfaqet  si ëndërr jo të largët e shqiptareve për pavarësi, përkundrejt shteteve sllave e Greqisë, në Ballkan.

Në lidhje më marrëdhëniet e Pootenit, me principatën ortodokse të Mali të Zi, e cila kërkonte momentin e favorshëm politik për zgjerimin në dem të trojeve shqiptare,  nga korrespodenca të tij më mbretin Nikolla i I-parë,  kuptohet ashpërsimi gjuhës ndaj tij që në vitin 1863. Në ketë korrespodencë, ndër të tjera, shihet qartë, protesta e ashpër ndaj presioneve të ortodoksëve, të shfaqur në formën e dëmtimit të pandërprerë të varrezave katolike në Podgoricë; vrasja 1500 banorëve nga malazezet,  me rastin e rrethimit të Tivarit në vitin 1877; djegies së Kishës dhe shtëpisë së famullisë në Shestan të Naltë  dhe të Poshtëm, dhe padrejtësive të tjera. Pooten, duke mos e lenë punën më kaq, çështjen e presioneve  ndaj shqiptarëve,  në Tivar, Podgoricë, Krajë, me qellim shpërnguljes së tyre, do ta paraqiste edhe pranë  guvernatorit turk dhe konsullatës austriake në Shkodër, duke e ngritur atë në nivele ndërkombëtare.

Imzot Karlo Pooten edhe kur e pati  Selinë në Shkodër,   shkollimi i brezave të rij, vazhdoje të jetë për te, elementi kryesor i ngritjes së vetëdijes kombëtare. Kjo tregohej nga kujdesi i vazhdueshëm i tij ndaj  çështjes së arsimit të shqiptareve në Mal të Zi, për shkollën dhe mësuesin shqiptar në qytetin e Tivarit e shumë aksione të tjera. Në letrën e tij, dt. 10. 02. 1874, njofton për presionin që bëhej nga Mali i Zi, në fëmijët katolik për t‘i mos frekuentuar shkollat katolike në gjuhën shqipe në Tivar e Ulqin.  Ai, një letër tjetër të vitit 1878, ngre shqetësimin e madh për kthimin e këtyre shkollave shqipe në shkolla ortodokse malazeze. Për këtë diskriminim ndaj shqiptarëve, kërkon nga Nunci Apostolik në Vjenë që të ndërhyjë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë që kjo e fundit të protestojë tek Qeveria e Mali të Zi, për rikthimin e shkollave në gjuhën shqipe. Sipas dorëshkrimeve të Arkivit të Arqipeshkvise së Shkodrës, letra proteste nga Imzot Pooten, si bari dhe diplomat, rreth pengimit të shkollave dhe kthimit të tyre në shqipe, ka pasur edhe gjatë  të organizimit  Lidhjes se Prizrenit nga viti 1879 dhe në vazhdim. (  Fondi: Arqipeshkvia e Shkodrës,  ( 132, /4/ 1874-1881), dos, 12, 13 viti 1879.)

Ngjarja e cila historikisht kishte shkaktuar tronditje në diplomacinë evropiane në lidhje me gjeopolitikën  e re që po përgatitej nga intrigat sllavo ortodoks në Ballkan, ka qenë kërkesa e Imzot Pooten, për ndryshime juridike në strukturën e administrimit kishtar, duke iu drejtuar papa Piut IX, me qëllim që dioqeza e Shkodrës të jetë kanonikishtë e bashkuar,  me atë të Tivarit, në mënyrë që trojet e vjetra të mos jenë temë diskutimi për copëtimin e tyre në kancelarit evropiane .

Ky reagim i Imzot Pooten, i cili kishte si qellim, frenimin e rrezikut të paralajmëruar  të copëtimit territorial të shqiptareve, ishte bërë me konsultimin e  personat relevant të politikës, Austriake dhe më papatin, të cilët donin me këtë vendim edhe të përforconin unitetin  Kishtar në të gjitha trevat shqiptare, nga Tivari, Prizreni e deri në Shkup,  duke i vendosur nën ombrellën e Arqipeshkvisë Metropolitane, Tivar – Shkodër, në krye më delegatin Apostolike Karlo Pooten.

Më këtë qellim, Papa Piu i IX, më dt. 15 mars të vitit 1867, lëshoi dekretin, “Aeque primcipaliter“( Në të njëjtën barazi), për bashkimin e dy selive metropolitane, të Tivarit  më atë të Shkodrës, më banim në Shkodër. Në vulën e tij zyrtare kishte shënjuar : Carolus Pooten Archiepisc (opus) Antibaren et Scodren, Serviae Primas, Metropolita dell’Albania. (Karlo Pooten Arqipeshkëv i Tivarit dhe i Shkodrës, primat i Serbisë,  Metropolit i Shqipërisë. (dok,  Dok. dt. 2 shkurt 1868; dok. dt. 22 korrik 1869).

Karlo Pooten,  duke i kuptuar dredhitë e diplomacisë të shteteve ortodokse dhe Perandorisë Osmane,  ndaj  gjeopolitikës të shqiptarëve në Ballkan, më këtë veprim,  në fakt kishte futur nën pushtetin e tij baritor dhe politike, të gjithë shqiptaret  – (katoliket) e veriut, apo siç e quan Veriun,  Mehdi Frashri, të gjithë Gegërin, nga gryka e Gryka e Kotorrit e deri në Shkup, të rruga  e njohur në histori si Via Ignatia. Ne këtë drejtim ndihmës të madhe i jepte dhe Arqipeshkvi i Shkupit më seli në Prizren, Imzot, Fulgentije Carev i  cili në vitin 1879/80, më të madhe i kundërshtonte gjeneralit famëkeq të Lidhjes së Prizrenit, Dervish Pasha, që Mirditoret në Rrafshin e Dukagjinit t’i nënshtroheshin urdhrave të Sulltanit. Madje, Imzot Carev, kërkonte që t’i jepeshin në administrim besimtaret deri në Selanik.

Vet Pooten,  duke kuptuar mirë dhe më mirë, rendësin që ka bashkimi kombëtar,  mbas rreth 170 viteve të Koncilit të Parë të Arbrit në Mërqi të Lezhës, 1703, kishte organizuar në Shkodër, në qershor të vitit 1871, Koncilin e dy Mbarkombëtar të Kishës Katolike, më pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë Gegërisë, (Tivar, Shkodër, Prizren e Shkup)  që u mure edhe më hapjen e shkollave për djem e vajza në trevat Arbërore. Pooten shtyri dom Engjëll Radojen famullitarin e Shkodrës, të bëj dy ribotime të Koncilit të Parë 1703, plotësua me disa shtesa latinishte e përkthye në shqip nga vet ai më 1869 e 1872.

Reagimi i Karlo Pooten, në këtë formë, ndaj rrezikut të copëtimit trojeve, hodhi themelet politike të kombit shqiptar, pa dallime feje dhe që çoi, një dekadë më vonë deri të shpallja e Lidhjes së Prizrenit më dt. 10. qershor 1878, si kundërshtim i vendimeve të Kongresit te Berlinit, ku Shqipëria mjerisht, përkundrejt çdo përpjekje për shpëtimin e trojeve,  mori tatëpjetin, duke mbetur edhe me tej, mjerisht vasale e Turqisë së Madhe.

Aktivistet shqiptar të Lidhjes,  të cilët në vitin 1879, e në vazhdim kërkonin bashkimin e Vilajeteve dhe shkëputjen nga Stambolli, pas ndalimit e Lidhjes së Prizrenit, fizikisht i zhduken, u internuan, do të tjerë sipas urdhrit të gjeneralit, Dervish Pasha, në maj të vitit 1881, përfunduan në burg në Çanak Kala (Dardanele) të Stambollit, deri në nëntor të vitit 1883. Ndërsa, Ymer Haxhi Prizreni, rebel i islamit të Stambollit,  si personi më i merituar i Lidhjes,  krahas Abdyl Frashrit, për mos përkuljen ndaj Sulltanit, përfundoj jetën tragjikisht në Ulqin në vitin 1886, duke e mallkuar Turqinë e cila për rreth 400 vite me radhë e la të sakatuare e të verbuar popullin Shqiptar dhe së fundi e la në duar të shteteve sllave ortodokse dhe Greqisë.

Pooten vdiq në Shkodër, më 14 janar 1886 dhe u varros në kriptën  e katedrales së Shkodrës i përcjellë nga një popullsi e shumët, autoritete vendase dhe trupi diplomatik i akredituam në Shkodër.

Menjëherë pas vdekjes të Imzot  Pooten,  Mali i Zi, si mbretëri e Pavarur me kufijtë e  përcaktuar, që më parë nga Kongresi i Berlinit,  i ofroi papatit nënshkrimin e një Konkordati, si i pari më një shtetet sllave ortodokse,  në këmbim të shkëputjes juridike të  Shkodrës me Tivarin., gjë që u realizua, më 18 gusht të vitit 1886, duke ia kthyer Tivarit titullin e mëparshëm. Pas kësaj ngjarjeje, Kryedioqeza e Tivarit ra nen ndikim e plotë të sllave dhe njëherë mori disa famulli nga Shkodra të programuara nga Berlini. Më këtë rast Arqidioqeza mori tatëpjetën, duke u nënshtruar asimilimit në aspektin nacional shqiptar dhe atij fetar.

Çdo përvjetor i Lidhjes se Prizrenit,  jubilar apo jo,  e ka kështu të domosdoshëm përkujtimin si gjykim, vlerësim apo dhe mësim historik për gjeneratën e sotme, a cila për ngritjen e mërqinjës të shtetit nëpërmjet, dëlirësisë së zemrës,  dijes e arsimimit kombëtar,  nuk e pengon politikisht më, as  Stambolli, as Berlini as Londra, por, verbëria e lakmisë dhe vetvetja.

Mendimi për 114-vjetori i ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vesekovc – një amanet që nuk guxon të harrohet !

0
Bukë, Kripë e Zemër!
114-vjetori i ngritjes së Flamurit Kombëtar në Vesekovc – një amanet që nuk guxon të harrohet !
Ka vende ku historia nuk shkruhet vetëm në libra, por në gurë, në male, në kujtesën e brezave dhe në gjakun e atyre që sakrifikuan gjithçka për lirinë e atdheut. Një vend i tillë është Vesekovci i Shalës së Bajgorës, ku më 30 qershor 1912, plot 114 vjet më parë, u ngrit Flamuri Kombëtar Shqiptar nën udhëheqjen e Heroit të Kombit Isë Boletini, duke shënuar një nga momentet më të rëndësishme të kryengritjes së përgjithshme shqiptare.
Aty nuk u ngrit vetëm një flamur. Aty u ngrit dinjiteti i një kombi që kërkonte lirinë, u ngrit besimi se Shqipëria do të bëhej dhe u ngrit shpresa e mijëra shqiptarëve që kishin ardhur nga të gjitha trojet etnike për t’iu bashkuar idealit të përbashkët kombëtar.
Shaljanët, burra e gra, i pritën ata me virtytin që i ka dalluar ndër shekuj: “Bukë, kripë e zemër.” Kjo nuk ishte thjesht një shprehje mikpritjeje. Ishte një betim besnikërie, një dëshmi se shqiptari ndan me mikun edhe kafshatën e fundit, por mbi të gjitha ndan zemrën dhe dashurinë për atdheun.
Para pak ditësh pata rastin ta vizitoj këtë vend të shenjtë historik. Qëndrova me respekt para pllakës përkujtimore, lexova mbishkrimin dhe vështrova horizontin nga ku dikur valëvitej Flamuri Kombëtar. Por ndjeva edhe një dhimbje të madhe.
Në vendin ku u ngrit flamuri i shqiptarëve mungon pikërisht Flamuri Kombëtar.
Një pllakë përkujtimore, sado e rëndësishme të jetë, nuk mund ta zëvendësojë simbolin më të shenjtë të kombit. Një ngjarje e kësaj peshe historike meriton një memorial dinjitoz, një shtizë ku flamuri të valojë përherë dhe një hapësirë përkujtimore ku çdo shqiptar të ndalet me krenari e respekt.
Fatkeqësisht, për më shumë se një shekull, institucionet tona nuk kanë bërë sa duhet për ta ngritur këtë vend në lartësinë që meriton historia e tij. Kjo është një përgjegjësi morale që bie mbi të gjitha institucionet përgjegjëse, veçanërisht mbi Ministrinë e Kulturës, institucionet e trashëgimisë kulturore dhe Komunën e Vushtrrisë, të cilat do të duhej ta kishin shndërruar Vesekovcin në një pikë referimi të historisë sonë kombëtare.
Historia nuk nderohet vetëm me fjalime në përvjetorë. Historia nderohet duke ruajtur vendet ku ajo është krijuar.
Një popull që e harron ose e lë në harresë historinë e vet, rrezikon të humbasë edhe orientimin për të ardhmen. Kujtesa kombëtare nuk është luks; ajo është themeli mbi të cilin ndërtohet identiteti i një kombi. Kur ajo zbehet, hapësira mbushet nga interpretime që largojnë vëmendjen nga vlerat dhe sakrificat mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.
Prandaj, përkujtimi i 30 qershorit 1912 nuk është vetëm një detyrim ndaj Isë Boletinit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Është një detyrim ndaj brezave që do të vijnë.
Le ta rikthejmë Flamurin Kombëtar aty ku u ngrit me krenari. Le ta ndërtojmë një memorial të denjë për këtë akt historik. Le ta bëjmë Vesekovcin një vend pelegrinazhi kombëtar për çdo shqiptar që respekton historinë dhe lirinë.
Sepse kombet që kujtojnë, jetojnë. Kombet që harrojnë, rrezikojnë të humbin vetveten.
Lavdi Isë Boletinit dhe të gjithë burrave e grave të Shalës së Bajgorës!
Lavdi të gjithë atyre që, me “bukë, kripë e zemër”, i shërbyen lirisë dhe bashkimit kombëtar!
Flamuri Kombëtar duhet të valojë përjetë në Vesekovc, aty ku historia e ngriti për herë të parë me krenari më 30 qershor 1912.
Le të mos mbetet vetëm një pllakë që dëshmon historinë. Le të ngrihet Flamuri Kombëtar aty ku u ngrit më 30 qershor 1912 dhe të ndërtohet një memorial i denjë për këtë vend të shenjtë të historisë shqiptare. Këtë ua kemi borxh Isë Boletinit, shaljanëve dhe brezave që do të vijnë.

Ankesat e Listës Serbe!

0

Gani I. Mehmeti

Lista Serbe sot ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) kundër rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Sipas Listës Serbe janë bërë  “parregullsive serioze që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ndarjen e mandateve të rezervuara për popullin serb”.

(Kosova Sot Online, më 29. 6. 2026).

Ka kaluar koha e dirigjimeve serbe në Kosovë.

Vota ime është imja, dhe, unë atë ia jap kujt të dua. AJo është e fshehtë, nuk dihet kush kujt po I jep votën, por ajo ipet.

Mos po kërkon Lista Serbe t’ia japim votën tonë asaj! Jooo, mos mendo! Prano Republikën e Kosovës, mos e lufto Republikën e Kosovës, vepro sipas Kushettutës e ligjeve të Kosovës, dhe tek atëherë edhe ti do të jesh e barabartë me të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për mua janë dhe do të jenë të barabartë të gjithë qytetarët e Kosovës që e pranojnë Pavarësinë e Kosovës, që e mbrojnë atë dhe që luftojnë për të drejtat e të gjithëve.

Prandaj, të mos çuditet fare Lista Serbe pse dikush paska votuar serbët e tjerë në ato vendvotime ku nuk ka serbë. Kjo është e drejtë e secilit. Dhe, mbas ankesës së Listës Serbe, mirë na e ka përkujtuar se, në zgjedhjet e tjera  parlamentare kur të vijnë, për ta nxjerrë nga lojha këtë, do votohet masovikisht nga shqiptarët, për të fituar ata që mbështesin Republikën e Kosvës e jo ataqë mbështesin Serbinë.

Në këtë drejtim edhe serbët le të votojnë cilëndo parti shqiptare, nuk ka problem fare. Le të votojnë paritinë shqiptare që atyre ua merr mendja se punon për ta.

Ndërkaq, vetë ankesa e tyre më duket të jetë qesharake !
Në anën tjetër, në zgjedhjet e ardhshme do të votojmë serbët lojalë të Republikës së Kosovës nga ne shqiptarët.

Të paktën, unë e shoh të arsyeshme që serbët lojalë të Kosovës, të votohen nga të gjithë shqiptarët e ndjekur nga veriu i Kosovës në vitin 2000 me dhunë nga bandat dhe kriminelët serbë “Roja e Urës” në mbështetje të KFOR-it të atjeshëm, që kurrë më nuk u lejuan të kthehen deri sot në shtëpitë e tyre.

Përse kjo parti nuk ankohej kur nga 3% e popullsisë së Kosovës, i janë caktuar 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës? Nëse duan drejtësi, duhet të bëjnë drejtësi. Është dashur të ankoheshit atëherë, por edhe tani nuk do të ishte vonë ta ktheni këtë drejtësi e barazi, që ta kërkosh të drejtën tjetër përmes ankesës.

Debatet politike nëpër televizionet e Kosovës

0

Gani I. Mehmeti

Është shumë interesante se, në cilin do television të Kosovës të ndalesh e ta parcillësh me “analistë” të shterrur edhe nga dija edhe nga zëri, duke i dhënë zor secili nga debatuesit që të dëgjohet më shumë, por jo më qartë, nuk dëgjon asgjë të mirë. Me zërat e lartë që I japin, u duket sikur po dominon mbi të tjerët debatues, pa marrë parasysh temën se për çka debatohet.

Dhe, disi, sikur secilit I duket se po di e po thot diçka më shumë se tjetri. Sikur sa më shumë po thotë për atë që e mbështet, dhe, sa më shumë po e sulmon atë tjetrin që nuk e mbështet.

Nuk ke rast ta dëgjosh njërin deri në fund, pa ia marrë fjalën ai tjetri, ani që kanë kohë të mjaftueshme ta thonë mendimin deri në fund, sepse krejt pasdarka është e tyre deri në orët e vona të natës.

Ka raste kur edhe vetë udhëheqësi i emisionit apo emisionit, ndërron temën, ose nuk i lë debatuesit ta thonë fjalën e tyre deri në fund. Këta udhëheqës, e kthejnë bisedën nga një temë në tjetrën, me besimin se po dinë diçka si shumë, asgjë nuk sqarohet e nuk bisedohet deri në fund.

Pastaj, në emisione nuk lënë më pak se katër debatuess. Sepse kështu shkon luftë më e madhe mendimesh e “sqarimesh”.

I japin aq zor në biseda sa as vetë nuk e dinë se çka po thonë, po as që mund të marrin vesh tjetrin se çka po thot.

Shoh edhe udhëheqësit që shtiren si të shumëdijshëm me sjelljet e tyre, duke qëndruar kush në këmbë e kush ulur gjatë emisioneve, sa po e sulmojnë një parti e sa po e mbrojnë një tjetër.

Kush për Lëvizjen Vetëvendosje, kush për Lidhejn Demokrastike, kush me Partinë Demokrstike, më pak për Aleancën e Ardhmërisë. Kush e sulmon Albin Kurtin, kush kundër Lumir Abdixhikut, kush kundër atij tjetrit e tjetrit, shtyhen, ngrisin zërat, bëjnë me gjeste, shpesh edhe me të ngërmime e bërtima shkon emisioni.

Me një fjalë, biseda tepër pa kripë, humbje kohe.

Gjithë koha ikën me hajgare, me të qeshura e me britma…

Kjo është e keqja e parë e këtyre kanaleve tona televizive.

E keqja tjetër, e keqja e dytë edhe më e madhe është se, edhe në këtë kohë, kur dje ishte Vidovdani i kishës ortodokse, që serbët u grumbulluan në Graçanicë e në Gazimestan. Nuk pati asnjë televizion që të merret me këtë problem, që të flasë për këto tubime fashisoide serbe.

Ka me vite, apo nuk na ra të dëgjojmë e as të shohim në këto studio televizive biseda hsistorike për mitet e rrejshme serbe, për historinë e gënjeshtërt serbe, për ndjekjet shqiptare nga trevat e tyre etnike, për masakrat serbe në të gjitha kohët, nga Kryengritja e parë Serbe me udhëheqës shqiptar, si dhe në luftërat e tjera nëpër kohë e deri në luftën e fundit të vitit 1999.

Me gjasë, këta gazetarë të kanaleve televizive, qenkan përgatitur vetëm për thashethëna ndërmjet shqiptarëve, sikur me serbët i paskemi kryer të gjitha punët, kur ata nuk lënë gur pa lëvizur në dëm të Republikës së Kosovës.

Këtu, si pikë e tretë, do duhej të ishte edhe lufta kundër tarikateve islamike, që e ka përjashtuar islamin tradicional, siç ishte deri para vitve të 90-ta të shkeullit 20 tek ne. Apo, me gjasë, po pajtojnë me këto grupe islamike, të cilat, gjithsesi janë në dëmin e popullit shqiptar në radhë të parë, pastaj edhe të vetë shtetit të KOSOVËS.

E di se kjo është një pikë e ndjeshme, sepse edhe vetë gazetarët, e, edhe vetë analistët anojnë në ndonjërin nga këto grupe dhe, mos o Zot, do të grindeshin mesvete, duke mos e pranuar mendimin e njërit dhe të tjetrit.

I vetmi emision i qëlluar ishte sonte, më 29. 6. 2026, në KTV me gazetarin, historianin, publicistin, studiuesin  e shkrimtarin Jusuf Buxhovi në KONFRONT, i cili nuk iu pëlqen antishqiptarëve, prandaj të tillët nuk thirren në këso bisedash televizive.

Merreni me mend se ku kemi rënë!…

Kthehuni në zbërthimin  e drejtësisë të shtetit të Kosovës e lërini ngatërresat mes shqiptarësh, se jeni duke ua ndihmuar tepër shumë në përçarje. Është mirë të lihen të lirë, pa shpjegimin tuaj se kush kah shkon. Të gjitha do të mësohen në fund, atëherë kur do të zgjedhet kryetari i Kosovës, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri. Atëhere duket sheshit gjithçka, pa ndërhyrjen tonë, se ksuh me kë do të formojë koalicion e si do të merren vesh.

Më 29 qershor 2026